Poeti që bëri radiografinë e kohës së tij

1
6397

[ Migjeni – hyrje ]
Migjeni (1911-1938) Ishte nje personazh qe veshtire se mund t’i takoje kesaj epoke. Dhe ndoshta pikerisht prania e personazheve si ai e beri poet njeriun qe, edhe pse iku heret nga bota e te gjalleve, mbeti si nder me te medhenjte shqiptare te letrave. Luli i vocerr me kepucet e shqyera nuk mund t’i kalonte anash vemendjes mesuesit te tij. Ashtu sic nuk nund te qendronin ne periferi te interesave te tij prej poeti dhe avanguardisti, malesoret dhe qytetaret e kohes ne te cilen jetoi, të pasurit me “bark shekullor gjithmone te pangijshem”, femijet apo nenat qe therrisnin nga dhimbja qe varferia i shkaterronte apo i shperfytyronte…

* * *
Kane kaluar 90 vjet nga dita kur brenda rrethimit prej guri te nje shtepie shkodrane u degjua e qara e nje foshnje. Atehere ishte nje ngjarje e zakonshme, thjesht gezimi i nje familjeje, ardhja ne jete e Milloshit. E tash, 90 vjet me pas, ai emer eshte shnderruar ne simbol te letrave shqipe. Ne nje simbol te cilit askush nuk i ngjau, askush nuk mundi ta perserise, nje simbol qe nuk u venit kurre e ne llojin e tij askush nuk e zevendesoi. Dhe nuk ishte rastesi mbetja e emrit te Migjenit ne antologjine e leterise shqipe. E as nuk ishte e qellimshme, nga ato qe rendom, ne te shkuaren e jo fort te larget shqiptare, i ngrinin ne piedestale apo i rrezonin figurat e letrave. Ishte padyshim poezia dhe proza e tij, ishin mesazhet e forta e te patjetersueshme qe e bene Millosh Gjergj Nikollen te madh edhe pse vdekja e mori, jo me shume por, ne vitin e 27-te e jetes se tij.

* * *
Migjeni u lind ne Shkoder, ne nje familje te varfer qytetare. Pas shkolles fillore, ndoqi mesimet e mesme teologjike ne Manastir. Ne vitet 1933-1937 punoi si mesues filloreje ne Vrake, Shkoder dhe Puke. Kjo eshte edhe koha kur zhvilloi veprimtarine letrare. Shkrimet e para i botoi me 1934; bashkepunoi ne revistat “Illyria”, “Bota e re”, etj. Ne vitin 1936 krijimet e veta poetike i botoi ne permbledhjen “Vargje te lira”, te cilin censura nuk e la te qarkulloje.

* * *
… Ai nisi te shkruaje ne nje kohe kur ne letersine shqiptare po ndihej nje fryme demokratike. Dhe mes te tjereve qe benin si ai edhe Millosh Gjergj Nikolla therriste per nje bote te re, ku edhe njerezit e zakonshem te jetonin te lire dhe pa tmerrin e se ardhmes se pasigurte. Ai e klasifikoi veten ne kategorine e revolucionareve qe kerkonin te permbysnin te shkuaren e hidhur: Migjeni ishte nje nga “… t’birt e shekullit te ri/ qe plakun e lam ne shenjtnin e tij/ e ngritem grushtin per me luftue...”. Ishte pikerisht koha kur Lulet e vocerr duhej te kishin per vete nje fat tjeter, ishte koha kur “do te cileshin arkapiat“… koha kur njollat ne carcafe e drangat ne ndergjegje, duhet te shuheshin per te mos u perseritur kurre me. Dhe Migjeni, ishte ai qe me fort se kushdo i beri nje radiografi te persosur kohes se tij, shkroi nje reportazh te gjate e të gjalle… duke mos harruar te tregoje edhe per domosdoshmerine e permbysjes se madhe.

* * *
…Por fati nuk do te ishte me te. Poeti vuante nga tuberkulozi. Dhe semundja do t’ia linte ne mes gjithcka. Edhe frymemarrjen do t’ia ndalte semundja e tmershme e fillim-shekullit te njezete. Ndoshta si cdo mrekulli qe jetegjesia nuk i premton shifra optimiste, koha qe Migjeni pati ne dispozicionon te shkrimeve te tij nuk e la t’i thoshte te gjitha. E megjithate c’u tha ishte e mrekullueshme po aq sa edhe e vertete. E kur Millosh Gjergj Nikolla u nis drejt Italise per te kuruar semudjen e tij, ndoshta shpresonte te dilte fitues ndaj saj. Por nuk do te kthehej me, ndersa nuk ishte me shume se 27 vjec.

marrë nga gazeta Koha Jonë, 10/10/2001

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.