HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Falmerajeri dhe "Elementi shqiptar nė Greqi" (2)

Hakmarrja e Falmerajerit ndaj sulmeve tė filohelenėve

-- nga Prof. Dr. Peter BARTL

Ardhja e Falmerajerit nė Greqi shkaktoi njė fushatė shtypi dhe sulme tė pandėrprera verbale kundėr tij. U akuzua se nuk kuptonte greqisht dhe se paskėsh shkruar njė libėr me "marrėzira gjermane", ku popullsia e Greqisė sė sotme paraqitej si njė pėrzierje e kolonėve barbarė nga Sarmatia, Shqipėria dhe Rusia.

Mė 1836, nė Shtutgart doli vėllimi i dytė i "Historisė sė gadishullit tė Moresė gjatė mesjetės" ku Falmerajeri sjell informacion edhe pėr shqiptarizimin e Greqisė. Sipas tij, dy tė tretat e Moresė kanė qenė tė populluara nga shqiptarė; Atikėn ai e quan "Shqipėria e Re". Ky vend nuk ka asnjė lidhje tė afėrt me helenizmin ashtu si nuk kishin as Skocia apo distriktet afgane Kandahar dhe Kabuli (f. XXVII).

Nė faqet 240-263 ai merret me historinė e shqiptarėve dhe dyndjen e tyre nė Greqi. Shqiptarėt i konsideron si "fragment tė ilirėve" dhe pėr gjuhėn e tyre thotė se ka ngjashmėri me atė tė vllehėve (f. 245). Ajo qė tė bie nė sy ėshtė se Falmerajeri nė parathėnien e vėllimit tė dytė flet edhe pėr politikėn e ditės. Ai mendon se kryengritja greke nuk kishte shpėrthyer, pėr shkak tė ērregullimeve tė padurueshme, as nuk paska qenė kryekėput njė vepėr e popullit grek, por mė tepėr njė lėvizje e nxitur nga jashtė. Pa ndėrhyrjen e fuqive europiane ajo do tė kishte dėshtuar (f.1).

Opinioni publik, i ndikuar nga njerėzit e ditur nė Europė, dėshironte t'i shihte helenėt e lashtė nė kryengritje dhe priste qė populli i ēliruar nga dhuna turke tė fitonte sėrish madhėshtinė e dikurshme. Ekzistenca e atyre qė nuk ishin helenė nė Greqi u konsiderua e pavėrtetė. Kapitenėt dhe marinarėt shqiptarė tė Hidrės, pėr shkak tė shkathtėsisė e trimėrisė sė tyre, duhej tė ishin helenė, sepse ishte e pamundur qė shqiptarėt tė kishin cilėsi tė tilla (f. VI-VIII). Por, nė tė vėrtetė, nuk kishte ndodhur kėshtu. Revolucioni kishte qenė "njė revolucion krejtėsisht shqiptar e johelen, sepse tė gjitha bėmat vėrtet tė shkėlqyeshme, tė cilat bėnė bujė edhe mė pas, u kryen nga luftėtarėt e popullit shqiptar" (f. XXX). Pastaj Europa gaboi pėr tė dytėn herė: "Heladha u pėrfytyrua si njė vend europian tjetėr me tė njėjtat kėrkesa e nevoja, me tė njėjtat virtyte e vese" (f. XV). Por populli i Greqisė ende nuk ishte pjekur pėr pavarėsinė, vazhdon studiuesi. Ky popull Europės nuk i "kėrkonte para, por njė mbret pėr tė shuar inatet e brendshme dhe mosmarrėveshjet e papajtueshme. Dhe mbretin ata e duan krejtėsisht vetėm, pa shoqėrues. Ata donin vetėm qė mbreti zakonet e tij, besimin e tij, simpatitė e tij politike e madje edhe petkun e tij t'i linte pas, nė Europė. Pra, ata dėshironin njė mbret tė dalė prej tyre. Tė acaruar prej shekujsh nga prania e tė huajve nė vendin e tyre, tė keqtrajtuar e tė plaēkitur, grekėt donin tė shijonin ndjenjėn e ėmbėl tė njė atdheu, qė u pėrkiste krejtėsisht vetėm atyre (f. XXXVIII).

Sidomos pasi u bė korrespondent i gazetės sė rėndėsishme "Algemajne Cajtung" (Allgemeine Zeitung), mė 1839, Falmerajeri nuk u mor mė me temat politike. Ai shkroi mbi 200 artikuj qė merreshin kryesisht me Greqinė, Turqinė dhe Rusinė dhe e shoqėronin me komente zhvillimin e ēėshtjes orientale. Mė 1840 Falmerajeri u nis pėr tė dytėn herė drejt Lindjes. Nga Regensburgu zbriti poshtė Danubit, duke kaluar mbi Vjenė dhe Budapest, dhe nga derdhja e tij pėr nė Trapezundė, ku mblodhi materialin plotėsues pėr historinė e Trapezundės, qė e publikoi nė botimet e Akademisė Bavareze tė Shkencave mė 1843 e 1844 nėn titullin "Fragmente origjinale, kronika, mbishkrime e materiale tė tjera pėr historinė e mbretėrisė sė Trapezundės" (Originalfragmente, Chroniken, Inschriften und andere Materialien zur Geschichte des Kaiserthums Trapezunt). Nė tetor 1840 ai shkoi nė Kostandinopojė ku kaloi njė vit tė tėrė, tė cilin e shfrytėzoi pėr tė pėrvetėsuar mė mirė turqishten dhe pėr tė shkruar reportazhe udhėtimesh pėr "Algemajne Cajtungun" e Augsburgut. Mė vonė kėto do tė krijonin bazėn pėr veprėn e tij mė tė famshme "Fragmente nga Lindja" (Fragmente aus dem Orient).

Pas qėndrimit nė Athos, Maqedoni e Thesali, u nis pėr nė Athinė, ku mėsoi se tezat e tij pėr grekėt i kishin rėnė nė vesh njė publiku tė gjerė. Ardhja e tij atje shkaktoi njė fushatė shtypi dhe sulme tė pandėrprera verbale kundėr tij. U akuzua se nuk kuptonte greqisht dhe se paskėsh shkruar njė libėr me "marrėzira gjermane", ku popullsia e Greqisė sė sotme paraqitej si njė pėrzierje e kolonėve barbarė nga Sarmatia, Shqipėria dhe Rusia. Mė vonė, nė "Fragmentet" e tij, Falmerajeri hakmerret pėr fyerjet. Lexuesve ua paraqet athinasit si mė poshtė: "E kush janė atikasit e sotėm? Banorėt e sotėm tė Atikės janė dyndur nga njė fund province te tjetra dhe nė rrėnojat e lashtėsisė janė vendosur shqiptarėt e krishterė. Albano-shqiptarėt, sipas tij, ishin njė popullsi barbare qė flitnin dy gjuhė, besimtarė tė kishės anatolike, njė popullsi qė merrej me blegtori e bujqėsi. Kafkėn e kokės shqiptarėt e kishin tė trashė, trupin tė fortė e tė hollė. Ata i pėrkisnin njė gjaku tė pastėr dhe tė shėndetshėm, ishin punėtorė, zanatēinj, njerėz me gjykim tė shėndoshė. Nuk kishin literaturė, as libra e as alfabet... Ishin njerėz qė e quanin veten romak (römer) dhe tė krishterė. Nuk kishin marrė pjesė nė luftėn pėr liri. Madje, me turqit kishin pasur marrėdhėnie tė pjesshme dhe luftėtarėt trima tė lirisė i kishin asgjėsuar."

Nė Greqi konceptet historike ende nuk ishin sistemuar. Ato, po tė shqyrtoheshin me sy kritik, linin shumė pėr tė dėshiruar. Vetė studiuesit mė nė zė tė letėrsisė historike e renditnin Skėnderbeun nė fisin e helenėve.

Nė verėn e vitit 1842 Falmerajeri kthehet sėrish nė Mynih dhe fillon tė merret me hartimin e "Fragmenteve nga Lindja", qė dolėn nė dy vėllime nė Shtutgart, mė 1845. Ato hodhėn themelet e lavdisė sė tij. Te "Fragmentet", ai bėri pėrshkrime udhėtimesh tė pėrziera me vėzhgime historiko-politike, tė cilat kishin si objekt fatin e Perandorisė Osmane. Pėr tė zotėrimi i Kostandinopojės kishte tė njėjtin kuptim me sundimin e botės: "Atij qė qeveris kėtu me forcė, i bindet tėrė bota". Falmerajeri konstaton se Bizanti nuk kishte perėnduar dhe se ideja shtetėrore e tij nuk ishte shuar. Ajo vetėm u pėrvetėsua gjerėsisht nga turqit dhe "tėrė hapėsira e monarkisė osmane deri nė kėtė moment, qė vetėm emrin e ka turk, ka mbetur bizantine".
Pėrgjithėsisht nė Europė besohej se roli i sulltanit kishte marrė fund dhe trashėgimia e botės bizantine kishte mbetur pa zot. Por nuk vazhdoi kėshtu, sepse ekzistonte forca e popullit turk. "Ashtu si te bizantėt e krishterė edhe tek osmanėt shtresa sunduese, dinastia qeverisėse u kalb." Megjithatė, "vendet europiane nuk mund tė hiqnin dorė nga pretendimet e tyre, sepse perandoria turke do tė vazhdonte tė zvarritej kėshtu pa shumė mundim edhe pėr shumė shekuj".

Nė brendėsinė e saj nuk shihej ndonjė rrugėdalje. Rajave tė krishterė kudo u mungonte guximi; ata nuk ishin tė zotėt tė merrnin armėt dhe nuk ishin tė njė mendjeje.

Pastaj Falmerajeri vazhdon me ēėshtjen se kush mund t'ia zinte vendin Perandorisė Osmane, e cila kėrcėnohej nga rrėnimi. Njė restaurim i Bizantit ishte i pamundur. Pėr tė mund tė pėrfytyrohej vetėm njė zgjidhje ruse e ēėshtjes lindore: "restaurimi i Bizantit, kjo aksiomė, mund tė ishte vetėm njė restaurim "sllavogrek", jobizantin. Sė paku, mund tė ishte njė restaurim helen".

Pėrktheu nga origjinali: Nestor Nepravishta
-- marrė nga gazeta "TemA"


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara