HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Gjergj Fishta dhe zanat qė mė frymėzuan"

-- nga OLIVERTA LILA, Shqip, 12 shkurt 2009

Skulptori Ilmi Kasemi po punon pėr detajet e fundit tė skulpturės. Fishta, qė do tė vendoset nė sheshin e qytetit tė Lezhės, nuk ėshtė vetėm njė statujė. Zanat, Ora e Shqipėrisė, lahuta, libri mbi krahėt e Titanit, formojnė njė shtyllė simbolike. Pėr herė tė parė, njė vepėr monumentale publike do tė ketė nė pėrbėrjen e saj nuditetin.

Njė vepėr arti dhe veēanėrisht njė skulpturė monumentale nuk ngrihet mbi bazėn e fotografive apo pėrngjashmėrive fizike. Ėshtė mė tepėr njė pėrgjithėsim sa ideor, aq edhe i tipareve reale. Arritja e kėsaj shprehje ėshtė njė preokupim i gjithmonshėm, kur flitet pėr realizimin e veprave pėr njė person historik dhe mė shumė akoma pėr personazhe tė cilėve iu njihen kontributet, siē ėshtė Gjergj Fishta

Skulptori Ilmi Kasemi duke punuar nė portretin e Fishtės
Skulptori Ilmi Kasemi duke punuar nė portretin e Fishtės

Edhe pėr pak kohė Gjergj Fishta do tė qėndrojė nė studiot e skulpturės, bashkė me muzat e vargjeve tė "Lahutės sė Malcisė" dhe elementėt e tjerė simbolikė qė plotėsojnė figurėn e tij poliedrike. Skulptori Ilmi Kasemi ka vetėm disa detaje pėr tė plotėsuar, para se kompleksi monumental kushtuar Fishtės tė shkojė pėr derdhjen nė bronz. Boceti i tij u shpall fitues nė qershor tė 2007-ės, nė njė konkurs pėr veprėn nė skulpturė tė Fishtės, organizuar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Pas shumė diskutimesh, vėrejtjesh e sugjerimet qė komisioni pėrzgjedhės i pėrbėrė nga artistėt Perikli Ēuli, Ali Oseku, Rubens Shima, Pashk Pėrvathi e pėrfaqėsuesi i MTKRS-sė, Agron Gjekmarkaj, pati pėr paraqitjen e dimensionit tė Fishtės poliedrik, fitues u zgjodh boceti i Kasemit. Skulpturės sė poetit dhe priftit djaloshar (nė gjatėsinė e 3 metrave), skulptori i ka shtuar edhe njė shtyllė monumentale, 5 metra e gjatė, ndėrtuar me figura simbolike qė vijnė jo vetėm nga vargjet e "Lahutės sė Malcisė".

Shtylla monumentale me Titanin nudo, zanat, lahuta, libri
Shtylla monumentale me Titanin nudo, zanat, lahuta, libri

Titani i thirrur nga mitologjia dhe dy muzat e frymėzimit tė poetit vendosur mbi krahėt e tij, do tė shėnojnė njėkohėsisht edhe tė parėn skulpturė nudo qė vendoset nė hapėsira publike, pikėrisht nė sheshin e qytetit tė Lezhės. Skulptori shprehet se gjithēka lindi gjatė procesit tė modelimit dhe jo si njė tendencė pėr tė kafshuar mollėn e ndaluar. Nė kėtė shtyllė monumentale, ndėrtuar sipas parimeve tė skulpturės klasike, Ora e Shqipėrisė, lahuta, libri dhe koka e dhisė janė elementėt e tjerė qė plotėsojnė simbolikėn. Sė pari ishte menduar qė kjo shtyllė tė realizohej nė mermer, por pėr shkak tė vėshtirėsive tė sigurimit tė kėtij materiali dhe mundėsisė sė dėmtimit mė vonė, u zgjodh qė tė derdhet nė bronz. Deri mė 22 prill pėrfundon realizimi i skulpturės nė bronz, e mė pas pritet vetėm data e inaugurimit tė vendosjes sė skulpturės nė sheshin e Lezhės.

Jeni gati nė pėrfundim tė realizimit tė statujės sė Gjergj Fishtės. Si ka qenė ky proces gati dyvjeēar?
Kanė mbetur vetėm disa detaje tė vogla. Puna nė allci dhe realizimi i modelit pėrfundimtar nė dimensionet reale ka pėrfunduar. Tashmė mbetet vetėm bashkėpunimi me fonderinė pėr derdhjen nė bronz. Prania ime nė kėtė fazė ndoshta nuk do tė ishte e domosdoshme, por duke marrė parasysh nivelin teknik tė fonderisė, ndonėse teknicienėt e kėsaj ndėrmarrjeje kanė eksperiencė 40-vjeēare dhe kanė bėrė vepra tė mira, duhet ta ndjek realizimin deri nė fund. U bė mė shumė se njė vit e gjysmė qė punoj pėr realizimin e kėtij kompleksi skulpturor, por artisti asnjėherė nuk ėshtė i kėnaqur. Mund ta mbaja edhe njė vit tjetėr.

Boceti i statujės sė Gjergj Fishtės Ju keni zgjedhur tė realizoni portretin e Gjergj Fishtės nė njė moshė tė re. Pse pikėrisht nė kėtė fazė tė jetės?
Janė disa arsye qė mė ēuan kėtu. Ėshtė vendi ku do tė vendoset, nė vendlindjen e tij nė Lezhė. Por mė sė shumti, portretin e tij e kam pėrshtatur nė funksion tė konceptimit tėrėsor tė ansamblit monumental. Pėrveē statujės kam realizuar edhe njė kolonė, e cila pėr nga pikėpamja formale formon njė situatė dinamike pėrmes lėvizjes sė figurave: zanave, Titanit Atlas (i cili mban peshėn e botės), vendosja e lahutės nė marrėdhėnie me librin dhe me tė tėrėn. Kėshtu qė krijohet njė harmoni mes dy vėllimeve skulpturore, kolonės dhe statujės, e cila edhe nė bocelin e pranuar ėshtė vertikale, por me njė ndryshim: ka pėsuar njė rrethrrotullim qė shoqėrohet me lėvizjen e krahėve dhe tė duarve. Ndryshim jo vetėm pėr tė plotėsuar harmoninė tėrėsore, por pėr tė sintetizuar nga pikėpamja ideore edhe Fishtėn poet, edhe Fishtėn klerik, kėrkesa tė cilat me tė drejtė kanė qenė kritere qė nė konkurrim.

Njė statujė pėrfshin artistikisht gjithė kontributin e figurės sė cilės i kushtohet. Si e keni krijuar ju modelin tuaj pėr Gjergj Fishtėn?
Njė vepėr arti dhe veēanėrisht njė skulpturė monumentale nuk ngrihet mbi bazėn e fotografive apo pėrngjashmėrive fizike. Ėshtė mė tepėr njė pėrgjithėsim sa ideor, aq edhe i tipareve reale. Arritja e kėsaj shprehje ėshtė njė preokupim i gjithmonshėm, kur flitet pėr realizimin e veprave pėr njė person historik dhe mė shumė akoma pėr personazhe tė cilėve iu njihen kontributet, siē ėshtė Gjergj Fishta. Kėto figura kėrkojnė edhe njė sens lapidar, glorifikues, kėrkojnė njė madhėshti qė ndoshta shkon edhe pak mė tej pėrfytyrimit real dhe momentalitetit tė fotografisė. Sa e keni njohur Fishtėn gjatė kėtyre dy vjetėve qė jeni marrė me statujėn e tij? Nė muajt e punės pėr realizimin e bocetit nuk pretendoj qė e kisha njohur tashmė Fishtėn nė konturet e tij. Me kalimin e kohės u maturuan shumė ide qė u shfaqėn papritur apo morėn rėndėsinė e duhur nė kohėn qė e modeloja.

A do ta kishit bėrė njė figurė si Fishta nėse nuk do tė kishte qenė pėr njė konkurs?
Mund tė kishte ndodhur sepse kėtė figurė e kam bėrė 12 vjet tė shkuara. Kam realizuar njė statuet nė vitet '95, kur Fishta i harruar e i mohuar u shfaq nė tėrė madhėshtinė e tij. Ishte mė tepėr njė pėrgjigje momentale ndaj kontaktit tė parė me kėtė figurė. Por nėse kėtė statujė qė e kam punuar pėr rreth dy vjet, do ta kisha bėrė 12 vjet mė parė, me punėn e ngjeshur dhe voluminoze qė mė ka kushtuar, mendoj se nuk do t'i kisha prekur dot dimensionet e kėsaj figure. Kam fatin qė kjo gjė nuk mė ndodhi, jo vetėm me Fishtėn, por edhe figura tė tjera, sepse mendoj se do tė isha nxituar shumė. Kjo nuk nėnkupton se tani kam arritur maturimin dhe pjekurinė profesionale. Por koha qė mė ėshtė lėnė nė dispozicion vetėm pėr kėtė monument, puna qė kam bėrė me bashkėpunėtorėt e mi, ish-shokun tim tė klasės, skulptorin Anesti Shuraja, dy miqtė e mi skulptorė, Ilmi Lala dhe Bujar Vani, dhe dy djemtė e mi qė studiojnė pėr skulpturė, Pirro dhe Sulid, mė bėn tė mos kem dyshime pėr atė qė nuk ka ndodhur 10 apo 20 vjet mė parė. Nganjėherė ėshtė edhe fat qė nuk ke realizuar diēka tjetėr nė moshė tė re.Ø

Kolona qė do tė shoqėrojė statujėn ėshtė njė tjetėr element i rėndėsishėm ideor nė kėtė kompleks monumental. Por njėkohėsisht pėr herė tė parė do tė jetė njė statujė publike qė ka brenda nuditetin... Nuditeti i tre figurave simbolike, Titanit dhe dy muzave tė frymėzimit tė poetit, ėshtė njė evolucion qė ndodhi gjatė punės. Kjo pėr arsye sepse ēdo veshje qė mund tė jetė edhe shumė interesante, shumė e bukur, qė mund tė bėjė edhe njė lidhje direkte me folkun, mendoj se do tė mė zbehte tė vėrtetėn e madhe, frymėzimet titanike tė Fishtės si poet dhe figurė poliedrike. Kjo nuk ka ndodhur si qėllim nė vetvete, si njė lloj "kafshimi i mollės sė ndaluar". Tė gjithė e dimė se mė parė jo vetėm qė ka qenė e ndaluar paraqitja e njė personazhi nudo nė njė monument publik, por edhe e paragjykuar.

Ndoshta edhe sot e kėsaj dite artisti shqiptar, dhe nė rastin konkret skulptori qė ka tė bėjė me krijimin e njė vepre publike qė komunikon nė mėnyrė tė pėrditshme, ėshtė nė njė dilemė tė tillė. Por kėto tri figura qė janė nė unitet me idenė e njė peme lisi, emėr tė cilin e mban edhe qytetit, nuk janė personazhe konkretė, janė ide dhe koncepte. Edhe Fishta mund tė ishte nudo. Raste analoge kemi nė skulpturat botėrore, siē ėshtė ajo e Viktor Hygosė nė kopshtin e Pallatit Mbretėror tė Francės. Shumė miq, shokė e kolegė, ndėr ta dhe unė natyrisht, e pranojmė nuditetin. Por ka dhe skeptikė. Si nė shumė gjėra tė tjera mentaliteti ynė nuk ėshtė i pėrgatitur. Por artisti nuk mund tė presė qė forma tė tjera edukacioni emancipues qė tė kultivojnė mentalitetin qė tė mund tė pranojė edhe skulptura tė realizuara nė situata tė tilla. Skulptura e Fishtės do tė vendoset nė sheshin e qytetit tė Lezhės.

Ēfarė mund tė mendojė njė artist qė ėshtė nė tė pėrfunduar tė njė skulpture, nė njė kohė qė nga sheshet hiqen monumente?
Autoritetet e Bashkisė sė Lezhės kanė qenė ato qė kanė bėrė kėrkesėn pėr ngritjen kėtij monumenti dhe besoj se kjo ėshtė bėrė nė bazė tė planit rregullues tė qytetit. Ne nuk jemi tė parėt qė vendosim apo heqim monumente. Veēse ndiej keqardhje pėr autorėt e tyre. Veprat e artit kanė njė praktikė rigjykimi; nėse pėr to ka kontestime ideore apo formale, por arsyet pėr heqjen e tyre duhet tė jenė serioze. Pėr heqjen, spostimin, ri-impostimin nė ambientet e reja tė pyeten artistė dhe specialistė tė fushės, qė nė Shqipėri nuk janė tė paktė. E them kėtė sepse ndiej njė mungesė jo tė vogėl dhe mosprezencė tė njerėzve tė fushės, skulptorėve, piktorėve, kritikėve e studiuesve.

Kėto probleme nuk zgjidhen vetėm me stafe. Ashtu si edhe shumė skulptorė tė tjerė qė kanė realizuar skulptura apo buste pėr figura kombėtare, ju keni punuar nė studiot e skulpturės, tė vetmet ambiente tė mundshme, por jo tė pėrshtatshme pėr punė tė tilla...

Aleati i vetėm i kėtyre ambienteve tė trashėguara ėshtė hapėsira. Kundėrshtarė ka shumė: lagėshtira, thatėsira (mungesa e ujit), mungesa e mirėmbajtjes. Nėse ambiente tė tilla do tė mbeten nė pronėsi tė shtetit, duhet menduar seriozisht qė tė rikompozohen nė parametrat qė kėrkon koha pėr t'u vėnė nė dispozicion tė artistėve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara