HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza e pėrkryer e Shqipėrisė:

Njė verdikt moral pėr klasėn politike shqiptare

-- nga Aleksandėr Koēani, Gazeta Shekulli, 17.05.2003

Shumkush qė fillon tė lexojė esenė kritike tė shoqėrisė me titull “Kriza e pėrkryer e Shqipėrisė” tė studiuesit tė shkencave politike tė mirėnjohur nė hapėsirat mbarėshqiptare, Dr. Hysamedin Feraj, ka shumė tė ngjarė qė tė provojė njė farė ndjesie tė ēuditshme dhe, njėherazi, ēliruese. Ja mė sė fundi njė trajtesė qė fare thjesht, “troē” (dmth, pa i rėnė rrotull) dhe “shqip”, por ndėrkohė me njė rigorozitet profesional, i thotė disa tė vėrteta tė mėdha qė na shqetėsojnė aktualisht! Nė kėtė artikull do tė pėrpiqemi qė tė paraqesim shkurtimisht e nė mėnyrė tė pėrmbledhur disa nga momentet kyēe tė qasjes qė i bėn autori problemit tė krizės sė gjithanshme tė shoqėrisė sė sotme shqiptare, pa pretenduar nė njė paraqitje tė plotė tė saj.

Kriza e pėrgjithshme e shoqėrisė shqiptare
Po ēfarė pikėrisht thotė Dr. H. Feraj nė kėtė libėr? Ai evidenton se ka njė krizė totale tė shoqėrisė shqiptare qė pėrbėhet nga tre komponente tė brendshme: 1. Mungesa e politikės; 2. Mungesa e mendimit; 3. Mungesa e moralit. Dhe kėtyre u shtohet edhe faktori: mjedisi ndėrkombėtar.
Autori thekson se nuk ka perspektivė afatshkurtėr pėr zgjidhjen e kėsaj krize tė pėrkryer, se nė rastin mė optimist do tė duheshin tė paktėn dy dhjetėvjeēarė. Dhe se vetėm njė mrekulli (e tipit nga jashtė) do tė mund tė kapėrcente edhe afatin mė optimist.

Mungesa e politikės
Ėshtė njė nga faktorėt qė prodhon krizėn. Atė mund ta konstatojmė nė tre drejtime: nė heqjen dorė nga kategoritė klasike tė politikės si: mik, armik, neutral, sovranitet, ndėrhyrje nė punėt e brendshme, interesa kombėtare etj. Veēanėrisht karakteristike kėtu ėshtė mendėsia se nuk duhet folur mė pėr armiq tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, pėrndryshe bie nė enverizėm meqė Enveri fliste me kėto terma. Autori thekson se, ndėrsa nė fjalorin e politikės dhe diplomacisė sė vendeve tė fuqishme si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia etj. pėrdoren tė gjitha termat qė shprehin kategoritė klasike tė politikės, ato “ēuditėrisht” janė zhdukur pothuajse fare nga ligjėrimet zyrtare e, nė mė tė shumtėn e rasteve, edhe nga ato mediatike shqiptare. Ka pra njė mendėsi (ta quajmė atė “naive” apo..?!), sipas sė cilės me “urdhėr tė peshkut dhe dėshirės sė bėrėsve tė opinionit publik” janė “zhdukur” armiqtė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve.
Propagandimi i kėsaj mendėsie struciane (qė fut kokėn nė rėrė dhe konsideron se je fshehur) tė abrogimit tė termit politik “armik” bėhet edhe nė emėr tė gjoja mosrėnies nė pozitat e ksenofobisė. Autori me ironi pyet nėse nė kėtė kuadėr do tė duhej tė konsideroheshin si ksenofobė qė nga Xhorxh Bush e deri tek amerikani mė i thjeshtė, pasi tė gjithė ata flasin pėr armiqtė e amerikanėve. Nė pėrgjithėsi (pseudo)argumenti i mospėrdorimit tė kategorive klasike tė politikės nė emėr tė gjoja mosrėnies nė enverizėm, ironizohet nga autori me deduksionin logjik se nė kėtė mėnyrė vendet e fuqishme qė i pėrdorin ato aktualisht duhen etiketuar si enveriste! Mungesa e politikės shfaqet edhe nė dukurinė e zėvendėsimit tė politikės nga privatja. Sipas tė gjitha pėrcaktimeve tė njohura, politikja ėshtė veprimtari nė sferėn e publikes, qė menaxhon interesat publike. Ndėrkohė nė Shqipėri, institucionet dhe individėt politikė kryejnė vetėm veprimtari private nė vend tė asaj publike.

Mungesa e mendimit
Kjo mungesė pėrbėn shkakun e dytė tė krizės sė pėrgjithshme dhe tė pėrkryer tė Shqipėrisė. Pothuajse e gjithė shoqėria shqiptare ėshtė mbėrthyer nga njė mungesė totale e mendimit, konstaton autori. Dhe me tė tillė kupton dukuritė e thjeshtėzimit, tė metanarracionit dhe tė “ikjes nga liria”.
Thjeshtėzimi mendor shfaqet kryesisht nė konceptimin e pozicionit antienverist. Me tė tillė kuptohet nė pėrgjithėsi e kundėrta e thjeshtė, formale e enverizmit. Kėshtu, shpjegon autori, nėse enverizmi fliste pėr miq dhe armiq tė Shqipėrisė, pozicion antienverist do tė ishte tė mos flisje mė pėr miqtė dhe armiqtė e Shqipėrisė. Sipas tij, e keqja e enverizmit nuk qėndronte se shqiptonte kėto dy kategori klasike politike, por se nuk lejonte tė bėhej dallimi i qartė sė kush ishin miqtė dhe kush armiqtė e vėrtetė tė kėtij vendi. Nė kėtė shteg, duke mos u prononcuar haptazi pėr ta, tė shpie, sipas autorit, edhe koncepti semplist i antienverizmit. Ikja nga liria pėrbėn njė dukuri tjetėr tė mungesės sė mendimit. Pėr Dr. Feraj, kjo ikje shfaqet nė fraza tė tilla si “e di Evropa”, “kėshtu e ka bota” etj. dhe me kėtė kemi njė ikje nga barra e rėndė e tė menduarit dhe tė marrurit tė vendimeve. Kemi njė strukturė psikologjike tė ngjashme me mendimin nė regjimet totalitare. Veēse tashmė nė vend tė “e di Duēja”, “e di Führeri”, “e di Partia”, sipas autorit, thuhet “e di bota”, “e di NATO”, “e di Evropa” etj. Gjithsesi ka njė refuzim tė pėrgjithshėm pėr tė menduar jo vetėm nga klasa e politikanėve, por edhe nga shumica e popullsisė, pėrfshirė kėtu edhe intelektualėt. Metanarracionet, apo besimi modernist nė tregimet e mėdha mbi ecurinė e botės pėrbėjnė, sipas esesė, njė tjetėr pėrmasė tė shfaqjes sė mungesės sė mendimit. Nė shoqėrinė shqiptare ėshtė zėvendėsuar, midis tė tjerave, struktura metanarrative marksiste “bota po shkon drejt komunizmit” me atė liberale “bota po shkon drejt integrimit dhe globalizmit”. Dhe tė dyja mėtojnė kalimin nė njė botė pa sovranitet e kufij nacionalė, pa dallime kombėtare dhe nacionalizma. Tendenca ėshtė e qartė: tė bėhet presion qė sa mė shpejt shoqėria shqiptare tė dalė nė rolin e avanguardės duke hequr dorė nga kategori tė tilla klasike politike si kombi, shteti kombėtar, sovraniteti, interesat kombėtare etj.

Mungesa morale
Mungesa e tretė lidhet me kompetencėn morale. Ajo shfaqet, na thotė autori, si mungesė e njohurive morale dhe si mungesė e virtytit moral. Nuk ka kompetencė morale sipas esesė, sa kohė qė zėvendėsohen vlerat dhe hierarkitė e tyre si qėllime tė moralit nė fushėn e politikės, me mjetet e propozuara pėr realizimin e tyre. Kėshtu synimi i shpallur botėrisht pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE apo strukturat euroatlantike dhe qė gati ėshtė kthyer nė njė mani, pėrbėn njė shembull klasik tė ngatėrrimit tė mjeteve apo rrugėve pėr realizimin e qėllimit moral me vetė kėtė qėllim nė fushėn e politikės. Pasja e njohurive morale do tė ēonte nė synime tė tjera pėr politikėn, siē do tė ishin liria, barazia, mirėqėnia, vetafirmimi etj. Kėshtu nėse futja nė BE ēon nė rritjen e mirėqėnies se shqiptarėve, kjo rritje ėshtė qėllim moral apo politik dhe anėtarėsimi nė BE, mjet apo rrugė pėr arritjen e kėtij qėllimi. Kėtu autori nė mėnyrė interesante shtjellon idenė se si braktisja e moralit cėnon arritjen e synimeve tė tilla si pasurimi i individėve nė shoqėrinė e sotme. Madje, ajo ēon nė situata paradoksale: sa mė shumė tė duan shqiptarėt tė pasurohen, aq mė pak para do tė kenė ata.
Dhe kjo vjen nga qė janė hequr ndalesat morale, duke shndėrruar kėshtu ēdo gjė nė mall. Nė kėtė mėnyrė kemi njė ekonomi tregu qė i qarkullon “mallrat” nė kundėrshtim me rregullat morale tė saj dhe qė pėr kėtė arsye ėshtė e pastabilizuar dhe nuk ecėn pėrpara. Mungesa e kompetencės morale shfaqet edhe si mungesė e virtytit moral, domethėnė, si mungesė e vullnetit (tė mirė) pėr tė vepruar nė pėrputhje me dijet dhe detyrėn morale. Mund tė kesh njohuri tė mėdha, madje edhe tė njohėsh vlerat dhe qėllimet morale, por tė mos i kesh brendėsuar ato si vlera personale. Nė kėtė rast mungesa e vullnetit tė mirė tė ēon nė veprime tė kėqija, pavarėsisht nga njohuritė e kompetenca morale qė zotėron.
Si faktor tė katėrt tė krizės sė pėrkryer Dr. Feraj pėrmend Mjedisin e mbrapshtė ndėrkombėtar, me tė cilin mbyllet rrethi vicioz i (mos)politikės shqiptare. Faktori ndėrkombėtar ka ndėrhyrė nė Shqipėri nė njė mėnyrė konfuze, pa mendim tė qartė e tė pėrcaktuar. Ai mė shumė ka ngatėrruar se sa ka zgjidhur punė, duke u bėrė kėshtu pjesė e problemit, nė vend qė tė ishte pjesė e zgjidhjes sė tij.

A ka dalje nga kriza?
Teorikisht po, thotė autori, mbasi argumenton se praktikisht gjasat qė tė thyhet “rrethi vicioz” i krizės nga brenda janė tė pallogaritshme nė njė perspektivė kohore tė afėrt. Nė mėnyrė domethėnėse kreun e fundit, ku ai bėn kėtė argumentim, e ka titulluar: Pėrfundimi “pesimist”. “Shkurt, pėrfundon ai, nė Shqipėri nuk mund tė gjendet ndonjė faktor potencial qė jep shpresė se mund tė shndėrrohet nė faktor real pėr ndryshimin e gjendjes”. Dhe mė tej shton “Duke mos pasė, siē u tha, njė fushė tė shėndoshė nga e cila tė fillojė shėrimi i tė tjerave, gjasat e daljes nga ky mjerim janė minimale edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė. Pėrjashtim mund tė jenė vetėm ndryshime tė rėndėsishme nė mjedisin ndėrkombėtar (p.sh., qė lejon, madje ēon nė bashkimin kombėtar tė shqiptarėve) qė mund ta shpejtojnė daljen e Shqipėrisė nga mjerimi”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara