Shkëlqimi venecian që vjen nga Shkodra

0
1556

Çdo vit Shkodra furnizon karnavalet e Venecias me 30 mije maska. Prej pese vjetesh prodhimet e laboratorit shqiptar jane me te kerkuarat, per shkak te teknikes artizanale, nje mjeshteri ne zhdukje ne tregun venecian te masakave. Edmond Angoni, tregon se pas emigrimit, erdhi ne Shqiperi per te ngritur biznesin qe me sharmin dhe fisnikerine e punes se duarve konkurron ne qytetin me traditen me te lashte te karnavaleve.

— nga Elsa Demo

Maskat - karnavale Vini maskat dhe rrofshin karnavalet! Venecia, Rio de Zhaneiro, Keln apo Nise keshtu presin kohen e maskaradave. Nuk eshte larg 25 shkurti per te marre fluturimin ne festa karnavalesh. Ndersa mjeshtri i “fytyrave magjike” nga Shkodra i shplodhur ekspozon nje dore maskash ne Tirane, ne Qendren Nderkombetare te Kultures, ne Panairin e Artizanatit Artistik. Jane tridhjete mije te tjera qe i ka nisur rruges per ne Venecia. Edmond Angoni, shume i ri ne moshe per te qene artizan zakoni, eshte “magjistari” i laboratorit “Arlecchino”, qe gatit maska karnavalesh, maska ne “cartapesta”, sipas tradites veneciane. Tregu i tij eshte Venecia, nga merr porosine e madhe per diten e karnavelave, qe nis pas dy javesh dhe mbaron ne 5 mars. Ai qe quhet laboratori shkodran “Arlecchino”, me 25 punetore, njeh vetem tekniken artizanale. Aty prodhohet gjithe tipologjia e maskes veneciane dhe puna e nje viti i kushtohet kryesisht karanavale per nje nga qytetet italiane me me tradite.

Keto prodhime kalojne ne duart e grosistetve veneciane te cilet furnizojne tregun e brendshem ne Venecia dhe shperndajne ne te gjithe boten, deri ne Japoni. Angoni nga Shkodra, jo vetem si nje artizan me sqime, por edhe si biznesmen me skrupuj, i shkon punes deri ne fund, e shoqeron mallin e vet deri ne vendngjarje, madje shpesh here e ekspozon ne ambjente ku maskat mund te terheqin vemendjen e njerezve. Jane dyqane te posacme ku mund te behet pak me shume show. Ka raste kur lidhet drejperdrejte me truste te ketij prodhimi ne Gjermani e France. Eshte kohe karnavalesh, dhe piku i punes per “Arlecchino”-n nga Shkodra ka rene. Ai qendroi vetem nje dite ne pavionin e panairit te Artizanatit Artistik ne Tirane. “Jam ne vendin e gabuar”, tha me t’u takuar. Ishte vertete? Nje vizitore i thote se te gjitha keto qe ai kishte filluar t’i bente me duart e tij pese vjet para, i kishte pare vetem ne Venecia. Pastaj mori masken e perendise se vreshtave dhe veres ne duar, me koken mbushur me fruta dhe i tha se paskesh qene goxha grua, fale duarve qe e kishin sjelle ne kete perfytyrimin. Ndersa Kazanova, ajo qe dikur quhej “maska e vdekjes” dukej e ardhur nga kohe te vjetra, mes maskes me pupla te indianeve inkas, doktorit te murtajes, Arkelinit, Purcineles, deri tek maskat me kafshe, per femije, per te cilat Angoni mendon t’i prodhoje se afermi per tregun vendas.

Emigron ne Itali ne vitin ’91 dhe ndalet ne Venecia, ku jeton per pese vjet. Aty i lind ideja per t’i hyre aventures se maskave. Nje artist autodidakt ne pikture, dizenjoi sipas porosive te gjitha modelet dhe personazhet e “comedia del arte”. Mori prane vetes njerez qe dora-dores u bene profesioniste, deri ne krijimin e laboratorit, qe mban emrin e “heroit” te karnavaleve “Arlecchino”. “Nuk kisha cfare te rrezikoja kur i hyra kesaj aventure. Investimi ishte minimal dhe e vetmja makineri, sa c’mund te quhet makineri, eshte kallepi i derdhjeve”, thote Angoni.

Sot pas vitesh biznes te konsoliduar, konkurrenca eshte shume e forte ne Venecia, por maskat qe prodhohen ne Shkoder kane sukses per arsye se jane artizanale dhe behen me cartapesta (leter), ndersa atje eshte futur linja e plastikes. “Mund ta kisha aplikuar edhe une, por me mire pak edhe sakte. Tregu ne Venecia eshte i mbushur plot me maska plastike. Shiten neper dyqane. Pra edhe atje po humbet tradita artizanale e maskave.”

Kjo eshte arsyeja qe Angoni eshte nje bashkepunetoret me te zellshem te trustit per prodhimin dhe tregtimin e maskave te karnavaleve ne Venecia.

Fryma veneciane

Venecia nuk e pranon shkelqimin. Nuk i pranon dot ngjyrat e ftohta. Muret dhe urat e saj jane si te veshura me lemyshqe, dyqanet si ne lageshtire, me ato drita dhe te kuqen karakteristike. Keshtu toni i maskave qe prodhon “Arlecchino” nga Shkodra duhet te jete i tille sikur vjen nga kohe te vjetra. Gure smeralde “finte”, metale, stukoja, pupla e pende gjeli, jane te gjitha praktika veneciane. Cartapesta, sigurohet e gjitha ne vend, ndersa ornamentete si fletet e arta, te argjenda, guret e imituar te ngjyrave te ndryshme vijne nga Italia. Aplikacionet behen ne vend dhe nje maske kalon tete pale duar.

“Per kedo qe e njeh masken do te vere re se jane te rafinuara bukur, permbajne te gjitha rafiniturat qe kerkon tregu.” Edmond Angoni flet per detajet duke lene te kuptohet se nuk nenvleresohet asgje, deri tek lidhesat e mendafshta. E bukura e ketij artizanati, sipas tij eshte se edhe “gabimi” lejohet, ka vlere, eshte i embel, sepse magjia e duarve gabon “qellimisht” per maskuar me mire fytyrat ne karnavale.

Tregu shqiptar

Masakt e ekspozuara ne panair, si nje produkt eksporti qe eshte, kane cmime shume te larta nga 20 deri dhe 100 euro. nese do kishte treg ne vend, sigurisht qe cmimet nuk do ishin keto. Por nuk eshte kjo arsyeja. Nese mund te quhet tradite karnavalesh ajo qe dikur ka pasur Shqiperia, qytetet e Shkodres apo Korces ne vecanti, sot eshte zbrehur fare ne rundiment. “Per tregun ne Shqiperi te maskave, nuk mund te flitet ende. Por jam munduar per t’iu hapur nje dere karnavaleve ne Shkoder, sa per te ringjallur sado pak kete tradite ne Shqiperi”, thote mjeshtri i maskave.

Ai theskon specifiken e ketij produkti, koston e larte, per arsye se gjithe puna behet me dore. “Jane maska shume te sofistikuara dhe i pershtaten xhepit ku shkojne, dhe atje ose merren ose kthehen mbrapsht. Ndaj eshte heret per te pasur nje treg karanavalesh tek ne. Por mund te kishte nje linje me te thjeshte per femijet. Mendoj qe kjo i perket se ardhmes.” Ndersa per te shkuar deri tek maskat me motive pa personazhe shqiptare, ato mund te jene me interes per turizmin dhe per diasporen. Kerkesa “Arlecchino” ka shume, por per momentin nuk iu pergjigjet dot me specialiste. Eshte nje pune qe kerkon djerse per t’u bere si duhet.

Korrieri – 12.02.2003

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT