Politika e Privatësisë

(Privacy Policy)

Kush jemi ne?

Sipas kërkesës së WordPress dhe në përputhje me General Data Protection Regulation (GDPR) (Rregullimi i Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithëshme) të Bashkimit Evropian, e cila hyn në fuqi me 25 maj 2018, ne kemi përgatitur këtë faqe të Politikës së Privatësisë për Shkoder.net….

Shkoder.net… është uebfaqja më standarde dhe më e hershme për Shkodrën në internet, ku përmblidhen materiale, që kanë të bëjnë me Shkodrën, artin, kulturën dhe historinë e saj. Kësaj i bashkohet edhe Fjala e Lirë, e cila merret me publikimin e shkrimeve, komenteve, opinioneve dhe analizave të ndryshme, me karakter kombëtar dhe mbarëshqiptar.

Adresa e uebfaqes sonë është: http://www.shkoder.net.

Çfarë të dhënash personale mbledhim, dhe pse i mbledhim ato?

Postimet

Postimet këtu përmbajnë kryesisht materiale, që janë shkruar nga Arben Çokaj.

Komentet

Kur vizitorët dhe lexuesit tanë lënë komente në uebfaqen tonë, ne mbledhim ato të dhëna, që shfaqen në formularin e komenteve dhe marrim gjithashtu edhe IP-në e vizitorit, që lë komentin, e cila na ndihmon për detektimin e spam-eve etj. Por përdorimi është vetëm për uebfaqen tonë dhe jo për palët e treta.

Një varg i automatizuar krijohet nga adresa juaj email (e quajtur gjithashtu një hash) kjo ka mundësi, që ofrohet nga shërbimi Gravatar, për të parë nëse jeni ju, ai që po e përdorni këtë shërbim. Shërbimi Gravatar ka politikën e vet të privatësisë, të vlefshme në këtë adresë: https://automattic.com/privacy/. Pas aprovimit të komentit tuaj, fotografia e profilit tuaj mund të bëhet e dukshme për publikun, në përmbajtjen e këtij komenti.

Media

Nëse ngarkon imazhe në uebfaqe, ju duhet të shmangni ngarkimin e imazheve që kanë ngjitjen e të dhënave të lokalizimit, përfshirë (EXIF, GPS). Vizitorët e uebfaqes mund të shkarkojnë dhe depaketojnë çdo lokalizim nga imazhet e uebfaqes.

Formularët e kontaktit

Formularët e kontaktit mbledhin ato të dhëna, që përfshihen në formular, por që ne i mbajmë vetëm për qëllimet tona, e jo për palët e treta.

Gatimet

Nëse lini një koment në uebfaqen tonë, mund të ndodhë të ruhet emri juaj, adresa email dhe uebfaqja e internetit në cookies (gatime). Këto janë për lehtësinë tuaj, për të mos plotësuar detajet tuaja përsëri, kur të lini një koment tjetër. Këto cookies zgjasin për një vit.

Përmbajtja e ngulitur nga uebfaqet e tjera të internetit

Artikujt në këtë uebfaqe mund të përfshijnë përmbajtjen e ngulitur (p.sh. video, imazhe, artikuj, etj.). Përmbajtja e ngulitur nga uebfaqet e tjera të internetit sillen në të njëjtën mënyrë, sikur vizitori të ketë vizituar uebfaqen tjetër të internetit.

Këto uebfaqe mund të mbledhin të dhëna për ju, të përdorin cookies (gatime), të fusin ndjekje shtesë të palëve të treta dhe të monitorojnë bashkëveprimin tuaj me përmbajtjen e ngulitur, duke përfshirë gjurmimin e ndërveprimit tuaj me përmbajtjen e ngulitur, sikur të keni një llogari dhe të keni hyrë në atë uebfaqe interneti.

Analitikët

Uebfaqja jonë përdorë analitikë vetëm për të parë numrin e vizitorëve në ditë dhe vendet nga vijnë ata, por nuk ruajmë të dhëna personale të dikujt aty.

Me kë i ndajmë të dhënat tuaja?

Me askënd.

Sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja?

Nëse lini një koment, komenti dhe të dhënat meta të tij mbahen për një kohë të pacaktuar. Kjo mund të jetë kështu, që të njohim dhe të miratojmë automatikisht çdo koment të përcjellur, në vend që t’i mbajmë ato në një radhë moderimi.

Cilat të drejta keni mbi të dhënat tuaja?

Nëse keni lënë komente, ju mund të kërkoni të merrni një fil të eksportuar të të dhënave personale, që ne mbajmë për ju, duke përfshirë çdo të dhënë, që ju keni dhënë. Ju mundeni gjithashtu të kërkoni, që të fshijmë çdo të dhënë personale, që kemi për ju. Kjo nuk përfshin të dhënat që jemi të detyruar të mbajmë, për qëllime administrative, ligjore ose të sigurisë.

Ku i dërgojmë të dhënat tuaja?

Komentet e vizitorëve shfaqen në uebfaqen tonë pas aprovimit nga moderatori, dhe mund të kontrollohen përmes një shërbimi të automatizuar të zbulimit të spam-eve.

Informacioni juaj i kontaktit

Këtu bëhet fjalë për informacionin tuaj të kontaktit, i cili mbahet dhe ruhet nga ne, vetëm për qëllime kontakti me ju, dhe nuk i jepet palëve të treta.

Informacion shtesë

Informacionet shtesë mund të jenë informacione, që për një arsye apo tjetër, ju na i dërgoni ne me formularin e kontaktit apo komente, ose i keni dërguar më parë.

Si i mbrojmë të dhënat tuaja

Ne i mbajmë dhe i mbrojmë të dhënat tuaja, vetëm për përdorim të brendshëm, dhe nuk i ekspozojmë ato për palët e treta.

Cilat procedura të shkeljes së të dhënave kemi në uebfaqe

Nuk kemi aplikuar asnjë procedurë, pasi nuk e kemi parë të nevojshme.

Nga cilat palë të treta marrim të dhëna

Nuk kemi palë të treta, që të marrim të dhëna – ne marrim vetëm ato të dhëna, që ju i keni dërguar dhe/ose i dërgoni për ne.

Çfarë vendim-marrje automatike dhe/ose profilizimi bëjmë me të dhënat e përdoruesit

Vetëm nëse WordPress përdor cookies (gatime) të shfletuesit, për auto-plotësim të formularëve, që të mos keni nevojë të ri-shkruani të dhënat disa herë. Asgjë tjetër.