Rrethimi i Shkodrës

0
1294

Shkrime me interes:
Familja Marubi
Historia e kalasë Rozafa
Emri i kalasë Rozafa
Statutet e Shkodrës
Shkodra dhe motet
Rrethimi i Shkodrës


HISTORI SHKODRANE
Shkodra dhe motet I – nga Hamdi Bushati
Qyteti i Shkodrës
Zanafilla e Shkodrës
Rrethimi i Shkodrës
* * *
Historia e ‘Rozafës’
Historia e Oso Kukës


— nga Blendi Fevziu

Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX – te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.

Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti (dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas ai u njoftua se trupat Malaze, ashtu siç pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu siç pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. “Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre – por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne nuk e di se sa do te zgjase”.

Rrethimi i Shkodrës

Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes.

Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912. Ate mengjes, nga te gjitha trupat e pritura, vetem 10 mije vullnetare te Shqiperise se Mesme, te prire nga gjeneral Esat Pashe Toptani, kishin arritur te hynin ne qytet. Mbi 2 mije matjane, te drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogu, ishin shpartalluar nga Serbet ne Lezhe, ndersa trupat ushtarake turke, te drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashe Jella, qe gjendeshin ne Berat, u gozhduan ne fushen e Myzeqese nga sulmi i perbashket serbo – bullgar. Ai nuk priste me ndihma te tjera dhe me 15 mije luftetare i duhej te perballonte nje rrethim te ashper prej me shume se 25 mije malazezesh dhe nje fuqi ndihmese prej gati 30 mije serbesh, qe shume shpejt do te bashkohej me ta.

Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.

Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t’i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, fuqite ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe rrethimi i tyre me i ashper. Nje muaj pas vendosjes se rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme. Vete Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur ne fushimin e trupave te tij per t’i dhene zemer ushtrise, qe drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre t’i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet. Telegrami shoqerohej nga nje leter e princit Danilo, sipas se ciles, nese Hasan Riza Pasha nuk i bindej urdhrit, ai konsiderohej dezertor dhe denohej me vdekje se bashku me shtabin e tij.

Pergjigjia e Komandantit te qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithe popullates qe kishte ne ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kunder dorezimit dhe insistonin qe qyteti te vazhdonte te mbrohej. Ne pergjigje te letres se princit Danilo ishte edhe nje mesazh i Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve qe te mos bombardonin spitalet, qendrat e femijeve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendren, ku ishin vendosur gazetaret e huaj. Po ne ate leter, Gjylbegu u kerkonte trupave rrethuese qe te lejonin hyrjen ne qytet te ilaceve per te plagosurit si dhe te ushqimeve per diplomatet dhe per 13 gazetaret e huaj.

Qyteti vazhdonte te qendronte, por dukej qarte se telegrami i Ministrit te Mbrojtjes e kishte vene ne veshtiresi Hasan Riza Pashen. I bindur se qendresa ne qytet duhej te kishte nje flamur, ai hyri ne tratativa me Austro – Hungarine. Por po ate dite, Komandanti mori nje tjeter mesazh: Alush Lohja, nje burre nga paria e qytetit e lajmeronte se Qeveria Shqiptare, qe kishte shpallur Pavaresine ne Vlore, qe njohur nga Fuqite e Medha dhe se mbrojtja e metejshme e qytetit mund te behej nen flamurin shqiptar. Sipas Lohjes, ne kete menyre mund te motivoheshin edhe malesoret e Mirdites per te marrshuar ne ndihme te qytetit te rrethuar. Ideja e Lohjes duket se i pelqeu Komandantit dhe, po ate dite, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, nje i njohur i vjeter i tij, ishte ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder dhe se nje korier, i quajtur Mark Dubashi, i dergonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit te qytetit, Jak Sereqi. Naten e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori nje mesazh te drejteperdrejte edhe nga Kryeministri Shqiptar, qe e sqaronte se rezistenca ne Shkoder ishte jetike per te ardhmen e qytetit dhe e ftonte qe ta mbronte kete nen flamurin shqiptar.

Mbrojtja e qytetit ishte bere nderkohe e famshme ne Europe. Nje korrespondent i gazetes angleze “Times”, i quajtur H. Nevinson, botonte cdo jave nga nje artikull dhe, bashke me raportimet e kolegeve te tjere, mbrojtja e qytetit beri buje ne Perendim. Per me teper, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bera ndaj popullsise civile dhe trupit diplomatik ne Shkoder. Per te verifikuar raportet e gazetave dhe ato te konsujve te huaj atje, Konferenca e Ambasadoreve dergoi ne qytet nje mision te kryesuar nga atasheu ushtarak austriak ne Cetine, kapiteni Hubka. Hubka, qe u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nen-komandantin Esta Pashe Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut te urise dhe se mbi te qene hedhur bomba pa meshire. Por Hubka kreu edhe nje mision te rendesishem politik: Jak Sereqi, arkipeshkevi i qytetit kishte rene dakort me Hasan Riza Pashen dhe Alush Lohjen qe te ndihmonte ne mobilizimin e malesoreve katolike ne ndihme te qytetit, me kusht qe,
ne te te ngrihej flamuri shqiptar dhe qe per kete aksion te binte dakort Austro – Hungaria. Hubka e siguroi per kete, por ai shtoi, se nuk besonte qe qyteti mund te rezistonte me shume se 5 – 6 dite, kohe e pamjaftueshme per te mobilizuar malesoret. Fatmiresisht, qyteti rezistoi edhe kater muaj.

Aprovimi i Austro – Hungarise mobilizoi edhe me shume popullsine katolike te qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, rane dakort t’u dergonin malesoreve, permes Kuvendit te Rubikut, dy mesazhe per ndihme. Mesazhet, qe shoqeroheshin edhe nga garancite e Imzot Sereqit dhe ato te Austro – Hugarise, i udhezonin malesoret katolike qe te sulmonin nga pas trupat malazeze, me te pare qe ne kalane e Shkodres eshte ngritur flamuri shqiptar. Ky takim, qe deshmohet nga shume historiane dhe shume vete, qe kane qene ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder, duhet te jete zhvilluar diku ne muajin Janar. Ne ate kohe situata ne qytet ishte renduar dhe ushqimet, megjithe racionimin e forte, nuk gjendeshin me. Kesaj i duhej shtuar fakti qe pjesa me e madhe e qytetit ishte bere germadhe nga bombardimet dhe ne spitale nuk kishte me vend per te plagosurit-shumica e te cileve ishin nga popullsia civile. Po keshtu, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga radhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.

Vrasja e Hasan Riza Pashës

Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Sereqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj ku ishte vendosur Esta Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqiperise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t’u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t’i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t’ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te ngrumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.

Deri me sot askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t’i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere pas kesaj nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, “Shkodra dhe motet”, Gjenerali pershkruhet keshtu: “Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem”.

Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit

Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere ” korrigjime” te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro – Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t’i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi.

Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti nje fjalim te hapur, por edhe shume cinik. “Ne e dime, tha ai, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi“. Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha.

Per t’i bere presion Malit te Zi qe te heqe rrethimin, disa luftanije austro – hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan ne ujrat e Adriatikut, perballe Tivarit. Siç kishin bere 40 vjet me pare kunder trupave te Haxhi Zekes qe mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.

Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit.

Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Me famen e Komandantit te Shkodres, Esat Pasha ishte zgjedhur nga Qeveria e Vlores Minister i Luftes ne mungese dhe pritej qe, pas rrethmit, ai te shkonte ne Vlore si nje hero. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t’i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro – Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t’i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha.

I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithcka zgjati me shume se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Nuk eshte çudi qe Esat Pasha ta kete dorezuar Shkodren si pasoje e nje marreveshjeje me malazezet dhe serbet, marreveshje qe i njihte atij te drejten per te drejtuar ne principaten e vogel shqiptare, qe kishte ndermend te ngrinte me qender ne Tirane.

Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane.

Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.

Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t’ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t’i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro – Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro – Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro – Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t’i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare.

Fundi

Me qenese administrata e re e Qeverise se Vlores nuk kishte lidhje tokesore me Shkodren, administrimi i saj dukej mjaft i veshtire. Por nje koment i gazetes britanike “Times” dha nje zgjidhje perfekte. Shkodra te merrej nen administrim nderkombetar. Procedurat moren fund shpejt dhe nen-Admirali Anglez, Burney, u urdherua te zbrese ne toke dhe te marre ne dore administrimin e qytetit. Me 13 Maj, malazezet u larguan dhe me 14 Maj, nen-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Ne ikje e siper, malazezet i kishin vene zjerrin pazarit te mrekullueshem te qytetit. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lire.

Kush ishte Hasan Riza Pasha

Vali i qytetit te Shkodrës qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 – 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913, duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parrucës në Shkodër. (Varri i tij duket në varrezat e Shkodrës, pranë rrugës nacionale në hyrje të Shkodrës, nga Kopliku)

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here