Turizmi malor në Theth

0
4551

Artikuj nga gazeta “Malësia”

Gazeta MalësiaHoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


[ Udhëtime ]

Turizëm malor

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuar pas tij, sidomos turistë të huaj. Thethi, një nga perlat e natyrës shqiptare, park kombëtar që nga viti 1966, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, tani në stinln e verës duket se ringjallet.

ThethiPamje nga Thethi

Kjo pasi prej 3-4 vitesh, ai frekunetohet nga të vizitorë vendas e të huaj, ndërsa banorët e këtij fshati turistik kanë nisur të përshtasin banesat e tyre në funksion të turizmit, duke e pare këtë si një mundësi ekonomike me interes. Kryeplaku i fshatit Theth, në mes të alpeve shqiptare, Prekë Harusha shprehet se janë rreth 20 familje nga Thethi që jetojnë këtu gjatë gjithë vitit, ndonëse përpiqen për të gjetur mundësi lëvizjeje drejt Shkodrës e rrethinave të saj. Këta familje përballen dhe me periudha të gjata të izolimit nga dëbora, dhe e vetmja mundësi për ta është stina e verës, ku lëvizjet e njerëzve janë më të shumta.



Ambjente të brendshme në një shtëpi pushimi në Theth

Përveç kësaj, në stinën e verë janë të shumta familjet nga Thethi që jetojnë në Shkodër, që rikthehen atje për të veruar por dhe për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike që u jep turizmi malor. Banorët e Thethit janë njohur herët me turizmin pasi që pas vitit 1966 ai filloi të frekuentohej nga banorët e Shkodrës dhe të zonave të tjera, madje kishte dhe një kamp punëtorësh ku kërkesat për të ishin të shumta. Pas vitit 1990 gjithçka shkoi drejt shkatërrimit dhe mjaft familje nga Thethi lëvizën drejt Shkodrës e fshatrave pranë saj, në kërkim të një jete më të mirë. Prej disa viteve, banorët e Thethit kanë filluar të kthejnë sytë nga vendlindja e tyre, aty ku kanë shtëpitë ku janë lindur e rritur.

Ambjente të brendshme në një shtëpi pushimi në Theth

Shtimi i interesit të vizitorëve të huaj, që kryesisht janë ekplorues të natyrës, turistë, alpinistë apo të apasionuar pas shëtitje me biçikletë. Vetëm vititn e kaluar janë 2800 vizitorë të tillë që kanë që qëndruar më shumë se një natë në këtë vend. Kryeplaku Harusha shprehet se aktualisht në stinën e verës, në Theth banojnë rreth 100 familje, ndërsa 7 prej tyre kanë restauruar banesat e tyre duke ia përshtatur ato kërkesave të turizmit bashkëkohor. Lekë Tërthorja, është lindur e rritur në Theth, por prej vitesh ai jeton në Tiranë. Së bashku me dy vëllezërit që jetojnë në Shkodër, ato kanë rikonstruktuar htëpinë e tyre të përbashkët dhe në të presin mjaft turistë. Leka tregon se ka qenë GTZ dhe inisativa e saj që i ka mundësuar këtë investim në formën e një biznesi familjar, nga të ardhurat e të cilit ato janë të kënaqur. GTZ, që ka afruar për disa shtëpi një ndihmë të madhe konkrete. Për 7 familje të Thethit, është dhënë një ndihmë financiare prej 2000 euro për familje dhe kjo ka përfshirë

Banesë e rikonstruktuar për turizëm në ThethBanesë e rikonstruktuar për turizëm në Theth
 

Të tilla janë banesat e Prekë e Lekë Tërthores ku ka 20 shtretër, Mhill Çarkut me 10 shtretër, Dedë Nikës me 12 shtretër, Fran Mollës 12 shtretër, Prekë Harushës me 8 shtretër, dhe Rrok Stanit me 8 shtretër në fshatin Ndërlysë, fare pranë Thethit. Në këto shtëpi të përshtatura për pushuesit tashmë ka krevatë, rafte, dyshekë, çarçafë e batanije të reja si dhe paisje hidrosanitare, enë kuzhine me aksesorët përkatës etj. Kështu banesat janë kthyer në pensione të vogla, minihotele shtëpi pushimi ku afrohen shërbime si fjetja dhe ushqimi. Po kështu GTZ ka mundësuar dhe vendosjen e sinjalistikës turistike në të gjithë parkun kombëtar të Thethit. Lekë Tërthorja shprehet se ndihmë familjeve nga Thethi në biznesin e tyre u ka dhënë dhe UNDP dhe ambasada hollandeze që kanë mbështetur rikonstruksionin e dritareve të banesave dhe pjesëve tëtjera të tyre, ndërsa shton se në planin e afërm të tij është rikonstruksioni i çatisë së shtëpisë.Kjo pasi në dimes, duke qenë se nuk jeton jeri në të, ajo dëmtohet nga bora e ngrica, thotë ai. Në Theth, deri tani janë rreth 6 grupe të rinjsh që ngrejnë kampingjet e tyre. Janë të rinj nga vende të ndryshme që së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë qëndrojnë disa ditë në këtë perlë të natyrës shqiptare.

Prekë Harusha, kryeplak i ThethitPrekë Harusha, kryeplak i Thethit
 

Maria Frenk nga Gjermania, pjestare e një kampingu të tillë tregon se janë vendosur që të hënën në një prej luginave të Thethit, dhe janë 11 të rinj studentë nga Franca, Gjermania, Tirana e Shkodra. Për 11 ditë këta të rinjë të mbështetur nga organizmat ndërkombëtare do të qëndrojnë në këtë kamping që është një kamping pune. Kjo pasi ato dë të bëjnë shënimin e vendosjen e tabelave në shtigjet mlore të Thethit, në mënyrë që vizitorët e eksploruesit të orientohen sa më mirë, si dhe do të ndikojnë në komunikimin n gjuhën angleze të banorëve të këtij fshati. E ndërsa Thethi me bukuritë e tij tërheq çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, infrastruktura e dëmtuar shihet me dëshpërim nga banorët e tij. Kryeplaku Harusha shprehet se rruga tepër e dëmtuar ka nevojë për ndërhyrje, ndërsa në Theth mungon shërbimi shëndetësor.

“Ka vetëm një infermier që vjen rrallë për vaksinim. Shkolla e ndërtuar në vitin 1969 ka qenë dikur e mesme, por aktualisht ajo është 9 vjeçare dhe nuk ka njohur asnjë rikonstruksion nga shteti. Ka vetëm 20 ncxënës në klasa kolektive dhe vetëm këtë vit ka qenë ambasada gjermane ajo që me një fond prej 950.000 lekësh të reja ka mundësuar një rikonstruksion të pjesshëm të tre klasave të saj, ku një klasë do përdoret për aktivitete, suvatim muresh, shtrim dyshemeje dhe roiaprim çatie e cila është prej eterniti dhe pikon, ndërsa era në dimër rrezikon ta hedhë.

Shkolla e ThethitShkolla e Thethit
 

Mësimi këtu zhvillohet i pjesshëm pasi mësuesit vijnë nga Bregu i Lumit, duke udhëtuar 6 orë në këmbë, tre orë vajtje e tre orë ardhje, pasi mësuesit nga Thethi janë larguar drejt zonave të tjera.

Hidrocentralet e vegjël lokalë kanë mundësi të prodhojnë energji elektrike dhe të ndikojnë në furnizmin me të të një komuniteti të caktuar. Por tek ato hidrocentrale të këtij lloji që nuk janë privatizuar apo dhënë me konçension, amortizimi ka bërë që të mos punojnë me kapacitetin përkatës dhe pse mundësitë hidrike janë.I tillë është dhe hidrocentrali i Thethit në Shkodër, i cili është ndërtuar në vitin 1966. Ky hidrocentral aktualisht prodhon 30 – 40 kw energji elektrike, ndërsa kapaciteti i tij është 100 kw. Sipas punonjësve të këtij hidrocentrali, në stinën e verës kur në Theth vijnë për të veruar mjaft familje që jetojnë në Shkodër dhe numri i turistëve ka rritje, ky hidrocentral lokal që vazhdon të jetë shtetëror nuk i plotëson gjithë nevojat e Thethit. Ndërsa në stinët etjera, këtu jetojnë pak banorë dhe ato mund të furnizohen me energji elektrike.

Sipas njërit prej punonjësve, Tonin Rranxa, para një muaji i është bërë remont turbinës dhe është sjellë një gjenerator i ri. Në këtë hidrocentral ka dhe dhe një turbine tjetër, prodhim kinez, e sjellë këtu para 10 vitesh, por që nuk është në punë, pasi duhet të ketë dhe një gjenerator tjetër.. Kjo ka bërë që ky hidrocentral të mos punojë dot me kapacitet të plotë. Po të vihet dhe turbine tjetër në punë, atëherë prodhimi rritet dhe energjia elektrike që prodhohet këtu mund të përcillet me linjat përkatëse për të furnizuar dhe zonat e tjera përreth. Për këtë nevojitet dhe një ndërhyrje në kanalin e marrjes së ujit, ndërsa mundësitë hidrike të ujit të lumit Shalë janë plotësisht të mjaftueshme për këtë Hidrocentrali i Thethit ka punuar gjatë gjithë kohës duke mos e ndërprerë fuiurnizimin me energji elektrike, dhe është jashtë sistemit energjitik. Sipas banorëve të Thethit, ndërtesa ku është vendosur ky hidrocentral i vogël është blerë nga vetë banorët me kontributin e tyre në vitin 1964. Në vitin 1966 aty u ndërtua hidrocentrali, dhe më pas ndërtesa u shtetizua.

Aktualisht, hidrocentrali është në pronësi të shtetit, por dhe n rast se privtizohet apo jepet me konçendsion, për objektin ku ai ndodhet nuk ka asnjë problem pasi a ii përket gjithë Thethit, shprehen banorët. Ndue Gurra banor i Thethit, thekson se ka disa vite që jeton në Shkodër, por në stinëne verës kthehet në shtëpinë e tij në Theth bashkë me familjen dhe punon tokën e paktë që ka këtu, duke mbjellur fasule e patate dhe shfrytëzuar frutikulturën e zonës. Blerim Gurra, shprehet se ka mbaruar gjimnazin, është i papunë dhe verës vjen në Theth ku ndihmon familjen e tij apo shoqëron dhe ndonjë turist, megjithëse në të shumtën e rasteve ato kanë harta dhe lëvizin me shoqërëuesit e tyre.

E përbashkëta e kërkesave të gjithë banorëve të Thethit është domosdoshmëria e përmirësimit të rrugës ekzistuese, e cila do të ndikonte së tepërmi në përmirësimin e kushteve për vizitorët e frekuentuesit e kësaj pike turistike. Për këtë shprehen dhe specialistë të turizmit. Kështu pedagogia e fakultetit marketing turizëm në universitetin e Shkodrës, Edlira Kruja shprehet se lidhur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Thethit është i nevojshëm të ruhet lloji i atij turizmi që ka nisur të zhvillohet këtu, që është një turizëm natyror i bazuar në superstrukturën ekzistuese dhe në grupimet që menaxhohen nga biznesi lokal familjar.

Ekoturizmi i mundshëm prë tu zhvilluar këtu duhet të jetë larg betonizimit. Lloji i infrastrukturës së këtushme është në harmoni me llojin e turizmit që zhvillohet pavarësisht se në infrastrukturën rrugore duhet të ndërhyhet në disa pika me zgjerim rruge, vendosje muresh mbrojtëse pasi në disa pika rruga përbën rrezik e vështirësi për automjetet, si dhe sheshim të saj duke mbyllur gropat. Kjo është e domosdoshme, së paku deri në hartimin e një masterplani zhvillimi për gjithë zonën e alpeve shqiptare, duke shkuar drejt një turizmi masiv. Për kryeplakun Prekë Harusha e rëndësishme është që njerëzit, po e kuptojnë se dhe këtu mes malesh mund të jetohet e sigurohen të ardhura si dhe po rritet interesi i vizitorëve, duke rikthyer kohët e dikurshme ku gjatë gjithë verës, Thethi priste mjaft pushues. Ashtu si dhe banorët e tjerë të këtij fshati turistik, apeli është për shtetin, që duhet të ndrërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës, pasi kjo do ndikonte shumë në turizëm.

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT