Kryeqyteti verior pasqyrohet në librin “Shkodra dhe Motet”

0
1082

HISTORI SHKODRANE

Shkodra dhe motet I – nga Hamdi Bushati
Qyteti i Shkodrës
Zanafilla e Shkodrës
Rrethimi i Shkodrës
* * *
Historia e ‘Rozafës’
Historia e Oso Kukës


Një libër me dy vëllime, i botuar nga historiani Hamdi Bushati, hedh dritë mbi historinë e këtij qyteti të vjetër dhe me rëndësi të madhe rajonale. Në vëllimin e parë trajtohet historia e lagjeve, e qytetit në përgjithësi dhe zakonet e komuniteteve fetare të qytetit. Ndërsa në vëllimin e dytë flitet për origjinën e familjeve të këtij qyteti.

Shkodra është një qytet më se 2 mijë vjeçar. Para pushtimit romak në vitin 164 para Krishtit, ky qytet ka qenë qendra ilire, Scodra.

Më pas, para se të bëhej territor venecian në shekullin e 15-të, u kthye në kryeqytet të drejtuar nga familja mesjetare Balsha/Balsic. Turqit osmanë e pushtuan këtë qytet dhe e shkatërruan në vitin 1479.

Pozita e saj strategjike gjatë kohës së perandorisë osmane, që kontrollonte rrugën nga Ballkani jugperëndimor për në Bosnje dhe Kroaci dhe lidhjet lindore me Kosovën dhe Maqedoninë, e kthyen atë në një qytet të rëndësishëm osman me një treg të pasur me më se 1 mijë dyqane. Mes qyteteve shqiptare të mesjetës, për nga rëndësia ajo mund të krahasohet vetëm me Prizrenin dhe Janinën.

Pamje e Shkodrës nga kalaja Rozafa

Në shekullin e 18-të dhe 19-të, ky qytet ishte gati një territor i pavarur i Bushatllinjve, të cilët e zgjeruan me territore boshnjake dhe kosovare. Mbështetja austro-hungareze për katolikët e kësaj zone e bëri Shkodrën një qendër të rëndësishme katolike dhe nacionalizmi.

Por ky qytet e humbi rëndësinë e tij me krijimin e Jugosllavisë dhe kur Mbretëria Serbe mori
Kosovën në vitin 1912. Kjo ishte pasoja e pashmangshme e Perandorisë Osmane dhe nacionalizmit agresiv në Ballkan në fillim të këtij shekulli.

Shkodra është një qytet që ka shumë muslimanë, një numër të konsiderueshëm katolikësh, dhe një numër më të vogël ortodoksësh, kryesisht me origjinë malazeze.

Në qytet ka dhjetëra familje të vjetra me origjinë turke, dhe më pak me origjinë persiane dhe egjiptiane.

Hamdi Bushati, i cili ka vdekur në fillim të viteve 80-të, ka përshkruar pikërisht këtë përzierje me tradita të ndryshme, bashkëpunimin dhe armiqësinë e saj. Njëkohësisht, në libër ka dhe të dhënave enciklopedike për shumë ndërtesa, drejtues të qytetit dhe tregtinë.

Nëpërmjet zëvendësimit të emrave të rrugëve, autori ka përshkruar pushtimin austrik dhe atë francez gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe atë italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një rrugë e quajtur Franz Josef është quajtur më pas Buonaparte dhe Mussolini, sipas pushtuesve të rinj.

Nga ana arkitektonike, Shkodra është ende një ndër qytetet më interesante të Shqipërisë, pavarësisht nga planifikimi komunist, sipas të cilit u ndërtuan shumë apartamente dhe u dëmtuan lagjet muslimane dhe ato katolike.

Shkodra ka Piacën e saj, një rrugë e ngushtë që është kthyer në shëtitore kryesore. Ajo ka edhe ndërtesën e vetme Habsburge në Shqipëri, aktualisht Prefektura e qytetit.

Pjesë e dekorit të qytetit është edhe kulla e tipit anglez, e ndërtuar nga Lordi Paget, një
protestant britanik.

Por edhe humbjet e këtij qyteti nuk mund të llogariten.

Sipas Bushatit, një xhami që u ndërtua pranë asaj aktuales në vitin 1942 dhe që i afrohej stilit maroken u shkatërrua nga komunistët për të ndërtuar apartamente të reja. Ndërsa, katedralja katolike, që kishte afreskë nga piktori më i mirë shqiptar i shekullit të 20-të, Kolë Idromeno, u kthye në një pallat sporti. Pazari i vjetër u përmbyt nga Lumi Buna për shkak të neglizhencës. Ky qytet ka patur gjithashtu edhe një treg të stilit persian me dyer të mbyllura për tregtarët e bizhuterive, por edhe ky treg u prish. Të gjitha të prishura në kohën e komunzmit.

Libri është përpunuar. Me dëshirën për ta pasuruar veprën e të atit, djali i Bushatit e ka plotësuar vëllimin e fundit me të dhëna të marra nga familjet vendase.

Përshkrimi i të kaluarës së lavdishme të qyteteve ka qenë një traditë e hershme e familjeve të vjetra. Shkodra është një qytet për të cilin aktualisht pak njerëz kujdesen.

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT