Skënder Drini (1935-2014)

0
911

Refleksione mbi Shkodrën

Koha Jone30.09.2002

Ky qytet të fut ne mendime të thella dhe të trishton. Të trishton sepse nuk jeton si nje qënie e gjallë, por si një arkiv që ngërthen në vetvete 2500 vjet histori. Dremit në këtë lëmsh të gjatë kohërash dhe mbrohet me këtë lëmsh të gjatë kohërash. Djepi i kulturës, djepi i kësaj dhe asaj… Mund të ketë qene po tani i ka mbetur fëmija në djep! E fikëm, e morëm në qafe kete qytet, duke e mbrojtur me histori. Ajo eshte kthyer ne menyre te ndergjegjshme apo te pandergjegjshme, në një nga ato maskat, qe u vene ne fytyre atyre qe do te ekzekutohen per te mos pare flaken e plumbave. Mund te kemi menduar edhe per keto maska si per nje humanizem komik. Çfarë nevoje kane për te denuarit, qe e dine qe do te vdesin pas disa minutash? Ajo maske eshte nje humanizem mashtrues, sepse, duke mos pare, u jep te denuareve disa minuta shprese, por, ne te vertete, i mban te parebeluar.

Trimat e kane flakur shamine maske qe iu lidhte syte dhe jane pushkatuar pa te. Ku jane keta trima sot? Si nuk e kupton kjo Shkodra, qe po fiket pak nga pak me sy te lidhur?… Jo, e kupton, sepse te gjithe flasin dhe ankohen per kete gje, por pakkush eshte i zoti te beje diçka. Me e keqja eshte se fikja, ketij qyteti po i vjen nga shume ane dhe kjo ben pothuaj te pamundur te gjesh cila eshte arma vrastare. Nga ana tjeter, kjo vjen edhe pse nuk duam te thellohemi, nuk duam te studiojme dhe te analizojme, nuk duam te trazojme gjerat e pabukura dhe atehere nuk na mbetet tjeter, veçse te rrime dhe te fshihemi pas historise.

Po, a mund te na mbroje gjithnje edhe ajo? Thuhet se po na mbyt nje urbanizem fshatar, po pse nuk themi qe krahas vlerave te padiskutueshme kulturore, artistike dhe civilizuese, qyteti ka vuajtur dhe me pare nga keto. Pjesa kryesore e qytetit, sidomos krahu mysliman, eshte mbajtur me tregti dhe me renten e tokes, qe nje pjese ishte e trasheguar, nje pjese ishte benefis turk. Pjesa katolike e qytetit eshte me e varfer sepse benefiset turke rrjedhin me pak ne ate drejtim. Deri ne prag te çlirimit te vendit, marredheniet e pronave te tokave me bujqit pothuaj i ngjajne marredhenieve gjysme feudale, te bazuara ne kontrata tradicionale gojore, te cilat rrallehere jane respektuar plotesisht. Kjo, sepse pronaret shkodrane te tokave, kane qene tolerante ne vjeljen e te ardhurave, qe ne shume raste ishte fakultative dhe qe me vone mbeti pothuaj krejtesisht ne doren e bujkut, qe i çonte pronarit aq sa i merrte mendja. Kjo ndofta eshte ne nderin e ketyre pronareve, te diferencuar ndjeshem nga pronaret e tjere te tokave, ne krahina te tjera te Shqiperise, po nga ana tjeter eshte nje tregues i terthorte i te kenaqurit me pak, me ate qe te bie ne dore.

Edhe marredheniet etiko-sociale mes bujkut dhe pronarit te tokes, jane me te ndryshme se ne disa ane te tjera te Shqiperise, ngaqe bujkun ne rrethinat e Shkodres dhe pertej tyre nuk mund ta fyeje, ta nenshtroje dhe ta poshteroje, nuk mund ta pengoje te kishte oxhak mbi çati, ose nuk mund t’i trazoje familjen sepse te vriste. Nje pjese e madhe e bujqve, ishin deri vone si pjesetare te familjeve te pronareve. Ata merrnin pjese rregullisht ne gezimet dhe hidherimet e tyre dhe ishin te mirepritur. Fshatari nuk kishte per te madhe t’i therriste beut, as agait nga dera e oborrit dhe te shtrohej kembekryq kater ore pas oxhakut. Merret me mend çfare mund te bisedonte ky fshatar ato kater ore aty! Kjo eshte mikpritje, kjo eshte bujari, fisnikeri dhe gjithçka mund te na shkoje neper mend, por mund te mos na shkoje neper mend, qe ky ishte nje rrafshim me mentalitetin fshatar dhe nje pranim i terthorte i atij mentaliteti. Qofshim te gabuar, por deri ne prag te çlirimit te vendit, nuk eshte Shkodra qe ben presion mbi fshatin, po eshte fshati qe ben presion mbi qytetin.

Po, nga ana tjeter, eshte e pakuptueshme si mund ta ushtroje kete presion kur deri shume vone kishte mbetur ne gjenezen e tij, ne nje prapambetje te llahtarshme! Nese kthehemi disa dekada prapa dhe kujtojme ato iniciativat e “famshme” per zhdukjen e zakoneve prapanike, do te kujtojme se çfare tablosh primitive nxorren ne drite ato. Deri ne vitet pesedhjete dhe ndofta me pertej, nje pjese e konsiderueshme e familjeve shkodrane mbante bageti ne shtepi dhe kishte edhe nje depo bari (kullen e sanes). Pra, marredheniet me fshatin ishin te panderprera, megjithese kishte ardhur nje kohe tjeter. Kush do ta justifikoje kete gjendje, thote qe bagetia dhe depoja e barit ne shtepi i perkasin koherave pas rrethimit te Shkodres nga serbo-malazezet, nga frika e perseritjes se nje urije te dyte, po ato mund te jene edhe me te hershme. Qarkullon nje shprehje per Shkodren, qe shumekush e pranon me teper krahun e dyte te saj, si per nje qytet, qe ka mbajtur mbi shpine dy mallkime, ate te kulles se sanes dhe te diktatures.

Po, pse aq katastrofik presioni i diktatures ndaj ketij qyteti, pse e diferencoi ajo nga te tjeret, megjithese aty ishte themeluar nje nga celulat e para komuniste? Sepse Shkodra e perqafoi ne menyre shume te zbehte luften nacional-çlirimtare dhe komunizmin, kjo sepse ishte nje qytet radikal ne pikepamje, sepse kishte nje mireqenie ekonomike relativisht me te larte se pjesa tjeter e vendit, sepse kishte nje ide me te qarte per eksperiencen sovjetike, fale kontributit te intelektualeve patriote nga fusha e klerit. Veç te tjerash, ketu e ka zanafillen terbimi i madh i diktatures ndaj klerit me vone.

Ankohemi shume ndaj te ardhurve te ketyre viteve te fundit se na shkaterruan qytetin dhe ky nuk eshte krejt i padrejte, po nuk vrasim mendjen te gjejme shkaqet. Ne nje vellim ne shtyp autori i ketyre radheve shkruan ne menyre alternative: “I ardhuri i keq e prish qytetin, ndersa te ardhurin e mire e prish qyteti!” Vetem nje pjese e vogel e te ardhurve ishin te keqinj, por nese ata e inonduan qytetin, gjeten mbeshtetje ne basifondet e tija. Ata zbriten nga malet ne te panjohuren dhe bene zullume, nje lloj si ajo pjese e emigranteve shqiptare qe u futen ne te panjohuren Europe dhe bene prapesira. Eshte e njejta tablo. Mafiozet shqiptare nuk mund te bejne asgje ne Itali e Greqi pa mafiozet vendas.

Pastaj harrojme diçka me rendesi, harrojme qe i kemi thirrur vete ata, i thirri demokracia, por i thirri keq, pa u krijuar asnje kusht. Pse te kete Shkodra sot gjakmarrje, pse ta huazoje prape nga keta? Kjo ndodh rishtaz per ate qe thame me lart, per presionin me te madh te fshatit mbi qytetin, se sa te qytetit mbi fshain, sepse Shkodra nuk e ka pasur tradite gjakmarrjen. Ajo ishte latente ne vitet e shtrenguara te diktatures dhe shpertheu me frymemarrjen e demokracise. Te ardhurit mbartin me vete nje gen “agresiv”, qe Shkodres i eshte zbehur nga tkurrja e gjate e diktatures, nga emigrimi i elementit me dinamik te saj dhe nga arsye te tjera. Mund te jete interesante nje konsiderate rreth atashimit te madh te Shkodres pas futbollit. Veç dashurise per kete sport ajo derdhi ate dinamizem dhe shpirt krijues, qe ishte e rrezikshme po te angazhohej e fusha te tjera. Te vetmet biseda te parrezikshme ishin ato per futbollin, por edhe ketu duhej njefare kujdesi per te mos share shume Dinamon e Partizanin.

Persa i perket genit “agresiv” te ardhurve nuk u duhet ta konsiderojne ilaritet mendimin, qe pas disa dekadash ai mund te kthehet ne nje element shtytes nese integrohet pozitivisht, nese merr ate qe duhet te marri dhe jep ate qe duhet te japi ne mjediset qytetare shkodrane. Shkodra eshte shquajtur ne rrjedha te shekujve per nje tolerance te mrekullueshme fetare. Ne kete qytet, qe erdhi deri ne prag te çlirimit me 25-30 mije banore, jetonin prane e prane njeri-tjetrit tre religjione te ndryshme, qe asnjehere nuk paten trazime serioze brenda vetes. Vleren e civilizuar te qytetit e rrit edhe me shume fakti qe aty punuan disa konsullata te huaja, roli i disa prej te cilave eshte tani mjaft i njohur. Po, perveç ndonje provokatori te vogel, ata nuk arriten te fabrikojne as tradhtare te medhenj, as spiune te medhenj dhe as zjarrvenes te medhenj te fese. Familje te medha te qytetit, pavaresisht nga perkatesia fetare, kishin kumbari me njera-tjetren, shkonin e vinin per festa dhe respektonin ritet e njeri-tjetrit. Ne ate kohe Shkodra nuk ishte e ndare ne braham, budista dhe indu, siç mundohet te beje shakara ndonjeri, duke nenkuptuar me ta, nje etalon te huaj per njeri-tjetrin.

As sot Shkodra nuk eshte e ndare ashtu dhe perjeton gjithnje nje tolerance te admirueshme fetare. Megjithate, ne mjedise jo dhe aq te rendesishme gjenden gjithnje njerez, qe rrine me veshet perpjete per te numeruar postet drejtuese ne pushtet, ne ekonomi, apo ne kulture, apo dhe ne sfera te tjera dhe per t’i ballafaquar ato me raporte fetare dhe kete gje jo rralle e bejne edhe ata qe e kane ne dore vendosjen e njerezve ne keto poste. Ilariteti, qe shkaktojne disa nga keta persona, qe zene keto poste, tregon qe ata qe rrine me veshet perpjete, nuk mendojne aspak per raportin mes njeriut te zot dhe te pazot, mes te aftit dhe te paaftit. Ne fund te fundit, ky eshte raporti i vertete shqetesues, sepse nje njeri i zoti ne nje post drejtues, nuk shqeteson askend me perkatesin e vet fetare.

Keshtu do te ishte nese muziken ne Shkoder ta drejtonte kompozitori Zef Çoba, teatrin Serafin Fanku, muzeumin studiuesi i njohur Vili Kasmi, biblioteken helenisti Gjon Shllaku, apo nese rektor i universitetit do te ishte biologu i shquar Dhimiter Dhora dhe drejtues i qendres se kultures muzikanti Ridvan Karakaçi. Disa nga personat e lartpermendur e kane kaluar moshen e punes, por u permenden si etalone te kultures, megjithese mosha e punes per nje njeri te shquar do te ishte mire te lihej ne doren e tij. Eshte pikerisht ashtu siç ben shaka nje humorist, kur thote qe askush nuk do te varte buzet nese si kryetar bashkie do te zgjidhej nje njeri i zoti, qofte ky edhe Dalai Lama! Njeri i zoti nuk te le “kohe” te mendosh per perkatesine e tij fetare dhe nuk e reflekton kete ne postin drejtues. E degjon me ore te tera Rrok Mirditen dhe as qe kujtohesh per religjionin e tij. Per te kujtohesh vetem si per nje njeri, qe e do kete vend, qe e do progresin dhe qe te nxit te kujtohesh se je shqiptar!

Ndonjehere se si mendon qe Shkodra nder mote ka qene e ndertuar si nje oaz mbi nje truall rere nga kane filtruar pa kthim njerezit dhe figurat me te shquara te saj. Pa u shtyre shume ne mote, se po te shtyhesh teper, ky filtrim do te ishte katastrofik, mund te themi qe Shkodra nuk ka qene ne gjendje te rikuperoje nje poet si Gasper Palin, nje potencial kritik si Qemal Draçinin, nje studiues si Arshi Pipen, nje aktor si Zef Jubanin, apo kompozitor si Prenk Jakoven dhe Tonin Harapin. Ku do ta gjejme me Luk Kaçen, qe e trajtuan aq poshtersisht dhe e moren neper kembe? Tinka Kurti eshte brenda kultures kombetare, duke jetuar dhe punuar ne kryeqytet, po e keqja eshte qe nuk ka nje binjake ne Shkoder! Dikush mund te thote, qe koha qe shkon monumentalizon, krijon shabllone monumentale dhe sikur te pengon te shohesh vlera bashkekohore, qe te sillen neper kembe. Edhe kjo mund te jete, por nuk eshte aq evidente per Shkodren.

E veçanta eshte, se emrat e lartpermendur jane talente dhe kapacitete te dala nga spontaniteti dhe jo nga nje politike e drejtuar kulturore-artistike. Shkodra ka vuajtur per kete lloj politike, por edhe nese ajo eshte sajuar gjate periudhes se diktatures, Shkodra ka qene vetem nje apendiks i ketyre politikave. Edhe pas çlirimit te vendit, Shkodra do te mbijetoje me “dhjamin” e vene nga shoqerite e shumta artistiko-kulturore fetare te paraçlirimit. Ne ato kohe kishte me dhjetera banda muzikore, per shembull, ne Shkoder, kurse sot nuk jemi ne gjenjde te ngreme ne kembe nje te vetme! Shkodra e ka pasur te ndjeshme nevojen e nje elite politike dhe deri ne nje fare mase e ka edhe sot, sepse nuk kane jetuar gjithnje politikane iluministe te permasave te Gurakuqit, Saraçit, Ivanajve, apo edhe te nje ministri me vizione te veçanta administrative, siç ishte Musa Juka.

Ndofta nuk eshte e tepert te thuhet, qe qyteti eshte qeverisur nga dy pushtete, njeri i emeruar dhe ne mjaft raste i perbere nga nje elite e kultivuar dhe tjetri honorifik, i mbetur si trashegimi e dyerve te medha, qe ne mjaft vite perbehej nga nje elite e pakultivuar, por qe ishte teper potenciale, se zoteronte pasuri te medha. Kjo elite kishte krijuar nje oaz vetekenaqesie rreth vetes dhe kishte nje fobi dhe nje frike rreth botes pertej saj. Duke qene e pashkolluar bota pertej ishte krejt e panjohur per kete elite dhe eshte ashtu siç thote E. Canetti per njeriun e pakultivuar, qe “nuk i trembet asgjeje me shume se te panjohures” (E. Canetti “Masse et puissance”). E panjohura e beri kete elite me 1880 te trembej nga hekurudha e pare ballkanike qe ishte menduar te niste ne Shkoder.

Sot Shkodra nuk e ka me kete frike, madje ka nje guxim te tepruar, por i mungojne shanset. Eshte nje qytet pasionant, sidomos ne politike, ku ndonjehere e ka kapercyer arsyen, por e ka mbledhur veten shpejt dhe ka gjetur ekuilibrin, siç e ka gjetur tani. Ky pasion futet ndonjehere ne fusha, qe nuk i takojne. Mezi u vendos ne bashki ngritja e monumentit te Karamahmut Pashes, sepse dikush ishte per monumentin e Zogut, dikush te Azem Hajdarit. Ne qender te qytetit eshte monumenti i Luigj Gurakuqit dhe fill pas tij rruga “Ahmet Zogu”. Nuk ka ndonje gje te keqe, por duhen kritere, sepse po u vendos si kriter te kenaqurit e te gjitheve, atehere duhen kenaqur edhe nja dhjete komuniste qe kane mbetur ne Shkoder, duke i vene ndonje rrugice emrin e ish-diktatorit.

Po, ne fund te fundit, eshte ekonomia ajo qe percakton gjithçka dhe ekonomia eshte keq. Ndofta shkodranet ishin enderrimtaret me te medhenj te demokracise, por ajo perveç nje emigracioni teper te shtrenguar, nuk u dha tjeter. Kjo, jo vetem per nje mungese pragmatizmi, apo edhe te nje tendencioziteti te qeverise socialiste, por edhe per mungesen e theksuar te imponimit te elites politike. Eshte pergjithesisht kjo mangesi imponimi, qe i jep pergjigje asaj pyetjeje, qe i mundon shkodranet pse nuk ka nepunes te larte dhe ministra nga Shkodra. Shkodra ndofta eshte aq e zymte sa duket ne veshtrim te pare, nuk eshte “e merdhitur” siç e klasifikojne pesimistet. Ka nje tendence ne rritje per te kerkuar ndryshime. Ka nje bashki dhe nje prefekture, qe po punojne me mire brenda tolerances politike. Ka nje perpjekje te intelektualeve per t’i hapur udhe Shkodres permes Malit te Zi drejt Evropes Qendrore. Po fillojne te kthehen pak nga pak te rinjte nga emigrimi, me qellimin per te investuar ne fusha te ndryshme. Evropa eshte gjithnje Evropa per shkodranet, por jo me, me ate ekuivalencen e dikurshme te parajses. Shkodra duhet te veshtroje perpara, pa e harruar kurrsesi te kaluaren e saj dhe pa e kthyer kurrsesi ne mit ate.


Homo ballkanikusi dhe vorbulla e ngatërruar ballkanike

Blaga Dimitrova, ndofta zeri me i fuqishem i poezise bullgare dhe qe e perjetoi dhunen serbe ne Kosove me nje tufe poezish te mrekullueshme ka shkruar nje ese filizofiko-poetike per njeriun ballkanik. E fillon ate duke treguar nje perralle te lashte bullgare: Zoti me traste ne krah e shperndan ate gjithandej tere te mirat e dheut. Kur arrin ne Ballkan i shpohet trasta dhe nga ajo bien shkembinj, luftera, fatkeqesi dhe thatesira. Ballkanasit mendojne qe meritojne dicka me te mire dhe i luten Zotit. Atij i vjen keq dhe u thote qe do t’u dergoje nje force te madhe qe t’u bejne balle te gjitha te keqijave. Blaga Dimitrova thote se Zoti i dhuroi ballkanasve te qeshuren, keshtu “ata shpetuan nga goditjet e fatit fale gazit te shendetshem”. Duke qene bullgare, nga vendi i te famshmit Baj Gano Ballkanasit, Blaga Dimitrova nuk ka se si te mos i jape te qeshures nje peshe hiperbolike, por ajo eshte sarkastike, e dhimbshme dhe e trishtuar ne esencen e saj ashtu sic ka qene historia e Ballkanit.

Po a mos i ka rene nje pjese homo ballkanikusit me shume histori se sa i kane mbajtur supet? Si e perballoi ai ate? Me harrese? Me humor dhe me nje qasje specifike te se kaluares, qe nenkupton edhe trillimin e disa momenteve te saj nepermjet fetishizmit te folklorit? Dimitrova endet neper te gjithe Ballkanin, perpiqet te perfshije ate, por fatkeqesisht ngulet se ngulet ne Ballkanin bullgar. Ky eshte nje pjese e kontinentit qe kishte nje ze bubullues ne lashtesi dhe nje tonalitet modest ne koherat moderne. Tonusin e Ballkanit e ka dhene nacionalizmi primitiv dhe vullkani qe e nxirrte kete llave endogene ishte jashte Bullgarise.

Ne asnje nga popujt e Ballkanit nuk mund te perjashtohet nacionalizmi, por deri me sot askush nuk e ka marre mundimin ta diferencoje ate ne difensiv dhe ofensiv. Europa e ka trajtuar nacionalizmin ballkanik sipas momenteve te historise se Ballkanit dhe si i ka interesuar asaj. Preferencat e saj ose e kane zbutur, ose e kane ashpersuar nacionalizmin ballkanik. Europa e shekullit tjeter nuk e ka pranuar nacionalizmin difensiv, ose ka anashkaluar, ose ne rastin me te pare e ka barazuar me nacionalizmin ofensiv. Kjo ka ndodhur se e ka shkaktuar vete ate, duke e
marre me “rregullim” shtetesh dhe me crregullim kombesh. Nacionalizmi ofensiv u be strehe e kombeve te vegjel duke e modeluar mbi fajet qe kishin bere fuqite e Medha Europiane.

Por as per te nuk mund te thuhet se ka qene gjithnje i paster dhe i pafajshem. Duke mos pasur mundesine e konfrontimeve frontale, shpesh here ka qene i detyruar te perdori metoda te dyshimta dhe te pakultivuara, qe kane evoluar ne ditet tona ne vendosje bombash, ne atentate dhe ne rrembim personash. Krejt tjeter eshte nacionalizmi primitiv, qe i ka pasur te gjitha mundesite e konfrontimeve frontale dhe qe e ka pasur dhe vazhdon te kete qendren ne mes te sllaveve te jugut. Platforma e tij eshte e mbeshtetur mbi pushtimin, sllavizimin he ne konvertimin me fene perkatese. Fatkeqesisht keto jane te thena fare qarte ne kodikun e famshem te nje bashkekombasi te lashte te Blaga Dimitroves, ne kodikun e Stefan Dushanit.

Por evoluimi civil, europian dhe human i Bullgarise, megjithese edhe ajo ka mesjeten e saj ne marredhenie me fqinjet, as qe mund te krahasohet me Serbine, ku shekujt jane ndryshkur nga aciditetet e urrejtjes etnike. Nje kapitull me vete mund te jene marredheniet e Bullgarise me Turqine, por as per kete nuk mund te thuhet saktesisht se ku fillon faji i njeres dhe ku mbaron i tjetres. Nacionalizmi ofensiv eshte ushqyer nga mitet dhe nga historia e deformuar. Eshte e udhes te thuhet ketu, qe mitet dhe historia e deformuar kane pasur fuqi dermuese aty ku nuk e kane pasur kete fuqi arti dhe kultura.

Keshtu Greqia, nuk eshte se nuk ka pasur nacionalizem ofensiv, por nuk ka pasur kultin e diteve agresive, sepse ato i ka dominuar Homeri, Eskili, Sofokliu dhe Euriopidi, i ka dominuar Platoni dhe Sokrati. Serbia, duke pasur fatin “e mire” te mos kete nje plejade te tille te kultivuar eshte udhehequr me nje ndergjegje te qete nga instikti i kulteve primitive. Po, ato nuk mund te arrinin deri ne ditet tona pa nje ndergjegjesim te detyruar, qe fillonte me lindjen e serbit dhe mbaronte vetem me vdekjen e tij. Ne Greqi ka ekzistuar nje Megali Ide, qe ne nje fare menyre ekziston edhe sot, por kjo nuk ka qene aq shqetesuese, sepse nuk ka qene filozofia social-politike e nje kombi te viktimizuar, qe kerkon revansh, sic jane paraqitur serbet. Me nje fjale, grekerit mund t’i prije Megali Idea, por mund te rrojne edhe pa te, ndersa ne gjithcka qe mund te hidhet ne leter eshte shkruar qe serbet nuk kane pse rrojne pa Kosoven, pa Hercegovinen, pa Vojvodinen, pa veriun e Shqiperise, pa Malin e Zi dhe daljen ne Adriatik. Pas Luftes se Dyte Ballkanike kufiri i Shqiperise u rrudh dhe jashte saj mbeten treva te gjera me nje popullsi, qe megjithese ra nen perandorine turke, prapeseprape kishte qene disi me e privilegjuar se Serbia, Greqia dhe Maqedonia.

Kuptohet qe ketu flitet per Maqedonine si popullsi, sepse ai shtet nuk ekzistonte. Kjo popullsi u detyrua te mbante ne kurriz nje presion te trefishte shteteror, fetar dhe etnik. Blaga Dimitrova thote qe homo ballkanikusi eshte nje njeri ne udhe, nje njeri qe iken pa ditur fort mire se ku po shkon. Kjo ndofta eshte tipike per Bullgarine e pas
Luftes se Dyte Boterore, sepse perpara saj ikja dhe migrimi nuk kane qene fort ne mode. Por nese mbeshtetesh tek poetesha Dimitrova bullgaret kane ikur megjithese nuk kane qene te roberuar, kane ikur nga halle te tjera te jetes, ndersa shqiptaret kane mbetur ne trojet e veta megjithese kane qene te roberuar. Po te ndjekesh logjiken e Dimitroves
homo Ballkanikusi qe mbetet ne vend eshte me i lavdishem se homo ballkanikusi qe nis mergimin, por ky i fundit duhet te jete sipas asj dicka me afer botes, se sa ai qe rri ne vend te vet. Ajo ka parasysh emigracionin bullgar dhe ballkanik te pas Luftes se Pare Boterore ne Amerike dhe Australi, qe eshte fare pak i ndjeshem ne Shqiperi. Por
heroikja dhe gati e pakuptueshmja nuk eshte te Shqiperia por te kosovaret, te shqiptaret nen maqedonasit dhe shqiptaret e Epirit. Ata iken vetem gjate Luftes se Ftohte, kur ikja u be mode dhe kur ikja e kishte te sigurte kthimin.

Popujt e tjere te Ballkanik nuk kane ikur. Edhe ata kane pasur dhe kane nje nostalgji te madhe per vendlindjen,
edhe ata betohen se do te kthehen nje dite, por nuk kane per t’u kthyer. Dimitrova e hpjegon kete me intimitete sociale jo fort te qendrueshme, sepse perpara tyre qendrojne problemet e mprehta te politikes dhe te ekonomise. Sipas saj, ai qe iken nuk mund te kthehet sepse ne vendlindje “te gjithe e njohin se kush eshte, nga c’shtepi e varfer ka dale, se c’halle ka. Atje eshte e pamundur te ngrihet mbi te tjeret pa u bere objekt talljeje dhe zilie”. Eshte interesant te kujtojme se deri ne prag te perfundimit te Luftes se Ftohte shqiptari nuk ka ikur si ballkanasit e tjere, ka ikur vetem, natyrisht duke shkaktuar nje trishtim te madh tek familja dhe gruaja me te cilen eshte martuar dy nete me perpara. Ai ka ikur vetem per te pasur nje garanci brenda vetvetes se do te kthehet. Por kjo garanci fatkeqesisht nuk i ka qendruar kohes as te shqiptaret, te cilet te mbeshtjelle ne vorbullen e eger te nje qyteterimi tjeter mbeten ne shumicen e rasteve ne mergim dhe shkaktuan tragjedi ne vendlindje.

Ne letersine bullgare dhe vecanerisht ne poezi “rruga” eshte koncept kyc. Sipas ketij koncepti njeriu e zbulon identitetin e tij ne rruge. Ne rruge ai zbulon kulturen e tij ne konfortim me te tjeret, karakterin dhe cilesi te tjera. “Njeriu eshte njeri kur eshte ne rruge”, thote poeti bullgar P. Penjev. Po, si qendron kjo para konceptit tjeter me te lashte “Guri peshon rende ne vend te vet”? Blaga Dimitrova e thjeshtezon shume problemin duke e pare ate vetem ne fokusin e marredhenieve te individit me shoqerine. Ku jane marredheniet e kombeve dhe kombesive mes njeri-tjetrit? Edhe Bullgaria ka pasur nje problem te tille, po te kujtojme minoritetin turk qe jeton aty. Edhe aty
marredheniet e individit me shoqerine jane perdorur per te neglizhuar marredheniet mes kombeve dhe kombesive, por duhet thene se atdheu i vertete i djallezise per kete ka qene Jugosllavia. Nese do te vihemi te kerkojme te caren e pare te vertete mes kombeve dhe kombesive. Popujt e Jugosllavise u angazhuan ne Luften Nacionalclirimtare gjoja me nje sinqeritet te madh internacionalist dhe e perfunduan ate me nje urrejtje te pashembullt ndernacionale. Pas disa dekadash te njejten gje arriti edhe pluralizmi, qe ne vend qe te sherbente per thellimin e demokracise dhe te drejtave te njeriut, sherbeu per ringjalljen e dhunes etnike.

Ne Jugosllavine e Titos ligji themeltar i Republikes se Maqedonise quhej “Kushtetuta e maqedonasve dhe e shqiptareve”. Pas shkeputjes se Maqedonise shqiptaret u hoqen nga ky emertim dhe u perjashtuan keshtu si element shtetformues. Nacionalizmi maqedonas eshte menduar si difensiv, por ne te vertete kishte nje karakter ofensiv te kamufluar te tipit bizantin. Po shpeshhere maqedonasit nuk kane pyetur as per kete kamuflazh. Do te ishte me interes nje krahasim me Malin e Zi dhe Serbine. Me mijera klandestine e kane kaluar kufirin shteteror te
Jugosllavise ne periferi te Hanit te Hotit per te bere tregti me Malin e Zi, por ushtria serbe, megjithese armike me shqiptaret nuk vrau asnjerin prej tyre. I kapi, i grumbulloi dhe i ktheu prapa, ndersa me dhjetera jane shqiptaret e vrare me kufirin maqedonas. Te gjitha ata kane shkuar gjakhumbur fale pergjegjesise se shtetit shqiptar.

Nuk mund te pergezohen shqiptaret per aktet e dhunshme te koheve te fundit, por nga ana tjeter nuk duhet konsideruar si je zgjim i befte pas nje shtypje te gjate dhe latente, sepse ne presionin etnik maqedonas ka zhvillime te reja, qe synojne t’i menjanojne shqiptaret nga pozicioni ekonomik qe mund te arrijne nga privatizimi iekonomive te medha shteterore. Pengesat qe u nxirren shqiptareve jane aq irrituese saqe ato nuk mund te mos ngjallin revolte. Por per dhunen e shqiptareve nuk kane pergjegjesi vetem maqedonasit, por edhe vete elita politike shqiptare ne Maqedoni.
Partite politike shqiptare jane konfrontuar pothuajse me shume me njera-tjetren se sa me maqedonasit.

Dhuna e koheve te fundit e shqiptareve ne Maqedoni eshte pothuaj nje vetegjyqesi si dhe nje pergjigje ndaj politikes elitare te partive politike shqiptare, qe kane lidhje te dobeta dhe influence te dobet mbi shtresat e ndryshme te
popullsise shqiptare ne Maqedoni. Karrierizmi politik ngushellon nje grusht njerezish, por ai nuk mund te perligje shtresat e gjera te popullsise shqiptare qe ka synime te tjera. Blaga Dimitrova ne esene e saj ka konturuar nje ballkan poetik, sepse vetem keshtu ishte e zonja ta shihte ajo. E ka konturuar me ndershmerine dhe humanizmin e artistit te madh qe anakronizmin e kohes e sheh si nje ekspoze muzeale. Po Ballkani eshte tjeter gje. Ballkani eshte prova e mundimshme per etapat qe duhen kaluar deri te civilizimi bashkekohor.

Homo Albanikus

Eshte apo nuk eshte ballkanas Homo Albanikusi? Me Europen kaq prane, here duket si nje rastesi ballkanike, here si nje kalimtar disi i vonuar ne kete kontinent te lashte. Por per te mund te nderrojne situatat brenda oresh dhe ai te tregoje rrenje te sterlashta qe kane thithur gjithe vjetersine e hidhur te Ballkanit. Pas tre ditesh ai mund
t’i bjere romes pash e pash, sikur te kishte lindur diku rreth koloseut. Pas tre ditesh ai mund te pije nje kafe ne Pikadili pa e care koken per famen e dinastise se stuarteve. Pas tri ditesh ai mund te futet ne Luver krejt i bindur se do te gjeje njeriun nga stergjysherit aty. Por per keto tri dite te famshme nuk i dihet sa vagona me cimento ka ngarkuar dhe shkarkuar. Por, ai ka edhe nje dite te katert dhe kjo eshte dita e vendlindjes ku ai mund te nxjerre armen dhe te marre gjakun, apo te shkaktoje nje masaker. Homo Albanikusi eshte i tille, qe mund te perfshije Europen per tri dite dhe pernjeheresh te largohet prej saj tre mije vjet. Gjithsesi ai ka arduar pothuaj deri ne gjysmen e shekullit te kaluar si nje patriark i madh sepse gjyshin e kishte ne Mal te Zi, vellain ne Kosove, xhaxhan ne Tetove dhe kunatin ne Janine. Homo Albanikusi eshte nje trung me dege te krasitura nga kopshtaret evropiane, qe jane cuditur me rivalitetin e tij. A mos duhet te jesh i varfer, qe te jesh vital? Me homo Albanikusin biosociologjia moderne eshte perpara nje prove paradoksale.

Homo Albanikusi ka ardhur deri ne gjysmen e shekullit te kaluar si nje trinitet: bese, burreri, bujari! A nuk eshte disi e cuditshme qe te trija keto fjale fillojne me te njejten germe? A mos ka ndodhur qe duke qene te peraferta jane “rrokollisur” mbi njera-tjetren dhe kane krijuar njera-tjetren? Gjeja me e veshtire qe mund t’u shpjegosh te huajve eshte institucioni i beses. E shumta ata mund te afrohen deri tek ideja e garancise dhe e garantit. Fqinjet e
Homo Albanikusit nuk e kane kete trinitet dhe kjo nuk eshte nje mburrje e tij, por dicka e vertetuar nga te gjithe te huajt qe kane pershkruar ballkanin, qe nga Elvira Celebi deri tek Durhami. Madje ky trinitet do te ishte i panevojshem, i demshem dhe frenues per fqinjet e tij. Besa do t’i pengonte ata per te bere pushtime dhe grabitje. Armiqte e Homo Albanikusit bujarine e tij e shpjegojne me te kaluare e nje populli nen perandorine osmane, qe ishte i detyruar t’i shtronte sofren kujdo qe i mesynte deren.

Po, pse nuk jane bujar disa vise te tjera te Ballkanit me nje raja me te poshtruar nen osmanet se sa Homo Albanikusi? Sot, si gjithe ballkanasit edhe ai eshte ne rruge. Sot ka dy kategori mergimtaresh: te rrenuarit dhe te pasurit. Te paret kerkojne nje zgjidhje per jeten, te dytet kerkojne siguri. Nuk e di ku shkon, sepse nuk ka mundesi te zgjedhe. Anjehere nuk ka pasur mundesi te zgjedhe. Kur ka tentuar i kane vjedhur voten. Gjithcka i ka ardhur e gatshme. Keshtu
do t’i vije edhe statusi i Kosoves. Madje as demokracine nuk arriti ta zgjidhte si duhet, sepse ajo i erdhi pothuaj e modeluar. Homo Albanikusi eshte nje njeri i ngaterruar qe e ka me te veshtire pranimin, se sa perjashtimin. Askush nuk eshte profet ne vend te vet. Kjo eshte shume ballkanike, eshte dhe shume shqiptare. Shqiperia i ka merguar profetet qe tek De Rada dhe deri tek Fan Noli. Kur nuk e pranoi kete te fundit si profet zor se mund te pranoje nje tjeter. Ose mund t’i pranoje perkohesisht. Karlajli (T.Carlyle) ne nje veper te tij ka zgjedhur vetem nje njeri si profet, Muhametin.

Ne politike Homo Albanikusi duket se i eshte larguar monoteizmit dhe po mban dy profet. Kjo eshte me demokratike, me pluraliste. Po, nuk ka asnje garanci qe Homo Albanikusi te mos zemerohet dhe te mos i mergoje edhe ata. Pas kesaj vendi mbetet pa asnje profet si ne zanafillen e njerezimit. Duket sikur Homo Albanikusi nuk e sheh shume te nevojshme ligjin dhe demokracine e mirefillte ne vendin e vet, sepse ka trasheguar te ashtuquajturen “rremuje ballkanike”, sipas se ciles rrezikohet shume, por jetohet shpejt dhe fitohet shpejt. Cilindo qe e merr malli per demokraci te
mirefillte ajo mund te perdoret si vend vacanarisht demokratik, per te marre mesime qe nuk aplikohen dhe per te bere pushime demokratike, per te marre mesime qe nuk aplikohen dhe per te bere pushime demokratike.

Homo Kozmopolitikus

Nje “Patriot” i koheve te fundit shprehet: “Qyteti me i dashur per mua ne Shqiperi eshte Parisi!” Ky aforizem eshte pak a shume kuinesenca e kozmopoliteve ketu ne Shqiperi. Ata nuk jane te shumte, por nuk jane edhe te rralle, nuk jane vetem te nje shtrese, por dy shtresash. E uleta mendon si romaket “Omni patria, omni bene” (Ku eshte me e mira eshte atdheu) por edhe kozmopolitizmi i tyre nuk eshte aq i sakte, sepse kishin ndertuar nje perandori te madhe, pra gati si nje atdhe te vetem, kur romaku e ndjente veten nje lloj si ne rome, si ne Kartagjene.

Kozmopolitizmi i shtreses se ulet eshte material, kozmopolitizmi i shtreses se larte eshte shpirteror. Protozoaret e kesaj shtrese sikur i ka hedhur era rastesisht dhe jane fekonduar po keshtu ne Shqiperi. Po ata mund t’i joshte era ne Segal, ne Island dhe Taivan. Per kozmopolitin e shtreses se larte atdheu eshte nje rastesi dhe deri sa eshte keshtu a duhet te kete gjithe ate hyjnizim? Atdheu eshte nje nocion qe e ngushton boten dhe pengon bashkimin e saj. Kozmopolitet e shtreses se larte mendojne qe nuk mund te hyhet ne Europen e Bashkuar me nje koncept radikal per atdheun. Ky koncept duhet shkaterruar deri sa atdhetari te vije deri tek njeriu universal.

Njeriu universal mund te kete vend ngulimi, por nuk mund te kete atdhe. Pastaj njeriu universal mund te mos kete nje vend ngulimi te perhershem. Fantazia te ofron mundesine te shohesh turma milioneshe qe nderrojne vend ngulimet ng Poli i Veriut deri te i jugut. Kozmopoliti i shtreses se larte eshte nje njeri i merzitur nga folklori, nga historia, nga monokultura, nga festat kombetare dhe nga kuzhina shqiptare. Ai ka nje urrejtje te terbuar kundrejt tasqebabit, turlise, corbes dhe byrekut. Pothhuaj gjithe vitin ai ushqehet me shnicell kinez. Ai e urren diktaturen e kalua vetem per faktin sepse “i dha jetes karakter folklorik dhe e mbuloi vendin me qeleshe te bardhe”. Ai do te ishte io lumtur sikur ta dinte qe emri i saj nuk eshte qshqip dhe vjen nga fjala turke “kele”, koke. Ai ka nje alergji teshtitesi ndaj muzeumit dhe e quan krenarisht morg. Po, a nuk ka muzeum Amerika, vendi me “kozmopolit” ne bote? Po, por sipas tij kjo eshte kalimtare, sepse vetem muzeumet e Amerikes do te futen ne muzeum! Homo kozmopolitikusi shqiptar po mbledh firma per te nderruar hymnin kombetar dhe flamurin kombetar. Hymni duhet te kete karakter universal dhe flamuri duhet te jete ai i kombeve te bashkuara. Ai nuk eshte i lumtur sepse e ka te trazuar edhe jeten intime. Nuk e ka mire punen me gruan, sepse ajo nuk eshte e huaj dhe ka nje emer, qe mos e pyet! Po, si djallin e kishte marre ate grua me ate emer? Lere pastaj qe ajo eshte kokeforte dhe nuk i degjon te nderroje emrin. Po, cfare eshte emri? Nje hicgje!

Te gjithe aktoret e medhenj i nderrojne emrat! Pergjithesisht Homo Kozmopolitikusi shqiptar eshte nje lloj mazhordomi i te huajve qe vijne ne Shqiperi. Po, njeriu ndien nje cudi kozmike, kur e degjon te flase me ta me nje patos te vertete atdhetar, per gjithcka ka mohuar perpara shqiptareve. Cfare eshte? Nje snob? Ai flet me te huajt ashtu, sepse e di cfare u intereson dhe se nuk mund t’u flase atyre per vendin e tyre. Duke i pare te gjithe keto nuk kemi pse cuditemi qe publicisti kozmopolit shqiptar nuk ka shkruar asnje rrjesht per Kosoven dhe qe nuk di se ne cfare pjese te rruzullit tokesor bie fshati Tanush. Te shkruash per ta ai e konsideron nje veprim te nacionalizmit vulgar. Sipas tij popujt e roberuar duhet te presin universalizmin e mendimit qe te clirohen. Po, gjithnje sipas tij, mund te kete edhe popuj qe nuk meritojne te clirohen. Mos ka parasysh shqiptaret kur flet keshtu? Te le te dyshosh. Ai ka simpati per politiken shqiptare “sepse nuk eshte mall vendi”. Pergjithesisht ai eshte njeri i lumtur dhe qe i ecen, po e ka
pisk me pikat kufitare. I urren ato, sepse ngado qe do t’i kaloje do t’i regjistrojne vendlindjen. Kjo e trazon mjaft, sepse i kujton qe vendet e tjera nuk kane hequr dore nga nacionalizmi.

Mars 2001

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT