HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUSH E SHKRUAN HISTORINE?

Kolec Traboini
- ESE -

-- nga KOLEC PALOK TRABOINI*

Me rastin e krijimit tė shoqatės "Ded Gjo Luli" me qendėr nė Nju Jork, dhe pėrvjetorit tė 95 tė fillimit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė viti 1911, qė shėnoi prologun e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ėshtė e natyshme qė nė tubime mergimtarėsh vėndin kryesor ta zėrė gėzimi e hareja e njerėzeve se sa e formave tė tjera akademike e rutinore, qė herė herė edhe janė tė lodhėshme, mirėpo gjithėsesi edhe fjala e gjen veten legjitime nė tubime tė kėtij lloji, ėshtė si tė thuash njė lloj solucioni pėr ta bėrė kėtė festė mė kuptimplotė, pėr tė thirrur qoftė dhe pėr pak ēaste nė skenė historinė, pėr tė ringjallur nė imazhin tonė ata qė e bėnė kėtė histori e nuk janė mė, veē rrojnė nė kujtimet tona me bėmat e tyre.

Kreret e Malesise se Shkodres
Foto e Kel Marubit e vitit 1908. Me nr. 1-Ded Gjo Luli, 2-Deli Meta i Hotit, 3-Ded Nika i Grudės, 4-Palok Traboini, nė fotografi janė edhe Ujk Hasani i Grudės, Zenel Shabani e Nikoll Doda tė Kastratit, Tom Nikolla, Luk Muēia, Ismail Mustafa, Gjon Ujk Ēeku, Martin Ujka e tė tjerė.

Ti kujtojmė ata qė nė jetėn tonė tė pėrditėshme, plot tension e punė, mbase i kemi lėnė krejt pas dore, u a kemi besuar pėr pėrkujdesje vetėm atyre grupe njerėzish tė punėsuar nga shteti apo institucionet private pėr tu marrė me atė degė tė shkencave shoqėrore qė quhet histori. Po pėr atė zot, a e kryejnė detyren e tyre si e sa duhet historianėt ndaj paraardhėsve tanė? A e mbrujnė mirė, dhe a thue e pjekin apo e djegin historinė? Nė saj tė pėrvojės sė jetės sonė, tė paktėn qė gjysėm shekulli e pėrkėtej, tregohet faqazi se historia ėshtė shkruar mbrapsht, pra mė sė shumti ėshtė djegur.

Shoqata Dede Gjo Luli

Le tė sjellim nė kėtė pėrqasje njė thėnie tė Napoleonit pėr tė parė se ēfarė nė thelb ėshtė historia e shkruar nga Doktor Profesorėt e Akademive. "Historia - thoshte Napoloni ėshtė njė grumbull gėnjeshtrash pėr tė cilat bien nė marrveshje".

Kjo thėnie, nė mos pastė qėnė profetike pėr tė gjitha kohrat, tė paktėn pėr kohėn tonė ka qėnė nė mėnyrė tė skajshme nė evidencė. Nė Shqipėrinė e cungueme nėn diktaturėn komuniste historia u bė ēorap me lule tė kuqe qė ja veshėn madje edhe njė injoranti si Haxhi Qamili i Sharrės. E kur nė librat e historisė dalin haxhqamilėt, ku ka vend pėr atdhetarėt e vertetė qė derdhėn gjakun pėr trojet shqiptare si Kol Marash Vata qė u vra nė ballė tė luftės me pushtuesit ditėn e parė tė kryengritjes me 23 mars 1911. E nė kėtė katraurė kombėtare mohimi e tė daljes nė krye tė llumrave tė historisė, ėshtė mėse e natyrshme qė eshtrat e kombėtarėve do tė hidheshin nė Dri e jo tė viheshin nė panteon, ashtu siē e pėsoi Fishta i madh, por edhe Ded Gjo Luli jonė, ashtu siē e pėsuan madje me qindra e mijra luftėtarė tė Malėsisė sė Madhe, pėr tė cilėt nuk guxohej tė flitej, se kush tė linte tė flisje pėr Preng Calin e bjeshkėve tė Kelmendit, a Mirash Lucėn e Kastratit. Kjo sa i pėrket Shqipėrisė sė vogėl, por edhe pėrtej tė kufijve absurd tė 1913, megjithėse punėt shfaqeshin tė ndryshme, thelbi qe njė, historia pėrpunohej sipas ideologjive. E pėrderisa ato troje qenė tė pushtuara e nėn dhunė ashtu nėn dhunė do tė ishte dhe historia, do tė dilnin nė evidencė herojt e bashkim vllazėrimit ndėrsa atdhetarėt kombėtar do tė liheshin nė harresė shekullore, siē u la nė harresė matanė kufinjėve irredentisti me zemėr tė madhe Hasan Prishtina.

Ēlirimi prej demonėve e gjeti popullin shqiptar andej e kėtej kufirit nė njė terratinė historike, librat qenė shkruar siē kishin dashur uzurpatorėt, historianė tė rinj nuk mund tė dilnin nė njė ditė, dhe pėr mė tepėr dėshmitarėt autentikė tė ngjarjeve, ikėn e shkuan. Tani ne ndodhemi nė njė realitet shtatanik. Tani duam nuk duam do tė marrin nė konsideratė, prej sė keqes, tėrė atė shkarravinėri gjysėm shekullore, ato libra tė shumtė qė mbushin bibliotekat me histori tė ideologjizuar e ku ka perifrazime, klasifikime, konkluza, por kurrnji ngjarje reale e pėrshkruar saktėsisht. E ky ėshtė shkaku qė edhe sot e kėsaj dite mbetet nė dilemė fakti se cili ishte flamuri qė u ngrit nė Vlorė, cilėt ishin ata qė firmosėn aktin e pavarėsisė( sepse u arrit deri atje sa tė retushoheshin dokumentat dhe fotografitė),madje disa historianė vunė nė dyshim edhe ngritjen e flamurit nė Deēiē, sepse nėpėr arkivat e tyre gjithė lagėshtirė historike nuk u rezultojnė datat e, pėr ēfarė thonė dėshmitarėt nė kujtimet e mbetura me shkrim a me gojė, nuk duan tia dinė.

E kjo jo vetėm nė librat e vjetėr tė historisė, por edhe sot e kėsaj dite tek lexon shkrimet e historianėve nė gazeta ndjen tė buēasė koka prej fjalėve, analizave, hamendjeve, por pa patur asgjėkundi njė fakt apo ngjarje reale. Tė krijohet pėrshtypja se bėmat e ngjarjet janė zhvilluar nė tymnajė, diku nė qiell e jo nė tokė. Se ajo luftė ma tepėr ka qėnė njė legjendė se sa njė realitet i pėrgjakur, se njerzit kanė qėnė ca statuja prej bronzi e jo njerėz tokėsorė me tė gjitha ato halle e brenga e dhėmbje qė ka njeriu. E nėse dikush i pyet se pėrse nuk janė shėnuar tė dhėna konkrete e persona realė qė kanė vepruar nė atė ngjarje, tė thonė, po nė po bėjmė histori. Pra thėnė hapur koncepti i historisė ėshtė kurrgjė tjetėr veē asaj pėr tė cilėn ka folur Napoleoni,fantazi teoricienėsh qė i prekin epokat me pincetė.

E pėr mė tepėr kur merr e lexon njė libėr historie aty gjen me shumė teorizime, fjalė, fjalė, imzot fjalė siē thoshte Shekspiri, dhe fare pak preket realiteti i ngjarjeve, bėmat e njerėzeve. Dhe tė shkruarat e tyre patjetėr duhėt tė jenė tė tilla qė sa mė pak tė merren vesh nga njerėzit e thjeshtė. Si tė thuash tė jenė privilgj i elitės, se kėshtu e konsiderojnė ata vehten.
Dihet se letėrsia e antikitetit fillon me "Iliadėn" dhe "Odisen". Deri vonė kėto mrekulli njerėzore konsideroheshin si krijime tė njė imagjinate gjeniale. U desh arkeologu gjerman Shliman qė me kėmbėngulje tė gėrmonte e tė gjente nė territorin e sotėm turk rrėnojat e mbetura tė Trojės. Qė atėhere "Iliada" nisi tė shihej edhe me njė sy tjetėr, me syrin e tė vėrtetės historike. Dhe dihet se si e bėn historinė Homeri, me ngjarje dhe njerėz, me bėmat e tyre.

Ndėrsa historianėt e kanė bėrė dhe bėjnė historinė me data, shifra, hipoteza, labirinthe idesh, por duke u marrė fare pak me sjelljet njerėzore. Ose mė sė shumti tė gjitha bėmat ja atribuojnė njė udhėheqėsi, duke lėnė nėn hije staturat qė i rrinin pranė e pa tė cilėt kurrnji prinjės nuk do tė ishte nė ato lartėsi qė e njeh historia.

Nė njė komunikim me tė birin e kompozitorit Simon Gjoni, Andis, i njoftova ēfarė dija pėr prejardhjen e babait tė vet. Nė esencė po atė bisedė qė kisha zhvilluar dikur, nė tė gjallė tė tij, edhe me tė ndjerin Simon Gjoni, pra se nėna e kompozitorit tė njohur shkodran ka qėnė e bija e Preloc Prekės sė Hotit. E dija kėtė fakt sepse im atė ka patur miqėsi me Preloc Prekėn. Mbas disa kohė Andis Gjoni mė shkruan, se kish pyetur disa historianė, nga Shqipėria mesa kuptova, dhe ata i kishin thėnė se ishin tė sigurt se Preloc Preka qe vrarė qė nė fillim tė kryengritjes. Mbeta pa mėnd. Si mund historianėt qė e njihnin a madje edhe kishin shkruar pėr kryengritjen e vitit 1911 tė bėnin njė pohim tė tillė krejt tė pavertetė. Preloc Prek Peci, ai burrė trim te cilit Ded Gjo Luli i kishte besuar njė flamur tė vet, flamur qė e mbante mbėshtjelle pas gjoksit nė tė gjitha betejat me pushtuesit( se flamurėt ndėr beteja valėviten veē nėpėr filma e tregime tė ilustruara pėr fėmijė), kurrė nuk e kishte zėnė plumbi. Nuk ėshtė as plagosur dhe as vrarė nė luftė. Kur u fitua pavarėsia, si shumė hotjanė tė tjerė ju kthye jetės sė zakonėshme dhe e mbylli me nder por nė varfėri tė skajshme. Nuk la djalė pas vedit, veē tre vajza e njėra prej tyre, Dranja, ishte nėna e Simon Gjonit.

E sjell kėtė shėmbull pėr tre arsye, e para pėr tė patur nė konsiderat faktin se historinė e Malėsisė e dinė shumė mė mirė malėsoret, bij tė atyre trevave, e shėmbulli mė i mirė ėshtė Gjergj Nikprelaj qė ka bėrė studimin historik mė serioz pėr Kryengritjen e Malėsisė tė vitit 1911 edhe pa qėnė historian i mirėfilltė. E ka shkruar me njė gjuhė tė kuptueshme e mori faktesh e gojdhanash librin pėr Malesinė e Madhe edhe Lulash Palushaj, ashtu si pėr Kastratin ka bėrė njė libėr tė pėlqyeshem Gjok Luli, ndėrsa Marash Mali, i moshuar qė jeton nė Florida, i shkrelian e nip dere hotiane, ka shkruar njė libėr me ngjarje historike, njė pjesė e tė cilave, ato pėr kreshnikun Prenk Cali, janė autentike sepse autori ka qėnė njė prej luftetarėve tė tij. Libri i Nikoll Spatharit pėr Malesinė e Madhe krejt ndryshe nga ata qė pėrmėndem me sipėr, vlerėson lart edhe bėmat e do pak malėsorėve qė tė marrosur pas komunizmit si Ēun Jonuzi, Bejto Fasllia, Ramadan Reēi e te tjere, sherbyen devotshėm ne organet drejtuese te regjimit diktatorial, qė ka bėrė krime tė llahtarėshme nė Malėsi, prandaj nuk mund tė merret nė konsiderat si njė monografi serioze.

Pėrkundėr kėsaj, romanin e Fran Camajt mund ta marrėsh jo vetėm si njė fiksion letrar por edhe si njė shtjellim tė goditur historik tė fatit tė shqiptarėve tė Malėsisė nė mergim, ku zgjatej dora e zezė e atyre qė na i kanė zaptuar trojet e qė punonin aq tė liga pėr tė na nxjerrė faret duke sjellė grindje, pėrēarje, vėllavrasje edhe nė mėrgim. Qe pra, tė gjithė kėta autorė, bij tė malėsisė, nuk janė historianė tė mirėfilltė por prej librave tė tyre mėsojmė shumė mė tepėr pėr trojet tona se sa ato ēfarė kanė shkruar historianėt. Se fundja kush mė mirė e di historinė e Hotit se hotianėt, tė Grudės mė mirė se vetė grudiasit, tė Trieshit mė mirė se trieshasit, tė Kojės sė Kuēit se sa kojekuēasit, tė Shkrelit mė mirė se shkrelianėt, tė Kelmend e Kastratit mė mire se kelmendasit e kastratasit. Kam lexue nji libėr tė Ndoc Ded Vulajt qė jeton nė Rochester tė shtetit tė Nju Yorkut, ku tėrė luftėn e Kelmendit kundėr regjimit tė egėr komunist e ka trajtuar nė vargje, por qė gjithėsesi e ka mbushur bukur mirė me episode nga jeta e luftėtareve kelmendas. Por ka ende shume ngjarje e personazhe historike qė presin tė trajtohen, ndaj nuk duhet tė ngurrojme ti shkruajmė kujtimet e baballarėve, ato ēfarė ende ka mbetur e ruajtur nė kujtesen njerėzore sepse njė popullsi pa histori heret a vonė e humbet indentitetin dhe shkon drejt shuarjes.

Se ta zėmė, ēfarė dihet pėr Gjel Ēakun. A ka gjė te shkruar pėr Gjelosh Gjokėn dhe Nikoll Mirin, Tom Nikollen e Ded Preēin? A eshte bėrė ndonjė monografi pėr Mirash Lucėn atė trim qė i futi tmerrin e i vuri nė tė ikun ushtarėt e Turgut Pashės?
Megjithėse koha qė jetojmė nuk na ka vėnė para provave tė mėdha siē vuri baballarėt apo gjyshėrit tanė qė e bėnė Shqipėrinė, tė paktėn nė tė bėjmė atė ēfarė ėshtė e mundėshme tė bėhet nė kushtet tona, tė ruajmė indentitetin, tė shkruajmė historinė tonė, por jo me fjalė tė mėdha e tė pėrgjithshme por me ngjarje e persona reale, tė cilėt kanė qėnė protagonist tė historisė, me tė cilėn sot mburret ēdo shqiptar kudo nė botė.

E dyta arsye se pėrse e solla shėmbullin e mėsiperm ėshtė se nuk duhet tė harrojme se veē atyre qė e kanė intentitetin e deklaruar si malėsorė ka dhe njė masė tė madhe njerėzish qė kanė lidhjet e tyre tė gjakut me Malėsinė, dhe kane tė drejten tė ndjejnė sadisfaksionin e prejardhjes nga trualli i kryengritjeve, shpirti i lirisė.

Kam vėnė nė internet njė fotografi tė krereve tė Malesisė sė Madhe, nė mes tė cilėve Ded Gjo Luli e Deli Meta(Ēunmulaj) i Hotit, Ded Nika e Ujk Hasani i Grudės, Nikoll Doda e Zenel Shaba tė Kastratit, e ndėr ta dhe Ismail Mustafa prej Traboinit.Kur jo me shumė se para njė muaji mė vjen njė letėr ku derguesi, emigrant nė Europė, mė thotė se ėshtė i nipi i Ismail Mustafės dhe ka shumė dėshirė me u lidh me njerėz prej vendit tė gjyshit tė tij. Po kėshtu mė njoftohet edhe Viktor Lucgjonaj, nga familja e Lucgjonėve prej tė cileve u degezuan Ēunmulajt e Hotit qė do tė ishin bajraktaret e Hotit. Pra tė dy hotianėt qė jetojnė nė skaje tė ndryshme tė globit, ndoshta as nuk e dinė se me njeri-tjetrin bien tė jenė pinjollė tė njė dere, tė njė fare, sepse Ismail Mustafa ėshtė i Ēunmulaj e Ēunmulajt janė tė Lucgjonaj.

Kur nė njė luftė pashallarėt turq e fituan betejen, sipas traditės ndanin meritat e shpėrblimet nė emėr tė sulltanit. E atij qė ishte treguar mė trim, qė ishte futur i pari nė llogoren e armikut i jepeshin dekorata e shpėrblime mirėnjohje. Nė fundin grykės se njė topi tė armikut u gjend njė shami e zezė qė tregonte se mbajtesi i saj ishte ai qė do ti takoni trofeu i fitores. Shamia ishte e trimit nga Hotit Luc Gjoni.Veziri i Shkodrės do ti afronte nderime tė mėdha duke e pyetur se cfarė dėshėronte, e Luc Gjoni nuk kerkoj pėr vehte por pėr Hotin, duke i thėnė qė tė mos merrej me asnjė djalė pėr ushtar. Veziri ja pranoi me kusht qė njė djalė, Nik Luc Gjoni, tė kthehej nė mysliman. Nikės veziri i dha emri Mehmet, duke i njohur tė drejtėn qė fėmijet e vet e trashigimtarėt e tjere tė krezmoheshin nė kishė. Kėshtu lindi dera e bajraktareve tė Hotit, ku me tė shquarit kanė qenė Ēun Mula e Deli Meta, tė cilėt as nė tė mirė e as nė tė keq, kurrė, nuk janė ndarė prej vllazėnve tė vet hotiane. Ēun Mulėn e lexojmė nė kėngė trimėrie tek i prin hotianėve kundėr ushtrise osmane, ndėrsa Deli Meten nė fotografitė e Marubit pėrkrah Ded Gjo Lulit.( sipas "Malėsia dhe fiset e saj", Lulash Palushaj Lezhė 1996)

Nė njė letėr, mėsuesi i gjimnazit tė Tuzit Luigj Camaj mė shkruan se me sa deshirė u transmeton nxėnėsve tė vet traditat e Malėsisėe. Ka shumė nėpėr botė qė i kthehen me nostalgji prejardhjes sė vet nga Malėsia e Madhe e kjo do tė thotė se ekzistenca e njė shoqate do tė jetė njė vatėr e ngrohtė dhe njė mundėsi pėr ta ndjerė mė afėr mėmėdheun, historinė, traditat.

Arsyeja e tretėem ėshtė se duke sjellė nė kujtesė historinė e bemat e paraardhėsve tanė, ndjejmė tė na vlojė nė trup gjaku i tyre, ndjejmė tė na buēasė nė veshė zėri i vėndlindjes, si zėri i nėnės qė thėrrret bijtė, e nėnės qė ėshtė nė nevojė e pret ndihmė, e ndaj sė cilės duhet tė sillemi sipas mėsimit tė Nolit tė madh nė vargjet "Mbahu nėnė e mos ki frikė, se ke djemt nė Amerikė".
Rastet mė tipik i kėtyre ditėve ishin tubimet e mėrgimtareve nė pėrkrahje tė kėrkesave tė drejta tė popullsisė shqiptare nė Mal te Zi, qė Tuzi tė njihet si komunė nė vehte, si dhe pėrurimi i shtėpisė muze tė Ded Gjo Lulit nė Bardhaj tė Hotit, i ngritur me kontributet e mėrgimtarėve nė Amerikė dhe banorėve tė Malėsisė.

Mund tė sillen shumė shėmbuj e tė bėhėn shumė pėrqasje. Gjithsekush nga Malėsia e Madhe e ka njė lidhje gjaku me njė luftėtar tė Ded Gjo Lulit, sepse nuk mbeti shtėpi e familje prej Hotit, Grudės, Kastratit , Trieshit, Kojės sė Kuēit, Shkrelit e Kelmendit qė tė mos nxirrte njė njeri me pushkė pėr tėe shkuar nė luftė. Nė lufte ishin tė gjithė bashkė, pėr jetė a pėr vdekje dhe ashtu duhet tė mbeten edhe nė histori. Nuk ka pse tėe lihen nėn hije, tė harrohen, e tė humbin bėmat e tyre.

Prandaj para se tua lėmė ta shkruajnė tė tjerėt ashtu si ata dėshėrojnė ta ndersjellin historine, ta shkruajme vetė ne malėsorėt, pėr aq sa kemi arritur tė ruajmė nė kujtesen tonė, pėr aq sa prindėrit si amanet pėr tė mos i harruar na kanė lėnė. Dhe kurrė tė mos harrojmė se ēdo hero i vetmuar do tė ndjehet si qyqar nese nuk e vendosim nė mes tė atyre me tė cilėt e bėri historinė.

Gjithmonė mė ėshtė dukur e trishtuar dhe e braktisur shtatorja e Isa Boletinit, krejt i vetėm aty nėe mes tė njė sheshi tė madh tė Shkodres. A thua nuk kishte aq bronx Shqipėria ta derdhte bashkė me Boletinin nė atė shesh edhe djemt e trimat tė cilėt bashkė me tė luftuan, bashkė me tė bėnė trimėri e bashkė me tė ranė. Kurrė tė mos e harrojmė se vetmija i ha edhe herojt, i zbeh, i tret si njė shqiponjė e vetmueme nė mjegullat e kohės. Shkelqimi qė mund ti japim bronzit vetanak nuk ėshtė kurrgjė tjetėr veē njė shkelqim metalik, besa edhe i ftohtė, prandaj t'i vendosim herojt nė mes tė luftetarėve tė vet e historinė ta bėmė me njerėz e jo me fjalė tė vagullta qė vertiten si mokrra pa grurė.

Kėtė nuk mund ta bėjė kurrkush mė mirė se sa shoqatat atdhetare, si kjo me emrin e tė ndriturit Ded Gjo Luli, qė aq sa trimėri, na la si trashėgim dhe menēurin e njė malėsori lagpamės e me nuhatjen e njė strategu popullor qė diti tė pėrballojė njė ushtri tė organizuar drejtuar nga gjeneralė me akademi.
Ende edhe sot e kėsaj dite kemi ēfarė tė mėsojme nga ai burre trim e i urte, sepse ende edhe sot kemi shumė probleme qė historia i la pas si njė zingjir i rende robėrie, tė cilin nė duhet tė kemi kurajon, trimėrinė e mėnēurinė e Ded Gjol Lulėve tė historisė pėr t'i zgjidhur...

Nju Jork, 23 Prill 2006
_________________
*Kolec Traboini, gazetar, kineast dhe autor 9 librave nė poezi, prozė dhe esč, ėshtė i biri i atdhetarit Palok Traboinit 1888-1951, i njohur ky si pjesmarrės nė kryengritjen e vitit 1911 e qė, me porosi tė Ded Gjo Lulit, ka sjellė nė Hot flamurin kombėtar, i ardhur nga Austria pėrmes Dalmacisė. Palok Traboini ėshtė plagosur nė luftė nė 1911, ka marrė pjesė gjithashtu nė Luftėn e Koplikut kundėr agresionit serbo-malazes nė 1920, ka sherbyer dyzet vjet si mėsues i gjuhės shqipe nė Kosovė, Malėsi e Shqipėri dhe ka shkruar njė numėr shkrimesh publicistike dhe poemen epike "Lufta e maleve" pėr kryengritjen e vitit 1911, nėn udhėheqjen e heroit Ded Gjo Luli, qė ėshtė figura qėndrore e veprės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara