Lekë Vojvoda i Dukagjinit

0
6071

Lekë Vojvoda HISTORI SHKODRANE
Ded Gjo’ Luli
Persekutimi i familjes së Bajraktarit të Hotit
Masakrimi i Marash Vatës
Masakrimi i Gjelosh Lulit
Lekë Vojvoda i Dukagjinit


“Si më prenë në besë komunistët”

— nga Dashnor Kaloçi, Gazeta Shqiptare

Historia e dhimbshme e malësorit fisnik 85-vjecar me origjine nga Shoshaj i Dukagjinit, që u diplomua në Akademitë ushtarake të Modenas e Firences dhe u persekutua nga komunistët…

Pjesa I

Aty nga viti 1944 kur sherbeja si rrethkomandant i xhandaremrise se Dukagjinit, hyra ne lidhje te fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte nje nga misionet anglo-amerikane qe ishin atashuar asokohe prane forcave nacionaliste ne Veriun e Shqiperise. Sipas porosive te tij, une asokohe ndihmova te gjitha ato forca qe luftonin kunder gjermaneve, sic ishin komunistet, ballistet dhe legalistet. Aty nga korriku i vitit 1944, une e braktisa detyren e rrethkomandantit te Dukagjinit dhe shkova ne Shoshaj ku rrija vazhdimisht nen ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanet ashtu dhe nga forcat gjermane.

Ashtu i arratisur qendrova per dy vjet i fshehur neper malet e Dukagjinit se bashku me Mark Malen, Gjergj Vaten, Pal Thanin, Lulash Staken, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithe mashkujt e fisit. Ne tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranes shpalli nje amnisti per te gjithe personat e arratisur, une vendosa dhe u dorzova vete se bashku me disa shoke te tjere, duke menduar se komunistet do ta mbanin fjalen per faljen qe nxorren. Por isha gabuar, se komunistet na prene ne bese dhe me denuan me shtate vjet burg e internime te gjata, nga te cilat u lirova vetem ne vitin 1984″. Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per Gazeten, eshte 85-vjecari Leke Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me graden e kapitenit i diplomuar ne Modena e Firence, i cili rrefen gjithe historine e jetes se tij qe nga bankat e gjimnazit te Shkodres, studimet ne Akademite e Italise, fillimin e karrieres ushtarake gjate viteve te pushtimit, ndihmesen e madhe ndaj levizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e denimi prej komunisteve me vite te gjata burgu e internimi.

Ndonese tashme ai po i afrohet te nentedhjetave duke lene pas nje jete ku shkelqimi, vuajtjet dhe peripecite e pafund i jane mpleksur pazgjidhshmerisht me njera tjetren, malesori fisnik Leke Vojvoda, me nje portret dhe fizik tipik si ato te kreshnikeve qe ka pershkruar me aq mjeshteri Pader Gjergj Fishta ne “Lahuta e Malcise”, te habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qe tregon. Aty ne shtepine e tij te thjeshte qe ndodhet diku ne nje rrugice te ngushte te lagjes “Tre Heronjte” te qytetit te Shkodres ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrefen duke sjelle ne kujtese ngjarje, data, vite e njerez me histori nga me te ndryshmet dhe hera-heres e nderpret tregimin e tij nga qe e tradhetojne disa pika loti qe i bien permbi faqe!

Familja Vojvoda, besnike te Zogut

Leke Vuksani apo sic njihet ndryshe me mbiemerin Vojvoda, u lind me 7 maj te vitit 1918-te ne Shoshaj te Dukagjinit, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij nje nga me te njohurat e asaj krahine ne Veriun e Shqiperise. Mbiemerin Vojvoda (ne serbisht-komandant) ajo familje e ka trasheguar qe prej pese brezash, pasi te paret e saj ishin komandante te malsoreve ne luftrat kunder forcave serbo-malazeze ne fundin e shekullit te XIX-te dhe fillimin e shekullit te XX-te. Babai i Lekes, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qene teper i njohur ne ate krahine si burre i urte per ndarje pleqnie, pasi bashke me Bajraktarin e Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe problemeve te ndryshme qe lindnin ne mes fshatareve te asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte nje nga besniket e Monarkise se Zogut dhe ai njihej ne te gjithe Dukagjinin si nje nga mbeshtetesit kryesor te Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhehequr prej toger Ndok Gjeloshit dhe Dom Loro Cakes te cilet synonin rrezimin e Qeverise se Zogut, iu be thirrje edhe Vuksan Vojvodes per t’u bashkuar me kryengritesit dukagjinas. Synimi i kryengritesve per ta bere per vete Vuksan Vojvoden, qendronte ne faktin se ai gezonte nje popullaritet te jashtezakonshem ne te gjithe ate krahine.

Por Vuksani, nuk pranoi te merrte pjese ne ate kryengritje, pasi ishte fare i qarte per synimet e organizatoret e vertete te saj. Ndonese Vuksani vete nuk kishte bere ndonje shkolle te madhe, ai u kujdes qe djalit te tij, Lekes, te mos i mungonte ajo. Keshtu ne vitin 1928 Vuksani e dergoi te birin, Leken, ne qytetin e Shkodres dhe e regjistroi ne shkollen fillore te Konviktit “Malet Tona”. Ate shkolle Leke Vojvoda e mbaroi ne vitin 1936 kur mori semimaturen dhe gjate gjithe periudhes qe ai ndoqi mesimet aty, ai vleresohej si nje nga nxenesit me te mire te saj, pasi gjate nje viti shkollor ai mori dy klase pernjehere.

Gjate asaj periudhe nder shoket me te afert te Lekes ne Konviktin “Malet Tona”, ishte Mehill Marku nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA ku u be profesor ne nje universitet te Nee Yorkut) dhe Kol Prela (profesori qe u pushkatua me grupin e deputeteve ne 1946-en) qe ishte disa vjet me i madh se ai ne moshe. Pervec Mehillit dhe Koles te cilet ai i kishte shoke dhe bashkefshatare, ne nje klase me Leken asokohe mesonin dhe Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pervizi etj. Lidhur me shoket qe Leka kishte ne Konviktin “Malet Tona”, ai kujton: “Ndo-nese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste”, deshmon Leka per ish shoket e tij te klases, te cilet me vone u bene emera te njohur e personalitete te Luftes Antifashiste ne Shqiperi dhe Jugosllavi.

Ne shkollen ushtarake te Romes

Pasi e mbaroi semimaturen me rezultate shume te larta ne vitin 1936, Leke Vojvoda kishte deshire qe te vazhdonte studimet ne nje nga shkollat ushtarake te Italise. Lidhur me kete ai kujton: “Pasi u diplomova ne gjimnazin laik te qytetit te Shkodres, bere nje kerkese per te ndjekur studimet ushtarake ne Itali. Pasi m’ua aprovua kerkesa edhe me ndihmen qe ma dha ushtaraku Ndoc Kurti, i cili ne ate kohe sherbente si adjutant i motrave te Mbretit Zog, une u paraqita ne konkursin qe u zhvillua ne Tirane. Pasi e fitova ate konkurs me pike te plota, m’u dha e drejta per te ndjekur shkollen ushtarake ne Rome, te cilen e fillova ne tetorin e vitit 1936. Bashke me mua ne ate shkolle ushtarake te kryeqytetit italian, aspkohe ishin dhe disa studente te tjere nga Shqiperia, si Abdyl Kellezi, Abdi Mati, Valentin Pervizi etj. Ate Lice ushtarak e mbarova me rezultate shume te mira ne vitin 1939, por gjate asaj kohe qe isha student aty, kam kaluar nje nga ngjarjet me te dhimbeshme te jetes simeâ?¦”, kujton 85-vjecari Leke Vojvoda dhe per nje cast e nderpret rrefimin e tij nga lotet qe i rrjedhin mbi faqe.

Po cila eshte ajo ngjarje e larget qe ndonese ka ndodhur prej me shume se gjysem shekulli me pare, e trondit dhe e prek edhe sot malesorin fisnik Leke Vojvoda, duke e bere qe te mos e permbaje dot veten? Lidhur me kete ai nis e tregon: “Aty nga pasditja e tete prillit te vitit 1939, une ndodhesha ne ambientet e shkolles vetem me disa shoke shqiptare, pasi italianet kishin shkuar neper shtepite e tyre me rastin e festes se pashkeve. Nga qe ato dite ne nuk kishim dale fare jashte ambienteve te kapanoneve, nuk kishim asnje dijeni se cfare ndodhte jashte mureve te asaj shkolle. Aty nga pasdrekja e asaj dite une dola dhe takova kapelanin e shkolles (priftin ushtarak) te cilit i thashe se bashke me dy shoket e mi kishim deshire qe te shkonim ne kishe me rastin e festave te pashkeve. Kapelani pasi me degjoi , m’u pergjigj: “Nuk do te shkoni dot ne kishe pasi ne qytet ka trazira te medha, sepse keto dite ka ndodhur bashkimi i Italise me Shqiperine”. Une e kuptova menjehere se c’ kishte ngjare, pasi qe nga fundi i muajit mars kishim degjuar se dicka pritej te ndodhte ne mes Italise dhe atdheut tone Shqiperise.

Menjehere pas fjaleve te kapelanit me shperthyen lotet curk dhe ashtu i ngasheryer pa e permbajtur aspak veten iu drejtova duke i thene: “Pader, qe nga ky moment une nuk besoj me. Si ka mundesi qe nje shtet i madh te zaptoje nje shtet tjeter me te vogel? A nuk eshte dhe atdheu yne Shqiperia nje vend qe e ka fale zoti si gjithe shtetet e tjera? Perse nuk paskemi te drejte te jetojme te lire edhe ne”. Pas fjaleve te mia kapelani nuk u ndie fare dhe u largua jashte shkolles, ndersa une me shoket e mi u futem brenda ne kapanone”, kujton Leke Vojvoda ate ngjarje te larget te shtate prillit te vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqiperise, ngjarje e cila edhe sot ia con lotet curk malesorit kreshnik 88-vjecar, per te cilin tregojne qe se ka njohur kurre friken.

Refuzimi i betmit ushtarak ne Rome

Po c’ndodhi me pas me Leke Vojvoden dhe shoket e tij studente ushtarake qe asokohe vazhdonin mesmet ne Liceun Ushtarak te Romes? Lidhur me kete, ai rrefen: “Qe paraditen e nente prillit te vitit 1939 ne ambientet e shkolles sone aty ne Rome, autoritetet italiane filluan te grumbullonin te gjithe studentet shqiptare qe asokohe ishin neper shkollat e tjera ushtarake te Italise, si te mesme ashtu dhe ato te larta e te aplikacionit. Qellimi i atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur per te na derguar te benim betimin ushtarak se bashku me studentet italiane. Ndersa po vazhdonte grumbullimi i studenteve shqiptare ne ambientet e shkolles sone, ne qe ishim aty vendosem qe te benim nje mbledhje lidhur me situaten qe ishte krijuar.

Pasi u mblodhem fshehtas reth 20 e ca shqiptare ne nje klase, filluam diskutimet duke rrahur mendimet se c’duhej te benim ne situeten ne te cilen ndodheshim. Disa nga shoket qe e moren fjalen ne fillim, hodhen idene qe ne ta linim fare shkollen dhe te ktheheshim ne Shqiperi, gje e cila ne fillim u perkrah nga te gjithe ne menyre unanime. Por ky vendim me pas u hodh poshte, sepse dikush nga ne tha se do ishte me mire qe ne ta vazhdonim shkollen, te diplomoheshim dhe kudo qe te na conin te punonim per te miren e Shqiperise. Ajo gje u perkrah nga te gjithe ne qe ishim aty, duke thene se do ishte me mire te mbaronim shkollen e te dilnim oficere, pasi Shqiperia kishte nevoje per kuadro te afte qe te drejtonin vete ushtrine shqiptare. Pas ketij vendimi ne u shperndame pa e ditur se pas pak ditesh italianet do te na dergonin per te bere betimin ushtarak. Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qe bashke me studentet italiane, te na conin per te bere betimin me arme edhe ne shqiptaret qe studjonim ne ate shkolle te mesme ushtarake te Romes.

Per kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar nje kazerme ushtarake e cila ndodhej jo shume larg shkolles sone dhe pak pasi mberritem ne aty, erdhen dhe autoritetet e larta ushtarake italiane qe do te asistonin ne ceremonine e betimit. Kur filloi te kendohej himni jone kombetar, ne studentet shqiptare qe ishim rreshtuar neper kuadrate te vecanta, filluam te qanim dhe si me komande te gjithe i leshuam armet ne toke. Kjo gje shkaktoi dhe prishjen e gjithe ceremonise se betimit. Pas kesaj ne na derguan perseri ne shkollen tone dhe aty na mblodhen ne nje salle duke na kerkuar llogari se pse e bojkotuam betimin ushtarak duke leshuar armet ne toke. Te gjithe ne studentet shqiptare qe u ngritem per te dhene llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane te shkolles, nxorrem arsye nga me te ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonise se betimit. Ne fund te mbledhjes komanda e shkolles na komunikoi se do te mblidhej per marrjen e masave ndaj nesh dhe te nesermen ata moren dhe internuan vetem shokun tone Abdyl Kellezin, te cilin e konsideruan si organizatorin e te gjithe asaj cka kishte ndodhur”, kujton 85-vjeçari Leke Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes se betimit ushtarak te nxenesve dhe studenteve ushtarake shqiptare qe asokohe mesonin ne Itali.

Diplomimi ne Modena e Firence

Ne fundin e pranveres te vitit 1939 Leke Vojvoda u diplomua me rezultate te larta ne ne shkollen ushtarake te Romes dhe me pas ai vazhdoi perseri studimet ne Akademine Ushtarake te Modenas. Lidhur me kete ai kujton: “Pasi u diplomova ne Liceun Ushtarak te Romes, kisha deshire qe te vazhdoja perseri studimet ne nje nga Akademite e Italise ne degen e Karabinerise. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate te larta, ajo gje ishte e veshtire dhe nuk kisha siguri nese do me jepej e drejta te vazhdoja Akademine e Modenas. Ne ate kohe une shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerise Italiane. Pasi ai me priti mjaft mire, une i thashe se kisha shkuar per t’i kerkuar ndihme qe te me krijonte mundesine qe une te ndiqja studimet prane Akademise se Modenas, ne degen e Karabinerise.

Gjeneral Serreqi pasi me degjoi me vemndje deri ne fund, ne fillim me pyeti se perse une insistoja qe te shkoja ne degen e Karabinerise, ne nje kohe qe ajo ishte nje nga deget me te veshtira dhe me me probleme kur te dilje ne jete pas diplomimit. Une iu pergjigja se kisha deshire qe te diplomohesha ne ate dege, duke menduar se Italia nje dite do te ikte nga Shqiperia dhe ne oficeret shqiptare do ta organizonim e do ta merrnim vete ne dore formimin e armes se xhandarmerise. Pas kesaj Gjeneral Serreqi me ndihmoi qe une te regjistrohesha dhe te filloja studimet ne ate akademi, ku bashke me mua, po ne nje dege tjeter, ate te Kavalerise, ishte dhe shoku im i ngushte Valentin Pervizi, me origjine nga Skuraj i Kurbinit”, kujton Leke Vojvoda lidhur me ndihmen qe i dha Gjeneral Zef Serreqi, per te ndjekur studimet ne degen e Karabinerise prane Akademise Ushtarake te Modenas ne Itali.

Pjesa II

Dëshmia e ish-kapitenit Vojvoda: “Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistë shkodranë, me porosinë e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nëpërmjet Profesor Kolë Prelës”

Lekë Vojvoda: “Si i shpëtova grackës së Xhemal Selimit

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me një histori të shkurtër të jetës së 85-vjeçarit Lekë Vojvoda (Vuksani) me origjinë nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithë familjen e tij në Lagjen “Tre Heronjtë” të qytetit të Shkodrës. Lekë Vojvoda u lind në vitin 1918-të në Shoshaj të Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjatë viteve të Monarkisë ka qenë tepër i njohur në të gjithë atë krahinë si burrë i urtë në ndarje pleqnie dhe bashkë me Bajraktarin e Dukagjinit thërritej për zgjidhjen e mosëmarëveshjeve të ndryshme që lindnin në mes fshatarëve të asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashëguar prej disa brezash nga që të parët e saj kishin qenë gjithmonë si komandantë në luftrat kundër serbo-malazezëve. Lekë Vojvoda pasi mbaroi me rezultate të larta gjimnazin laik në Shkodër pranë Konviktit “Malet Tona”, në vitin 1936 fitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali ku ndoqi mësimet në shkollën ushtarake të Romës dhe më pas u diplomua në Akademinë Ushtarake të Modenas, në degën e Karabinerisë.

Në vitin 1941 Lekë Vojvoda (Vuksani) i përfundoi studimet pranë Akademisë Ushtarake të Modenas që ishte një nga më prestigjozet e Italisë dhe po atë vit ai u diplomua me rezultate të larta në degën e Karabinerisë. Lidhur me këtë periudhë ai dëshmon: “Gjatë kohës që ndiqja studimet pranë asaj akademie, kisha miqësi të ngushtë me Valentin Përvizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Përvizit që shërbente si oficer madhor në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare me gradën e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetë Akademinë e Shtatmadhorisë në Itali, vinte vazhdimisht tek ne në Modena dhe interesohej për problemet që kishim si dhe për ecurinë e studimeve.

Po kështu përveç Valentinit që studjonte në degën e Kavalerisë, gjatë asaj kohe në Akademinë e Modenas në një degë me mua studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagës nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova pranë asaj akademie në vitin 1941, unë vazhdova për një vit aplikacionin pranë Akademisë së Firences po për degën e Karabinerisë. Qytetin e Firences e njihja mirë sepse gjatë kohës që vazhdoja studimet në Modena, isha regjistruar si student i korespodencës pranë Fakultetit të Drejtësisë së Firences, por fatkeqësisht nuk arrita ta merrja dot diplomën.

Pasi mbarova aplikacionin një vjeçar pranë Akademisë së Firences, të gjithë studentët u shpërndanë në reparte të ndryshme të Iltalisë, ndërsa mua më mbajtën aty në Akademi si pedagog ku për një vit dhashë lëndën e teorisë së qitjes për rreshterët. Unë nuk kisha dëshirë që të qëndroja si ushtarak në Itali dhe këtë gjë ia parashtrova Komandantit të Akademisë i cili më sugjeroi që të bëja një kërkesë Duçes që të më jepte transferimin. Sipas porosive që më dha ai, unë e bërë kërkesën e cila m’ua aprovua dhe në fillimin e shkurtit të vitit 1943 unë erdha në Shqipëri”, kujton Lekë Vojvoda lidhur me periudhën e studimeve në Itali dhe kthimin në Shqipëri

Në Shkodër liron 29 komunistë

Pas kthimit në Shqipëri, më 14 shkurt të vitit 1943 Lekë Vojvodën e emëruan me detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë në rrethin e Lezhës e më pas në qytetin e vogël të Tuzit i cili asokohe ishte nën administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me këtë periudhë kohe, Leka dëshmon: “Karriera ime ushtarake filloi në rrethin e Lezhës ku u caktova me detyrën e Komandantit të Karabinerisë. Gjatë asaj kohe në atë qytet ndodheshin tre oficerë të shërbimeve sekrete të ushtrisë italiane (SIM) dhe një kompani me milicë. Gjatë atyre tre muajve që unë shërbeva në atë qytet si Komandant i Karabinerisë (Xhandarmërisë), i vura vetes si detyrë që ta shkatërroja fare kompaninë e milicisë bashkë me tre oficerët e SIM-it. Për këtë gjë unë vazhdimisht iu bëja propagandë oficerëve shqiptarë që ishin në krye të kompanisë së milicëve që ta linin atë detyrë, pasi nuk ishte në interes të çështjes kombëtare.

Pas ca kohësh ata ma dëgjuan fjalën dhe e braktisën fare detyrën që u ishte ngarkuar gjë e cila çoi edhe në shkatërrimin e kompanisë së milicisë italiane e cila mbeti pa asnjë oficer. Po kështu me anë të njerzve që kisha në Tiranë, ndërhyra dhe transferova edhe tre oficert e SIM-it të cilët kishin bërë emër të keq në Lezhë. Në atë kohë për të gjitha ato veprime që bëja, unë kisha një përkrahje të madhe në Tiranë prej Gjeneral- Prenk Përvizit, që ishte babai i shokut tim të ngushtë Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua më transferuan në qytetin e vogël të Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik të Shqipërisë dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emërimi im në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, përkoi edhe me krijimin e Xhandarmërisë Shqiptare e cila më parë mbulohej nga Karabineria italiane.

Që në ditët e para që mora detyrën aty, më erdhi një urdhër nga Ministria e Brendshme, e cila më urdhëronte që të arrestoja 29 komunistë të asaj zone dhe t’i çoja të lidhur në Shkodër. Unë e zbatova urdhërin dhe i mora të 29 komunistët të cilët nuk i lidha e bashkë me ta shkova në qytetin e Shkodrës ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmërisë major Ndrec Prengën, të cilit i thashë se urdhëri për arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecës i thashë se për veprimtarinë e atyre komunistëve që kisha arrestuar përgjigjesha unë, dhe Ministria në Tiranë nuk dinte asgjë dhe nuk mund të më urdhëronte për arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjë informacion nga unë. Unë arrita ta bindja major Ndrecën që t’i liroja të gjithë komunistët e arrestuar, duke i thënë se vetë garant për të gjithë ata. Pas kësaj unë i mora të 29 komunistët me vete dhe i çova përsëri në Tuz duke i liruar të gjithë. Në mes atyre 29 personave të liruar në atë kohë, ishte dhe Hajrulla Kastrati së bashku me Age Grudën, të cilët njiheshin si eksponentë kryesorë të lëvizjes komuniste në të gjithë Qarkun e Shkodrës”, kujton Lekë Vojvoda atë kohë kur ai liroi nga arrestimi 29 persona të cilët ishin futur në listat e Ministrisë së Brendshme në Tiranë për veprimtarinë e tyre komuniste.

Me majorin britanik Nils

Në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë së Tuzit, Lekë Vojvoda nuk qëndroi më shumë se gjashtë muaj për arsye se atë e transferuan në vëndlindjen e tij në Dukagjin, duke i dhënë gradën e kapitenit dhe detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së asaj krahine që në atë kohë nuk ishte nën administrimin e Shkodrës. Lidhur me periudhën që Leka shërbeu në atë krahinë, ai kujton: “Gjatë asaj kohe që shërbeja në krahinën e Dukagjinit, unë hyra në lidhje të fshehta me majorin britanik Nils, i cili në atë kohë ishte kryetar i misionit anglo-amerikan që ishte atashuar pranë forcave nacionaliste që vepronin në Veriun e Shqipërisë. Që në takimin e parë që pata me të, ai donte të dinte rreth pikpamjve të mia dhe më pyeti se ç’mendoja lidhur me regjimin që duhej të vendosej në Shqipëri pas mbarimit të Luftës. Unë ia shpreha hapur dhe pa asnjë rezervë pikpamjet e mia, duke i thënë se në Shqipëri duhej të rivendosej Monarkia. Pas kësaj bisede, majori Nils më porositi që unë të shfrytëzoja pozitën që kisha si rreth komandant i xhandarmërisë dhe të ndihmoja të gjitha ato forca që asokohe luftonin kundër gjermanëve.

Në atë kohë sipas porosive të tija unë ndihmova me të gjitha mundësitë e mija veprimtarinë e të gjitha atyre forcave që luftonin kundra gjermanëve, siç ishin ata të Nacional-çlirimtares që udhëhiqeshin prej komunistëve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unë i mbaja nëpërmjet Profesor Kolë Prelës, të cilit komunistët i kishin thënë që të më merrte një deklarata, ku unë të konfirmoja e të firmosja që isha në anën e tyre. Por me gjithë ndihmën e madhe që u dhashë përfaqësuesve të Frontit, deklaratën që kërkonin komunistë nëpërmjet Prof. Kolë Prelës, nuk ua dhashë asnjëherë. Në atë periudhë që unë shërbeja në Dukagjin, gjermanët vendosën dhe krijuan një batalion me mercenarë për të luftuar kundra partizanëve në Jug të Shqipërisë. Unë isha kundër krijimit të këtij batalioni dhe në atë kohë shfrytëzova të gjithë njohjet e mija për të bërë propagnadë që djelmt e malësisë të mos inkuadroheshin aty. Për atë gjë unë nxita Age Grudën e cila u ngrit e foli kundër idesë së krijimit të atij batalioni, që më pas u krjua dhe shkoi e luftoi kundër partizanëve në rrethet e Vlorës e Tepelenës”, kujton Lekë Vojvoda atë periudhë që ai ishte me detyrën e Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së Dukagjinit.

Në arrati prej komunistëve

Në krahinën e Dukagjinit, Lekë Vojvoda shërbeu deri në korrikun e vitit 1944 dhe në atë kohë ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrën që kishte mbajtur deri në atë kohë. Lidhur me këtë që shënon dhe fundin e karrierës së shkurtër ushtarake të kapiten lekë Vojvodës, ai dëshmon: “Pasi dhashë dorheqjen nga detyra në korrikun e vitit 1944, dola në mal bashkë me disa nga të afërmit e mij, duke qenë gjithmonë nën ankthin e goditjes e të arrestimit si nga gjermanët ashtu dhe nga forcat partizane. Në dhjetorin e vitit 1944 kur komunistët erdhën në pushtet, unë vazhdova të qëndroja përsëri në malet përreth Dukagjinit së bashku me Mark Malën, Gjergj Vatën, Pal Thanin, Lulash Stakën, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithë mashkujt e fisit.

Po kështu gjatë asaj kohe ishin me mua në arrati edhe vëllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikën, të cilëve iu thosha që kur të biem në përpjekje me partizanët, të mos qëllojmë për t’i vrarë se nuk kishim dalë për atë punë në mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndërsa vazhdonim të ishim akoma në arrati e fshehurazi kishim shkuar për të fjetur nëpër shtëpitë tona, erdhi për të më arrestuar toger Xhemal Selimi që në atë kohë ishte shefi i Seksionit të Sigurimit për Dukagjinin. Pasi kishte marrë urdhër për të më arrestuar mua me gjithë Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bërë planin dhe i kishte ndarë forcat në dy pjesë në mënyrë që të na arrestonte në një kohë, për të evituar arratisjen e njërit apo tjetrit.

Sipas planit që kishte bërë, ai më dërgoi dy partizanë për të më thirrur në shtëpi. Pas fjalëve të tyre unë dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i cili më tha se duhet të shkonim deri diku për një sqarim. Ndërsa isha bashkë me Xhemalin e shoqëruesit e tij, e kuptova se ai më kishte thirrur për të më arrestuar, pasi teksa isha larguar pak për nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armën time pa karikatorin e fishekëve. Kur iu ankova Xhemalit për këtë gjë, ai iu bërtiti ushtarëve të tij duke i sharë, por unë e kuptova se ajo ishte një lojë e tij. Ndërsa unë po ecja vetëm me Xhemalin, i cili më rrinte nga prapa gati për të më qëlluar, partizanët e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi që ishte i sëmurë dhe të hipur në një mushkë po e çonin atje ku iu kishte thënë Xhemali. Ndërkohë që tre partizanët e Xhemal Selimit po shoqëronin Bajraktarin, ata u përballën në rrugë me nipin e tij Beg Delinë, i cili në atë kohë ishte i armatosur pasi punonte si nëpunës i tatimeve në administratën e Dukagjinit.

Duke e parë se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qëlloi dhe i vrau të tre partizanët e më pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkë me të doli në mal. Në atë kohë që unë dëgjova krismat, shfrytëzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit në një shteg të ngushtë duke shpëtuar për mrekulli nga plumbat e tij që më fishkëllyen rrëzë veshit. Pasi shpëtuam për mrekulli nga gracka që na kishte ngritur Xhemal Selimi, unë me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga të afërmit tanë vazhduam të qëndronim në arrati, pasi nuk kishte më dyshime se komunistët na kërkonin për të na arrestuar. Po atë ditë në shenjë hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit e tij shkoi dhe më dogji shtëpinë time dy katëshe në Shoshaj bashkë me gjithë stanet e bagëtive. Dëmi që m’u shkatua ishte shumë i madh pasi familja ime në atë kohë ishte ndër më të pasurat e Dukagjinit dhe të gjitha plaçkat që kishte shtëpia ishin blerë në Itali. Sikur të mos mjaftohej me atë që bëri, Xhemal Selimi më internoi edhe familjen në Kalanë e Beratit”, kujton Lekë Vojvoda atë kohë kur mezi i shpëtoi grackës që i kishin ngritur komunistët nëpërmjet Shefit të Sigurimit të Dukagjinit.

7-vjet burg e internim deri në 1984

Pasi i shpëtoi arrestimit, Lekë Vojvoda vazhdoi të qëndronte në arrati me gjithë vëllanë e tij Lulashin, e disa persona të tjerë antikomunistë të njohur midis të cilëve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinë e burrat e tjerë të fisit. Lidhur me këtë, ai kujton: “Bashkë me gjithë ata burra qëndruam të fshehur nëpër malet e Dukagjinit deri në tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranës shpalli një amnisti për të gjithë personat që qëndronin në arrati. Në atë kohë unë bashkë me të gjithë grupin që ishim në mal, vendosëm të dorzoheshim duke menduar se komunistët do ta mbanin fjalën. Vetëm Beg Delia nuk pranoi të dorzohej por luftoi dhe u vra në përpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynë për t’u dorzuar kishte qenë i gabuar se komunistët nuk e mbajtën fjalën dhe na arrestuan të gjithëve. Pas dorzimit ne na mbajtën për 14 muaj në hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetë dhe më torturoi në mënyrën më barbare me duart e tij.

Në tetorin e vitit 1947 unë dola në gjyq dhe u dënova me shtatë vjet burg, e bashkë me mua u dënuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vëllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Të gjithë dënimin prej shtatë vjetësh unë e vuajta në kampet e Bedenit të Kavajës e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu në vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javë nga dita e lirimit, më internuan në Savër të Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkëshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty në Savër të Lushnjes kemi qëndruar të internuar familjarisht deri në vitin 1984”, e përfundon rrëfimin e tij 85-vjeçari Lekë Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmërisë së Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar Lëvizjen Antifashiste gjatë Luftës duke liruar 29 komunistë shkodranë të arrestuar, vuajti për 40-vjet me rradhë me gjithë familjen e tij nëpër burgje e internime.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.