Xhuli Babatinca (Kecaj)

0
995

Xhuli Babatinca (Kecaj)
Lindi më 11.01.1957 ne qytetin e Shkodres, Shqiperi. Poete, gazetare, perkthyese.

Shkollen e tetevjeçare e te mesme e mbaroi ne qytetin e lindjes, ndersa studimet e larta ne Universitetin e Tiranës – Fakulteti Histori – Filologji, dega gjuhe-letersi, me specialitetin e veçante gjuhen serbo-kroate i mbaroi ne 1982.

Pas studimeve punoi si përkthyese në ATSH (Tirane) deri me 1991. Sot ndodhet ne Toronto – Kanada, ku vazhdon aktivitetin e saj si gazetare e poete.


Poezi

Shkoderloces

Mes dhjetra e dhjetra qyteteve,
ma i bukri qytet arbnor je Ti,
mes dhjetra e dhjetra qyteteve
me shekuj emnin me te lashte ke Ti.

Ne djepin tend u perkund mbreteresha Teute,
Agronit i dhe tamel me gjinin tand
e kur te pergjaken te tanen
Genti bimen gentjane i vuni trupit tand.

Prandaj dhe emnin
Shkoder – locja ta dhane
emen qe asnje qytet tjeter
me vete ate s’e mban.

Mes dhjetra e dhjetra qyteteve
ma i bukri qytet arbnor Ti je
mes dhjetra e dhjetra qyteteve
emnin me te lashte me mijeravjeçare e ke…

18 qershor 1998

Klithmat e shpirtit tim

Naten
kur gjithshka te kete heshtur
dhe hena si nuse e turpshme
syrin e saj te kristalte te kete nxjerre
do degjoni ca klithma:
Mos u trembni,
jane klithmat e shpirtit tim,
klithmat e nje gruaje
qe paqe e rehati ne dhe’ te huaj nuk po gjen.
Naten
kur mesnata mbi koke shamine e zeze te kete vene
dhe hena nuserimin e saj te kete bere
do degjoni ca klithma:
Mos u trembni,
jane klithmat e shpirtit tim,
klithmat e nje shpirti te copetuar
qe perhapen neper eter.

30 mars 1998

Viti ’99

Ne hinin e lotit,
ne varret e shpirtit,
ne gjurmet e gjakut
ne doren e krimit.
do te gjeni veç nje emen:
Kosove.

2 mars 2000

Strajca e halleve

Shqipenia ime,
dhimjen ne palce e ndjej,
kur i hueji vner per ty shperndan,
kur te quejn te vorfen,
Ty, qe bukurine e shpirtit
thinjat mbulue ta kane.
Eci dhe’nave te hueja
me shpirtin e dermuem
kurrizi cope me eshte ba prej halleve,
e ma shume me shtohen ato,
kur mendoj se Ty, strajcen e halleve
prej kurrizit,
kurre s’mundem me ta larguem…

7 gusht ’99

Nene Terezes

Nje yll nga qielli u shkeput e ra
para meje nje vegim u shfaq
mes shenjtoreve te shumte
shenjtore ishte ba
Kudo drite e ngrohtesi,
ishe ne perjetesi

5 maj 1998


Botime
Prej vitit 1998 ka botuar ne shqip, vellimet poetike:

Klithmat e shpirtit
poezi
botim i vitit 1998 – 103 fq
Botues: Elona Agolli
Shtepia botuese
“Dritero”- Tirane, Shqiperi
Redaktor: Sadije Agolli

Loti Dardan
poezi
botim i vitit 2000 – 132 fq
Shtepia botuese:
“Dritero”- Tirane, Shqiperi
Redaktor: Sadije Agolli

Kosove ’99
poezi
botuar ne tetor 2001 – 104 fq
Shtepia botuese:
“CAMAJ-Pipaj”- Shkoder, Shqiperi
Redaktor: Hasan Lekaj

— marre nga faqja: http://www.albacenter.it/

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT