HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė ndalim nė kufi dhe pyetjet pėr shtetin maqedon

-- nga Dr. Ali ALIU & Kim MEHMETI, 20.05.2003

Qė shteti maqedonas mund tė tė pėrgatisė aq befasira sa nuk mund tė gėlltisė truri i shėndoshė, pra ai tru qė mendon sipas njė logjike tė arsyeshme, u bindėm tė dielėn e kaluar (me 18 maj) kur nė vendkalimin kufitar Bllacė nuk iu lejua hyrja nė Maqedoni shkrimtarit nga Tirana, Faruk Myrtaj. Arsyeja ishte se ai nuk paska nxjerrė vizė nė Tiranė dhe se vetėm nė vendkalimet kufitare Shqipėri-Maqedoni u dhėnkan viza nė sportelet kufitare.

Dhe posa njeriu dėgjon pėr "rregullat" e kėtilla, posa ballafaqohet me absurde tė kėtij lloji, nuk mund tė mos pyesė veten se vallė ky shtet ka ndonjė preokupim tjetėr pėrpos atij qė tė mbrohet nga shqiptarėt! Dhe ky shtet i tillė siē ėshtė - pėr askėnd - me tė vėrtetė mendon se kėsi soji kontribuon nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė mira regjionale. Mė nė fund: vallė ka ndonjė njeri tė menēur nė administratėn e kėtushme qė t'u tregojė zyrtarėve se bėjnė shtet nė kohėn e internetit, nė ditėt kur rrėnohen muret dhe mundėsohet lėvizje e lirė e njerėzve dhe ideve?

Do tė ishte mirė sikur ndonjė nga zyrtarėt tė shpjegonte se ē'ndodh me shtetasit e tjerė tė cilėve u nevojitet vizė hyrėse, mos vallė edhe ata kanė vendkalime tė caktuara pėr tė hyrė dhe dalė nga Maqedonia? Mos vallė i kthejnė nė vendlindje nėse vendosin tė hyjnė nė Maqedoni, pasi paraprakisht kanė vizituar Kosovėn!? Apo mos vallė dikush nė kėtė shtet mendon se shqiptari qė viziton Kosovėn duhet tė ketė trajtim tjetėr nga ai qė nuk e lakon rrugėn Tiranė - Qafė e Thanės - Shkup.

Edhe kur i shtrojmė kėto pyetje ne e dimė se pėrgjigje nuk do tė ketė. Sepse ata qė sjellin vendime tė tilla absurde kanė njė problem tė madh mental: harrojnė se ky shtet - se shqiptarėt nė tė - janė ngirė duke i mbrojtur dikush nga bashkėkombasit e tyre matanė kufijve dhe janė ngopur me lojėra "parimore", qė vlejnė vetėm nė vendkalimet ku shqiptarėt kufizohen me vetveten. Pra ne e dimė se ekipe tė tėra nė kėtė shtet mundohen tė gjejnė zgjidhje mė "optimale", se si tė pamundėsojnė komunikimin normal mes shqiptarėve nė kėtė regjion, por ajo qė nuk mund ta kuptojmė ka tė bėjė me atė se vallė kėta prezentuesit tanė shqiptarė nė organet shtetėrore janė tė informuar pėr zgjidhjet e tilla ndėrkufitare, apo presin qė dikush t'i informojė se pėr ēfarė vendimesh kanė votuar.

Ne na vjen mirė kur shohin se nė vendkalimet kufitare tė kėtij shteti kurrė nuk ka ndodhur tė kenė probleme tė kėsaj natyre serbėt apo bullgarėt, se kurrė nuk ndodhi qė doganierėt tė masin me kandar librat nė gjuhėt sllave qė hyjnė nė Maqedoni, se nuk ndodhi asnjėherė qė me aq pėrkujdesje tė shqyrtohet komunikimi mes qytetarėve tė shteteve sllave. Ndėrkaq, nuk mund tė mos na vijė keq pėr shkak se nė mėnyrė sezonale, me pėrkushtim tė veēantė, mbahet llogari se si hyjnė e dalin nga ky shtet shqiptarėt. Jo se mendojmė qė shteti nuk duhet tė mbajė llogari kush dhe si kalon kufirin, por pėr shkak se ky shtet ka arshinė tė dyfishtė.

Dhe se pėr njė situatė tė tillė ka faj edhe diplomacia inferiore e Shqipėrisė si edhe kėta prezantuesit tanė qė na lodhėn duke mbrojtur interesat tona, a nė tė vėrtetė, ne ende me frikė mund t'i marrim kolegėt tanė nga Tirana qė kanė ardhur nė panairin e librit nė Prishtinė dhe t'i sjellim nė Shkup, sepse na ndodh qė nė kufi tė marrim vesh se qytetari i Shqipėrisė qė hyn nga Kosova nė Maqedoni nuk ka trajtim tė njėjtė si ai qė kalon kufirin nė Qafė Thanė.

Po kėto shtetet na e lodhėn trurin me zgjidhje tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me komunikimin tonė. Mbase prandaj edhe kemi filluar tė mos mendojmė fare pėr fatin e tyre, por vetėm pėr atė se si mund tė iket nga kėto gropa pėrplot mjerim njerėzor, ku pushtetarėt flejnė nė shtratin e shekullit tė sotėm dhe shohin ėndrra nga shekulli i nėntėmbėdhjetė. Kėtu ku politikanėt - shqiptarė e maqedonas, tė kėsaj apo asaj partie - kanė mbetur tė zhytur nė baltėn e sė kaluarės, ku dalėngadalė shndėrrohen nė ushujza, tė cilat thithin tė sotmen dhe e hanė ardhmėrinė tonė.

-- marrė nga Shekulli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara