HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe Kultura

Gazetaria e kulturės nė Kosovė: kyēje apo ēkyēje!

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli "Ajo qė mė parė quhej pornografi, quhet sot media". Kėshtu u shpreh njė kompozitor norvegjez rreth zhvillimit tė frontit tė fundit medial. Reklamat, mediat argėtuese dhe gjithashtu mediat informative janė (nė njė shkallė rritjeje) tė ndikuara nga fotografitė erotike e seksuale, me tė vetmin qėllim qė tė tėrheqin vėmendjen e publikut ndaj produkteve, artistėve dhe substancės sė lajmit.

Nuk ėshtė ēėshtje private e institucioneve mediale qė tė shndėrrojmė pornografinė nė njė ofertė malli dhe kėtė tė barazojmė me ēdo gjė qė shitet. Nėse gjinia materializohet dhe trivilalizohet, kjo, padyshim, do tė ketė pasoja pėr tėrė kulturėn.

Gazetaria e keqe kulturore ėshtė ajo, kur gazetarėt shtirren sikur kuptojnė diēka pėr diēka qė nuk e kanė kuptuar, ose qė pretendojnė tė jenė dikushi pėr diēka qė nuk janė. Gazetarėt e kulturės duhet tė jenė tė ndershėm. Po qe se ekziston diēka qė ai/ajo nuk e ka kuptuar, kėta do te duhej ta pranojnė atė. Gazetarėt e kulturės ėshtė mė mirė tė zhvillojnė e transportojnė dialog me recipcientet, se sa tė "fryhen" e tė paraqiten si mė tė diturit. Gazetaria e keqe e kulturės dallohet shpesh nga fjalėt e saj tė vėshtira dhe tė "mira"; sa mė shumė probleme qė ka gazetari i kulturės pėr tė kuptuar njė prodhim artistik, aq mė shumė do tė ketė "letėr mbėshtjellėse" ne artikullin e tij.

Gazetaria e mirė e kulturės veēohet para sė gjithash me qartėsinė dhe kuptimin e saj; vetėm ata qė vetė kuptojnė, mund tė shkruajnė kuptueshėm; Gazetari i mirė i kulturės rrėnon barrierat, ai i keqi i ndėrton ato.

Rezultati, jo procesi

Procesi i produkteve moderne, kėtu tek ne ėshtė tjetėrsues. Artistėt janė njerėz tė cilėt kėrkojnė lidhshmėri logjike pra ēmojne dhe kėrkojnė proceset; procese tė cilat nė njė shkallė tė lartė dhe mund tė kontrollojnė ose edhe t’i krijojnė. Artistėt, pra, janė tė zėnė me proceset formuese, pėrderisa gazetarėt e kulturės duket se mė shumė janė tė interesuar nė produktet e pėrfunduara. Pse ekziston ky lloj disproporti?

Proceset prodhuese moderne janė tė mbyllura; ne kemi humbur kontrollin mbi funksionin dhe lidhshmėrinė. Ne dimė se ora dixhitale ecėn por nuk dimė se si funksionon ajo. Ne dimė se pranojmė fotografi direkte nga secili cep i botės, por ne nuk kuptojmė se si ėshtė e mundur kjo.

Aq tė panjohura dhe tė ngatėrruara janė kėto lidhshmėri sa qė ne vetėm i pranojmė ato siē janė - ato funksionojnė; ne nuk merakosemi tė provojmė qė t’i kuptojmė kėto lidhshmėri.

Turrja e gazetareve ne prodhimet e gatshme kulturore/artistike ka bėrė qė ne tė jemi tė orientuar, kryesisht, kah rezultati dhe kjo ka njė element tė strategjisė mbijetuese; prodhimet kemi mundėsi t’i shesim si mall, pėrderisa proceset na rikujtojnė (jokėndshėm) nė ēdo gjė qė ne nuk mundemi dhe nuk e kuptojmė; proceset kulturore janė kėrcėnuese pėr gazetarinė jo profesionale! Shumė pak gazetarė kanė sjellur nė opinionin tonė atė qė bėjnė artistėt (poetėt, piktorėt, kompozitorėt, kėngėtarėt...); Gazetarėt tanė nuk merren me proceset krijuese!? Kėta gazetare i janė nėnshtruar rezultatit dhe prodhimit...

A duhet gazetari i kulturės tė jetė aktivist kulturor apo gazetar profesionist? Njė pyetje e tillė mund tė ngjallė konflikte dhe definime rolesh: gazetari nuk mund, njėkohėsisht, tė jetė gazetar profesionist dhe aktivist kulturor. Ai duhet tė zgjedh njė rol. Ky bosht konflikti ėshtė nė rritje nė ditėt e sotme. Dhe kjo do tė formulohej kėshtu "Gazetarėt e kulturės, para sė gjithash do te duhej tė kenė distancė nga jeta kulturore dhe kėtė ta hulumtojė nė mėnyrė kritike", dhe "Gazetarėt e kulturės duhet ta duan kulturėn dhe ta ndiejnė njė pėrgjegjėsi tė veēantė pėr jetėn kulturore." Shtrohet pyetja: si do tė ishte e mundur tė mbetet distancė kritike nga ajo qė ti e don dhe ndien pėrgjegjėsi tė veēantė? Ka shumė qė mendojnė se gazetaria e kulturės ėshtė "e pa dhėmbė dhe jo kritike". Jo rrallė, gjatė leximit tė artikujve tė kulturės e qė ka tė bėjė me letėrsinė, hetojmė njė lojalitet ndaj shkrimtarėve dhe botuesve - e jo ndaj lexuesve...

Gazetarėt e kulturės, sot, nuk janė gjė tjetėr pos shokė e miq tė artistėve, poetėve e publicistėve. Shumė gazetarė e gazetare tė kulturės sonė mendojnė hapur, se ėshtė mė me rėndėsi tė jeshė shok me personalitete tė kulturės, se sa tė shkruash gazetari kritike! Kemi shumė pak gazetari kritike mbi jetėn kulturore. Ne veprojmė nė njė rreth tė mbyllur, dhe njohim njėri-tjetrin shumė mirė. Kėshtu gazetarėt e kulturės definohen si punėtorė tė kulturės. Dhe kjo ėshtė njė problem.

Unė kam intervistuar nė mėnyrė kritike njė poet. Dhe kjo pėrfundoi me atė se ai nuk dėshironte tė fliste me mua! Ambienti ėshtė i vogėl. Kam vėrejtur se, shume gazetarė tėrhiqen nga intervista; nuk janė aq kritikė, ashtu siē kam menduar. Janė shumė xhenerozė. Pothuaja asnjė poet nuk "e duron" kritikėn. Njėkohėsisht gazetaria e kulturės ėshtė e varur nga populli: - poetėt, botuesit e tė tjerė. Shumica e gazetarėve nė Oslo mendojnė se kėta janė thelbėsisht tė kontrolluar. Gazetarėt janė jo kritikė sa herė qė ftohen nė konferenca pėr shtyp (nga botuesit) dhe takojnė poetėt. Sa herė qė shkruajnė per ndonje botues, ata dinė se si duhet vepruar; ata duhet tė bėjnė reklamė tė mirė pėr librin e ri dhe autorin e librit. Gazetarėt do tė duhej tė fillojnė e tė kėrkojnė mė shumė; A do te duhej intervistuar regjisorin Dhomi para se tė shfaqet premiera "Dasma arbėreshe"? A do te duhej kėrkuar pėr tė lexuar pjesėt e dramės, para se gazetarėt tė intervistojnė atė?

Ėshtė mė se e nevojshme qė gazetaret e kultures kosovare tė provojnė tė shtrojne pyetje kritike e jo vetėm tė kėndshme prodhuesve tė kulturės, dhe jo vetėm tė dinė "tė mbajmė mikrofonin e kameran" nė dorė...!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara