Kur është hapur shkolla e parë shqipe?!…

0
861

P. DONAT KURTI, O.F.M. – “SHKOLLAT” 

At Donat Kurti Ne ndërgjegjen kolektive shqiptare është ngulitur nga shkatërruesat e saj viti 1887. Kaluan më shumë se 10 vjet që populli i Republikës së Shqipërisë është i lirë dhe kjo gënjeshtër akoma nuk është zhdukur nga kujtesa historike e Kombit.

PSE?
Para shume vjetesh kur une i beja pyetje babait tim se si eshte e mundur qe shkolla e pare shqipe te jete hapur aq vone kur shtetet fqinje kishin vite qe ishin te pavarur.
Ai me pa ne sy dhe me tha:

E verteta eshte nje tjeter: Shkolla e pare shqipe eshte hapur shume me heret por e kane hapur ata qe nuk duhet ta hapnin sipas udheheqjes sone te ndritur.
Me kaq u mbyll kjo bisede te cilen une nuk e harrova dhe kur ne 1993 me ne fund lexova nje material te shkruar se shkolla e pare ku mesohej shqip ishte hapur 249 vjet perpara asaj te Korces mbeta i ngrire.
249 vjet perpara!
Mire komunistat mendova qe nga barbaria nuk kane krahasim, por sot pse nuk perpiqet kush ta zhduke nje here e pergjithmone ate genjeshter?
Kjo pytje ishte ne vitin 1993.
Sot jemi ne vitin 2002 e kjo genjeshter mbreteron akoma ne kujtesen historike kombetare.
Ky eshte nje shembull i mjerimit shperteror qe na lane komunistat qe per mjerim tonin jane akoma ne pushtet.

Si qendron e verteta?

Më poshtë po citoj pjesë të shkëputura nga një shkrim i martirit shqiptar P. DONAT KURTI, O. F. M.
Vepra Kulturale e elementit katolik në Shqypni

(botim i “Hyllit te Drites” dhe ribotim i “buletinit katolik shqiptar“, 1993)

Pë më tepër: At Donat Kurti – Wikipedia

Shkollat

Ma të parat shkolla, mbas të bierrunit te autonomis në Shqypni, kjenë, per sa dijm na, tre shkolla e Pdhanës, e Blinishtit e Shkodërs.

Në vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshë per të mirë të vendit nji punës ne veshtrim të plotë kultural, tuj çilë shkollen fillore në Pdhanë, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekë me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde të largta të Zadrimës, qi me më zi qi pritshin me i çue fmit e vet. Numri i xansave të jashtem pat mrrijtë deri në 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do të kenë pasë edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posë uratve xëshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollë e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.
Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillët mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.

Në vjetë 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanë per të, se ka gjasë se gjindet edhe sot” (1702?)5

Nji vjetë mbas themelimit të shkollës së Pdhanës d.m. th. në vj. 1639 kje çilë prej fretenve të kuvendit të Troshanit nji tjeter shkollë në Blinisht drejtori i së cillës kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

Me shka duket,kje nji shkollë mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posë kndimit e shkrimit xëheshin edhe landë tjera, posaçe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarët çuditeshin per perparim, qi bahej n´at shkollë; por anmiqt ishin të panumer e në vj. 1640 rejtorin e ksajë shkolle e gjëjm në burg7 tuj psue mundime të mdhaja. Ka gjasë se kjo shkollë smujt me vijue gjatë, pse P. Karli kah mbarimi i ksajë vjete njehet nder msuesa në shkollë të Pdhanës.

Në vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. çilë në Shkodër nji shkollë private e mson fmit e tregtarve e të pasanikve.

Nji qi i ka përpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaçe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrë me mend, se c´vlerë paten kto shkolla per shpirt të shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.

Por kush mundet mandej me dyshue, se në to shkolla nuk flitej shqyp? Në çë mndyrë katundari i padishem i ndiqte me zell, në kje se s’ merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetë prej atyne puntorve të palodhshem, prej atynë msuesave ë kujdesshem, na dishmojn kjartë,se ato shkolla s’kjenë mjete të hueja per me imfuencue në shpirt të popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt të naltuemt e moralit e shkasin kahë kultura, e kta tash gadi 300 vjet.

Kta rnsuesa kjenë, qi me 20 prill 1711, të ndimuem e të nzitun prej Papës shqyptar, Klementi XI ngrehen në Romë në kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhë shqype, per me i ba gadi misjonarët e huej me mujtë ma letas me vyejtë vendit tonë; e njatëherë kur së mendote kush per gjuhë shqype e per zhvillim të sajë, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.”

“Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin të vogla e primitive, prandej nuk asht per t’ u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per të hapun të kulturës. Nji msues perfaqsote nji shkollë në vedi. Ende sot, si në shëj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.

E perkohshmja “Perparimi” i rreshton emnat e msuesave ma të njoftun me ket rend: Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.”


Ky është një botim i vitit 1935 dhe unë po thërras:
PSE o Shqiptarë lejoni që barbarët komunistë akoma t’ju mohojnë te verteten?

Se kush eshte ky studiues e martir qe te paktit nga ne e njofin jo per faj te vet mund te lexoni ketu: Phoenix

Një pjesë, më lejoni ta citoj:

“Atë Donat Kurti vdiq 18 vjet më parë, më 10 nëntor 1983. Edhe vdekja e tij, ashtu si dhe jeta, qe e varfër dhe e frikshme. E mbesa, Riti Radovani (Toska), duke sjellë ndërmend atë ditë të dhimbshme, me lot në sy e më një zë që i dridhet thekson: “Mua më paraqitet si një film bardh e zi dita e 11 nëntorit 1983. Shumë njerëz dëshironin të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të tij, t’ia shihnin për herë të fundit atë fytyrë fisnike t’ia puthnin atë dorë, që kishte shkruar aq shumë për kulturën shqiptare, por …shumë pak erdhën. Frika e persekutimit, kjo ndjenjë e keqe që e shkatërroi këtë komb, bëri që të mohohej njeriu i zemrës dhe i shpirtit” (shih, Florenca Jakova (Radovani), Atë Donat Kurti, jeta e vepra, temë diplome, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Letërsisë, 1999).

Për vdekjen e këtij dijetari nuk u shkrua asnjë rresht. Atij, siç iu mohua jeta, iu mohua edhe vdekja. Si datë vdekjeje merret viti 1969, pra, bëhet i vdekur 14 vjet përpara (shih Robert Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, Tiranë – Pejë, 1997, fq.378).

Por, fatmirësisht, atë që nuk e bëri shqiptari e bëri i huaji. Para 3-4 vitesh në Gjermani u zhvillua një Simpozium i gjerë në shkallë ndërkombëtare, për Epikën heroike. Karrigia, ku ishte shkruar emri i Atë Donatit, e zbukuruar me një tubë lule shumëngjyrëshe, ndejti e pazënë në të gjitha ditët e tubimit… Kjo shenjë nderimi ishte mirënjohja dhe respekti që kishte bota e qytetëruar për të. Kjo ishte njëkohësisht dhe një qortim për ne, duke vërtetuar më së miri thënien lapidar të prof. Skënder Luarasit, se: “E gjithë bota i ndërton heronjtë prej balte, ne i kemi dhe i hedhim në baltë”.

Në sa po jepte shpirt ky njeri i bekuar, la amanet vetëm tri fjalë:

Dashuri!, Vëllazëri !, Mëshirë ! Ishte mesazhi i fundit i shpirtit të tij fisnik, mesazhi i një dijetari të martirizuar, që e deshi aq shumë popullin dhe atdheun e vet e që për ta arriti deri në flijim…”


Te nderuar shqiptare, kudo ku jeni, ka kaluar koha e ne duhet akoma te Rilindim?
Përshëndetje vëllazërore,

Anton Ashta, Prill 2002.

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT