Kujtitim Dashi (1951)

0
3802

Lindi në qytetin e Shkodrës më 15 Korrik 1951. Në mesin e viteve pesedhjete shpërngulet familjarisht në Lezhë. Ka mbaruar Institutin e Larte Pedagogjik për gjuhë-letersi shqipe ne vitin 1975. Ka punuar librar, mesues, gazetar (Kryeradaktor i parë i gazetes lokale Koha Jonë) punëtor, politikan, etj. Merret me publicistike, humor, radiodramatizime, etj.

[ .. Më tepër, CV .. ]
Botimet e Autorit

1996 “45 poete për Lezhen” antologji poetike
1998 “Viktima hyjni” tregime
2000 “Histori gazmore nga Lezha” përmbledhje humori
2000 “Balade për Fran Ivanaj” antologji poetike
2001 “Pas Migjenit” antologji poetike
2002 “Aktori i pafat” tregime


NGA DASHURIA…

tregim

Nëse çdo udhetimi do t’i vija pas një cilësim, atij udhëtimi mes për mes Europës do t’i thojsha: i të papriturës më interesante në jetën time!

Në Bari të Italisë mberritëm shumë vonë, aty rreth të dymbedhjetës dhe për të na uruar mirëseardhjen, mikpritësit sikur kishin nxierrrë nje shi të situr e të thantë.

“Orkestër jeni ju?” – na shpotiti një udhëtar, me siguri nga Shkodra, ngaqë ecnim karvan njëri pas tjetrit apio ngaqë për shkak të statusit tonë na krijonin lehtësira në proçëdurat portuale në kurriz të udhëtarëve të tjerë, që mbanin rradhët e gjata nën shiun e situr e të thantë. Sapo hymë në stacion, ndieva një zë të njohur:

– Profesor!

Drejt meje, fytyrëçelur, sikur po fluturonte ia behu një grua e re, që në ato pak sekonda dhe me ate ndriçim nuk mundja kurrsesi ta shqueja se cila ishte. Kolegët e bashkise po më vështronin nga unë dhe nga grueja e re, të cilës i ndrisnin sytë nga gëzimi.

– Profësor, jam sfungjeri, s’të kujtohem vertet?!

M’u hodh në qafë. Ndieva të më lageshin faqet nga lotët e saj.

– Si ta harroj sfungjerin unë! – i thashë dhe zumë të qeshnim, duke kujtuar ngjarjen. Provova ndjesinë e rigjetjes se një relikeje të humbur a të harruar kushesi se ku. Atëbotë isha drejtor në një shkollë të mesme në periferi të qytetit dhe në fund të qershorit sipas tradites bëmë mbrëmbjen e matures. Po kërceja më gruan e re, qe kisha përballë. Deri ateherë ajo s’kishtë lënë vallëzim pa kërcyer. Si një flutur, fluturontë nga lumturia. Qe mbytur në djeresë. “Si të dukem profësor?” – më pyeti. “Mua më duket sikur po kërcej me një… sfungjer të qullur!” – i thashë. Kam parë shumë qeshje, po atë veshtirë se do ta harroj.

Kolegët e bashkise kishin nisur nga romuzet dhe zërat e tyre vinin farë pranë nesh dhe tashme i dëgjoja qartë. “Po e kaloke mirë këtë javë!” – ia priti njëri prej tyre. “Pa le na hiqet edhe si esnaf i madh” – ia priti një tjeter. “Për një javë e perfeksionon gjuhen” – shtoi një i tretë.

– Nese vjen nga semafori, të lutem mos më thirr profesor… Më vjen turp nga koleget e bashkise… – i murmerita asaj si një njeri i zenë në faj.

– Proferor ç’na thua ashtu? O ç’është ajo fjalë?! Unë nga semafori?! Eja të të njoh më burrin tim. Mario, Mario! – i thirri një djaloshi rreth të tridhjetave me syze dhe flokë të rena perpara, i cili po e veshtrontë si i hutuar skenën. Mbantë për dorë një femijë të vogël si nja tre-kater vjeç dhe mes kembeve të gjata kishtë futur disa çanta udhëtimi.

– Jemi njohur në fakultet, njeri i mrekullushem. Është detyruar tashti nuk mund të them kështu… Po ka një gjë është e vertete e ka mesur shqipen shumë mire! Do ta shohësh vetë, profesor. Është inxhinier ambientalist. Mario, Mario…

2.

Kur mbërritem në Shtutgart, flokët e dëborës përse ma ngacmuan fantazinë për të gjetur medeomos një krahasim, ndonëse në atë pragmuzg kisha shkelur për herë të parë në vendin ku thuhej se kishte lindur maksima e njohur se “çdo krahasim çalon”. Më dukej se pa atë krahasim, dëbora do të endej e endej dhe s’kishte ku të binte. Si apla fiku, thashe me vete. Tërë rruges kisha bërë gjumë si një neon i prishur, ndizu e shuju. S’doja të më shpetontë asgje për pa e fiksuar në kujtese. Duke patur një vize Shengen i dhashe shpejt fund medyshjes e brerjes se ndergjegjes se po ndahesha papritur nga grupi i këshilltareve bashkiakë ose nga “orkestra” siç na pagezuan në Bari. Ishim një delegacion i rradhe, prej tetëmbëdhjetë vetësh, që do të benim vizitë zyrtarë në komunën e Pesaros.

Nuk humba shansin e rrallë të bëja një udhëtim nëpërmes Europës si mik i Shabanit, shoferit kosovar që bëntë linjes Bari-Shtutgart. “Ti veç hajde burre i dheut, se qe besa nuk ke nevojë për me e futë dorën në xhep për kurgjasend. Pa shih sa vende bosh kam në autobuz! Ke për të parë, kam me të çue bash te patriotet e tuaj, qe baj be, qe s’i ke pa tash dhjete vjet. Apo ke ndroje sa janë pak tanë ky delegacion! Pasha sytë e ballit edhe pa ty bajnë se bajnë në qofte se duhet me vu ndoj firme ndokund apo jo burra?! – iu drejtua këshilltareve të tjere dhe pa priturpër të marrë pergjigje prej tyre shtoi: – “Paj shyqyr që m’u dha rasti t’ia kthej një vllajit tim ç’ka keni ba për ne gjatë luftës në Kosovë!”…

3.

Darka ishte shtuar në një lokal që me të thënë mendja dukej se ishte në Shqipëri.

Patrioti me të cilin do të me takontë Shabani kishte qenë edhe një ish-kolegu. Kishte ikur në korrikun e njëmijëenëntëqindenentëdhjetës. Për nderin tim atë mbremje Visari, i zoti i shtepise thirri plot shqiptarë të tjerë “Do të njihemi aty, me të gjithë!” – më tha i gazmuar. Në çastin e mbramë kish ndërruar mendje për ta shtruar darkën jo në shtepi por në ketë lokal. S’ma priste mendja që të gjeja Drinin tim, lumin tim në tabelen e atij lokali. Nuk mund te thoshje se sa burra dhe sa gra, djem e vajza po darkonin aty. Disa prej tyre qenë veshur me rroba kombëtare dhe m’u duk se nuk kishin ardhur për të darkuar por për te dhënë shfaqje.

Filloi të më bënte pyetje për qytetin tim edhe e zonja e shtepise të cilën e shifja për herë të parë. Ishtë një grua ndoshta mbi dyzet vjeçe por e mbajtur mire që s’ia ndantë syte Visarit sikur të ishin në gjatëmujorin e parë të marteses ose fundja në të dytin. Fliste një shqipe mjaft korrekte me ndonjë theks ose ndoj fjale gjermanë nëpër të si të gjithë shqiptaret qe kishin atje një dekadë. U mallëngjya kur i thashe? “Zonjë rralle, shume rrallë mund të qëllojë të ketë një përputhje aq prefekte në mes emrit dhe vete personit qe e mban ate! Ju keni gjetur një visar të vërtëtë!” E kisha ndiere shumë mungesen e tij sa nuk mund ta shprehja më fjalë. Më pyeti për disa familje të njohura në qytetin tim. Kur diçka ngatërrova në përgjigjen time, ajo befas më ndërhyri më politese e më tha “E kanë shtepinë në lagjen Varosh dhe jo në Skenderbeg. Në Skenderbeg kanë patur babanë, dritë pastë Sandrin. Këtë e di mirë unë”. “Po Froku pi me tani raki?” -më pyeti për një mikun tim te vjeter.

Edhe atë e njihke?! Pi si nuk pi! Madje tani për ketë është shpallur “Artist i Popullit”. Ngaqë ishtë i njohur eshe për darkëtarë të tjerë, të cilët i ngritën veshet pipëz kur u përmend emri i tij dhe po më shihnin më kureshtje. U shtrëngova tiu tregoj një histori gazmorë për të se kur e qysh e kishte marrë atë titull të lartë. “Mora një ditë në makinën time një mesues të nderuar. Do të venim në Tiranë në një sesion jubilar. Për të më ngacmuar mua, më thotë: “Ju shkrimtaret dhe artistet e keni pak qejfe rakinë!”

“Mundet” – i thashë.

“Jo mundet por e pini pak!” – nguli këmbë mesuesi.

“Aaaa të ishte kështu profesor, babai im qe ka tash pesedjetë vjet qe pi rakinë do të ishte bërë deri tani Artist i Popullit, apo si po thoni ju tashti, Mjeshter i Madh i… Rakisë!” – ia ktheu Simoni, i biri Frokut, shoferi im…

– Keni kohë pa vajtur në Lezhë? – pyeta zonjën e shtepisë.

– Po unë, – tha-unë… nuk kam qenë kurrë as në Lezhë as në Shqipëri. Ende s’i kam parë ato vise…

– Si, si?!

– Keni lindur këtu në Gjermani dhe pa shkuar asnjehere në Lezhë dini kaq shumë për Varoshin, për Skenderbegun, për Frrokun, Mjeshtrin e Madh të… Rakisë, ndoshta më mire nga unë?!

– Po unë nuk jam shqiptare, – vazhdoi ajo më një natyrshmëri të admirueshme, – jam zvicerane me origjinë po u martova me Visarin, jetova me shqiptaret nga Lezha e Shqipëria, mesova gjuhën shqipe, mësova edhe për njerezit në qytetin e burrit dhe u lidha me ta…

Shtanga nga habia…

— Dërguar për Shkoder.net… nga Lekë Gjoka, Florida


 

CURRICULUM VITAE

KUJTIM YMER DASHI

Emri: Kujtim
Mbiemri: Dashi
Emri babait: Ymer
Datëlindja: 15.7.1951
Vendlindja: Shkodër
Adresa: Rr.”Skënderbeg” Pall.33/2 Ap. 20, Tiranë
Tel (Home): 234 711
Tel (mobile): 069 21 46 319

EDUKIMI:
1969 – Gjimnazi “Hydajet Lezha”-Lezhë.
1971-1975 Instituti i Lartë Pedagogjik (sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”)-Shkodër, Dega Gjuhë-Letërsi Shqipe.

EKSPERIENCA E PUNËS:
1975-1987 Mësues e drejtues shkollash, funksionar rinie për edukimin dhe shkollat, librar, punëtor.
1987-1991 Gazetar (kryeredaktor i gazetës lokale “Koha jonë”)
1991-2000 Politikan (Kryetar i PSSh-së Lezhë, 1991-1995; anëtar i KPD të PSSh-së 1991-2000; anëtar i Këshillit të rrethit 1992-1996; zëvendëskryetar i Këshillit bashkiak 1996-2000), Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës së Lezhës 1997-2000. kryeredaktor i gazetës “Lissus” si dhe “Në fillim qe FJALA”, së bashku me poetin Ndoc Gjetja)-Lezhë;
2000-2005 Specialist i Bibliotekave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Nëntor 2005- Edhe pse me statusin e Nëpunësit Civil hiqet nga puna arbitrarisht, për qëllime të mirëfillta politike, dhe gjendet i papunë.

KUALIFIKIME:

– Kursin njëvjeçar në nivel pasuniversitar për bibliotekonominë pranë Bibliotekës Kombëtare- Tiranë, 2001, si dhe mjaft kualifikime të tjera afatshkurtëra pranë institucioneve kryesore për administrim, menaxhim krizash, në fushë të librit e të bibliotekave.

GJUHË TË HUAJA & KOMPJUTERI:

Ka njohuri në italisht, anglisht dhe njeh programin e Word dhe përdor Internetin

Për rreth 35 vjet merret me: publicistikë; mbledh e shkruan humor; 10 radiodramatizime të tij, si nga Mopasan, K. Çapek, E. Vajnert, etj i janë transmetuar nga RadioTirana; mbi libretet e tij janë bërë opereta, si “Kudo i pari”, etj. Fragmente të “Historive gazmore nga Lezha, etj”, vëll.I e II janë botuar e vazhdojnë të botohen në revistën “Satirikët e Ballkanit” që del në Sofje të Bullgarisë. Është redaktor dhe recensent i mjaft librave të autorëve të njohur e të rinj si dhe i librave profesionalë “Organizimi I informacionit në bibliotekë”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Për krijimtarinë e tij kanë shkruar kritikë e studiues të njohur etj.

Kujtim Dashi është përfshirë në: “Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001”, të shkrimtarit e studiuesit të njohur nga Kosova, Hasan Hasani, (Prishtinë 2003); në Fjalorin Encikolopedik “Gazetarë dhe publicistë shqiptarë” të Prof. Hamit Boriçit (Tiranë, 2005); në Fjalorin Fnciklopedik “Leksikoni i Lezhës” (Tiranë, 2005) etj. Kujtim Dashi nga vjeshta e vitit 2000 banon në Tiranë.

BOTIME:

  • “Edhe një gotë Filipit”, tregime, Sh.B.”Toena”, Tiranë, 1998.
  • “Viktima hyjni”, tregime, Sh.B.”Toena”, Tiranë, 1999.
  • “Aktori i pafat”, tregime, Sh.B.”Lisitan”, Tiranë, 2002.
  • “Jetë e tymosur”, tregime, Sh.B.”Globus R”, Tiranë, 2003.
  • “Ritual”, tregime, Sh.B.”Lisitan”, Tiranë, 2004.
  • “Në muajin e nëntë…”, tregime e novela të zgjedhura, Sh.B.”Ombra GVG”, Tiranë, 2006.
  • “Histori gazmore nga Lezha etj.”,Vëllimi I, përmbledhje humori, Sh.B.”Toena”, Tiranë, 2000.
  • “Histori gazmore nga Lezha etj.”, Vëllimi II, përmbledhje humori, Sh.B. “Naim Frashëri”, Tiranë, 2002.
  • “Histori gazmore nga Lezha etj.”, Vëllimi III, përmbledhje humori, Sh.B “Geer”, Tiranë, 2007.
  • “Histori gazmore nga Lezha etj.”, Vëllimi III, përmbledhje humori.Sh.B. “Geer” Tirane 2007
  • “45 poetë për Lezhën”, antologji poetike, Sh.B.”Gjergj Fishta”, Lezhë, 1996.
  • “Baladë për Fran Ivanaj”, antologji poetike, Sh.B.”Globus R”, Tiranë, 2000.
  • “Pas Migjenit”, antologji poetike, Sh.B.”Mësonjëtorja e parë”, Tiranë, 2001.
  • “Gjuha e zjarrtë…5 shekuj poezi, 100 poetë”, antologji poetike, Sh.B.”Globus R”, Tiranë, 2004.
  • “Thellësia e thjeshtësisë-Poeti dhe Njeriu Ndoc Gjetja”-, monografi, E.B “Lisitan”, Tiranë, 2004.
  • “Leksikoni i Lezhës”-Autorë, institucione, media, -fjalor encikolopedik, E.B. “Lisitan”, Tiranë, 2005.

 

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.