HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėnė Tereza dhe "Megjithatė"

-- nga Ilir Harshova, Shekulli, 16.07.2003

Nė ceremoninė qė u zhvillua nė shkollėn e mesme “Teodor Rusvelt” nė Jankes nė Nju Jork, me rastin e mbarimit tė vitit shkollor nė vitin 2002, diku nga mesi i programit, njė prej drejtueseve, pasi thirri njė nxėnėse, filloi sikur po recitonte: "Ndershmėria dhe sinqeriteti tė bėjnė tė brishtė" dhe nxėnėsja, e thirrur pranė saj, iu pėrgjigj: "Ji i ndershėm dhe i sinqertė, megjithatė". "Tė kujt janė kėto mendime", -pyeti drejtuesja. "tė Nėnė Terezės" -iu pėrgjigj nxėnėsja. "Pa dyshim", -tha drejtuesja. Dhe mė pas ato sė bashku recituan tė gjithė poemėn e shkurtėr tė Nėnė Terezės, "Megjithatė" e cila u duartrokit nxehtėsisht. Poema ishte vėrtet njė koncentrat mendimi e urtėsie i shkallės mė tė lartė. Ajo pėrmblidhej nė tetė rreshta dhe kishte tė bėnte me sjelljen e mirė nė njė botė tė keqe. Nuk e kisha dėgjuar kurrė atė, ndonėse dija njė tjetėr poemė tė ngjashme, apo gjerdan maksimash, po tė Nėnė Terezės, qė quhej "Jeta".
Pasi dėgjova poemthin, mėsova se origjina fillestare e atyre vargjeve duhet tė kėtė ardhur nga feja indiane, Xhain, e cila ėshtė njė fe me parime shumė interesante, ndėrmjet tė cilave ajo pėrmban edhe idenė e "Ahimsa" qė do tė thotė "pa dhunė" dhe qė ka frymėzuar lėvizje tė mėdha pėrparimtare botėrore tė shekullit qė lame pas. Ajo ėshtė rreth 5000 vjet e lashtė, por nuk ėshtė pėrhapur shumė. Nė citatet qė jepen pėr tė njėjtin subjekt nga ajo fe, pėrveē vargjeve qė pėrmbahen nė poemėn e Nėnė Terezės janė edhe dy vargje tė tjera qė nuk ndodhen nė thėniet e saj. Ato janė: "Njeriu mė i lartė me idetė mė tė shquara, goditet nga njeriu mė i ulėt me idetė mė tė errėta - Pėrpiqu tė bėhesh i lartė, megjithatė" si dhe "Nė qoftė se mendon ndryshe, mund tė kritikohesh nga masat - Pėrpiqu tė mendosh ndryshe, megjithatė". Mundėsinė mė tė madhe tė prejardhjes ato vargje duket se e kanė pikėrisht nga kjo fe, por Nėnė Tereza u dha atyre njė pėrhapje dhe njohje universale.
Nė vitin 1966 njė udhėheqės studentėsh nė Amerikė me emrin Kent Keith, shkruajti njė pamflet pėr udhėheqės tė tjerė tė studentėve qė u quajt "Revolucioni i qetė". Nė kėtė pamflet u paraqitėn disa maksima qė u quajtėn "Komandamente paradoksale". Janė gati tė njėjta me ato qė i atribuohen Nėnė Terezės. Nė vitin 2001 ato u riparaqitėn nė librin e tij "Komandamentet paradoksale: tė gjeturit e kuptimit personal nė njė botė tė ēmendur". Nė kėtė libėr tetė rreshta janė si tė Nėnė Terezės, njė ėshtė personal dhe njė ėshtė si ai i fesė Xhain.
Nėnė Tereza fillimisht ato vargje i kishte vendosur nė njė mur tė shtėpisė sė tė vegjėlve jetimė, Shishu Bhaven, nė Kalkuta. Ato vargje sot gjenden tė vendosura kudo nėpėr botė: nė mure, nė zyra, nė dyer frigoriferi, nė dollape etj. Ndikimi i tyre nė edukimin moral tė popullit, duket se ėshtė i fuqishėm. Shumė ia atribuojnė ato vargje Nėnė Terezės. Uein Daier (Waine Dyer) i quan ato si "Plani me tetė pika pėr shndotizim" i Nėnė Terezės, "Megjithatė":

- Njerėzit janė tė paarsyeshėm, tė palogjikė dhe egoistė. Duaji ata, megjithatė!
- Kur bėn mirė tė tjerėt tė akuzojnė se nisen nga egoizmi. Bėj mirė megjithatė!
- Nė sukses fiton miq tė rremė dhe armiq tė vėrtetė. Pėrparo, megjithatė!
- Tė mirėn qė bėn sot, do tė ta harrojnė nesėr, bėj mirė megjithatė!
- Ndershmėria dhe sinqeriteti tė bėjnė tė brishtė. Ji i ndershėm dhe i sinqertė, megjithatė!
- Atė qė ndėrton me vite, mund tė ta shkatėrrojnė brenda natės. Ndėrto, megjithatė!
- Njerėzit duan ndihmė, por mund tė tė godasin. Po ti ndihmoji njerėzit, megjithatė!
- Jepi botės mė tė mirėn qė ke dhe ajo do tė tė thyejė dhėmbėt. Jepja botės mė tė mirėn qė ke, megjithatė!

Nuk duhet qė Nėnė Tereza tė na shėrbejė vetėm si njė zbukurim, tė cilin e vendosim mbi trupin tonė sa herė kemi takim me tė huajt. Ajo duhet bėrė pjesė e kulturės dhe shpirtit tonė. Nuk mjafton tė shqetėsohemi, kur nga indiferenca jonė, Nėnė Terezėn na i marrin tė tjerėt. Nuk mjafton tė shqetėsohemi kur harrojmė t'i pėrkujtojmė asaj ditėlindjen apo pėrvjetorin e vdekjes. Nuk mjafton tė shqetėsohemi kur kujtohemi qė asaj nuk i ėshtė ngritur njė bust a njė pėrmendore nė atdheun e saj, nė Shqipėri, qė u tregua aq e padrejtė e mizore ndaj saj. Nėnė Tereza duhet bėrė e njohur nė masa. Duhen pėrhapur mendimet, idetė dhe praktikat e saj nė popull, duhen edukuar nxėnėsit me veprėn e saj.
Nėnė Tereza duhet futur vėrtet nė shkolla, nė spitale, nė politikė e kudo. Dhe, po tė bėhet kjo, me siguri Shqipėria do tė ndryshojė. Nė qoftė se nuk bėhet kjo, tė tjerat janė formalitete.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara