Piktorët shkodranë përmes penelit të tyre

0
5011

Idromeno

Zef Kolombi
Andrea Kushi

— Vizito: Alb@rt

Kalaja e Shkodrës - vaj në kanavacë nga Agim Kadillari
Kalaja e Shkodrës – vaj në kanavacë nga Agim Kadillari
Deti në perëndim - vaj në kannavacë nga Liliana Çefa
Deti në perëndim – vaj në kannavacë nga Liliana Çefa
Qyteti im - në vaj nga Jetmira Kraja
Qyteti im – në vaj nga Jetmira Kraja
Pa titull - në vaj nga Ormira Lulani
Pa titull – në vaj nga Ormira Lulani

Piktorë shkodranëismail_lulani

Kol Idromeno
Ismail Lulani (foto)
Pjerin Sheldija
George Pali (En)
Danish Jukniu
Lin Delija
Enrrik Mendoja
Çezarania Daragjati
Leonardo Voci


Referencë për artin grafik shkodran.
Piktura është njëra nga gjinitë e artit figurativ që ka patur dhe ka lulëzimin e vet në Shkodër. Përgjatë pjacës dhe rreth saj gjen disa studio grafike të piktorëve shkodranë, ku ekspozohet puna e tyre dhe ku mund të blini pikturat e tyre.

KOL IDROMENO (1860-1939)

[ Skënderbeu ]

Piktor, arkitekt, skulpor, fotograf dhe skenograf shumë i talentuar

Kol Idromeno - piktor, arkitekt dhe skenograf i talenuar

Kol Idromeno është piktori më i famshëm i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në stuion e një piktori italian. Kur u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh të ndryshme, duke punuar si arkitekt, skulptor, fotograf, skenograf, inxhinier dhe piktor.

Ai ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923) dhe mori pjesë edhe në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931). Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Ai ka mbajtur edhe një korrespondencë me vëllezërit Lumiere në Paris.


Motra Tone, portret - marrë në një kartolinë nga KT

Motra Tone, portret – marrë në një kartolinë nga Kolec Traboini

Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike. Ka krijuar një numër të madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri.

Dasma shkodrane, kompozim në vajDasma shkodrane, kompozim në vaj
 

Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i peisazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare (“Oborri i një shtëpie shkodrane”) dhe si një pioner i pikturës realiste sekulare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezanuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër, etj.

Piktorë të tjerë të talentuar të kohës janë: Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959), Zef Kolombi (1907-1949)


Disa krijues dhe kultivues të pikturës shkodrane kanë krijuar një faqe në internet në adresën:

http://www.albacenter.it/albart/
ku kanë publikuar punët e tyre. Në këtë faqe, e cila ruhet me të drejtën e autorit, ju mund të shihni disa nga punimet e këtyre artistëve, dhe mund të blini gjithashtu ndonjë pikturë prej tyre. Disa nga piktorët e publikuar në këtë faqe janë: Ismail Lulani, Liliana Çefa, Agim Kadillari, Zef Naçi, Sytki Brahimi, Xheneta Kadillari, Ndoc Gurashi, Andi Hila, Mikel Temo, Ormira Lulani, Jetmira Kraja, Albana Temali, Ilir Butka, Artur Muharemi, Agron Mesi, Enrik Mendoja, Shpëtim Garuci, Genc Mulliqi…

Ura e Mesit, pikturëUra e Mesit, pikturë
 

Duke qenë se Shkoder.net… interesohet për publikimin e gjithçkaje, që ka lidhje me Shkodrën, aq më tepër të artit e kulturës shkodrane, shfrytëzojmë rastin të bëjmë këtu një prezantim të punës së këtyre piktorëve të talentuar, të cilët kanë hapur ekspozita në disa vende të botës. Pikurat janë të gjinive e teknikave të ndryshme, portrete, tradicionale, abstrakte, kubizëm, më së shumti piktura vaji në kanavacë, dru, karton, fibër, beze etj. që i përgjigjen shijeve dhe prirjes individuale të këtyre piktorëve.

Jepen këtu si ilustrim disa nga pikturat e prezantuara ne faqen Albart. Shpresojmë që ky prezantim në Shkoder.net… të ndihmojë punën e këtyre krijuesve të talentuar të pikturës shkodrane.

Kolë Idromeno: 'Motra Tone' - riprodhim me vaj në kanavacë nga Shpëtim Garuci
Kolë Idromeno: ‘Motra Tone’ – riprodhim me vaj në kanavacë nga Shpëtim Garuci
Luledielli, Van Gogh - riprodhim me vaj në kanavacë nga Albana Temali

Luledielli, Van Gogh – riprodhim me vaj në kanavacë nga Albana Temali

Frikësimi i kalit - me vaj në kanavacë nga Shpëtim Garuci
Frikësimi i kalit – me vaj në kanavacë nga Shpëtim Garuci
Dhoma e shahut - vaj në kanavacë nga Andi Hila
Dhoma e shahut – vaj në kanavacë nga Andi Hila
Kasollja në bjeshkë - vaj në kanavacë nga Xheneta Kadillari
Kasollja në bjeshkë – vaj në kanavacë nga Xheneta Kadillari
Mëngjez - vaj në kanavacë nga Sytki Brahimi
Mëngjez – vaj në kanavacë nga Sytki Brahimi

ZEF KOLOMBI (1907-1949)

Zef Kolombi - piktor i talentuar shkodran Zef Kolombi është një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. I lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë shkodrane, ai mbeti jetim që në fëmijërinë e tij të hershme dhe u rrit nën kujdesin e gjyshes së tij në Shkodër. Në kërkimet e punës, ai u cudit nga rrugët qyteteve italiane dhe jugosllave.

Me ndihmën e bashkëqytetarëve, ai u regjistrua si student në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, ku dhe u diplomua më 1933.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, atij iu dha një vend si mësues vizatimi në Elbasan dhe më vonë në Shkodër. Një pjesë e gjeneratës së re të piktorëve shqiptarë mësuan prej tij teknikat e para të këtij arti.

Puna e tij artistike përfshin portrete, peisazhe, natyra të qeta dhe një numër të vogël kompozimesh. Ai është padyshim një nga piktorët më të famshëm të natyrave të qeta në pikturën shqiptare. Një transparencë ngjyrash, një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve mund të vërehet qartë në pikturën e tij. Specialistët e huaj janë kënaqur me natyrat e qeta të tij, pasi ato mund të qëndrojnë me plot meritë në galeritë më të mira të botës.

Rrush dhe pjeshkë, natyrë e qetë në vaj

Rrush dhe pjeshkë, natyrë e qetë në vaj

Kolombi ka krijuar gjithashtu portrete dhe peisazhe, të penetruara nga pikëllimi, duke shprehur gjendjen emocionale të autorit dhe humorin e tij në atë moment. Punimet e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Ato mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Shkodër, etj.


Andrea KUSHI (1884 – 1959)

Andrea Kushi: Bariu me shkop Andrea Kushi është një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. Ka lindur në Shkodër, ku edhe kaloi fëmijërinë dhe ku mori edhe impulset e para të punës së tij krijuese, në kohën kur pikturat e Idromenos ishin të mirë-njohura. Ai ishte student për disa vjet i Akademisë së Artebve të Bukura në Beograd, por më pas, gjatë luftës së parë botërore, ai u detyrua të ndërpresë studimet.

Pas kthimit në Shqipëri, ai punoi si mësues arti në Elbasan. Ai iu përkushtua punës për trainimin e piktorëve të rinj. Më 1931, ai hapi kursin e parë të vizatimit në Tiranë, i cili pas disa muajsh u kthye në një shkollë sezonale, shkolla e parë e arteve të bukura në Shqipëri. A. Kushi ishte një prej organizatorëve të ekspozitës së parë kombëtare në Shqipëri (Tiranë, 1931). Ai mori pjesë në disa ekspozita kombëtare. Pikturat e tij janë më tepër portrete dhe peisazhe.

Portretet synojnë të karakterizojnë figurën në atë mënyrë, që reflekton edhe jetën e brendshme të personit, në të cilën piktori paraqet në të shumtën e rasteve një lloj ankthi, që vjen nga vështirësitë e kohës së tij. Punimet e tij mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe në galeritë e Elbasanit e të Shkodrës.

— marrë nga: Albanianculturalheritrage

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT