Sokol Zekaj

0
1408

“Vera Fantastike”
poezi
Shtëpia Botuese Camaj-Pipa
Shkodër 2003

Një paraqitje e shkurtër

Sokol Zekaj SOKOL ZEKAJ eshte nje autor i brezit te viteve 90, kur dhe doli me librin tij te pare me poezi “Vise me diell” 1984 dhe qe atehere shfaqi nje talent premtues ne krijimtarine letrare.
Si Sokol Zeka, ne ato vite ne qytetin e Shkodres, zhvillonin krijimtarine poetike edhe mjaft autorë te rinj qe tashme kane krijuar indidualitet artistik si Ritvan Dibra, Alfred Capaliku e me pas Gazmend Krasniqi e te tjere.

Do te kalonte nje dhjetvjecar, gjate te cilave Sokol Zekaj nuk do te shfaqej me botime te reja, por pas ardhjes se demokracise, kushtet e lirise se krijimit sollen shperthime poetike. Keshtu e shohim edhe Sokol Zekajn te botoje me nje kronologji qe shpreh punen e jashtezakoneshme qe ai ben dhe pasionin e perkushtimin per artin e krijimit poetik.

Ne vitin 1993 boton vellimin poetik “E pamundura”, dy vjet me pas “Zogjt e perendimit”, ne 1997 vellimin poetik “Nga ankthi te…”, i pasuar ky liber me botimin e romanit “Oret e dëshmive” 1998. Do te vijne me pas edhe dy botime te tjera poetike “Kantik per hijeshinë e shiut” 2001 dhe “Vera fantastike” 2003, nga i cili kemi nxjerre ciklin poetik, qe i paraqesim lexuesve te internetit në Shkoder.net…

Duam te sjellim ne kete prezantim vleresimet qe i kane bere krijimtarise poetike te Sokol Zekaj ne shtypin shqiptar:

– Gjovalin Shkurtaj, ne “Gazeta Shqiptare”, 1996: ka shkruar: “Ajo (poezia e S.Z. red.) sjell ngjyresat dhe cilesite e nje krijimtarie ku gjithcka jepet ne qerthullin e nje arti qe rritet e piqet me nje vetpermbajtje aq te kendshme, dhe me disa vrulle lirike te mahnitshme.”

– Xhevahir Spahiu, “Drita”, Tirane 1997 shkruan: “Sokol Zekaj eshte poet me talent te padyshimte… Mbase poema “Ballkoni” eshte kurora e krijimtarise se tij te çmuar, te derimesotme”.

– Gazmend Krasniqi, Shkoder, 2001 “…nje poezi perjetimesh ku shuma aritmetike jane male, fusha, peme, lule, liqene, stine, bore, balada, te dhena permes imazhesh rrezellitese qe me tufen e tyre krijojne nje hapesire statike si nje pallat te madh prej xhami”.

– Flutura Acka, “Spekter”, Tirane 2003 ka shkruar: “Adhurimi i tij per simbolistet franceze, e ka shtyre tu ndehet ritmeve te tyre dhe te sjelle nje poezi me frymemarrje te re… jo me kot vellimi i tij i fundit mban titullin “Kantik per hijeshine e shiut”…

Kete faqe per poetin Sokol Zekaj do ta pasurojme vazhdimisht me krijime te reja.

Me kete rast falenderojme profesorin Hasan Lekaj, qe eshte dhe drejtor i shtepise botuese “Camaj-Pipa”, qe pati bujarine te na rezervojë nje takim ne Katedren qe drejton ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkoder, ne shtator 2003, e gjate bisedes se ngrohte per letersine, artin e hallet e Shkodres, na e dhuroi kete liber shume te bukur te poetit Sokol Zekaj, qe gjate leximit me solli kenaqesi estetike dhe emocione te medha.

Ky autor i mirenjohur tashme per talentin e individualitetin e spikatun, meriton vleresimet me te mira bashke me pergezimin se bashke me autorë te tjere shkodranë po e mbajne lart dinjitetin artistik te qytetit me tradita kombetare ne fushe te letersise, pra Shkodren tone, qe kurrë nuk i kane munguar talentet, packa se skamja e varferia (si dhe politika pa dyshim), po perpiqen te shkatërrojnë cdo gje te mire e te bukur.

Por fale zotit jane artistet e shkrimtaret, qe bejne cfare eshte e mundur tua bejne jeten njerezve me te mire e me te bukur, qe ua ngrohin zemrat dhe u ngjallin imazhin e shpreses.

KOLEC TRABOINI, Boston, dhjetor 2003


VERA FANTASTIKE


Zera dallendyshesh qershori neper strehe,
Prizma magjike, si tingujt blu te delfinve!
E bardha e gushes, push i lehte jastekesh
Per anderra femije qe qiejve vene e vijne

Ne gjume e ne zgjim. Zemrat si bar e lule
U kendellen ne shend shirash Shengjergji.
I deshe dallendyshet asaj vere, s’e di pse,
Shume, per cudi, e i quaje delfine te vegjel.

Hyre nder varreza si nje gjeth, une mbeta
Hijes se nje peme frike qe ate cast mu rrit
Befas ne zemer. Ne gropa joshjesh te qeta
Ti mundet te harroheshe, si Liza te cudirat.

Varrezat jane prape aty midis dy perrojesh.
E blerta e dardhave sapo pikzoi te verdhen.
Gjarperi hedh valle me kosen nder terfoja
Dhe gruas i falis gjoksi si nga kalleza elbi.

Keshtu e ka fusha. Shoh nje plug, ndihem
I plote nder mendime te thjeshta e te imta
Si lame me grure, si peme me fruta, them
Per cilesine e vetedijes, dicka qe nuk e dija.

Vapa fishkellen si farke. Mora uje dhe diell.
Hijes mendova per Danten. Kuajt kullosin.
Shtepine e kam kodres me dritare ne qiell.
Dritarja, e mbramja e mundesive qe sosin!

Nje lagcine shi e ndryshoi boten, si panair
Prekur cudie ne nje anije naten mes detit.
Perjetesia vjen afer nesh, dhe ka nje fytyre
Ku ndihemi pa peshe si avuj lulesh qiellit.

Shiu i liroi pa cmim aromat e tokes. Ky yll
Sa e trazoi ujin qe flinte si gjeth n’shuplake!
Dhe qokthi, jehona jo zeri, n’vete na mbyll
Pafundsisht; celsin ne pus te heshtjes e flak.

Neteve qielli me ngjan si nje pallat kristali
Me kollona drite qe une i prek pa medyshje
Dhe ti tek hyn e del atje, jep e merr sinjale
Me zoterinj delfine, zonjusha dallendyshe.

Pashe n’anderr prej shpuze nje koder n’ere.
Plaku zhelan nje shoshe sa kutiza e rubinit
Me dha, me tha: ndaji keto, c’ jane perzjere,
Vegimin e s’ bukures nga shkelqimi i krimit!

Dhe une anderrova dikur shkelqime, frone,
Jo t’florinjte, prej natyre, dicka si maje lisi
Me diell lare; se arti si harmonia superiore
E gjerave, nuk ka dhune por begati shpirti

E mendimi. I ngjita terthoret e jetes, i bera
Pervojat e mia lende gjerash qe me ngrinin
Si pata dashur. Por do ore jo se sak me ra
Si fazan qe fais farerat n’nje filxhan floriri.

Kalova shperfilles mes gjerash te perditshme
Si njeriu turmes tek lyp dike qe dot s’e gjen,
Pershkuar nga arti si perdja nga drita e dites
Si pema prej eres, si nje kraharor ne rontgen.

Pluhurize paqeje poleni poezie! Vezulluese
Dhe eremire klima! Por t’tjere takime pata,
Inkandeshente, me poete, magjike edhe pse
Balloni i veres me cahej si reja nga shtergata

Tash e pare, se si prej simes dobesi. Larg
Mbi faqe t’shuar ujerash horizonti perkulet.
Nxin nje varr, oh jo, si varri nxin nje varke.
Hapesira me iken. Je hije a dallge a mure?

Bora brinjes sheh ujin si rend, femijet e vet
Ne kalushe te kalter. Bie nen rrokullime atje
Dhe ngrihem plot plage. Dielli n’ajer godet
Me rreze. Jehon L’or de la trompette d’Et*

Nga hija ku rrija t’shihja me frike dhe ankth
Si luaje me thika mbi gryke pusi te zi, dhe ti
Magji me beje me ajrin tragjik te zerit tend,
Po, sa keq, kishe me shume dhunti se zotesi!

Ere poli ndjeva ne krahe pellumbash cative
Gjithe veres, dhe e gjitha zgjati te tille cast
Sa ende narth; n’ujera dashurie zbrita i lehte
Plot ajer prej permbytjes si orizoret ne mars.

Dielli mbeshtetur per mal pak gaz tue pergi,
Dy rreze nis, per shelgjet leshuar mbi ujera,
Te kthjellta si ironi femije qe sheh me sherri
Nje vajze para pasqyres. Zallesh zana zura

Per mike qe mbasi gur me benin, ne nje t’re
Magji me zgjonin visesh vere. Nuk te shoh.
Ku je? Ne c’ranishte te ftohta nate rri ende
Ne kerkim ishujsh ne eren e detit mbi mol?

S’mund me te flas me gure perrojesh pa uje,
Humba aftesine e te qenit numer ne rradhe.
0 ti qe te desha, o zemra fisnike e kurrkujt,
Po rrethohem me det sa ka fjalosje mbi vale!

Dhe ti po del nga vetja per te mbetur kujtim,
O vere! Une po shtrihem si puhia nder nete.
Dritat prush pertej, vete po ndiej fergellime!
A jam une qe fjale ngas, a vet’ ishulli therret?

*L’or de la trompette d’Et – Ari i trompetes se veres.

(Varg i Malarmese)

KANTIK PER HlJESHlNE E SHlUT

Shushurin çative shiu

Kaq i
qete thuajse

Asht heshtja qe
vetiu

Po shtrihet
shpirt njeriu.

Zbritur
prej qielli te ne

Si
fryme perjetesie,

Me
hap lepuri shkel

Ne zall e ne
zabel.

Ne marrim
mall magjie;

Ne
zemer, diç te trishte
A lote ambelsie?

– Uje qe
bie fije-fije

Dhe dridhesh
neper drite,

Ku
lidhesh pa u
keputur

Tek na
lemon ndjesite?

– Ne cengela tek yjte

Me rrezen e padukur

Te
ftohte e te
pabuje,

Te
lehte e
vegim-bukur

Si syri i
pergjumur.

Kreh ajrin si grabuje:
Qe nga katet e larta.
– Uje qe i bujt gjithkujt
Tek rrokullis rruzujt

E pikave te arta
Sikur bien prej perit,
Ç’u flet krojeve te narta
Dhe lavrave te avullta?

– Me leng e mend kercellin
Fushes ku rrit barin,
Fushes e liqenit
Si pare peshku sermit.

Te shuemit i njom varrin,
Me lule i luloj shpirtin
Ne lutjen e te gjallit
Mbi re e ngre me avullin.

– Me shije t’mire end drithin:
Dhe anderren bariut,
Me shend shtratin ciftit
Me mjalte femijes gishtin.

N’tryezen e terziut
Ngjyrat vallen nisin.
Ç’njomesi i sjell njeriut
O hije-shi e shiut!

DRITARJA

Boten e veshtron nga dritarja.
Mos u deshpero sepse cdonjeri
Nga nje dritare e veshtron boten
Se bota s’mund te shihet kurrsesi
Veç nga nje dritare, te cilen njeriu
E mbart me vete kurdo si emrin,
Pa u shkeputur, madje enderron
T’ua lere te tjereve per te pare.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here