Fotografia shkodrane

0
1337

Fotografia shkodrane

Pjetro Marubi Pjetër Marubi në fundin e shek. 19-të ishte i pari nga familja Marubi, që solli artin e fotografisë në Shqipëri. Në fototekën Marubi u ruajtën rreth 150.000 negativë dhe fotografi nga luftërat e ndryshme të shqiptarëve për liri e pavarësi. Portrete të ndryshme të kohës, si dëshmi historike, u bënë fillimisht nga Pietro Marubi, emigrant italian, që vendosi të jetojë në Shkodër, në familjen Kodheli nga Zadrima.

Familja Marubi

Artin e fotografisë e mësoi më pas Kel Kodheli (1870-1940), i cili pas vdekjes së Pjetrit, mori mbiemrin Marubi. Studioja Marubi u krijua mes viteve 1885-1890. Ajo përfshinte hapësira me përmasa 5 x 7 m., brenda shtëpisë së marubëve në Shkodër. Fototeka Marubi në vitin 1970, u bë pjesë e Muzeut të Shkodrës. Aty ruhen më shumë se 20 000 xhama e filma. Një pjesë e mirë e fototekës që vjen pas vitit 1919, ndodhet e regjistruar në rend alfabetik, sipas emrave të të fotografuarve.

Luftëtarët e lirisë Djelmnia e Shalës Gegë Marubi

Fotografi i fundit i familjes Marubi është Gegë Marubi, i cili shihet në fotografinë djathtas me një djalë, në një fotografi të padatuar. Ai e ruan artin e fotografisë si traditë të familjes deri më 1984, megjithëse në Shqipëri ekzistonte një sistem, i cili e çoi njeriun drejt mungesës së pronës dhe trashëgimisë.

Ndërsa aty shohim edhe një fotografi nga “Djelmnia e Shalës”, të Kel Marubit fotografuar me siguri gjatë viteve 1900-1915. Pas luftës së dytë botërore, Gegë Marubi nuk pati fatin të linte trashëgimtarë, të cilët do mund ta vazhdonin artin e fotografimit.

Themeluesit i fotografisë në Shkodër:

Pjetër Marubi (1834 - 1903)Pjetër Marubi (1834-1903) Mati Marubi (1862-1881)Mati Marubi (1862-1881)
Kel Marubi (1870-1940)Kel Marubi (1870-1940) Gegë Marubi (1907-1984)Gegë Marubi (1907-1984)

MUZEU KOMBËTAR I FOTOGRAFISË MARUBI


Arkivi i fotografive vjeneze, me fotografi nga Shqipëria

Studiuesi i arkivave vjeneze, Pjetër Logoreci ka gjetur rreth 1300 fotografi të vjetra të para një shekulli nga Shqipëria, të bëra nga austriakët në atë kohë dhe të ruajtura në arkivin e Vjenës. Një pjesë të këtyre fotografive për Shkodrën, u ekspozuan në korrik-gusht 2017 në shtëpinë muze të Pashko Vasës në Shkodër…


Koleksion i fotografive Marubi
Pamje nga Shkodra
Alpet e Shkodrës
Bregdeti shqiptar
Dinastia e Marubëvespeciale nga Koha Jonë
Foto-album
Fototeka Marubi
Galeri fotografish
Stacioni i fundit
Marubi i Shkodrës
Kartolina nga Shkodra
Foto-Turizëm

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT