Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë

3
5407

— nga Përparim Rexhepi

Ngritja e flamurit në Kala Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe atyre shqiptaro-turke nga ana tjetër, për të përcaktuar se kujt do t’i mbetej Shkodra. Një betejë me shumë të vrarë, me lagjet myslymane krejtësisht të shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t’i mbetej qyteti.

Ngritja e flamurit shqiptar në Kalanë e Shkodrës

Ndersa perfaqesuesit e vendeve evropiane ne ate 15 dhjetor te vitit 1912 po zinin vend ne tryezen e bisedimeve te Konferences se Paqes ne Londer, qe do te vendoste edhe kufijte e Shqiperise, ne cepin verior te saj luftohej. Lufta ne Shkoder kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftes ballkanike. Ne kohen qe konferenca e Londres po celej, Shqiperia kishte vetem dy jave qe kishte shpallur Pavaresine, nje nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te perqendrohej mbi te gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodres dhe Janines.

Konferencen e Paqes kishte vendosur ta shfrytezonte edhe Mali i Zi. Pikerisht per kete kishte vendosur qe t’i intensifikonte sulmet kunder Shkodres. Mbreti Nikolla kishte vendosur t’i vendoste Fuqite e Medha perpara nje fakti te kryer: Shkodra e pushtuar duhej t’i ngelte Malit te Zi.

Pas vendimeve te te dyja paleve, lufta qe kishte filluar qe nga tetori do te intensifikohej, sulmet dhe qendresa do te beheshin gjithmone e me te ashpra. Gjithcka do te mbaronte vetem ne prill te vitit 1913, me nenshkrimin e nje marreveshjeje. Qyteti do t’i kalonte per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj do te behej pjese e Shqiperise.

Ne tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria shqiptare ende nuk ishte krijuar, keshtu qe shqiptaret ishin te detyruar qe te shfrytezonin edhe rezistencen e ushtrise turke kunder ushtrive te aleateve ballkanike. Nderkaq, ne strukturat e ushtrise otomane apo turke ishin te inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizame (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca territoriale), etj. Vetem ne Elbasan, Janine, Kosove e Manastir, llogariteshin me shume se kater divizione me redife shqiptare, pa shenuar edhe numrin e konsiderueshem te vullnetareve dhe luftetareve mustafez. Gjate luftes forcat shqiptare u inkuadruan ne dy divizone; i pari qe u dergua ne Shkoder u kompletua kryesisht nga Shqiperia e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri qe u dergua per te mbrojtur qytetin e Janines, u kompletua nga Shqiperia e Jugut.

Ne krye te gjithe forcave shqiptare, redife, mustafez dhe vullnetare ishte gjeneral brigade, Esat Pashe Toptani, i cili ishte njekohesisht edhe zevendeskomandat i Korpusit te Shkodres. Komandant i te gjitha trupave, qe perbenin efektivin e Korpusit e Shkodres, ishte kolonel Hasan Riza bej, nje nder oficeret me te pergatitur dhe me te afte te ushtrise turke.

E gjithe ushtria malazeze e mbret Nikolles, me te kater divizionet e saj dhe tri divizone serbe “Drini 1″, Drini 2” dhe “Shumadija”, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplane luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodren. Serbia perdori per here te pare ne kete lufte, te vetmen skuadrilje te avioneve luftarake qe kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodres, u rrezua.

Ne prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 tetor, 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqiperise, me nje popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe nje nyje me rendesi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne kete qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarise, Rusise, Greqise, Italise, etj.

Per pushtimin e Shkodres ushtria malazeze fillimisht beri ne plan qe te hidhte ne sulm dy te tretat e efektivit te saj prej 21 mije vetesh, te perbere nga dy grupime operative, te Zetes dhe ate Bregdetar, gjithsej 3 divizione.

Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mesymjen kunder Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i perbere prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim te plote, luftoi me vendosmeri perballe nje epersie derrmuese te kundershtarit dhe pa asnje ndihme nga jashte. Shume luftetare shqiptare u vrane nga zjarri i artilerise malazeze dhe sulmet e parreshtura te kembesorise. Vetem nga batalioni i Kavajes, gjate ketyre luftimeve rane 87 vete, ose nje e pesta e efektivit. Ne keto kushte te renda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejne qendresen dhe te pushtojne Tuzin.

Renia e Tuzit qe nje goditje e rende ushtarake e psikologjike per efektivin e Garnizonit te Shkodres. Por Komanda e ketij garnizoni nuk ra ne disfatizem, perkundrazi ajo pershpejtoi masat e gjithanshme per te pritur armikun ne portat e qytetit, e ne radhe te pare intensifikoi punimet fortikuese ne rajonet e mbrojtjes. Qe ne vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, ne menyre rrethore, duke shfrytezuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtese. Ne radhe te pare, pengesat e shumta ujore, (liqeni, lumenjt e Bunes, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, qe e rrethojne qytetin.

Komanda percaktoi pese rajonet kryesore te mbrojtjes: rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cdo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore per te perballuar mundesine e luftes ne rrethim, sidomos ne rastin e sulmeve te befasishme naten. Fortifikimi ishte i nivelit bashkekohor, me tre deri ne kater transhe, te lidhur me njera-tjetren me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijes se pare, qe shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore per ndricimin e fushes se luftimit naten, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan naten, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithese, ne zona mocalore si ne fushen e Beltojes e te Trushit, me sistem nderlidhje dhe me strehime te mbuluara per efektivin. Ne fortifikimin e Shkodres, krahas trupave xheniere, nje kontribut te madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese qe nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese ne luftime. Rreth 400-600 banore te qytetit punonin cdo dite, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

Komanda e Larte malazeze, duke vleresuar se rajoni i Shtojit duhet te ishte me i dobet per shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi te jepte aty goditjen kryesore. Me 25 tetor, pas nje pergatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit te dyte malazez dhe te divizionit te trete ndermoren sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht naten, ne distance te afert, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te perparoje asnje hap perpara. Malazezet per tre dite paten rreth 1500 ushtare te vrare e te plagosur. Sipas nje pohimi te mbret Nikolles, te cituar nga nje historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda te pesuara ne Shtoj, “te gjithe forcave malazeze, me perjashtim te brigades se Zetes, i kishte hyre paniku ne zemer, aq sa nje hap nuk mund te bente perpara”. Pikerisht ne kete moment, Mbret Nikolla, duke pare se nuk po e pushtonte dot Shkodren me focat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizonin e katert, me rreth 5500 vete. Keshtu perreth Shkodres, bashke me divizionin e pare qe po sulmonte Taraboshin, u perqendrua e gjithe ushtria malazeze, prej kater divizonesh.

Me 5 nentor 1912, pas disfatave qe pesuan ne sulmet e tyre te perseritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslymane te qytetit. Mjaft shtepi u shkaterruan dhe shume gra e femije vdiqen nen rrenoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t’i pranonin myslymanet, por ndodhi e kunderta. Familjet dhe kishat katolike te Shkodres i strehuan me bujari familjet myslymane. Ne keto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithe lagjeve te qytetit, myslymane e katolike.

Me 17 nentor trupat serbe te dy divizionieve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit te pare, pushtuan kalane e qytetit te Lezhes dhe portin e Shengjinit, ku ndodheshin nje pjese e forcave shqiptare. Keshtu, u nderpre rruga Shkoder – Lezhe prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshte fundi i nentorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavaresise, ne 3 dhjetor 1912, vendoset armepushimi per nderprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrise otomane dhe aleateve ballkanike. Ne kete moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dergon komandantit te Garnizonit te Shkodres, kerkesen per te dorezuar qytetin e Shkodres, por Hasan Riza Pasha i pergjigjet: “Tashme, Shkodra eshte nje qytet shqiptar qe nuk mund te marre urdhera nga nje komande turke dhe se qyteti deshiron te mbroje pavaresine e vet kunder malazezeve”.

Ne kushtet kur Garnizonit te Shkodres nuk po i vinte asnje ndihme nga jashte dhe kur ishte shpallur pavaresia e Shqiperise, Hasan Rizaja vendosi qe te hynte ne marreveshje me malesoret shqiptare per t’u rene bashkerisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodren ne favor te Turqise, por per llogari te Shqiperise. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar ne kalane e Rozafes dhe dita e fillimit te sulmit te perbashket te forcave te Garnizonit te Shkodres dhe malesoreve shqiptare kunder trupave malazeze e serbe. Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht. Komanden e Korpusit te Shkodres e mori zevendesi i tij, Esat Pashe Toptani.

Ndersa Konferenca e Londres vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu sugjerua nga miqte e tij me te ngushte europjane se vetem marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqite e Medha, te ndodhura para faktit te kryer, te vendosnin qe t’ja jepnin Shkodren Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua per ndihme te pakufizuar ushtarake Serbise. Gjeneralet malazeze dhe serbe ne fillim te shkurtit 1913 pergatiten planin e mesymjes se perbashket per pushtimin e Shkodres, ku do merrnin pjese forcat e kater divizoneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

Per te marre Shtojin, malazezet formuan 2 kolona sulmi, te perbera nga efektivat e tri brigadave te kembesorise. Serbet, me forcat e tri divizoneve, te vendosura ne Mjede, Bushat, e Shkjeze, ne bashkeveprim me nje brigade malazeze te divizionit te pare, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri oresh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve te nje gjenerali malazez, Shkodra i ngjante nje vullkani te shperthyer, malazezet u hodhen ne sulm. Perleshje te pergjakshme u zhvilluan ne te gjithe vijat e frontit, ne Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e pare u sulmit u drejtua kunder llogoreve ne Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egersi. Malazezet lane shume te vrare, por Shtoji nuk ra.

Ne nje ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, te cilat perfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhen ne sulm te gjitha rezervat, malazezet munden te merrnin dy transhete e para. Mbrojtesit e rajonit te Shtojit u detyruan te terhiqen ne transhene e trete. Te gjithe burrave te qytetit te Shkodres, iu kerkua te shkonin ne llogore. Ata qe nuk kishin arme, u urdheruan te trasportonin te plagosurit, te cilet vinin ne qytet nga te gjitha anet.

Komanda e Garnizonit te Shkodres, pasi vleresoi situaten, i dha urdher komandes se rajonit te Shtojit qe te kundersulmonte me rezervat e saj per te rimarre transhene e pare dhe te dyte, te pushtuar nga malazezet. Ne oret e fundit te po kesaj dite, efektivat e mbrojtesve te Shkodres ne Shtoj, u hodhen ne kundersulm. Pas nje gjysme ore, u mor transheja e dyte dhe per nje cerek ore, e para. Malazezet, te zene ne befasi, u terhoqen, por pasi u riorganizuan u hodhen perpara me shpejtesi, duke i pushtuar ato pjese – pjese. Per pak kohe, ata i rimoren te dy transhete. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume; ne oren 02.30 te dates 8 shkurt, Komanda e Garnizonit te Shkodres futi ne luftim rezervat e saj dhe ne oren 04.00, malazezet ishin flakur tutje nga dy transhete, te cilat nuk i moren dot me.

Komanda e Garnizonit te Shkodres, me daten 8 shkurt dha urdher per kundersulmuar. Sipas nje historiani malazez, ushtria e mbret Nikolles deri ne ate kohe kishte pesuar rreth 7 mije te vrare dhe mezi po perballonte kundersulmin e forcave te Garnizonit te Shkodres. Ne keto kushte te veshtira, komanda e larte malazeze riperseriti me kembengulje kerkesen qe trupat serbe te sulmonin menjehere Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje naten Berdicen me dy kolona. Ne oren 03.30, te dates 9 shkurt 1913, trupat serbe te tri divizoneve kaluan ne sulm kunder rajonit te fortifikuar te Berdices. Ne kete sulm, serbet per 3-4 ore luftim lane ne fushen e betejes 1800 te vdekur, nga keta 39 oficere si dhe 300 rober. Shtypi serb i asaj kohe e quajti kete perleshje “Kasaphana e Berdices” dhe nje nga “katastrofat me te medha te ushtrise serbe gjate gjithe Luftes se pare Ballkanike”.

Mbret Nikolla, me humbjet e renda te pesuara, perfundimisht nuk kishte me shpresa qe ta pushtonte Shkodren vetem me ushtrine e vet. Ne keto kushte ai iu lut perseri mbretit te Serbise qe ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi te dergonte ne Shkodrer, rreth 15 mije forca te tjera, qe do te emertoheshin “Korpusi bregdetar i Shqiperise”, i cili, vec artilerise se rende do te kishte edhe kater avione luftarake, nga shtate qe kishte gjithsej ushtria serbe. Nderkohe, me 23 mars 1913, Konferenca e Londres kishte vendosur qe Shkodra t’i mbetej Shqiperise. Fuqite e medha europiane i kerkuan Malit te Zi dhe Serbise qe te terhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodres. Por malazezet dhe serbet nuk donin te hiqnin dore nga plani per te pushtuar Shkodren. Ne marreveshje me qeverine greke nga Selaniku, nepermjet tri konvojeve, u transportuan ne Shengjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerise, edhe me aeroplane luftarake. Njekohesisht, ushtria malazeze u vu nen komanden e gjeneraleve serbe. Por humbjet e renda qe kishin pesuar me pare ne luftimet kunder Garnizonit te Shkodres i benin gjeneralet serbe qe te hezitonin e te zvarritnin sulmin kunder Shkodres, derisa erdhi urdhri qe ushtria serbe te terhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetem, forcat malazeze me 31 mars 1913, ben edhe nje sulm te deshperuar kunder Taraboshit, por pa sukses.

Gjendja ne Shkoder nderkaq nuk ishte e thjeshte, qe ne dhjetor njerezit kishin filluar te vdisnin nga uria. Ne kushtet e mungeses se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodres ishte percaktuar nga Fuqite e Medha, Komanda e Garnizonit te Shkodres vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 prill 1913, u arrit nje marreveshje me palen malazeze me 24 pika, sipas se ciles Garnizoni i Shkodres do te dilte nga qyteti me te gjithe armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

Me 24 prill 1913, ne mengjez, efektivi i Garnizonit te pathyeshem te Shkodres, i rreshtuar ne kolone marrshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis per ne drejtim te Lezhes. Pas nje qendrimi te shkurter prej tre javesh te trupave malazeze, qyteti i Shkodres i kaloi per nje vit per administrim Komisionit Ushtarak Nderkombetar dhe pastaj u bashkua me pjesen tjeter te Shqiperise.

— marrë nga Klan, 10.07.2003

3 KOMENTE

  1. Ne MBROJTJEN e SHKODRES dhe rrethinavet te saj, ne zonen e Tuzit ka marrë pjese edhe nje batalion me luftetare rezerviste nga zona e Kavajes. Te rrethuar dhe pa uje e municion, ata jane zene rober nga ushtria malazeze, dhe jane liruar me dorezimin e Shkodres. Nese keni materiale per emrat dhe gradat e komandanteve, qe luftuan u vrane dhe plagosen ne ate beteje, do ishte me vlere per historine e Kavajes. Komandant i trupavet te Kavajes ka qene ushtaraku Adem Hoxha (Berati), ushtarak profesionist i ushtrise Turke. Te vrare nga zona e Kavajes jane mbi 100 vullnetare dhe te plagosurit mbi 170, nga rreth 500 trupa qe kishte Batalioni i Kavajes.

  2. Ështe e vertete, vetem nga bataljoni Kavajes vrare ne mbrojtje te Tuzit 87 djem, mirepo ky miopi qe gjoja po shkruajka per kete lufte heroike, ku u vrane gjysherit tone, e jo te ketij, se gjyshi ketij nuk largohej dot nga streha e tij, nderkohe gjysherit tone luftonin trup me trup me kryqezaten me te eger mbledhur nga papa (vatikani) e kishte forca nga e gjithe bota deri nga amerika latine e senegali e ishujt karaibe etjer dhe forcat ishin ne disproporcion nji me dhjete, qendresa ishte aq shume heroike saqe kane shkruajtun gjithe shtypi i botes per heronjtë trima, qe mbrojtjen Shkodren dhe mbeti brenda kufijve tone politike. LAVDI DESHMOREVE QE DHANE JETEN NE MBROJTJE TE VENDIT E KOMBIT…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.