S’të sjell në këtë botë dashuria ime

Frederik Rreshpja – një nga poetët shkodranë të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri.

KUR TRISHTOHEM SHKRUAJ, SHKRUAJ…

Intervistë dhe poezi nga Frederik Reshpja

Frederik Rreshpja 1. Zoti Frederik, çfare te gezon dhe çfare trishton me shume ne jete?
F.Reshpja: Nuk e di se ka mbete ndonje gje ne kete bote, qe te me gezoje. Gjith ç’kam dashur e kam humbur. Por “Le te pyesim nese ai luftoi, para se bota ta mundtte” thoshte Pol Elyar. Pra çdo gje e kam humbur ne menyren me serioze dhe nuk ankohem nga fati im.

Kur trishtohem shkruaj. Prandaj shkruaj shume. Nese rri me njerez, kete e bëj vetem per edukatë. Vizitat dhe mbledhjet i kam inat. Pergjithësisht kohen e kaloj ne dhomen time, i vetmuar. Pastaj “sa me shume te shkruash, aq me i vetmuar je” thote Heminguej. Eshte nje rreth vicioz.

2. Pergjithesisht ke shkruar ne shtypin “e majt”. Ndonje gazete dhe te ka “sulmuar”, ju vete s’beni pjese ne ndonje Parti politike. Do te donim te dinim si e çmoni ju sot situaten politike?

F.Reshpja: Po unë jam i majte. Si tere artistet dhe shumica e partive evropiane. Por tek ne s’ka si i shpjegon keto gjëra.

Mua nuk më ka sulmuar ndonje gazete serioze. Ka patur vetem ca pseudonime. Verejtja qe me bejne eshte kjo: ”ti Fred u persekutove nga diktatura, tani hymnizon pushtetin e ri”! Mua me çudit kjo gje. Si shkrimtar une e kam patur per detyre te mos bëj hymne. Hymnet i bejne sharlatanet. Vendi im eshte tek populli, tek hallet, tek buka, tek dhembja e tij.

Jo nuk kam qene kurre ne parti, se partite jane alternativa qeverisjeje. Mua nuk me intereson politika. Arti eshte me i gjere. Ngado qe ta shikosh situaten politike e bejne se shumti kuadrot qe na la diktatura. S’kish si behej ndryshe. Ka nje tendence per ta filluar edhe ketu si industrine, nga kuota zero, pra me shkaterrim. Me shqetesues eshte moszbatimi i ligjit. Njerezit, jane te pasigurte per ekzistencen e tyre ndaj behen servile dhe mashtrues. Vendet e punes jane te pakta. Na duhet një qeveri që te na japi buke e jo miliona. Na duhet një “Politike e gjelber”, kete e kam persëritur.

3. Dhe ne fund ç’plane keni per te realizuar vetveten?

F.Reshpja: Do desha te shkruaja romane e poezi, por nuk kam asnje te ardhur. Nga ky shtet nuk pres asgje. Ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve, po dihet, tere kuadrot dhe ato qe paguhen si shkrimtare profesioniste jane ata qe la monizmi. Po te mos flasim per LSHA, une dua qe te ekzistoj si organizate, kjo eshte arsyeja qe deri me sot nuk kam dale publikisht nga kryesia e saj.

Merreni me mend: dikur veprat e mia jane grisur nga tekstet shkollore me vendim te KQ te PPSH. Sot ne asnje tekst a projekt s’eshte emri im.

Pra komunistet s’ma falin dot.

Dua te hap, se shpejti nje gazete te pavarur për intelektualët. Kryesisht kulture, art, jashte politikës. Do te filloj edhe te botoj libra. Zoti e di sa me vjen keq, qe edhe keto vite qe me kane mbetur do te shkruaj artikuj, siç duket ky qe fati im!

Zëri Rinisë, 25 Nëntor 1992

Për një vjollcë

Çeli vjollca e vogël mbi gurishte
si një ylber mbi planete të panjohura

Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur
të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër
po tërë ato që thashë
u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Më me fat janë perënditë
që kthehen tek toka të skalitur:

Ti s’ke për t’u skalitur kurrë
e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit

Ky qe fati yt prej ylberi
me një kryq shiu te koka
Por fati sundon tërë popujt e zotave
të shumtë si rëra,
vjollcë e vogël, o shpirt.

Kronikë

Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolën pleqtë,
Rendën pas shpirtrave që silleshin në ajër
drejt Kashtës së Kumtrit

Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA
mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,
të lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-të

Pastaj lanë gjakun
Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar.

 

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Ave, nëna ime!

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç’është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua
po tani që kanë kaluar kaq shumë vite
e di se s’ka asnjë kuptim që bie shi

Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

— Marrë nga Revista Kulturore ARS

PERGJITHMONE

O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
Shkoj dhe shirat po i le te kyçura
Por do te ktherm perseri ne çdo stine qe te dua.
Une kam qene trishtimi i botes.
O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

TORS

Dil nga mbreteria e gurit!
Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.
Njemije vjet dhe dymije vjet.

Jemi puthur neper iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homeret.
0 hene e shiut, e verbera madheshtore!
Beje nje iliade per mua
Kur te rrezohet edhe Troja e fundit..

Rri kyçur ne gur zemra ime
Njemije vjet dhe dymije vjet.

DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kesaj nate
I vrare egersisht,
Kali i zi i pikellimit
Ne shtegun e vjeter me priste.

Kali i zi i pikellimit ç’me rrezoi
Dhe rashe si ne ballada;
Gdhendur ne gravurat e vjetra,
Permbys mbi shqytin e nates.

I vrare nga nje pranvere e kote,
Braktisur nga bota e tere,
Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull
Dhe qan per te zotin e vjeter.

ARLEKINET

Iken arlekinet e trembur nen çatine e perralles
Kur putha per here te pare.

Qau vajza e vogel: por kushedi
Ndofta qante feminia. Ne kopesht
Nga dritarja e perralles, arlekinet
Veshtronin te trishtuar, tere lote.

Nuk desha t’i tremb arlekinet e mire,
Nuk desha por nuk bej ndryshe
Si nen çdo molle, bile nen çdo dru
Kurdohere nje eve me priste.

QIELLI I DJALERISE

Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
Ra mbi korijen me perralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Terfili i arte i qiejve.

Kembanat e yjeve lekunden me hare
Prere nga hena e majit.
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
U zhduk pas portes se ylbereve.

Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria
Dhe mua trishtimi me mbulon
Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
Ne nje bote qe nuk me kupton.

POETI NE SHKRETIRE

Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.
Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve
Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.
U ben me dore avioneve.
Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.

KENGE LAHUTE

Me zuri gjumi i balladave
Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,
Per ku vrapon te besh shi, o zog?
Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u harruam.

Do te ngrihem e do te marr dynjane
Por gjumi i balladave nuk me le.

Dy tre shira rane e u be dimer,
Dy tre net u deshem dhe u grindem.

UL KOKEN I LODHUR

Me therret nje mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur qe premton mars
Dhe pikellimi i debores me gjuj te burimi.

Mbremja rend drejt qiellit’
Hena rend drejt nje shtepie reshë.

O akuarel i levizshem! Ti mua me therret
Por me erdhi teper vone thirrja jote.

Koka ime e pabindur tek nje alarm gjethesh
Qe hedh persiper dy grushta nate!

dërguar nga K.Traboini, Boston

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT