Gjergj Lacuku (1971)

0
3696

| Letërsi |
Gjergj Lacuku Bio

Gjergj Lacuku lindi me 19 Prill 1971 ne fshatin Beltojë, Komuna e Berdicës, në rrethin e Shkodrës. Rrjedh nga një familje, që lufta e klasave i mohoi pothuejse gjithçka. Duke kenë i privuem nga çdo mundësi, ai shikonte larg dhe për t’i ba andrrat e tij realitet, arratiset nga Shqipnia më 1990. Pas disa vitesh të veshtira si refugjat, ma në fund me 1994 arrin ne “Eldorado”, ku kishte andrrue prej vitesh. Që nga ai vit, ai jeton dhe punon në Florida të Amerikës.

Ky asht libri i pare me poezi, por gjithashtu poezite e tija jane botue ne dy koleksione librash në gjuhën angleze nga “International Society of Poets“, që titullohen “Colors of Life” (në shqip “Ngjyrat e Jetës“) dhe “Who is who in International Poetry”. Gjithashtu, asht vlerësue edhe me çmimin Editor’s Best Award”. Një ndër poezite e tija në gjuhen Angleze gjindet edhe në një koleksin CD prej 33 poezive të zgjedhuna nga “International Society of Poets” me anëtarë nga mbi 60 vende të botës.

Libri i tij i parë asht një mirënjohje dhe dashuni për prindit, familjen, miq dhe të afërm, kudo qe janë. Asht një shprehje malli për Atdheun dhe vendlindjen e tij.

poezi

Tek ju lashë unë zemrën time

Pikon mall kjo zemra ime,
Pikon mall e dashuri.
Qetësi gjen veç në vendlindje
Ku kalova fëmijërinë.

“Malli rrjedh, jo nuk pikon!”
Zemra ime flet kështu.
Dallgën e mallit e qetëson
Veç kur është aty tek ju.

Bien muzgje, çelin agime,
Erret natë, zbardh mëngjes,
Tek ju lashë unë zemrën time
Për ju rreh deri sa t’vdes.

Nanës sime 

Kan ra rrezet an’e mban’
Çelin lulet plot aromë,
Sa mall sot per nanën kam
Mall që zemrën ma copton.

Ti natyr’ pra buzëqesh
Si t’ka hije ty gjithmonë,
Pak qetesi t’ia kthesh
Kesaj zemre që po vajton.

Fllad i ambel sot po fryn
E nder pem’ zogjte kendojn’.
Nana e dashtun m’del nder sy
E Un’hap krahet ta përqafoj’.

Por jo, jo, mundohem kot’
Asht nje vegim si n’fëmini,
Dhe un’ prej mallit derdhi lot
Se nana a larg – ne Shqipni.

O kurbet ti plag’e rand’
Qe s’te gjendet jo sherim,
Zemra nanash je tue tha’
Tue ia marr’ jetës rinin’.

Beograd, maj 1991

Shkodra

Ne mengjese kur lind dielli
Shkoder Locja ja merr kanges,
Me za t’ambel si bylbyli
këndon edhe n’mes t’skamjes.

Ky qytet i lashte sa moti
neper shekuj diti t’gëzoi
E kur zi mbante kombi
Buzagaz rrugës kaloi.

Njikjo asht’ pra Shkodra jon’
Me Rozafen nuse motit,
Piedestal gjithmone qendron’
Krenaria e gjith’ kombit.

Mollë e ndalume

Na futen në kopshtin e “Edenit”
Në vend të luleve rreth e qark
Tela me gjemba
(zbukuru me ftyrën e Enverit).
Aty u rritëm si në inkubator:
Hangrëm ç’na dhanë,
Fjetëm kur na thanë,
Bile, disave jua prenë krahët
Kur i panë se hidheshin perpjetë.
Oh, Zot, se ç’hoqme n’at’ jetë!
Çdo gja përtej errsinës
Ishte mollë e ndalueme
Perëndi, edhe rrezet e diellit na i bllokuene.?

Shkoder Loces

Hej, Shkoder loce, n’ amshim
po t’kendoj me zemer t’vrame.
Këtu, i tretun ne mergim,
kujtoj diten qe u ndame.

N’dhena t’hueja ku un’ ndodhem
as ne gjume nuk kam qetësi,
tue u rrejt’ se do gëzoj boten,
do la’ mbrapa nje grusht hi.

E nder andrra fluturim,
me zogj t’qiellit tue bisedue:
“Kur t’shkoni n’qytetin tim
Nanës e babës t’falna me i cue.”

Kur te shndrisin rrezja e par’
mu ne zemer te Evropes,
Ti Rozafe per ne mos kjaj
Mbi altar t’Zojes Shkodres.

Shkoder loce,nane e dashtun,
kur t’na vij e fundit mbramje
per bijt’ e tue n’bote perhapun
nji vend rueje te Fusha e Rrmajve.

Aty dona n’ ameshim
eshtnat tona me pushue,
kur t’vij Prilli me gjelberim
dikush ka per t’na kujtue …

E pra sot neper botë,
bijt’ e tuej kudo qe jena
t’ i lutna t’madhit Zot:
Shkoder locen gjithmone ta kena.

Toronto, Kanada, Gusht 2003

Nata e ikjes

Mora rrugen e largimit
Ne nji natë qe binte shi,
Me zgjidh prangat e mjerimit
Qe duer-kambe mi kishte nxi.

Tue kalue telat me gjemba
Edhe andrrat paten frike.
Nder këto tela vete vdekja
Bante roje nate e dite.

Ne mesjeten komuniste
Per ne lulet s’kishin erë.
E ne heshtje zemra thërriste
– Per pak drite ne ket’ sketerrë.

Per mue ikja s’ishte kange
Qe te këndohej nder gëzime,
Por ajo mbeti plage
qe me djeg e me jep dhimbje.

Emigrantve

Qetësi shpirtnore në ket’ bot’
Larg vendlindjes vështir’ me gjet
E kjo jet’ si dallgë ushton
Si stuhi që kurr’ nuk hesht.

E rand’ qenka me emigrue,
Prej njerzve m’u nda për së gjallit.
Kështu Zoti e paska shkrue
Me là rrugën me lotët e mallit.

U rritëm ne t’mjeruem
Si fëmijë të lanun jetim,
Me zemrën mallpërvëluem
Na kalon jeta në mërgim.

Por ama kurrë mos t’harrojmë
Se kush ishim, nga erdhëm
Se mandej humb vlera jonë
Dhe për ne e bardha erret.

Se mandej humbet vyrtyti
Si dhe besa a Shqiptaria
siç na humbi komunizmi
mos me dite se c’asht njerzia

Me andrra, shpresa e besim
shikojme larg n’ardhemeni
nje dite patjeter do vijme
tek ti -O Nane Shqipni !

përgatiti: Lekë Gjoka

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.