Kushtetuta – Ligji themelor i shtetit

0
8598

Merr Kushtetutën e Shqipërisë .PDF
Merr Kushtetutën e Kosovës .PDF
Merr Kushtetutën e SHBA-së .PDF
Merr Kushtetutën e Gjermanisë .PDF (english)

Në këtë hapësirë po ju ofrojmë ligjin themelor të shtetit shqiptar, kosovar dhe atij amerikan.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e miratuar më 21.10.1998 është një nga kushtetutat më të reja dhe ka nevojë të plotësohet dhe rregullohet me kalimin e kohës, ndërsa demokracia zhvillohet dhe avancon në Shqipëri. Politikanët shqiptarë – viktima të interesave të momentit – mund të kishin bërë më shumë për të na ofruar një ligj themelor më të avancuar, që t’i rezistojë kohës dhe jo një ligj emergjence. Gjithçka në Shqipëri ngjan me zgjidhje emergjente dhe jo zgjidhje të qëndrueshme – gjë që duhet dhe do të ndryshojë me kalimin e kohës… Shqiptarët e admirojnë lirinë amerikane.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar më 08.04.2008 është një nga kushtetutat më të reja dhe ka nevojë të plotësohet dhe rregullohet me kalimin e kohës, ndërsa demokracia zhvillohet dhe avancon në Kosovë, si shtet i ri dhe tashmë i njohur nga 108 shtete të Kombeve të Bashkuara. Politikanët shqiptarë të Kosovës – viktima të interesave të momentit – mund të kishin bërë më shumë për të na ofruar një ligj themelor më të avancuar, që t’i rezistojë kohës. Gjithçka në Kosovë, ashtu si në Shqipëri, ngjan me zgjidhje emergjente dhe jo zgjidhje të qëndrueshme – gjë që duhet dhe do të ndryshojë me kalimin e kohës… Shqiptarët e Kosovës gjithashtu, e admirojnë lirinë amerikane.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga më të vjetrat dhe model i suksesit dhe prosperitetit të SHBA-ve. Amerikanët kanë pse të jenë krenarë me kushtetutën e tyre, e cila garanton liritë më të mëdha, që një shtet mund t’i garantojë sot njerëzimit. Pothuajse të gjithë emigrantët që ndodhen në SHBA, aklimatizohen dhe e duan vendin e tyre të ri – Amerikën, gjë që nuk ndodh në vendet evropiane, të cilat nuk i respektojnë të drejtat civile ashtu siç bën SHBA. Sado i integruar të jesh, në Evropë je gjithmonë i huaj…

Kushtetutën amerikane e kemi përfshirë këtu pasi është kushtetuta më e mirë dhe më demokratike në botë, dhe njëkohësisht nga fakti se SHBA-të kanë treguar gjithmonë përkujdesjen e tyre për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve!
Po ashtu kushtetutën e Gjermanisë (Grundgesetz) në
anglisht, e kemi përfshirë si informacion për të interesuarit, pasi Gjermania është vendi më i fuqishëm dhe më i zhvilluar në Evropë dhe një vend mik, që ka përkrahur e mbështetur interesat e shqiptarëve, gjithashtu!

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.