Hoti

1
5684

| Histori | Malësi e Madhe | Gruda

Artikuj nga gazeta “Malësia”

Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Hoti në fokus

Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, shtator 2000

Hoti, një ndër pesë malet e Malësisë së Madhe, është ndër më të vjetrit, por edhe ndër më të rëndësishmit e kësaj treve. Emërtimin e parë në dokumente të vjetra e gjejmë në vitin 1414 me “Certi Hocti” (disa hoten), çfarë tregon për një popullsi jo të madhe të këtij Mali.

Po aty shënohet edhe rebelet me Balshaj (balshajt ishin kryezotët feudalë, që mblidhnin detyrime e taksa).

Me 1415, këta “rebelë” gjetën strehim pranë Venedikasve në Shkodër, ku u ndihmuan edhe me të holla. Në vitin 1416 shënohet se një Andrea “Otto” (Andrea i tetë) emrohet kapiteni i vetëm i maleve, e se kjo i dhurohej e gjitha Venecias, meqense hotjanët ishin prishur përfundimisht me Balshajt. Në vitin 1417 gjinden emërtime të ndryshme si “Otto” ose “De Hottis”.

Në arkivat e ish-shtetit të Venecias, flitet për luftë guerilase kundër princërve të Balshajve në vitet 1416-1417, si dhe popullimi i Hotit afër territoreve të sotëm që përkon me vitin 1426, në mes malit Veleçikut e Liqenit.

Pamje nga Hoti Në vitin 1455 përsëri deklarohet besnikëria ndaj Venecias, së bashku me komunitetet e Zetës së lartë (superiore) me inisiativën e Stefano Cernei. Me 1474, Hoti del si Mal në vehte me një kryetar, emrua pastaj Vojvodë, i cili është në bashkëpunim me Venecien. Pak më vonë, ka një emigrim në Siçili, ku përkon me pushtimin turk, ndoshta për t’u shpëtuar reprezaljeve. Edhe sot në Siçili (Itali) gjinden rradhë mbiemra Hoti.

Ripopullimi i Hotit është bërë pas vitit 1500, si vit shënohet viti 1520 ku Geg Lazri, i biri i Lazër Keqit, i ardhur nga Bosnja (natyrisht tokë dikur ilire që flisnin shqip) u vendos në mes dy njerëzve vendas që gjeti në Hot. Familja e Geg Lazrit u shtua aq shumë, sa shumica e popullsisë së Hotit kanë për trung Gegë Lazrin. Ndërsa autoktonët, dy banorët që u gjetën në vitin 1520 gjinden në Loknikaj e Koje, ku në vitin 1911 numronin 12 shtëpi, që martoheshin me Hotin Tjetër, ndërsa Hoti në mes vehtes jo.

(Duhet sqaruar se Lazër Keqi pati edhe tre djem të tjerë, Piper Lazri, Vaso Lazri, Krasni Lazri, nga ku kanë origjinën fiset e Piperit dhe Vasojeviqit, të sllavizuar tani, ndërsa Krasniqja e sotme rrjedh nga Krasni Lazri (shqiptare, por i myslimanizuar.)

Në vitin 1610, 1614 shënohet se Hotët kishin 212 shtëpi me 600 burra të aftë për armë. Me 1635 – 220 shtëpi me 1100 frymë. Emërtimin Hot e gjejmë edhe në dokumentet e viteve 1671, 1688, 1689, e të gjithë katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj pushtimit osman. Vetëm në dokumente të shekullit të 19-të gjen pak familje, që kishin kaluar në fenë islame (shpesh kjo vetëm për t’i shpëtuar reprezaljeve osmane, madje kishin dy emra në qeveri mysliman, e shoqëri katolik).

Pikërisht në shekullin e 19-të u arrit përfaqësimi i interesave të fisit pranë Ibrahim Bushatit, viziri i Shkodrës. Titullin bylykbash e kishte një person me emrin Hasan Aga, 30 vjet, më pas nipi i tij e humbet këtë titull, si rezultat i një rebelimi të kotë.

Me 1881 Hoti numronte 405 shtëpi me 2500 banorë, të përqëndruar kryesisht në shtatë fshatra dhe me sipërfaqe 120 km2, ndërsa në një dokument të vitit 1897 shënohen 500 shtëpi me 4500 banorë. Po në dokumentet e vitit 1897 shënohet se Hoti është i ndarë në dy bajraqe (flamuj): Bajraku i Hotit ose Rapshës, Bajraku i Traboinit, ose Kusha e Traboinit, që i përkisnin dy famullive të Rapshës dhe Brigjes së Traboinit.

Në kuvend të krejt Hotit, kishin kuvendin e Rapshës, dhe bajraktari nr. 1 ishte ai i Rapshës, Deli Meta (shënuar në një dokument të vitit 1918), e i Traboinit ishte bajraktar nga familja Nishi, por kryesori ishte një Deli Meta. Gjithashtu, Hoti në përfaqësimin e tij ligjor në Xhibalin e Shkodrës kishte vetëm një përfaqësues (bylykbash). Lufta e Hotit për liri e identitet nuk ka të sosur ndër shekuj si me dreqnit e stepave të Rusisë, shkjetë e Malit të Zi e Serbisë, ku viti 1878 është kulmi i saj, ku vetëm lufta këmbëngulëse e hotjanëve (edhe me malësorë të tjerë) bëri që vendimi i Kongresit të Berlinit të mbesë në letër për të mos i aneksuar Malit të Zi krahinat e Tuzit, Plavës e Gucisë. Ndërsa me pushtuesit anadollakë, kulmore mbet lufta e 1911, e cila me 6 prill të këtij viti çoi në ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Deçiç, pas 500 vjet robërie otomane.

Vlen për tu sqaruar se për kuvende të përbashkëta hotjanët kishin edhe Kishën e Brigjes (S. Giovanni Decollato). Festa kryesore e Hotit është Shën Gjoni (Shnjoni). Por mbas të gjitha këtyre, vjen viti i zi 1913, kur Fuqitë e Mëdha, në Shqipërinë e Malësinë e Madhe e bashkë me këto edhe Hotin, ku mjerisht kjo dhuratë ju bë shkjeve të Ballkanit, Malit të Zi.

Kjo ndarje nuk ishte vetëm territoriale, ajo ndau mbi të gjitha fise, familje e shtëpi, doke e zakone, e fatkeqësisht edhe sot kjo ndarje në Europën e Re quhet Tabu. Gjithsesi, hotjanët emigruan e migruan, por kudo që ata jetojnë, rrezatojnë jo vetëm shqiptari, por mbi të gjitha mall për vendin e tyre, çfarë do të thotë, t’i dalin për zot kudo e kurdo. Hoti i mbetur mbas 1913, është pjesë e komunës Kastrat e ata me krenari kujtojnë vargjet lapidarë të poetit kombëtar patër Gjergj Fishta:

A po i sheh ti njata burra,
Që kah brigja nëpër curra,
Tue hecë natën, porsi bisha,
Jan tuj ngjitun drejt kah kisha,
Ata janë po krenët e Hotit,
Që me u lidhë duan me besë të Zotit,
Për me i lanun nder Malësisë.

1 KOMENT

  1. Hoti nje nder fiset e Malsise Madhe(!!??), por Fisi i pare, kryebajraku i Malsise Madhe, zen vendin e pare ne sofer, etj. Ku e gjete dokumentin e ardhjes nga Bosnja !!?? Ne C’etimologji e bazon apo zbulim arkeologjik e mbeshtet kete hipoteze !!?? Ndoshta ata te Hotit te Plaves(Pavles) mund te jene sjelle nga dikush, dhe dikush i ngaterroi per qellime te keqia. Po hotet e Bushkashit te Matit, po hotolishti i Librazhdit, po Hoteshi i Peshkopise, Otteshevo midis dy Prespave, po Hotova e permetit, po Liqeni i Lek Hotit ne Baz te Burrelit, po Be-Hotia ne Athine, Hotina Gora (ne gjuhen malazeze), po perroi Hot e Mengjulla e Hote ne anen lindore te Trodhnave-Kurbin !!??

    Po nji <> sic shkruan Ramiz Lushaj, etj. Otto=Okto=Oktaviani, Ottaviani, perandori romak, OKTO jep Oko dhe Otto dhe shqip Hoti. OHtho greqisht Brigje, pra bashkjeton shqipja, ilirishtja me greqishten, Hoti dhe Brigjja si Mera Dita, Mera=Dita ne gjuhen greke, dhe u kuptia <>. Pastaj Venecia per interesat e saj i imbarkonte hotjanet ne portet e lindore te Adsriatikut dhe i zbarkonte ne vende te tjera te mesdheut, ndoshta deri ne Dagestan apo ne Ukrahine.

    Dukagjinet i binte nga Dukati e Oriku nga Vlora (V-Lana e Tiranes), Gjormi, Kurveleshi, Tra-gjasi=Gjastrati=Kastrati, Bolena ne Al(Ta)Bolene(Fushkuqe), Kuci ose Kuqi, ne Tirane e siper. Pra, nuk duhet me pase paragjykime apo hipoteza pa nje baze dokumentare, etimologji, arkeologji. Sepse ky varianti im i sjelljes nga Jug-Perendimi ka nje baze etimologjike, pra, prejardhje vendi. FLN per mirkuptimin.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.