HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MISS ALBANIA, FITON "TRUPI ME I BUKUR NE BOTE"

Disa nga fotot: F. Berisha
Denisa Kola, Miss Albania 2003, ka fituar vendin e dyte si trupi me i bukur i te gjitha vendeve pjesemarrese ne Edicionin e 52-te te "Miss Universi 2003", (konkursi me i madh i bukurise ne bote), qe u zhvillua me 3 qershor ne Panama. Ne nje komunikate zyrtare te "Miss Universi", drejtuar te gjitha komiteteve nacionale te vendeve pjesemarrese ne Miss Universi 2003, behej e ditur se Miss Albania 2003, nje bukuroshe nga Peshkopia, qytet ne verilindje te Shqiperise, u vleresua ne vendin e dyte per nga bukuria trupore, nder 72 bukuroshe nga e gjithe bota.

Denisa Kola, Ambasadorja e bukurisë shqiptare në konkursin "Miss Univers 2003" në Panama City, më 3 qershor 2003

Nuk mendoj që të jetoj në Amerikë apo Evropë, për të mos u kthyer më në Shqipëri

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Intervistë me "Miss Albania 2003" Denisa Kola dhënë gazetës "Illyria" në New York

Denisa Kola:
Ditëlindja: 4. 12. 1982, Peshkopi
Gjatësia: 1.76 cm
Pesha: 55 kg.
Arsimi aktual: Studente (në vitin e dytë Fakulteti Ekonomik në Tiranë)
Shenja e oroskopit: Shigjetari
Sytë: Ngjyrë kafe
Flokët: Gështenjë
Kuzhina: ushqimi shqiptar dhe italian
Hobby: Sporti dhe muzika
Idhulli: Nëna e saj
Aktualisht: Zonjushë
E dashuruar: Jo
Fanse e këngëtarëve: Eli Fara, Aurela Gaçe, Celin Dion
Koha e lirë: Plazhi, shoqëria, librat dhe muzika.
Adhuron aktorët: Jenifer Anista, Georg Cloom
Kafshët që adhuron: Qeni
Udhëtimet: Vendet ekzotike, Panama, Karaibet, Hawai, Egjipt, vendet antike; Venecia, Roma, Paris, Londra, Varshava
Gjuhët që zotëron: Italisht, anglisht
Sportet që ushtron: Volejboll, not
Shkenca që preferon: Biologji, matematikë
Deshira të tjera: Muzika klasike, poezia, moda evropiane e amerikane

Denisa Kola me kostum popullor Denisa Kola, qysh në moshën 10 vjeçare i ka ndjekur konkurset e bukurisë mbi pasarela. Ajo nuk ka menduar se një ditë do të fitojë konkursin e bukurisë dhe se jeta e saj do të marrë një rrjedhë tjetër. Por ajo thotë se i ka ndjekur gjithnjë miss-et shqiptare, me syrin e një spektatore që të shuaj kërshërinë, për vajzat pjesëmarrëse. Por ditët e vitet kaluan shpejt dhe Denisa Kola në moshën 20 vjeçare bëhet fituese e "Miss Albania 2003". Ajo me modesti thotë se asnjëherë nuk i ka shkuar ndër mend se do të jetë pjesëmarrëse në "Miss Albania" deri në çatet që mori guximin e vendimin t’i bashkohet konkurenteve. Denisa tregon: "Që të mund të isha një fituese e "Miss Albania" asnjëherë nuk më ka shkuar ndër mend dhe gjithçka ka qenë surprizë për mua. Mbaj mend vetëm kur dëgjova emrin tim kur drejtuesi i spektaklit Ardit Gjebrea tha: "Miss Albania" është... Denisa Kola! Kaq mbaj mend. Edhe vajzat e tjera ishin shumë të bukura".
Denisa Kola prej disa ditësh ndodhet në ShBA në "Studion Berisha" në Manhattan New York. Edicioni i fundit i revistës "Jeta" (Tiranë) në ballinë kishte foton e "Miss Albania 2003" Denisa Kola, e cila sapo kishte mbërritur në studion e fotografit shqiptar. Denisa ishte në valën e punës gjatë momenteve të grimit, ku parukierja po e përgatiste për disa seanca pozimi për aparatin e mjeshtrit Berisha. Ndonëse e zënë me punë, me shumë mirësjellje pranoi që të zhvillojë një bashkëbisedim për gazetën "Illyria".
Ajo këto ditë po përgatitet për të marrë pjesë dhe përfaqësuar Shqipërinë në një nga pasarelat më të njohura të konkursit "Miss Universi 2003", që këtë vit zhvillohet në Panama City të Panamasë nën organizimin ShBA-së.

Ndërsa fotografin e mirënjohur Fadil Berisha e gjetëm në studion e tij, duke u përgatitur për disa senca fotografimi. Ekipi i studios ishte në proces pune, që nga mjeshtërit e kompjuterit që bëjnë përpunimin dhe printimin e fotove provë dhe deri tek grimi, pasarela dhe skena. Të gjithë janë të zenë, por me një buzëqeshje fisniku, Fadili më fton që të afrohem pranë objektit të fotografive të tij. Ai flet për vizitën e fundit që ka pasur në Tiranë dhe pjesëmarrjen në spektaklin "Miss Albania 2003". I pyetur për pjesëmarrjen e tij të përhershëm në konkurset e bukurisë së vajzave shqiptare, duke mos e fshehur kënaqësinë që ka qenë gjithnjë i pranishëm, shton se "vajzat tona janë shumë të bukura dhe e kam për detyrë atdhetare e profesionale të shpalos këto vlera që ruan atdheu ynë e që bota nuk i njeh". Më tej ai shton: "Spektakli në Tiranë ka kaluar bukur dhe jam shumë i gëzuar me vajzën Denisa Kola, e cila u kurorëzua "Miss Albania 2003" dhe shpresoj që në "Miss Universi 2003" në Panama ajo të arrijë një vend nderi për vendin tonë".
Fadili po përgatit dy projekte të mëdha, ku përfshihen një album me punimet e fytyrave të bukura shqiptare dhe fotografitë ose portretet për punën të koleksionuar prej vitesh gjatë karries së tij. Ai ka dy vjet që punon për "Miss Univers". Kjo ka qenë një ide në mendjen e tij, që Shqipëria të jetë pjesëmarrëse në "Miss Univers". Për të, është një kënaqësi profesionale dhe atdhetare, që Shqipëria të paraqesë vlerat e bukurisë origjinale, përmes një pamje të bukur. Ai mori kontakt me kompaninë "Miss Univers" që Shqipëria të jetë pjesëmarrëse në shfaqjen e bukurisë. Speklakli që zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e 76 vendeve të botës organizohet nga ShBA dhe zgjat për 2 orë mbi pasarelë. Bukuroshja "Miss Albania 2002" Anisa Kospiri në vitin 2002 ka qenë shumë e suksesshme, sepse ka mundur që të futet në "TOP 10" dhe sot vijon të jetë në faqet e internetit. Ajo jo vetëm që gëzoi të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen për herë të parë, por fitoi edhe "TOP 10", që shënon një arritje të madhe për vendin tonë të vogël.
Artisti i fotografisë profesioniste Fadil Berisha i rritur në ShBA thotë se nga të huajt ka një mendim jo të mirë për shqiptarët. Kështu disa mendojnë se populli ynë është një popull arab, gjë që nuk është e keqe të jesh arab, por ne jemi shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Për të, është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në konkurs, ku vajzat shqiptare të tregojë bukurinë dhe freskinë e vendit më të bukur të shqiponjave. Në spektaklet e bukurisë botërore do të shihet bukuria e popullit tonë. Ky ka qenë një shans i madh për të gjithë shqiptarët. Për një mbrëmje përmes "Miss Universi"-t Denisa Kola mund të bëhet e njohur për miliona shikues. Berisha ka një shqetësim, se amerikanët nuk kanë paragjykim për shqiptarët drejtpërdrejtë, por e kanë marrë nga miqtë tonë të tjerë. Kjo ka krijuar një atmosferë të keqe për shqiptarët, duke i paraqitur si terroristë, vjedhësa, duke përhapur një emër të keq, që për fat të keq ka zgjatur për shumë vite me radhë. Tashmë ka ardhur koha të themi të vërtetën se shqiptarët nuk janë të tillë. Ai thotë se për të bërë ndryshimin e opinionit negativ, duhet ndërmarrë aktivitete të përmasave botërore, sikurse është rasti i konkurseve të bukurisë, etj. Ai thotë: "Për mua ishte një kënaqësi jo vetëm kur fitoi Anisa Kospiri "TOP 10", por pjesëmarrja për herë të parë e "Miss Albania" në garë, ka qenë një emocion i veçantë dhe kënaqësi e madhe në jetë si shqiptar e artist. Kur filloi të parakalojë flamuri kuq e zi emocionet m'u shtuan shumë dhe kam qajtë në fund. Isha në pritje për shumë vjet dhe futja e më pas fitorja e parë në "TOP 10" ishte me të vërtetë një kënaqësi edhe më e madhe për mua dhe të gjithë bashkëatdhetarët në Amerikë e kudo". Nëse Anisa Kospiri do të fitonte "TOP 10", kishte shansin të paraqesë Shqipërinë për 2 orë para të gjithë botës. Fadilit i vjen shumë mirë që Denisa Kola është e sigurtë në fotot e bukura që ka dalë dhe sigurinë do ta ketë edhe në konkurs. Do të ketë me mijëra gazetarë nga e gjithë bota me të cilën ajo do të përballet në konkursin e "Miss Univers" që mbahet në Panama City. Nëse do të shikohet në internet www.missglobi.com, Denisa Kola ka qenë në foto midis vajzave më të bukura që do të konkurojnë. Detyra e fotografit Fadil Berisha është që të bëj në fotografi përurimin e "Miss Univers"-it, pas spektaklit për shumë revista në botë dhe internet. Ai shpreson që fituese të jetë vajza e bukur shqiptare Denisa Kola.

Pyetje: Me fitimin e titullit "Miss Albania" a do të vendoseni në Tiranë si të gjithë artistët e tjerë apo do të vijoni studime të tjera jashtë atdheut?
Përgjigje: Dua të përfundoj studimet e larta. Më pas kam dëshirë që të ndjek magjistraturën jashtë shtetit, por gjithmonë me qëllimin që të kthehem në Shqipëri. Unë nuk do të lë asnjë mundësi që më ofrohet nga kompanitë e reklamave në Evropë e Amerikë. Nuk mendoj që të jetoj në një vend, për të mos u kthyer më në Shqipëri.

Pyetje: Çfarë ndjetë kur drejtuesi i spektaklit Ardit Gjebrea përmendi emrin tuaj si fituese e kurorës së bukurisë shqiptare?
Përgjigje: Kisha një emocion shumë të fortë, sepse edhe katër vajzat e tjera ishin shumë të bukura dhe nuk besoja se do të shqiptohej emri im. Nuk e dija se çfarë të bëja e të thoja para shumë gazetarëve që më rrethuan me blice e pytje të shumta. Mbeta për disa çaste e habitur. Të afërmit e mi përpiqeshin që të depërtonin mbi njerëzit e shumtë që më uronin e fotografonin papushim. Ky çast ishte shumë prekës për mua.

Pyetje: Diçka të veçantë nga ditët kur keni qenë të grumbulluar për t’u përgatirur për spektaklin e madh.
Përgjigje: Rreth një muaj kemi bërë prova. Ka pasur raste që bënim dy herë në ditë prova. Kam njohur e lidhur miqësi të re, që për mua ka qenë gjëja më e bukur. Gjithmonë kam menduar që vajzat që merrnin pjesë në spektakle, nuk kishin ndonjë qëllim në jetë apo nuk i kishin venë vetës një objektiv. Por në fakt të gjitha vajzat ishin shumë të zgjuara e kërkonin që të jepnin më tepër nga vetja e tyre. Disa nga shoqet e reja janë: Drenusha, Qendresa, Niada, Jonida, Eralda, Eugerta, etj.

Pyetje: Në konkursin e bukurisë a janë respektuar të gjithë pavarësisht nga qyteti apo shteti nga ata kanë ardhur?
Përgjigje: Unë kam ndjekur universitetin dhe qëndroja në Qytetin e Studentit, për të vijuar leksionet. Aty nuk kishte asnjë lloj dallimi. Të gjitha vajzat ishin njësoj në sytë e jurisë dhe të gjithë ekipit që punon me ne.
Pjesëmarrja ishte shumë e gjërë, sepse kishte 40 vajza nga Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukësi, Skrapari, Laçi, Berati, Korça, Pogradeci, Durrësi dhe Peshkopia. Morën pjesë gjithashtu "Miss Mjelma" e Maqedonisë, "Miss Kosova" në Diasporë dhe "Miss Diaspora" e Zvicrës, Gjermanisë. Mungonte vajza shqiptare nga ShBA e Kanadaja.

Pyetje: Edhe pa grim ju jeni shumë e bukur. A do ta ruani freskinë apo do të veproni sikurse të gjithë të tjerat me zbukurimin e pamjes së fytyrës?
Përgjigje: Në radhë të parë falëminderit për komplimentin. Mendoj, se është më e shëndetshme për fytyrën, që të mos përdoret shumë kozmetika. Por në rastet kur ti duhet të japësh një paraqitje të mirë është e natyrshme një grim i lehtë është mëse normale. Ajo është një pjesë që i nevoitet femrës dhe është njerëzore. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se duhet tepruar me vetvetën.

Pyetje: Ju do të jeni pjesëmarrëse në "Miss Univers", ku do të marrin pjesë 76 vende të botës. Si e ndieni vetën disa ditë para konkurimit?
Përgjigje: Kam shumë emocione dhe më kanë përfshirë ethet, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Atje unë do të përfaqësoj Shqipërinë dhe në një farë mënyre do të shihet përmes meje një mendim mbi popullin dhe atdheun tim.
Përballë kësaj, dua të jem e kujdeshme që gjithçka të jetë përfekte. Jam shumë e emocionuar, por ky emocion më jep forcën për të përballuar sfidën që kam përpara në konkursin "Miss Univers 2003" në Panama.

Pyetje: Sa informacion keni për Panama City-n?
Përgjigje: Me sa jam informuar, spektakli do të zhvillohet më 3 qershor 2003. Të gjitha vajzat do të qëndrojnë në një hotel të bukur. Ata do të jenë shumë të kontrolluara, të mbrojtura që të mos krijohen incidente dhe gjatë gjithë ditës do të kemi prova për spektaklin. Më të rëndësishme do të jenë takimet e mbrëmjeve me Presidenten e Panamasë, përsonalitet më të shquar të vendit, artiste, kompozitorë e figura të shquara që do të vijnë nga bota dhe ShBA.

Pyetje: Nga kush do të jeni e shoqëruar në Panama?
Përgjigje: Në fillim do të nisem vetëm, më pas do të vijë fotografi i mirënjohur në botën shqiptare dhe në qarqet e elitës kulturore në New York z. Fadil Berisha.

Pyetje: A mendoni se do të futeni në finale, duke besuar në freskinë dhe origjinalitetin e bukurisë tuaj natyrale?
Përgjigje: Shpresoj që të futem në finale, në "TOP 10", por nuk e di sa do të arrijë synimin. Në konkurs do të jem Denisa Kola, duke qenë sa më e përgatitur përpara jurisë botërore. Nuk e di, por këtu ndikon shumë edhe fati.

Pyetje: A do të ndihmojë fati?
Përgjigje: Gjykimi i jurisë ndërkombëtare është relativ, sepse vetë gjykimi mbi bukurinë është relative. Diçka që mua më duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetër e bukur. Sigurisht se këtu është edhe pak shans në mes. Por gjithë puna është që ti të japesh maksimumin tënd atje. Megjithastë pjesa më e madhe nuk e njohin Shqipërinë, sepse nga vetë ne shqiptarët bëhet pak në fushën e medias elektronike në gjuhët më të folura në botë përmes internetit dhe shpesh pamjet për Shqipërinë janë të deformuara.

Pyetje: Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha është shprehur për bukurinë dhe inteligjencën fine që zotëroni. Ky vlerësim a do t’ju shtojë interesimin për të pozuar për faqet e para të revistave evropiane dhe amerikane nëse ju ofrohen kërkesa?
Përgjigje: Sigurisht që syri i z. Fadil Berisha është syri i një artistit, që e njeh shumë mirë zanatin e vet. Dhe e thashë edhe më parë se nëse një shans i tillë do të më jepej unë do ta respektoja dhe assesi ta refuzoja. Këtu është Fadili në mes, që është profesionist në punën e tij dhe gjithashtu është një shqiptar model me zemër të madhe. Ai më ka ndihmuar mua dhe shumë shqiptarë të tjerë dhe i jam shumë mirënjohse për këtë.

-- marrë nga "Illyria", New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara