HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Doli nė qarkullim monografia:

"Flamuri i Kombit Shqiptar", nga Jaho Brahaj

-- nga Prof. Muzafer Xhaxhiu
dhe Prof. As. Dr. Bardhosh Gaēe

Flamuri shqiptar, marrė nė Austri nga P. Traboini dhe i ngritur nė Deēiēė mė 6 prill 1911. - Foto Marubi Nė librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", ėshtė e para here, qė nė studimet pėr etnokulturėn tone, shpjegohet me hulumtime tė suksesėshme, tė bazuar nė materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila ėshtė zanafilla e shqiponjės dykrenare. Motiv qė kombi ynė, qysh prej pesė shekujsh e ka edhe simbol tė flamurit. Nga studiuesi Jaho Brahaj, ėshtė shpjeguar enigma e zanafilės, sė shqiponjėn dykrenare, e cila si shpaloset nga faqet e librit nė fjalė, tek populli jonė shqiponja, ėshtė e trashėguar nga kohė tė hershme me besimet e kultin pėr kėtė shpend. Shqiponja dykrenare shpjegohet, qė e kishin paraardhėsit tone, qysh nė kohėn e bronzit, dhe qė shfaqet nė kulturėn materiale arkeologjike nė periudhėn e hekurit (mijėvjeēari i parė p. e.re.). Studimi monografik, "Flamuri i Kombit Shqiptar, ėshtė bazuar kryesishtė nė strukturat shpirtėrore e materiale tė krijuara ndėr mijėravjeēarė, nga populli ynė dhe janė ruajtur dhe trashėguar po nga kultura materiale, nė hajmali, ornamente, nė qėndisma, tekstile popullore e gdhendje nė dru e nė gur.

Hulumtimi i autorit pėr kėtė monografi, pėrfshin gjithė trashėgimin e objekteve arkeologjike tė ruajtura nė truallin Ballkani me kėtė tematikė tė botuara nga studiuesit tonė dhe tė huaj. Nė mėnyrė shterruese mundet tė themi, ėshtė gjurmuar gjithė trashėgimija shpirtėrore e ruajtur nga popullsija e jonė, nė tė gjitha trevat ku banojnė shqiptarėt.

Libri "Flamuri i Kombit Shqiptar" paraqitet para lexuesit me dy pjesė. Pjesa e parė shpalos njė hulumtim e kultit tė shqiponjės, tek parailirėt (pellazgėt) dhe tek ilirėt. Kjo ėshtė parė me anė tė shumė disiplinave shkencore, si arkeologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thėnie tė shkrimtarėve tė vjetėr tė Greqisė sė lashtė e tė Romės dhe ėshtė gjurmuar nė studimet e mė parshme. Mėnyra e shpalosjes sė mendimeve e tė konkluzioneve, ėshtė berė me njė gjuhė tė qartė dhe megjithse ėshtė njė studim i mirfilltė shkencor e me shumė vlera pėr trashėgiminė tonė komėtare, ajo i paraqitet edhe lexuesit tė gjėrė, me gjuhė tė kuptueshme. Paraqitja pėr lexuesin e gjėrė, nuk e ka ulur nivelin shkencor, por e ka detyruar autorin tė kėrkojė forma tė qarta dhe tė kuptueshme pėr hartimin e librit, dhe kėsaj ja ka arritur, qė ky tė quhet njė libėr, qė do ketė njė lexues masiv.

Pjesa e dytė e librit i kushtohet vazhdimėsisė sė praktikimit tė flamurit kombėtar shqiptar, qė nga 2 marsi i vitit 1444 e deri nė ditėt tona nė vazhdimėsi. Nga studimet dhe botimet e deri sotme pėr vazhdimsinė e njohjes dhe praktikimit tė vazhdueshėm tė flamurit, mbizotėronte mendimi, qė ai ishte harruar nė shekujt e gjatė tė pushtimit osman. Me njė hulumtim tė dokumenteve, botimeve tė huaja e shqiptare dhe me dėshmi materiale tė ruajtura nė arkivat e huaja, ose nga trualli ynė, rezulton nė kėtė liber, qė flamuri ynė kombėtar, pati njė vazhdueshmėri nė zemrėn e shpirtin e popullit liridashės shqiptar, por dhe dokumentohet, qė ai ėshtė perdorur nė shumė veprime luftarake e ngjarje tė tjera, si kuvende popullore, botime, dekoracione arkitektonike popullore e ornamentale.

Si rezultat i gjurmimit nė pasurinė tradicionale dhe tė, tė dokumenteve tė shkruara pėr popullin tonė dhe pėr tė tjerėt ėshtė bėrė e mundur veēimi dhe pasqyrimi, se ēfarė mori nga kultura e jonė Perandoria Bizantine pėr kultin e shqiponjės dhe hulumtime pėr simbolin e shqiponjės tek popujt e tjerė. Shqiponjėn dykrenare e mori Bizanti nga kultura e kulti ilir i shqiponjės dhe shumė popuj pastaj e morėn, po nga ky simbol, qė megjithse ishte i ilirėve, mė vonė u bė i disa princave, shteteve e perandorive. Kjo nė njė kapitull tė shkurtė ėshtė paraqitur duke ju referuar njė literature tė gjėrė.

Pa filluar tė shpalosim subjektin e tematikės sė librit, mundet tė permendim vetėm disa pika themelore qė janė fryt i kėsaj pune studimore me kritere shkencore tė kėtij libri;

Pėr herė tė parė tregohet zanafilla e traditės mijėravjeēare tė shqiponjės dykrenare tek ilirėt e nė vazhdimėsi deri nė ditėt tona.
Hidhet dritė mbi atė, qė i dha Perandorisė Bizantine populli i jonė dhe vertetohet, se ėshtė populli ynė, qė e trashėgoi shqiponjėn dykrenare tek bizantinėt, dhe jo sikur ėshtė thėnė deri sot, se ne Shqiptarėt e morėm nga bizantinėt.
Ndriēohet vazhdimėsia e praktikimit tė flamurit kombėtar shqiptar nė vazhdimsi nė pushtimin e gjatė osman dhe jo si ėshtė thėnė deri mė sot, se ai ishte harruar.
Nė periudhėn, qė nga 28 nėntori 1912, deri mė sot bėhet njė kronollogji e luftės dhe perpjekjeve tė panderprera pėr ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit tė shtrejtė kombėtar nga gjithė popullsija shqiptare autoktone nė Ballkan.

Botimi i monografisė "Flamuri i Kombit Shqiptar" nė kudrin e 90-vjetorit tė shpalljes sė Pavarsisė Kombėtare besojmė dhe jemi tė bindur, se do jetė njė ngjarje me vlerė nė fushėn e botimeve shkencore shqiptare.

Foto: Flamuri kombėtar (marrė nė Austri nga P. Traboini) i ngritun ne Deēiq me 6 prill 1911, gjatė kryengritjes sė Malcisė sė Madhe tė udhėhequn prej Dedė Gjo Lulit. (Foto Marubi)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara