Gjakmarrja – një plagë shoqërore shqiptare

0
17145

Kronikë e një fenomeni shoqëror që vazhdon të hapë plagë të mëdhaja në shoqërinë shqiptare. Këtu përmblidhen disa artikuj që bëjnë fjalë për vazhdimësinë e vetgjyqësisë në Shqipëri, sidomos në veri, të cilat paraqesin në të njëjtën kohë mosfunksionimin e një shteti ligjor e të drejtë në Shqipëri, i cili do u dilte pritë fenomeneve të tilla.

 Getoja e Gjakut

Fëmijë të ngujuar nga gjakmarrjamarrë nga Revista Klan, 2001

Kush do t’i fshihet gjakesit streohet aty, prane lagjes Kiras. Per ta ndertohen shtepi te reja, madje kane edhe klubin e tyre. Nen veshtrimin vigjilent te rojeve te armatosur, qe nuk lejojne as policine dhe as vizitoret e rastit te depertoje ne “zonen e te ngujuarve”. Qe rritet dita dites, prej vitit ’94, kur aty shkeli i rrezikuari i pare.

Ndoc Kapcari ne shtepine punishte.

Qe prej tetorit te larget 1990, plaku Musa Kulla i ngrys ditet ne shoqerine e nje automatiku. Grindja per dy rrenje hurma te kooperatives se fshatit Grude, solli viktimen e pare te gjakmarrjes mes familjes se tij dhe fisit te Prekajve. Sot, 11 vite me vone, ajo vrasje e vjeter nuk ekziston zyrtarisht ne regjistrat e policise, ndonese 62-vjecari duhet t’i ruhet hakmarrjes si mashkulli i vetem i mbetur nen shenjestren e gjakseve. Jeta e njeriut te thinjur nen ngujim ndryshoi katerciperisht ne momentin qe Musa Kulla vendosi te ndertonte, aty nga viti ’94, nje shtepi te re ne periferine e Shkodres, ne lagjen e “Kirasit”. Se bashku me themelet e asaj shtepie, pa e ditur as vete, kolonizatori nga Gruda, kishte krijuar geton e re te te ngujuarve.

Sepse sot “Kirasi”, lagjja periferike e fryre nga ndertimet e reja prane stadiumit te qytetit, eshte shnderruar vertet ne nje zone me status te vecante: Ne lagjen e te ngujuarve. Afro gjysma e mbi 2000 te ngujuarve qe ka sot Shkodra gjenden ne kete zone, ku roje te armatosura mbajne larg jo vetem njerezit e dyshimte, por edhe policine, per t’iu siguruar jeten banoreve te gjakshem te saj. Ne morine e shtepive te reja (ashtu si ne pjesen tjeter te Shqiperise, edhe ketu ndertohet pafundimisht), mund te gjesh tabela qe lajmerojne dhenien me qera apo shitjen e tyre. Familje te reja malesore po lyejne duart ne gjak dhe, ne emer te Kanunit, do te kene nevoje per nje strehe te sigurte ne kampin e fortifikuar te “Kirasit”. Te ngujuarit me pak shpirt biznesmeni, kane zbuluar parajsen e fitimit nga gjaku edhe ne kete periferi te larget. Bashke me ato pak sende qe moren me vehte nga fshatrat e thella, sterniperit e Leke Dukagjinit mbarten ne mes te Shkodres edhe ligjin e lashte te maleve: Gjakmarrjen.

Per te takuar “babain” e lagjes se gjakut, duhen gjarperuar me shpejtesi te ulet te makines disa rrugica te ngushta te krijuara rrishtazi ne hapesirat mes shtepive te reja. Ne pamje te pare, duket nje lagje e zakonshme periferike, nga ato ku te ardhurit prane metropoleve nuk kane respektuar ndonje rregull urbanistik. Tarracat e ndertesave buze rruges shembellejne te cliruara nga armet e renda dhe sherbimet 24 oreshe te rojeve ( gjate dites masat jane me te ulta), pasi sigurimi i lagjes eshte bere me preciz. Qe prej pajtimit te pak muajve me pare te nje familjeje kryesore, autoritetit te vetem me pushtet ne mes te banoreve te ketushem, postblloqet e ngritura ne vitin ’97 ne hyrje te lagjes jane larguar.

Kontrollet per te huajt qe hyjne ne “Kiras” kryhen tashme me roje civile, te paisura me celular. Ne brendesi te rrugices kryesore ndodhet kontrolluesi i pare. Nje djalosh rreth te 20-ave, i veshur thjeshte dhe me pamjen e nje njeriu te pakorruptueshem, njofton dike nepermjet celularit se po mberrijne miqte e pritur. Mekanizmi i lajmesve te maleve eshte zevendesuar tashme me keta aparate doracake qe nuk te lene kurre ne balte. Pas njoftimit te rojeve, Musa Kulla detyrohet te vije ne kufirin e jashtem te lagjes per te terhequr miqte e tij. Eshte nje rregull qe duhet ta zbatojne te gjithe banoret e ketushem, nese duan te presin vizitore ne shtepite e tyre. Ne kete menyre ata marrin persiper pergjegjesine, ne rast se miku qe hyn ne lagje eshte ndonje gjaks i etur per hakmarrje.

Shtepia modeste e te ngujuarit te pare te lagjes eshte mobiluar thjeshte, vetem me dy divane modeste dhe nje automatik, qe qendron dukshem poshte njerit prej tyre. “Nuk kam qelluar asnjehere me te, as per gezime e as per te keq, por duhet mbajtur dreqi”, thote Musai, duke e shtyre armen me poshte me kemben e djathte. Nuk deshiron te fotografohet, per shkak se hasmit nuk i behet qejfi per te tilla gjera, por historine e gjakut te ketyre 11 viteve te fundit e ka mesuar permendsh. Gjithcka nisi ne muajt e fundit te kooperativave, kur brigadieri i fshatit Grude u kishte caktuar te gjithe fshatareve nga dy rrenje hurma. Secila prej familjeve duhet te dorezonte 20 kilograme nga frutat e mbledhura ne kooperative dhe c’te mbetej mund ta mbante per vete. Per ato dy peme nisi grindja mes djalit 21-vjecar te Musait dhe atij te Prekajve, e cila solli edhe vrasjen e ketij te fundit.

Familja e viktimes pranoi te falte gjakun e djalit tjeter te vrare, per te patur me teper kohe per te lare hesapet me Kullajt. “Qe nga ajo kohe kam martuar 2 djem e tri vajza pa bere asnje dasem, njesoj si te m’i rrembenin. Te gjithe i kam derguar jashte shtetit per t’i shpetuar hasmit, ndersa une qendroj ketu i fshehur”, rrefen Musai. Gjakesit i kane dhene vetem 30 dite bese ne keto vite ngujimi, duke mos pranuar asnje kompromis. Njeri prej tyre eshte vendosur me shtepi ne Shkoder dhe e ka te lehte te kontrolloje levizjet e tij jashte lagjes. Vete Musai sqaron ne konfidence se e ka kaluar gjashte here fshehtas “Kirasin” gjate ketyre 11 viteve. Fati e ka ndihmuar qe te mos perballet me hasmin jashte deres se sigurte te lagjes.

Nje muaj me pare, nje vrases i shpetoi ndjekjes se policise duke u futur ne “Kiras”. Si ne nje marreveshje te heshtur, policia nuk ka hyre qe prej vitit ’97 ne lagjen e superblinduar me armatime te renda. Nje tentative e tille mund te sjelle shume probleme per uniformat blu, te cilet e dine se te ngujuarit zoterojne edhe mortaja e grantahedhes, qe mund te shkaterrojne edhe blindat. Vete banoret e lagjes vene buzen ne gaz, kur u permend ndonje operacion carmatimi te policise: “Kush me ardh… Policet?!!”. Ky pakt mes te ngujuarve dhe uniformave blu nuk shkelet as ne pjesen tjeter te qytetit. Makinat qe dalin nga lagjja shoqerohen gjithmone nga ndonje furgon i mbyllur, brenda te cilit ndodhen armet e renda. Askush nuk mund te kontrolloje ngarkesen e fshehte te ketyre furgoneve ne postblloqet ne qytet, pa rrezikuar jeten. Policet, qe vijne po nga Dukagjini, i druhen nje hakmarrjeje. Historia e nje te ndaluari, qe u kerkoi te ngujoheshin te gjithe policeve te grupit te gatshem qe i kishin vene prangat, tregohet ende ne Shkoder me mjaft seriozitet.

Ditet duken me te gjata ne lagjen e “Kirasit”. Te gjithe burrat jane kthyer ne shtepiake qe nuk dine se si te kalojne vitet e ngujimit. Kur bie darka, ata mblidhen ne nje lokal te improvizuar ne nje ndertese njekateshe ne formen e nje shtepie banimi. Ketu mund te degjosh, ashtu si ne te gjitha lokalet e Shqiperine, biseda me ze te larte per politiken, nen avujt e kafese alla turke dhe duhanit te dredhur.

Djelmoshat e rinj, ata qe mbajne me deshire ne krah automatiket dhe kryejne sherbimin ne hyrje te lagjes, shihen me rralle ne tavolinat modeste te lokalit. Ata preferojne te rrezikojne me shume, duke dale nga lagjja per te shijuar eren e lirise ne pjesen tjeter te Shkodres. “Me ane te telefonit prenotojne me pare nje lokal, i cili i mbyll dyert per klientet e tjere. Djemte e lagjes darkojne me pas se bashku ne lokalin e zgjedhur. Dalin nga dhjete makina njeheresh dhe te armatosur edhe me granathedhes”, thote Emin Spahia, sekretari i Misionin Mbarekombetar te Pajtimit te Gjaqeve. Ai sqaron se te tilla shkelje te ngujimit brenda lagjes mund te ndodhin mjaft rralle. Ato mbeten argetimi i vetem per njerezit qe duhet te shtyjne vitet me te bukura te jetes se tyre ne periferine e “Kirasit”.

Ndoc Kapcari nuk merr pjese ne te tilla “festimesh”. Marangozi, i ngujuar pas nje vrasjeje aksidentale, u ka shpetuar tri atentateve gjate kater viteve te fundit. Gjakesit kane paguar per koken e tij dhe vdekja mund t’i vije ne cdo moment edhe nga njerezit me te besuar. Pas 10 vitesh ngujimi, Ndoci u detyrua te operonte fshehtas ne Tirane gjunjet e tij te demtuara si pasoje e moslevizjes. “Djalin 4-vjecar arrita ta nis jashte shtetit, si te vetmin shpetim nga rreziqet e ketushme”, thote Ndoci, duke drejtuar koken nga gruaja dhe vajza e tij 17-vjecare, dy bashkevuajteset e vetme. Per mjeshtrin e dyerve te drunjta, mberritja e njerezve nga bota e pertej gardhit eshte nje ngjarje qe nuk duhet humbur. Gjakmarrja per te nisi pas nje grindjeje ne dyqanin e fruta-perimeve.

“Tre djem te rinj donin te me nxirrnin nga radha per te marre para meje tallonin e vezeve. Ata me qelluan te paret pas koke dhe, ne grindje e siper, njeri prej tyre u rrezua per vdekje siper nje betoni. Ekpertiza e prokurorise e cilesoi si nje vdekje aksidentale, por..”, kujton ato momente te veshtira te jetes se tij Ndoci. Hasmet nuk pranuan asnje marreveshje dhe nuk donin te hiqnin dore nga marrja e gjakut. Xhulio, djali i lindur pas ngujimit te marangozit, mori dhe shenjen e pare te hakmarrjes. Vogelushi u shpetoi cuditerisht plumbave te derdhur ne drejtim te tij, ndersa luante perpara shtepise.

Nje tjeter sulm i gjakesve tronditi plotesisht familjen e ngujuar te Kapcareve ne vitin ’97. Gjakesit nuk priten qe Ndoci te dilte, por vendosen ta djegin se bashku me shtepine dhe zdrukthtarine e vogel poshte saj. “Arritem te largohemi nga muri i pasem i shtepise vetem me rrobat e trupit, ndersa plumbat shkaterronin gjithcka qe nuk digjej nga flaket”, rrefen ate ngjarje te hidhur Ndoci. Syte e tij drejtohen here pas here nga dera e jashtme e shtepise-punishte, ku jane vendosur se fundi Kapcaret. Thuajse andej do te shfaqen nga momenti ne moment vrasesit e paguar.

Personi i vetem qe mund te kaloje pa shume andralla kontrolli dhe ne cdo moment te dites kufijte e lagjes, Emin Spahia, po u premton shume banoreve te “Kirasit”. Misionari i Pajtimit te Gjaqeve, nje shoqate joqeveritare qe vepron prej 10 vitesh ne te gjithe Veriun, ka vendosur qe te ndryshoje Kanunin. “Gjaku do te merret vetem tek personi qe shkakton vrasjen dhe jo tek te gjithe familjaret apo fisi. Keshtu eshte vepruar edhe ne Kosove e Malin e Zi per te evituar vrasjet e te pafajshmeve”, sqaron qellimin e fundit te tij pajtuesi i gjaqeve. Ne vitin ’91 ai u ngujua vete per pak kohe per faj te nje kusheriri dhe e di se c’do te thote te qendrosh i kercenuar nga gjakesit. Nga ajo kohe kujdestari i spitalit neuro-psikiatrik, qe tashme eshte shnderruar ne kujdestarin e mendjeve te nxehta te gjakesve, eshte bere miku me i besuar i te ngujuarve te lagjes se gjakut. “Ndodh qe me telefonojne perpara se policia te kete marre vesh vrasjen, per te negociuar me hasmet”, rrefen Spahia, me nje buzeqeshje qe nuk i ndahet asnjehere nga fytyra.

Ndoshta ai mund te beje dicka edhe per “babain” e lagjes se “Kirasit”. Deri me sot, Musa Kulla nuk ka mundur te perfitoje nga rregullat e Kanunit, ne emer te te cilit po qendron edhe “i ndrryme”. Hasmi ka qelluar tete vite me pare ne drejtim te djalit te tij, por plumbi vetem sa i ka demtuar njeren shpatull, pa probleme te renda per jeten. Nga ky cast, Musai ka nisur perpjekjet per te fituar “pafajesine” e familjes se tij. Gjaku qe i kishte borxh hasmit nga Dukagjini, u “la” pas kesaj plagosjeje dhe ai mund te kerkonte doren e pajtimit. “Mblodha 57 burra te mocem nga fisi, pagova autobuzin per ne Grude dhe u kerkova qe te ndermjetesonin per mua. Gjakesi nuk pranoi t’u hapte deren, duke mos dhene asnje shpjegim. Keshtu kane perfunduar edhe ndermjetesimet e tjera”, rrefen plaku i urte. Dikush i ka thene se dukagjinasit jane betuar qe te mos falin asnje gjak myslimanesh dhe keto fjale po vertetohen, sipas tij, me kalimin e diteve. Me buzeqeshjen qe s’i ndahet, “pajtuesi” Emin i jep me teper besim idese qe sorrollatet ne keto momente ne dhome: dicka do te behet.

Ashtu sic e kerkon zakoni, Musai i shoqeron vizitoret, me shikimin e tretur larg, per ne rruginen e mprovizuar se fundi perpara shtepise se tij. Ne anen tjeter te zhavorrit, plaku dhe dy miq te tij po u japin doren e fundit tullave te katit te pare te nje ngrehine te re. Eshte shtepia e djalit te tij, i cili mund te kthehet se shpejti nga emigrimi dhe do te shnderrohet ne nje banor te lagjes se fortifikuar te “Kirasit”. “Ne nuk duam te vritemi me mes vedit, por duhet te ruhemi”, thote plaku, me sigurine e nje njeriu qe ka kaluar 10 vitet e fundit nen kercenimin e gjakesit. “Ne kete lagje mund te rrime per shume vite te tjera”.

Gjakmarrja e fundit

Ne mesditen e 6 korrikut, gjakesit paten rastin me te mire per te vrare Francesk Docin. Ata e qelluan shtate here, ndersa udhetonte ne furgon se bashku me vajzen 11-vjecare. Me ne fund ai kishte dale nga ngujimi trevjecar dhe ishte kthyer ne shenjestren e gjakesve nga Torovica. Me gjashte plumba ne trup, tri prej te cileve ne mushkeri, 47-vjecari nuk ka preferuar te qendroje me gjate ne spital. Njerezit e hasmit silleshin rrotull spitalit plot kercenim dhe nuk mund te sigurohej nga nje sulm i dyte. Ne te njejtin shtrat, ne njeren prej dhomave te shtepise se Docve, qendron edhe Arieta, vajza e plagosur ne prite. Kater cifla te llamarines se shpuar te furgonit i kane prekur zemren dhe kirurget ne Tirane nuk e marrin persiper operacionin e saj.

Tashme ajo nuk ka temperature dhe thyen heshtjen e diteve te meparshme: kur iu lutej prinderve qe te mos merrnin gjak per te, nese vdiste. Ndoshta nuk eshte e drejte qe xhaxhai i saj, Engjelli, te pergatitet per te marre dyfish (ashtu sic e do zakoni ne rast te vrasjes se nje femije) hakun tek familja nga Torovica. Tashme radha per te qelluar pa paralajmerim i ka ardhur Docve, te cilet presin ende me ankth permiresimin e Arietes dhe babait te saj. Eshte ende heret per te vendosur nese do ta pranojne faljen.


Gjakmarrja dhe plagët e saj

Shqipëria, vendi i konflikteve të pashoqe
Përgjithësisht shqiptarëve nuk iu pëlqejnë konfliktet, zënkat, e aq më tepër vrasjet. Në shekuj, po të shfletosh historinë, ata edhe kur kanë patur konflikte serioze kanë arritur t’i sheshojnë. Nisma e fundit e misionarëve të Pajtimit të Paqes, ku rrethi më verior i Shqipërisë, Malësia e Madhe është shpallur Zonë Pilot, ku po synohet që gjakmarrja të ngushtohet deri tek vrasësi, duhet përshëndetur. Një “adoptim” i tillë me këtë fenomen tashti duket i vështirë, por shumica e njerëzve edhe pse nuk e shprehin, e përkrahin. Veriu shqiptar për vetë karakterin e fortë e krenar, është shumë më problemor se Jugu u Shqipërisë, që është diçka më tolerant. Vetëm në Shkodër, sot janë të ngujuar për gjakmarrje mbi 530 familje. Shumë gra të pafajshme, shumë fëmijë që duhet të shkonin në shkollë, në kopësht apo në lojëra si moshatarët e tyre, janë të privuar nga çdo e drejtë njerëzore. Fotografia që ne po shoqërojmë këtë shkrim, tregon një femër shqiptare me tre fëmijë, që prej shumë vitesh është viktimë e hakmarrjes.

Po, kjo grua që shihni, e quajnë Luke Zefi nuk ka as edhe një faj, megjithatë, një telefonatë në redaksinë tonë mbrëmë na njofton se shtëpia e saj, ku ajo ishte e ngujuar, u plaçkit dhe u dogj. Mendimi është se veprimi u krye për motive gjakmarrjeje të disa viteve më parë. I shoqi i saj Bernard Zef nga fshati Beltojë, komuna Berdicë e Qarkut Shkodër, i datëlindjes 1965, kishte konflikt gjakmërie që para shumë viteve dhe për të shpëtuar jetën, pasi shteti është inkopetent, pasi ka qëndruar i ngujuar disa kohë, para rreth dy viteve ishte larguar nga Shqipëria, duke lënë në mëshirë të fatit gruan dhe tre fëmijët, që mbrëmë vetëm falë fatit e Zotit nuk u dogjën në banesën e vet.

Pra, pas problemit shumë serioz të gjakmarrjes në Shqipëri, qëndron një jetë sakrificash, një jetë vuajtjesh, një jetë gjaku. Misionarët e Pajtimit të Paqes kanë ndërmjetësuar për pajtim familjen e Bernard Zefit, por pa sukses. Por për këtë kategori njerëzish nuk ke menduar fare ti i ashtuquajturi shtet, ti shtet që sa herë vijnë votimet, kërkon edhe votën e të ngujuarve për gjakmarrje, ti shtet që përditë menaxhon që konfliktet, hasmëritë të përmasohen. Themi kështu, pasi në tërë botën, kur tjetri vret, sheti i jep dënim kapital, kurse këtu në Shqipëri, jo vetëm që nuk ka dënim me vdekje edhe nëse tjetri pushkaton njëqind vetë, por edhe nuk bëhen as përpjekjet më të vogla për të prangosur kriminelët. Policia gjithmonë mbërthen të vrarin, jo vrasësin. Këto janë fakte kokëforta që e rendisin Shqipërinë si vendin e parë në botë si mbartës i konflikteve të gjakmarrjes.

Sokol Pepushaj, http://www.shkodraonline.com/shqiperia-etnike/def27.html


Bajrami fal pese gjaqe
Pese gjaqe jane falur dhe dy konflikte jane parandaluar diten e Bajramit te Madh dhe ne Naten e Shen Kollit ne Shkoder. Lajmi eshte dhene nga Imzot Angjelo Masafra, Arqipeshkv i Metropolit i Shkodres dhe President i Konferences Ipeshkvnore Shqiptare i cili ka pohuar punen qe eshte bere ne diten e festes nga persona te dy besimeve. Meshtaret dhe imamet kane qene te paret qe jane shperndare ne shtepite e te ngujuarve dhe te familjeve te konfliktuara. “Bajrami dhe Shen Kolli eshte dita me e mire kur njerezit mund te shtrijne doren e pajtimit kundrejt njeri-tjetrit te mbyllin konfliktet dhe te pushojne gjakmarrjet dhe ngujimet. Festat fetare mund te jene rasti me i volitshem per te t’i dhene fund konflikteve qe mbartin gjakmarrje” eshte shprehur Imzot Angjeli Mafra i. Keshtu, Zef Pali ka falur gjakun e djalit te tij te vrare shtate vjet me pare. Familja e Zef Palit nga Shllaku dhe ajo e Nike Mara nga Kiri nuk jane me armike njera me tjetren. Armiqesia e iniciuar qe nga vrasja e djalit te Zefit tani eshte faur. Te dy familjet kane shtrire doren e pajtimit. Ne oret e para te dites te enjte 60 burra te prire nga famulltari i Shkodres mons. Luciano Agostini kane trokitur ne deren e Zef Palit ne Shllak.

Burrat me me emer te Shllakut, Sho, Temalit dhe Dukagjinit i kane kerkuar babait qe ka humbur djalit te falte gjakun. “Eshte e madherishme te falesh gjak ne dite te tille, o burre i dheut” i kane thene Zef Palit burrat misionare. Pa shume hezitime babai e ka falur gjakun. “Juve ju fal gjakun e tim biri e edhe djalin tjeter” ka thene Zef Pali qe ka bere te perloten burrat kanunare. Sipas burimeve nga Arqipeshkvia e Shkodres dhe nga Myftinia jane falur pese gjaqe ne diten e festave fetare. Ndersa bulte e Shkodres kane parandaluar dy konflikte ne diten e festes. Njeri nga keto i ndodhur ne Vau Dejes mund te kishte precipituar keqas. Policia eshte perkrahur dhe nga perfaqesuesit e Pushtetit Lokal ne Vaun e Dejes. Nje ceshtje pronesie ne mes te Daut Nelaj dhe Besnik Ramadanit per pak ka perfunduar ne nje konflikt te armatosur. Per tre ore police dhe komunare kane arritur te bindnin dy familjet edhe ne emer te festes se “Bajrami kerkon paqe, dhe mirekuptim. ky eshte mesazhi i festes”, gje qe ka bere qe te dy familjet te shtrijne duart e mirekuptimit dhe te jene te pajtuara. Ndersa ne rastin tjeter policia ka bere qe te mos perhapet konflikti ne mes te dy motrave ne lagjne “Fahri Ramadani” ne Shkoder qe per pak sa nuk jane vrare.

R. Llazari, Koha Jone


Rreth 260 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes
TIRANË – Numri i familjeve të ngujuara në tre rrethe të prefekturës së Shkodrës, të përbërë nga Shkodra, Malësia e madhe dhe Puka, ka arritur në 260, u bë e ditur sipas burimeve policore.

Shkodra ka numrin më të madh të familjeve të ngujuara, rreth 200, ndërsa Puka ka 2 familje të ngujuara dhe Malësia e Madhe ka 58 familje të tilla.

Sipas të dhënave nga drejtoria e policisë në Shkodër, gjatë vitit 2002 ka patur 10 raste vrasjesh në qytet. Motivet e vrasjes kanë qenë për hakmarrje dhe gjakmarrje.

Në rrethin e Pukës nuk ka patur asnjë rast vrasjeje.

Drejtoria ka hedhur poshtë deklaratat, sipas të cilave policia ka patur informacion për kriminelët, por nuk i ka arrestuar ata me pretekstin se janë të ngujuar.

Drejtoria ka përmendur raste konkrete të mbledhjes së informacionit për vendndodhjen e kriminelëve. Ajo ka organizuar operacione dhe i ka arrestuar ata edhe pse kanë qenë të ngujuar.

Burimet e mësipërme bënë të ditur se policia ka zbatuar ligjin, pavarësisht nga motivet e krimeve, për hakmarrje apo gjakmarrje qofshin ato. Burimet theksuan se policia ka punuar intensivisht për kapjen e autorëve të krimeve. Vetëm gjatë vitit 2002, janë arrestuar 136 persona të shpallur në kërkim nga policia.

AlbanianDaily News


Shkarkohet kryetari i ngujuar

Nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak
SHKODER – Para gjakmarrjes dorëzohen dhe institucionet. Murtaja e vdekjes nuk do t’ia dijë jo vetëm për njerëzit e thjeshtë, por as për personalitet dhe emrat e njohur të artit. Ngujimi ka shkarkuar dje nga detyra kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Cefën. Regjisori i njohur shkodran dhe njëkohësisht drejtor i teatrit “Migjeni”, pas dy vjetësh torturë në heshtje dhe i pambrojtur nga shteti shqiptar, është larguar para disa ditësh nga Shqipëria.

Murtaja e gjakut e syrgjynosi atë duke lënë prapa pak shpresë për qindra të ngujuarit e tjerë në Shkodër, që nga dita në ditë presin të provojnë ankthshëm satërin e hasmit.

Shkarkimi

Ngujimi në Shkodër nuk pyet për askënd. Ai vërtet që të shkel me këmbë, të dhunon, të bën të ndihesh jetim dhe kur thonë se ka shtet ligjor. Gjithsesi, ai (shteti) funksionon, nuk harron të marrë vendime për ata drejtues institucionesh që nuk e kryejnë detyrën. Dje u “ndëshkua” njëri prej tyre, megjithëse pa ndonjë argument për paaftësinë e tij. Bëhet fjalë për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Cefën, i cili u shkarkua nga detyra mbi bazën e ligjit mbi pushtetin vendor nr.8675, neni 27 (i vlefshëm për çdo person që ndërron vendbanim, largohet nga vendi dhe nuk merr pjesë në mbledhje për 6 muaj). Në një mbledhje kortezie, anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit verior pohuan publikisht të vërtetën e asaj që nuk thuhej dhe që mbahej e fshehur që prej dy vjetësh. Cefa nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e këshillit, pasi ka qenë i ngujuar. Vendimi në fjalë është marrë vetëm pak ditë pasi regjisori i njohur shkodran është larguar nga Shqipëria për në Amerikë. Ndërsa drejtori i teatrit “Migjeni” ka shkuar në vendin e largët, vartësit kanë hedhur votën në një kuti të vjetër kartoni për pasardhësin e tij. Eshtë votuar Anton Leka, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shkodrës.

Në fakt është mbyllur, nëse mund të thuhet kështu, një çështje e vjetër. Këshilli Bashkiak, megjithëse me kryetar, ishte pa të. Ndoc Cefa, që prej dy vjetësh i zgjedhur në këtë post, nuk e ka bërë detyrën, veçse vetëm për dy javë. Një krim një vrasje ka kthyer gjithçka përmbys. 60-vjeçari, i kanosur për vdekje nga hasmi, është ngujuar duke pritur mbrojtjen e strukturave të shtetit shqiptar. Por më kot. Ai ka pritur gjatë, madje edhe duke rrezikuar kokën. Përgjatë harkut kohor të dy viteve, Cefa ka marrë pjesë vetëm në tri mbledhje të Këshillit Bashkiak (dhe këto të rëndësishme): dy herë në besë dhe një herë tinëzisht i shoqëruar. Në mungesë të tij ka drejtuar punën nënkryetari i këshillit, Xhemal Shkjau. Të gjithë e dinin se gjakmarrja kishte ngujuar artistin e njohur, por askush nuk e pohonte me gojë. Vetë Cefa ka heshtur edhe kur i është dashur të bërtasë të thërrasë në apel veshshurdhin shtet.

Drejtori i “Migjenit”

Ndoc Cefa, banor i lagjes “Vojo Kushi”, njihet si një nga regjisorët më të mirë të Shkodrës. Që prej pesë vitesh ai ka qenë drejtor i teatrit “Migjeni”. Vetëm dy vitet e fundit Cefa nuk ka mundur të shkojë në zyrën e tij në godinën e teatrit, pasi ishte i ngujuar. Jo vetëm teatrit “Migjeni” i ka “munguar” drejtori, por edhe Teatrit të Kukullave, drejtoreshë e të cilit ishte prej disa vitesh bashkëshortja e Cefës, Ikbalja. Prej dy vitesh ky teatër nuk funksionon më. Cefat e kanë mbyllur karrierën e tyre në Shqipëri me dhimbje, pa mundur të japin atë çka ata dëshironin për vendin e tyre. Edhe dy fëmijët e tyre sot ndodhen larg. Nuk dihet nëse djali i Ndoc Cefës, i cili studion për regjisurë në Paris, do të kthehet në vendin e tij, në Shkodërlocen, për të ndërtuar atë çka primitiviteti dhe hakmarrja kanë lënë pa mbaruar.

Gazeta Shqiptare


Një polic prej 20 muajsh i ngujuar

Vëllai i tij nga nëna vrau dy veta
SHKODER – Gjakmarrjes, deformimit të Kanunit dhe pafuqisë së shtetit për ta marrë në mbrojtje, nuk i ka shpëtuar as një polic. Arjan Ozuni, babai i dy vajzave të vogla, prej 20 muajsh qëndron i ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ai ka qenë në detyrë, kur vëllai i tij nga nëna, Artur Selmani, më 28.8.2001, ka vrarë dy veta më mes të Shkodrës, Ahmet Selën dhe Adem Kryeziun. Siç ka treguar vetë ish-polici i ngujuar, ka qenë vetëm 100 metra larg vendit të ngjarjes, kur ka ndodhur ngjarja dhe menjëherë ka lajmëruar eprorët. Pak minuta më vonë një aksion i uniformave blu, ku ka marrë pjesë edhe Ozuni, ka bërë të mundur prangosjen e vëllait të tij nga nëna, i cili është dënuar me 14 vjet burg. Pak ditë më vonë ai është ndier i kërcënuar. Ka lajmëruar drejtorin e Policisë së Shkodrës, në atë kohë Milto Kordha, për rrezikun, ndërsa ky i fundit i ka thënë “që të ruhej”.

“Që nga ajo kohë unë dhe familja ime jemi të ngujuar. Jetojmë në një shtëpi me qira dhe unë, dy vajzat dhe bashkëshortja jetojmë me rrogën prej 12 mijë lekësh të kësaj të fundit, e cila punon në një rrogaqepësi”, ka thënë ish-polici, i cili para një muaji ka tentuar të dalë nga ngujimi, për të mbajtur familjen, por është lajmëruar sërish nga gjaksit, se do ta vrisnin, nëse dilte më. Në këto kushte, Arjan Ozuni i kërkon ndihmë shtetit që ta marrë në mbrojtje atë dhe familjen e tij. Ozuni thotë se që nga dita që ka njoftuar Kordhën për rrezikun, është pezulluar nga puna, duke i prerë edhe rrogën. Veç shtetit, i cili nuk po e merr në mbrotje, për Ozunin ka edhe një problem tjetër: ai i deformimit të Kanunit. Në bazë të neneve të ligjit të vjetër, Ozunin nuk e zë Kanuni për rastin në fjalë, pasi krimin e ka kryer vëllai i tij nga nëna dhe jo vëllai nga babai apo nga të dy prindërit. Kështu, si pasojë e shtrembërimit të Kanunit, një njeri, i cili në shtëpi vazhdon të mbajë uniformën e shtetit, nga ky i fundit është lënë në mëshirë të fatit.


KANUNI: “NGA MITI NE REALITET” NE ZEMER TE PARISIT
“Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet”, titullohet takimi i radhes qe ne Paris i kushtohet Shqiperise.

Behet fjale ne fakt per nje vazhdimesi, pasi nuk eshte hera e pare qe ne zemer te Parisit diskutohet per nje nga problemet me te mprehta te Shqiperise aktuale: Kanunin.

Disa muaj te shkuar, ne mjediset e Ministrise franceze te kultures nje grup heterogjen i perbere nga shqiptare e franceze, u mblodh te diskutonte rreth kesej ceshtjeje, shqetesimi per te cilen, me sa duket ka kapercyer kufijte. Sado qe i trajtuar ne nje plan te gjere, si problem ne pergjithesi shqetesues, ne vjeshten e vitit te shkuar, grupin e ministrise se kultures, e kish mbledhur rasti unik i nje personi. Behej fjale per drejtorin e teatrit Migjeni te Shkodres, njekohesisht kryetar i Keshillit Bashkiak te ketij qyteti, i cili ish detyruar te ngujohej prej vitesh.

Shqiptaret, te mesuar me te tilla histori, gjithsesi kerkonin te cliroheshin nga ky makth i rishfaqur 10 viteve te fundit. Francezet, me teper se sa te cuditur, kerkonin te jepnin kontributin e tyre ne clirimin e shqiptareve nga ky makth shkaktuar nga argumente abusrde. Ishte nje person i pafajshem te cilin e kishin detyryuar te mbyllej (ashtu si mijera bashkevuajtes) brenda mureve te apartamentit te tij. Qene mijera persona krejtesisht te pafajashem qe vuanin deminin sipas nje ligji anakronik, per te “shperblyer: kesisjoj nje vrasje te bere nga nje i papergjegjshem, apo I palogjikshem, apo gjaknxehte…

Por, kryekreje francezet, inisiatore te kesaj nisme, mes te cileve Pascal Hamon ne Ministrine e Kultures Franceze dhe Dominique Dolmieu, regjisor, ishin nxitur nga rasti i Ndoc Cefa. Nje prej personave te njohur publikisht ne qytetin e sa e sa ngujimeve, i cili, edhe pse vazhdonte te kryente detyren e drejtorit te teatrit “Migjeni”, edhe pse ie njekohesisht kryetar i Keshillit Bashkiak. ishte i detyruar te drejtonte qe nga shtepia. Permes telefonit apo permes kontakteve me personat bashkepunues (si ne Keshill ashtu edhe ne Teater) vetem nese keta ta fundit kapercenin pragun e shtepise se tij. Levizja e kundert ishte e ndaluar. Dhe kjo po vazhdonte prej vitesh. Dhe kete askush nuk po mundej ta ndalonte.

Prandaj u be nje mbledhje e pare ne Paris, ne mjediset e Ministrise franceze te Kultures. Per te vazhaur tashme me nje mbledhje publike.

“Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet” e kane quajtur takimin e organizuar nga Grupi nderparlamentar France Shqiperi i Senatit dhe shoqata kulturore “Albania”, me mbeshtetjen e Ambasades se Frances ne Shqiperi, te henen qe vjen. Kesaj here permasat jane me te medha, pjesemarresit jane te angazhaur ne menyre me te drejtperdrejte me Kanunin si problem i se sotmes apo me Kanunin si ne ligj i eger i se djeshmes. Mjafton titulli i temes se takimit te hapur publik per te kuptuar se kanuni dhe gakmarrja, prej kohesh duhej te ishin shnderruar ne pjese te historise, apo te miteve qe shpesh e bejne me ekzotike te kaluaren e nje populli.

Dhe perpjekja e radhes, hapi i avancuar. i takon 10 shkurtit. Serish ne zemer te Parisit, po kembengulet per te shpetuar afro 3000 familjet e veriut te shqiperise (585 prej te cilave ne qytetin e Shkodres), per te shpetuar te gjithe shqiptaret qe jane te detyruar te mos kryejne veprimtarine normale te jetes se tyre. apo afro 800 femijet qe nuk munden te kapercejne pragun e shtepise per te shkuar ne shkolle.

Arta Marku


 

Rasti Çefa

 

Shkonte cdo dite ne pune e kthehej normalisht cdo pasite ne shtepi. Cdo gje, i ngjante pike per pike, jetes se nje njeriu te zakonshem. E ndersa ishte drejtor i nje institucioni kulturor te rendesishem ne qytet, si Teatri Migjeni, perpiqej ne maksimum te bente dicka per te. Dikur kish filluar perpjekjet per te binjakezuar “Migjenin” me nje nga teatrot homologe te nje qyteti te Italise. Dhe punet kishin hyre ne rruge te mbare. Dukej sikur gjithcja shkonte sahat deri edhe bisedat intime mes babit dhe bijve te larguar, per tu shkolluar, nga Shqiperia.

Por nuk do te vazhdonte keshtu pergjithmone. Mandata do te trokiste ne deren e Ndoc efes duke e prishuir qetesine e jetes se tij, madje ne menyren me absurde. Nje nip i tij kryen nje vrasje. Vrasesi dorezohet, madje pas ekspertizave mjekesore rezulton i papergjegjshem. Gjithsesi burgoset. Paralel famijla e te vrarit, parapelqen te riktheje syte nga Kanuni. Nena e te vrarit urdheron: do te merret gjaku. Dhe hakmarrja mund te bjere (sipas kanunit) ne cilindo prej personave me mbiemrin e vrasesit. Nje fis i tere detyrohet te mbyllet brenda. Me vone nje rrethane lehtesimi: mund te jene viktima te gjakmarrjes vetem personat e rrethit te afert familjar: prinder, vellezer xhaxhallare me te gjithe femijte e tyre. Gjithsesi jo pak fajtore pa faj: xhaxhallaret e vrasesit madje edhe djemte e xhaxhallareve pavaresisht moshes, pavaresisht edhe gjendjes shoqerore, profesionit apo detyrave qe kishin.

Nese Ndoc efa ishte drejtor i nje institucioni kulturor, nese ishte edhe kryetyar i Keshillit Bashkiak, askujt nuk i duhej. Ai do te perndiqej, krejt njelloj sic do te ndodhte sikur vrasjen ta kish kryer vete. Ne kete gjendje do te kalonin vitet qe nuk e lejuan Cefen te shijonte frutet e punes se tij: ceremonia e binjakezimit ne teatret do te kryhej pa pranine drejtorit ashtu si sa e sa premiera shfaqjesh, spektator ne te cilet drejtori nuk mund te ishte. Madje edhe mbledhjet e Keshillit Bashkiak do te beheshin ne shtepine e Cefes. Keshtu, derisa nje dite fajtori pa faj do le linte Teatrin dhe Keshillin Bashkiak per te kapercyer kufijte e Shqiperise. Mesa duket e vetmja zgjidhje. Ndryshe jeta e tij do te vazhdonte pafundesisht brenda mureve te shtepise, nje makth pafund me friken e vrasjes nga nje dite ne tjetren.

(Komunikate shtypi)

Grupi nderparlamentar Francë-Shqiperi i Senatit dhe shoqata kulturore “Albania” organizojne, me mbeshtetjen e Ambasades se Frances ne Shqiperi nje mbledhje publike mbi temen:

“Kanuni dhe gjakmarrja: nga miti ne realitet”.

Te henen 10 shkurt 2003, ne oren 17, ne Senat.

Palais du Luxembourg, 15, rue de Vaugirard, 75006 Paris. Metro: Odeon ose Luxembourg.

Ky takim, nen patronazhin e senatorit Mathieu, president i grupit France-Shqiperi ne Senat do te mbledhe parlamentare shqiptare dhe franceze te cilet do te shprehen, per here te pare, ne France ne lidhje me kete teme, ne prani te specialisteve te kodit mesjetar shqiptar. Pas prezantimit te karakteristikave te ketij kodi, ata do te shpjegojne ne detaje deviacionet qe bllokojne zhvillimin e shoqerise civile bashkekohore shqiptare drejt Shtetit te se drejtes.

Fenomeni i nje hakmarrjeje private e cila con ne ngujimin e forcuar, i cili prek aktualisht afro 3000 familje ne veri te Shqiperise, 585 prej tyre ne qytetin e Shkodres. Ato e kane te pamundur qe te jetojne normalisht; te rriturit nuk mund te shkojne ne pune, femijet (gati 800 ne te gjithe vendin) nuk shkojne me ne shkolle.

Keto familje jetojne nje gjendje te vertete ngujimi, ashtu sic qe dhe rasti i regjisorit Ndoc Cefa, drejtor i Teatrit Migjeni te Shkodres. Nje thirrje e shkruar nga shoqata “L’espace d’un instant” dhe e percjelle nga “Albania”, evokon vuajtjet e jetuara nga ky person i mbyllur per afro dy vjet ne apartamentin e tij, per nje krim te cilin ai nuk e kishte kryer.

Ky cikel i pafund i hakmarrjeve godet mijera te pafajshem dhe paralizon nje pjese te gjere te shoqerise shqiptare. Rregullat e Kanunit, per te cilat do te na flase profesor Gut, specialist dhe perkthyes i ketij kodi, jane keqperdorur, kanuni aktual shqiptar nuk ka asnje lidhje me ligjet e dikurshme, tashme ai keqperdoret shpesh per interesa parash.

Me mbeshtetjen e nje numri te madh personalitetesh shqiptare, nder te cilet Zoti Ferit Hoxha, Ambasador i Shqiperise ne France, ne organizojme kete mbledhje publike ne France, ne Senat, per te treguar mbeshtetejen tone ndaj shtetit te se drejtes, qarkullimit te qytetareve dhe individualizimin e denimeve, qe jane vlera themeltare te shtetit te se drejtes, te cilat ne duam qe t’i ndajme me Shqiperine.

Ne kete mbledhje do te shfaqen gjithashtu pjese te shkeputura nga nje film mbi perpjekjet e pajtimit te gjaqeve mes dy familjeve.

Koha Jone


“Gjaku ynë duhet të jetë tepër i çmuar”

Kuvendi i Kurbinit për pajtimin e gjaqeve
Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor në ndalimin e gajkderdhjes, kësaj epidemie që vjen nga thellësitë e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimn tonë si shtet europian. E ardhmja e fëmiijëve tanë është jeta pa armë. Nënat dhe motrat tona, si krijesat më të ndjeshme të shoqërisë njerëzore, si burimi i jetës që është vlera më brilante e të gjithë qënieve, duhet të ndikojnë fuqishëm tek djemtë dhe vëllezërit, që të ndalojnë vrasjet mizore, dhe të dëshmojmë para Europës moderne se jemi qytetarë të denjë të këtij komuniteti.

Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, padyshim është forcimi i unitetit kombëtar. Vallë a mund të ketë unitet, kur ne shqiptarët vrasim njëri-tjetrin? Edhe komunitetet fetare duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre hyjnor në emër të zotit që të shpëtojë Shqipërinë nga vrasjet barbare të gjakmarrjes që po këputin qindra jetë njerëzish.

Rinia shqiptare, pjesa më vitale e kombit, gjaku i së cilës është tepër i çmuar, duhet mësuar që t’i ruajë armët për të mbrojtur trojet e të parëve, dhe jo për të vrarë njeri-tjetrin. Kërkoni dashuri se do ta gjeni. Arma më e fuqishme është dashuria. Ne shqiptarët nuk kemi qenë e as nuk jemi barbarë. Bota i njohu paraardhësit tanë, si burra të besës e bujarisë. Duhet të jemi trashëgimtarë të denjë.

Shekulli

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.