Prenk Gruda (1912-1999)

0
5383

DITARI I NJI ZEMRES SE LENDUEME

Hymje

Prenk Gruda Syte shohin e veshët ndiejne, tue i ngacmue ndiesitë e zemrës sime të lëndueme. Kjo, megjithse mjaft e randueme nga rrethanat e kësaj jete kaq të pështjellueme, prap asht plot dashuni për njerëz e për të drejta të tyne, edhe e përvelueme për liri e për nji jetesë ma të lumtun për mbarë njerezimin. Mendja më nxiti me shkrue diçka, nga ngjarjet që përjetova, jo për mburrje as për urrejtje; përkundrazi, qëllimi ka qenë dhe asht për të mbarën e përbashkët në paqe e në harmoni.

Jeta, në realitet, kaq e shkurtë – sidomos tue mendue si e ushtrojmë – me duket plot me të meta. Prandej, mendoj se asht mirë dhe duhen shtrue e shohitë me kujdes çashtjet shoqnore, natyrisht me parime morale te përshtatuna natyrës njerzore në pajtim me kohën, për me krijue kushte të dobishme për ne edhe me vu themele të shëndosha për breznitë e ardhëshme…

Prenk Gruda me te shoqen Ana Dhimbjet per njerez, nder veshtiresina jetese, me intriga e ngaterresa dhe te robnuem e me lufta, me kane derrmue perhere e me derrmojne gjithnji shpirtnisht. Mbrapshtite tona, me ngushtojne me u turpnue edhe perballe shtazeve t’egra. Krishti – si edhe paraardhesit e mbasardhesit e Tij – na kane mesue e udhehjekun me vepra te papershkrueshme me jetue ne paqe e ne dashuni vellazenore. Por na jemi krejtsisht jashte hullise se mirekuptimit njerezuer! Jemi egoista te çfrenuem, kaqsa kur asht puna per pasuni a ndonji pozite, i shkelim te drejtat e te tjereve, e s’lame gja pa ba nga lakmia e teprueme. Rruzullimi asht gjithkund i njomun me djerse e gjak kreatyrash te pafat edhe te pafajshme. Keq pati fillue jetesa e perbashket nder klane primitive, e po ashtu – e shume ma keq per kohen – po vijon edhe sot nder komunitete te ndryshme botenore, tue ndrydhe i forti te dobtin edhe tue çfrytzue pakica shumicen!?

Keto shenime jane te thjeshta, pa pretendim artit letrar. Qellimi i em asht per mirekuptim e ndertues, me gishte ne disa plage per sherim. Ne rast se diçka duket e erret, aspak nuk duhet te keqkuptohem, mbasi nuk kam lane kurrgja pezull me qellim. Gabime e te meta kane gjithmone ata qe punojne, por shume ma keq asht per ata qe nuk i perveshen punes aqsa dijne e munden.

Keto pershkrime, me kohe, ua parashtrova disa miqeve. Dikush prej tyne me keshilloi per hjekjen ose zbutjen e ndonji tregimi, ndokush me porositi me i botue ashtu sikurse jane ne ditare, por me prite kohen e pershtatun me i qite ne sheshe per kedo. Te gjithe i falenderoj per keshilla e ndihma vellaznore, qi me kane dhane per ket veper te vogel. Nji shprehje e vjeter thote:
Prenk Gruda me Muharrem Bajraktarin, etj.

“Pyet njiqind vet, e ban si te dish vete!” Tue qene se i kam shkrue me ndergjegje te paster e krejt me qellim te mire, vendosa botimin me bindje se jam ne rruge te drejte, me nji drite bishtukut, sado te vogel, per kohen ne sherbim t’atdheut. Ky vellim, u shkrue nder kohe e kushte shume te veshtira. Edhe permbledhja ndermjet dy kapakeve po kryhet me shume sakrifica te pleqnise sime ne furgza, tash njizete vjet me telashe shendetsore. Ndoshta, dalja ne shesh e ketij libri mund te vonohet, ne pritjen me shprese te ndryshimeve ne regjimet komuniste, qi tash katerdhete vjet mbretnojne me terror e masakra ne Shqipnine tone Etnike. Egersinat e kuqe te Tiranes dhe sllavet barbare te Beogradit, i kane randue teper shume grushtat e mallkuem mbi popull tone, nen zgjedhen komuniste.

Gjate leximit, do te shihet se jam detyrue me dale shpeshhere ne skene. Kjo ka ndodhe, vetem e vetem, pse dallget e jetes me ndrydhen – dashte e padashte – nder perpjekje e kacafytje te ndryshme. Qene kohe te veshtira per mbare njerezimin, posaçerisht per kombin tone, jo vetem gjate luftes, por para saj edhe shume ma keq mbas saj. Perseris: Jam perpjeke me tregue te verteten, realitetin shul shqip e asgja tjeter.


Ditari i Prenk Grudës në shqip
botim i vitit 1985, shtypur në
tipografinë UGO Detti, Romë – Itali

Ndokush mundet me vrejtun se ngjarjet e paraqituna, jane te dyshimta. Duket sikur me qene te parapame si profetike, ase te perpilueme ma vone ne pershtatje te kohes. Kete dyshim mundem me ia largue çdo lexuesi me shenimet origjinale, qe vertetojne se ditari asht mbajte simbas datave perkatese te shenueme. Ky skjarim me duket i domosdoshem, per me evitue çdo keqkuptim e mosbesim, sidomos per shkak se botimi u ba mbas shume vjetve te ngjarjeve.

Mungesen e ketij ditari, per vjetin 1939, si edhe nderpremjen e mbajtjes se tij prej frorit 1947 e deri ne fillim te vjetit 1951, i kam spiegue shkurtimisht. Mungesat tjera, gjate vjetve te fundit, jane shkaktue nga puna e rande fizike dhe nga tronditja e ime shpirtnore, ne mesin e kesaj turme njerezore pa moral e krejt pa ideal!?

Ditari i një zemre të lendueme i
përkthyer nga Piter Prifti, editor
Gjek Marinaj dhe i botuar në SHBA
nga Marinaj Publishing 2000

Me ka mbete shume pa i thane ketij vendi, qi muer ne qafe Gjermanine e te gjithe boten. Se bashku me Angline e mashtruen njerzimin, forcuen e rriten komunizmin, shpiken armet shkaterruese tue u vu ne gara me Rusine, ndersa gjymsa e botes njerzore asht e robnueme, dhe me miliona njerezish vdesin unit nga te gjitha anet e globit.

Nji falenderim i posaçem i shkon grues s’ime, Annes, qi po perballon shpenzimet e çdo sakrifice, mjafton qe kjo veper te botohet.

Detroit, me 1 tetuer 1984.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.