Turizmi në Qarkun e Shkodrës

0
1823

Vizitoni Qarkun e Shkodrës!

1. Kalaja Rozafa

Kalaja RozafaKështjella e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve“. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.
Kalaja Rozafa
Kalaja Rozafa është një destinacion interesant turistik. Në të fshihet legjenda e Rozafës, gruas që supozohet se u muros, që gurët e kalasë të qëndronin. Kalaja Rozafa, mendohet se është ngritur diku para 2400 vjetësh, por muret e saj mund të jenë edhe më të hershme.

Toponimia e Rozafës

Humanisti i shek. XV, Marin Barleti, në veprën e tij, “Rrethimi i Shkodrës” tregon se, ne gjuhën popullore (vernacula) ka kronika për dy vashat: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore, se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa“.

Lexo për më tepër rreth kalasë, duke klikuar këtu.

2. Vizitoni dhe pushoni gjatë verës në Plazhin e Velipojës

Plazhi i VelipojësGjatë sezonit veror, 35 km larg qytetit të Shkodrës, gjendet plazhi i bukur i Velipojës – një plazh mjaft i mirë dhe relativisht i mbajtur. Rëra e tij konsiderohet me përmbajtje jodi, e cila ka edhe veti shëruese.

Banorët e Shkodrës në përgjithësi i kalojnë këtu pushimet e verës, por nuk lënë pa shfrytëzuar edhe bregdetin e liqenit të Shkodrës, në zona tëw ndryshme të tij, e sidomos në Shirokë.

Velipoja Beach

Në plazhin e Velipojës janë bërë ndërtime të ndryshme, si hotele e lokale, ku shumë prej ndërtimeve janë bërë pakriter dhe pa plan urbanistik. Por ka filluar të vendoset një farë rregulli aty, që shpresojmë se do vijë duke u rritur.

Ndryshe nga shumë plazhe të tjera, plazhi i Velipojës është i gjerë dhe ka një hapësirë disa km përgjatë bregdetit adriatik. Ka frymëmarrje të mirë dhe ka filluar të frekuetohet viteve të fundit edhe nga turistë të huaj, e sifdomos nga qytetarë të Kosovës.

Lexo për më tepër: Velipoja Guide

3. Vizitoni Razmën – pikën turistike malore

Razma, Thethi, etj. janë disa pika turistike malore, që gjendehn në Malësinë e mbi-Shkodrës dhe përdoren si destinacione turistike për mjaft qytetarë shqiptarë dhe turistë të huaj, të cilët i tërheq ajrui i pastër i bjeshkëve.

Razma ResortNatyral Razma Resort ndodhet ne Razëm, pikë turistike alpine në largësi 40 km nga qyteti i Shkodrës.

Pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare, 50 km nga Thethi ne Veri-Lindje, 100 km nga Vermoshi në Veri-Perëndim,30 km nga Liqeni i Shkodrës në Jug-Perëndim, 70 km nga deti Adriatik (Velipojë) në Jug-Lindje.

Për më tepër, vizitoni: Natyral Rasma Resort – Official Website

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT