HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėrsia e Gjergj Fishtės

-- nga Ndue Ukaj Ndue Ukaj

I pari shkrimtar shqiptar i propozuar pėr ēmim Nobel, prozator, poet, pėrkthyes, "Militant i letėrsisė shqipe" - i vlerėsuar nga Lasgush Poradeci, pėr tė marrė epitetin e meritum. "Poet kombėtar i shqiptarėve" - Eqrem Ēabej dhe "Homeri Shqipta" (Maximilian Lamberci dhe pastaj Engjell Sedaj), Gjergj Fishta do tė mbete pėr mė se njė shekull personaliteti mė i spikatur i kulturės letrare shqipe, duke u ēmuar klasiku mė i dalluar i kėsaj letėrsie. Figura madhore e Fishtės ėshtė vlerėsuar dhe vlerėsohet lartė, jo vetėm nė fushėn e letėrsisė, por pėrgjithėsisht nė kulturėn shqiptare, dimensionet dhe pėrmasat e sė cilit prekin gjitha sferat me rėndėsi kombėtare.

Personaliteti i tij ndriēon nė kulturėn shqipe nė shumė aspekte. Nė kulturėn e shkrimit shqipe, mbetet krijues kulmor, autori mė i veēantė, mė i shumėllojshėm dhe mė i popullarizuari. Portreti i tij poliedrik, rrezaton nė shumė drejtime nė kulturėn letrare shqipe. Me fuqinė intelektuale dhe shpirtin e pasionuar artistik, ėshtė bėrė, pėr mase njė shekull enciklopedia e shpirtit dhe mendėsisė shqiptare, duke mbet zėri mė influencues i kulturės letrare shqipe, edhe pse vepra e tij dhe ai vet pėrjetuan ēmendurin mė tė madhe tė komunizmit ateist nė Shqipėri, kur u ekskomunikua dhe u abuzua me veprėn e tij, kur u shtrembua dhe kur autori pėr sė vdekuri pėrjetoj tragjiken e zhvarrosjes. Me tė drejtė, Sabri Hamiti shkruan se ky akt vetėm sforcon mitin e martirizimit tė krijuesve shqiptar, tė ngjashėm me Pjetėr Bogdanin.
At Gjergj Fishta Poet me sens tė brumosur artistik, dramaturg me shpirt tė rrėmbyer skenik, lirik mė ndjenja tė holla e drithėrima vibruese, epikė me natyrė glorifikeuse e diskurs tė fuqishėm heroik, Fishta ėshtė paradigma mė interesante e letėrsisė shqiptare tė shekullit XX, por edhe letėrsisė shqiptare vėshtruar pėrgjithėsisht. Vepra e tij e gjerė dhe e larmishme, e shkruar brenda njė periudhe dramatike kombėtare, qė pėrfshinė katėr deceniet e para tė shekullit tė kalum, wshtw referencat mė tė rėndėsishme e kulturės letrare shqipe, duke ja dhwnw pikėrisht fizionominė qė i mungonte gjatė shekujve qenėsimit tė saj.

Me sensin e njeriut tė pėrkushtuar dhe tė pasionuar pėr artin letrar, autori diti tė bėnte njė sintetizim tė mrekullueshėm tė shpirtit dhe mendėsisė shqiptare, tė kaluarės dhe tė tashmes, sikur nė njė pikturė, ku spikaten virtytet dhe veset e kombit, ku rrėfehen degradimet kombėtare dhe ku shihen rrugėt e trasuara pėr njė ardhme tė ndritshme herė me ngjyra subtile, herė ne nuanca tė rėnda, tė ashpra, dramatike. Duke zgjeruar gamėn tematike, duke sintetizuar kohė, ngjarje e mėnyra mw tw shumwllojshme tė kėndimit artistik, autori i dha letėrsisė shqipe njė dimension tė ri. Nė mėnyrė tė jashtėzakonshme diti tė harmonizoj estetikėn e tekstit dhe tematikėn. Me mjeshtėri e dije tė kulluar letrare, shkriu empirin letrare dhe fiksionalitetin, nė shtratin e intencės letrare qė pėrplotėson tendencat e letėrsisė misionare, me tė cilin ideal Fishta ishte i mishėruar plotėsisht, pėr t'u konsideruar apostull i lirisė sė atdheut, misionar i letėrsisė e kulturės shqiptare, ngase mishėroi nė tekste popullin, aspiratat, gjallimin e shpirtin luftarak, natyrėn rebeluse, tė kaluarėn e tė tashmen.

Ai ndėrtoj njė univers letrar, njė Olimp Shqiptar, me qenie mitike e reale, duke ndėrtuar kontraste tė fuqishme dhe dramatike tė letėrsisė; madje mė dramatikėt nė letėrsinė shqipe. Aty ndeshim diskurset mė glorifikuese, por edhe diskursin mė sarkastik, qė bėhen pėrmes ironisė sė hollė, ku autori godet pamėshirshėm. Pėrmes veprės sė vet tė larmishme, autori donte tė theksonte njė aspekt tė rėndėsishėm pėr shpatarėt; njė identiteti kolektiv, qė endet se karakteristikė e pėrhershme e veprės sė tij. Autori e shqiptari i madh, Fishta diti t'i himnizojė mrekullisht virtytet shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, gjuhėn shqipe, flamurin kombėtar, trimėrinė, figurat nacionale, tė cilat i personifikon pėrmes heroit kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu; portreti i sė cilit do tė endet nė mėnyrė funksionale dhe domethėnėse nė gjithė veprėn e tij letrare. Fishta, figurė poliedrike, mbetet shembull eklatant e njeriut tė ndritur, eruditė nė shkrim, eruditė nė kėrkimet letrare, sė kėndejmi eruditė edhe nė shkrimet e natyrės diskurseve analitike. Prandaj ka tė drejtė njėri ndėr njohėsit e mirė tė veprės sė Fishtės, Atė Daniel Gjeēaj kur shkruan: "S'do mend se janė tė rrallė ata studiues qė kur shkruajnė diēka pėr Fishtėn tė mos tronditėn thellė e tė mos i qasen me njė kujdesej tė veēantė veprės sė tij, sepse portreti i tij ėshtė klasik e aq i lartė sa kishte pėr t'u dashtė me ardh njė tjetėr Fishtė pėr ta paraqitur si duhet pa ia deformuar profilin, pa ju vorgnue ngjyrat".

Atė Gjergj Fishta, personalitet i rrallė i letėrsisė shqipe, i cili mė shumė se cilido shkrimtar tjetėr i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar (Robert Elsie). Fishta ndjente nevojėn e ripėrtėritjes sė kombit. Dhe kjo ripėrtėritje, duhej bėrė pėrmes njohjes sė rrėnjėve qė lidhen me dimensionet etno-kulturore, mitike, epiko-historike. Andaj Fishta frymėzohet nga ideale qė e karakterizonin shpirtin shqiptar. Prandaj, i jap tė drejtė njėrės nder njohėset e veprės sė Fishtės, Janice Mathie-Heck, kur shkruan: "...Unė mendoj se Fishta u frymėzua nga sensi qė ata kishin pėr nderin, drejtėsinė dhe trimėrinė. Ishte njė atdhetar krenar dhe e vėshtronte Shqipėrinė si njė komb tė rrezikuar, i cili donte tė zinte vendin e vet pėrkrah kombeve tė tjera tė pavarura tė Europės".

Konceptet krijuese tė Fishtės, sikundėr e riformulon e artikulon teoritė klasike pėr artin e letėrsinė. Nė tekstet e tij letrare, autori jetėson konceptet Horacit pėr tė dobishme dhe tė kėndshmen nė art e letėrsi (Dulce et Utule). Duke ditur qė ėshtė e dobishme tė kėndohet kodi i mitit nacional, njėsojė diti se ėshtė i kėndshme ky lloj kangėtimi pėr tė frymėzuar zemrat djaloshare nė lirinė e popullit. Pėr kėtė zgjodhi kurdoherė diskursin substancial, diskurs ky qė korrespondon me mitet dhe kulturėn nacionale, qė fuqizon tregimet pėr Orėt, Zanat e Dragonjtė, pėr kujtesėn historike, e figurat e dalluara, pėr ngjarje e personazhe tė njohura biblike dhe religjioze. Koncepti krijues e letrar i fishtian, njėkohėsisht e dinte dhe e njihte mirė funksionin e letėrsisė, funksion ky qė lidhet me konceptin aristotelian pėr Katharsis-in. Autori e ndjente se pėrmes teksteve tė tij ai duhet tė ndikojė nė zemrat dhe ndėrgjegjen shqiptare t'i shkund nė vetėdije kombėtare.

Mė tej, autori nė shkrimet e shumta, nuk aplikon ndonjė metodė letrare, shkollė tė caktuar, por thithi gjitha diskurset e mundshme, aty ku pretendonte t'i fuqizonte konceptet e lartshėnuara. Pėr tė qenė klasik e modern; i kuptueshėm e elitar, stil ky qė u formėsua pėrmes koloritit tė lloj-llojet ngjyrash poetike dhe qė kulmon si njė margaritar i rrallė. Nė tė vėrtetė ēdo autor ka qėllim origjinalitetin, edhe atėherė kur ėshtė i vetėdijshme se nuk ka ligjėrim virgjėr (Roland Barthi), dhe se diskursi personal/fiksional, me vetėdije apo pa tė, huazon ligjėrime tė njohura, pėr ta pasuruar Universin Letrar. Nivelet e kėtilla, si modele tė pėrmendura i gjejmė nė shumė plane tė krijimtarisė sė Fishtės, veēanėrisht tek tekstet themelore, nė tė cilat autori funksionalizon gjithė potencėn krijuese (nė epikė te teksti fundamental "Lahuta e Malcis", nė lirikė te dy pėrmbledhjet "Mirizi i Zanavet" dhe "Vallja e Parrizit", nė dramatikė te tragjedia letrare "Juda Mukabe", nė satirikė te "Anzat e Parnasit" dhe "Gomari i Babatasit".

Diskurset nė letėrsinė e Fishtės

Artet janė memece (Fraji), anda duhet kritika t'i bwjw ato tw flasin. Semiologu dhe dijetari i mirėnjohur Umberto Eco shkuan: "Nėse ėshtė e vėrtetė se tė bėsh kritikė do tė thotė tė kuptosh dhe tė na bėsh edhe ne tė kuptojmė se si ėshtė krijuar njė tekst". Ky mision i dyfishtw qw na sugjeron Eco, shtreson dy lloje kėrkimore qw pretendojmė t'i analizojmė.

Me intencėn e sprovės sė formuluar, Diskurset nė letėrsinė e Fishtės, emėrtohet korpusi letrar i Fishtės, domethėnė tekstet letrare tė fushės sė artit (letėrsisė), nė tė gjitha zhanret e krijimit letrar, nėpėr tė cilat kaloi dhe la gjurmė pena krijuese e autorit; me njė intencė sprovuese nė imanencėn e teksteve letrar; tekste (krijime) kėto tė cilat i shqyrtojmė nga prizmi i njė kėrkimi poetik e letrare, qė kėrkon stilin e diskursit autorial, si diskurs i veēantė, personal dhe model i konstruktimit tė ligjėratės letrare, artikuluar nė diskurs letrar e estetik, brenda njė sistemi mė tė zgjeruar, i cili asimilon dimensionin empirik letrare, si pjesė e produktivitetit referencial nė shkrim; status ky tė cilin e njeh letėrsia e Gjergj Fishtės. Ky sistem, nė instancėn poetike, formėsohet nėpėrmjet ruajtjes sė shenjave dhe kodeve tė njohura letrare, nė kuptimin e parė, qė vijnė nga njė proveniencė e caktuar kulturore a letrare.

Pra nė letėrsinė e Fishtės, kėto janė shprehje, kode a tema tė "huazuara" nga referencialiteti dhe qė ndėrtojnė simbolizmin letrar kryetipor (Northrop Fraji), duke futur nė shkrim imazhe letrare, qė prekin nė kujtesėn letrare. Kėto trajta e kategori letrare, na shfaqėn si pjesė e diskurseve letrare e kulturore tė njohura (Linda Hacion), tė cilat kurdoherė nė veprat letrare tė autorit, bartin variante empirike funksionale e evidente, si dhe paraqesin rol tė posaēėm nė konstruktimin e ligjėratės poetike, brenda universit letrar tė Fishtės. Paramodelet e diskurseve (ligjėrimeve) qoftė kulturore apo letrare, tė evidencuara nė kultura tė ndryshme tė shkrimit, bashkė me diskursin autorial, bashkėjetojnė nė letėrsinė e tij, pėrmes njė aparature poetike tė perfeksionuar me gjetje letrare tė nivelit tė lartė estetik. Kėsisoj autori sforcon dhe pėrmbushu dimensionin origjinal universal dhe statusin qėllimor tė letėrsisė sė tij, qė ka pėr tandem shkrimin misionar. Diskurset, duke u rikualifikuar nga variantet e mėhershme letrare, nga pikėshikim poetik autorial, pėrveē se marrin shenjėzime tė reja semantike e estetike, nga pozicioni autorit empirik, ato natyrshėm konvertohen dhe marrin konotacione, tė cilat ndėrlidhen me njė gjendje kohore letrare dhe retorike, qė ėshtė qėllim i autorit.

Kodet tematike apo diskurset e "huazuara" konotojnė, edhe trajta me nuanca dihotomike, duke hibridizuar diskursin personal e autorial ligjėrimet e njohura, vetėm sa sforcohet tekstin, ngase bėhet pjesė aktive e diskurseve tė mėparshme (Linda Haēion). Kategoritė letrare, tė pėrkufizuara si diskurse, tė cilat formėsojnė stilin e shkrimtarit Gjergj Fishta, janė shumėplanėshe, dhe si tė kėtilla funksionojnė nė kuadėr tė sistemit letrar tė krijimtarisė artistike tė autorit pėrmes njė vetėdije tė ngritur letrare, ku dallohet delli i fuqishėm i shqiptimit tė botės artistik. Nė kėtė studim, kemi pėr synim pėrkufizimin e disa kategorive tė diskurseve, tė hetuara nė korpusin letrar tė teksteve letrare tė autorit, tė fushave fundamentale tė prodhimtarisė artistike (epikė, lirikė, dramatikė, satirik), nė tė cilat autori shkėlqeu nė mėnyrė krejt origjinale dhe ndėrtojė modelin letrar tė papėrsėritshėm. Hulumtimet, qoftė edhe sprovuese, me pėrcjellje tė disa teksteve konkrete, janė njė tregues i qartė se letėrsia e Fishtės, nė shkallė tė gjerė formėsohet nėpėrmjet ligjėrimeve letrare tė njohura nė kulturėn letrare dhe pėr tej saj, qė vijnė nga modele tė ndryshme kulturore e religjioze.

Nė kėtė aspekt analizat e tipareve tė veēanta dhe tė pėrbashkėta, si dhe statusi i tyre nė pozicionim autorial ėshtė qelės pėr tė hyrė dhe kuptuar universin e diskueseve qė e karakterizojnė letėrsinė e Fishtės. Diskursi origjinal, i konceptuar si autorial, ėshtė specifik nė gjuhė e stil. Ka status tė fuqishėm dhe tingėllon fuqishėm nė tekst. Ky lloj diskursi pėrzgjedh njė gjuhė tė goditur poetike dhe pėrdor njė figuracioni tė qėlluar, kryeisht oral e religjioz biblik. Nė kėtė rrafshe tė konfirgurimit tė ligjeratės letrare, autorit del mjaft spirtuoz dhe elokuent nė shprehej. Ky diskurs nė bashkė-artikulim me diskurset tjera qė janė refernciale, tė cilat shfaqen analog me tekstet tė ndryshme tė njohura, qoftė nga oraliteti, mitet, kultura e moēme nacionale, apo edhe nga sferat e filozofisė dhe religjiozitetit, konvertohet nė diskursin e veēantė qė e ka vulėn e stilit fishtian tė shkrimit, karakterizuar nga njė dramticitet nė tekst, njė emocionalitet dhe shprehej e pėrpunuar letrare.

Nė veprėn letrare tė Fishtės shohim tė sajuara disa rrjete tekstesh e diskursesh: tekste tė Shkrimit Shenjtė Biblik; tekste nga literatura e pėrbotshme, veēanėrisht ajo antike, qė mbeten shėnjues letrare specifike. Kjo mėnyrė e shkrimtarisė, nė sistemin e tėrėsishėm poetik, na sugjeron edhe pėr shumėplanėsinė e diskurseve. Nė fakt, kjo formė kreacioni, realizon tekstualitet dramatik; tekstet duke ruajtur inter/shenjat me diskurse tė njohura, karakterizohet nga gjuha e gjallė, stili i rrjedhshėm, idetė e shpėrthimet dinamike e dramatike, shprehjet e pėrpunuar letrare, figuracioni i transformuar gjithnjė me gjetje brilante poetike, tė thithura nga frazeologjia popullore, apo kultura universale letrare.

Nė sistemim letrar tė krijimtarisė letrare tė Fishtės, me theksime nė zhanrin e epikės, tė teksti "Lahuta e Malcis", Fishta shpėrfaq fuqishėm dhe plotėnisht diskursin qė rezulton nga kultura e letėrsia nacionale folklorike, qė bėnte jetė aktive nė Malėsi, ku autori kaloj pjesėn mė tė madhe tė jetės. Njėherit ky tekst pasurohet edhe nga mitologjia e pasur vendėse dhe e huaj. Tė gjitha kėto, bashkė-artikuluara, tė shpėrnderuara nė strukturėn e brendshme letrare, me njė sens kreacioni specifik formėsojnė epin "Lahta e Malcis". Ligjėrata poetike ndėrlidhet fuqishėm me kodet tematike e historike. Rrjedhimisht edhe me personazhet e njohura tė ambientit shqiptar. Ky lloj i ligjėratės poetike, ruan karakteristikat me formulimet e frazeologjisė popullore, ritmin e melodinė e gjallė, pėr tė formėsuar njė asociacion tė shumėllojshėm artistik, pastaj edhe semantik tė tekstit. Nė tėrėsi, sistemi poetik, stilistik brendapėrbrenda kėtij konstulacioni e bėn kėtė vepėr krijim poetik brilant. Diskursi-teksti letrar ruan inter/shenjat me shenja e diskurse popullore e orale, nė shumė plane tė ndėrtimit dhe organizmit tė lėndės letrare. Edhe nė makro e mikro strukturė.

Kėnga pėr "Tringėn", pėrveē se shėnjon e hibridizon diskursin letrar autorial; Fishta nga diskursi epik kėtu shpėrthen nė shėnjues tė treguesit lirik; statusi i kėngės ka shenja tė pastra lirike dhe nė tė njėjtėn kohė, kėnga shėnjon lidhjet e fuqishme interletrare mes "Lahutės…" dhe letėrsisė orale, respektivisht shėnjon raportin interletrar me kėngėn e njohur pėr Gjergj Elez Alinė dhe motrėn e tij. Ligjėrata poetike, pėrveē nė planin e kodit tematik, ku spikatet heroina Tringa, e cila shėmbėllen dukshėm me motrėn e Gjergj Elez Alinė, edhe nė planin e strukturimit tė idesė qendrore, ruan shenjat e intertekstit tė pastėr letrar. Dimensioni interaktiv ėshtė i fuqishėm dhe dinamik. Madje modeli referencial thithet edhe nė planin e strukturimit tė idesė letrare. Teksti trajton trimėrinė shqiptare, projeksionet morale tė autorit pėr qenien femėrore, qenie kjo qė vazhdonte tė jetė tragjike; ashtu siē ngjet nė paratekstin poetik, Tringa pėr tė mbrojtur pragun, moralin, virgjėrinė, vetėflijohet.

Ky vetėflijim ėshtė ndodhi qė lexuesi i ka tė ditur nga varianti i njohur nė kėngėn pėr Gjergj Elez Alinė. Teksti autorial duke ruajtur nė esencė shenjat e fuqishme me paramodelin e kėngės nė fjalė; nė dimensionin autorial, vetėm sforcon variantet e njohura referenciale, idenė, dialogun, sėmundjen, perceptimet, vetėflijimin e motrės. Mė tej, teksti nė intenca shpėrthen nė domosdonė e fuqizimit tė kėtyre tipareve, nga fakti se rezulton statusi i pavdekėsisė nė shkrimin letrar-estetik pėr heroinėn. Jo vetėm mėnyra e kėndimit tė luftės shqiptare pėr liri, e cila thithė poetikėn e Kėngėve Kreshnike, pastaj Kėngėve historike, si dhe legjendave pėr qenie mitologjike, pėrshkon tekstin e "Lahutės…", brenda tridhjetė kėngėve, por edhe ritmi e melodia aq popullore, tė cilat i japin njė karakteristikė tė veēantė poetikės sė epit. Gjitha kėto, kur autori insiston fuqishėm nė fuqizimin e raportit tė ndėrliqshėm e intencional: Atme e Fe.

Afria nė planin e kompozicionit, nė planin stilistik, pastaj edhe nė kodet tematike, me variantet e njohura letrare, e bėnė "Lahutėn…" krijim kulmor epik nė literaturėn shqipe, tė pėrpunuara mjeshtėrisht nga dora e krijuesit me dell tė fuqishėm artistik. Qė tė shfrytėzohet kjo materie letrare, pėrveē edukimit tė poetit ka ndikuar nė pėrmasa tė mėdha gjendja e kombit nė pėrgjithėsi, kontestet socio-kulturore, qė nė tėrėsi i dhanė frymėzim nė vullkanet krijuese autorit. Andaj tipet e diskurseve qė i gjejmė brenda letėrsisė sė tij janė tė shumėllojshme: ato janė orale, mitike, biblike, klasike, pėr t'u pasuruar fuqishėm pėrmes pikėshikimeve fiksionale. Kėsofare, poetika e letėrsisė fishtiane ėshtė e realizuar nė shkallė tė gjerė. Aty literariteti (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, pėrmes shenjave e simboleve qė shprehin qenėsinė shqiptare, qenėsi qė pikaset pėrmes Mallit, Dashunisė dhe Dhembjes Autoriale.

Rrafshet interpretuese

Semiologu i njohur Umberto Eco nė eseun "Autori dhe interpretuesit e tij", shtron njė intencė, tė cilėn e vlerėsojmė tė rėndėsishme ta pėrmendim nė kėtė studim, ngase analizon marrėdhėniet e mundshme ndėrmjet tekstit letrar dhe interpretuesve tė tekstit letrar, nga ana e kritikėve letrar. Kjo intencė kėrkimore dhe letrare, shtrohet-analizohet nė kontekstin e rolit aktiv qė duhet tė ketė interpretuesi i letėrsisė nė parakonceptimin e njė ndarje tė mundshme mes dialektikės se: ekziston e drejta e teksteve dhe drejta e interpretueseve tė tij (tekstit letrar v. ime). Pėrmes kėsaj dialektike tė supozuar, nuancat e sė cilave janė dy hallka, secila autonome nė mėnyrėn e vet, nė esencė, na dalin dy aspekte kualifikuese pėr statusin e tekstit letrar si autonom, nė kuadėr tė korpusit mė tė gjerė letrar tė Fishtės, duke implikuar edhe autorin origjinal si subjekt tė gjithėpushtetshėm nė tekstet letrarė dhe duke njohur e pranuar, edhe rrjetin intertekstual, si element konstituiv brendapėrbrenda strukturės sė teksteve letrare, si filozofi e cila formėson "qenien letrare" (Zhenti). Nė kėtė kontekst, parakuptohet pozicioni edhe i interpretuesit tė tekstit apo teksteve letrare, qė gjithashtu ka status autonom, karshi objektit tė studimit/interpretimit; pra teksteve letrare.

Ky dimension kėrkimor, pėrveē tjerash, mėton hetimin nivelit tė letrarsisė nė tekstet Fishtės, domethėnė karakteristikat dhe kategoritė letrare, tė cilat e bėjnė njė tekst tė dhėnė vepėr letrare, me njė intencė kėrkimore qė pretendon tė analizoj rrafshet ligjėrimore (diskurset) si kategori dhe pėrbėrės tė ligjėratės letrare tė Fishtės. Nė kėtė sens, ky studim i projektuar nga qasja e analizės sė diskursit apo diskurseve letrare, nė esencė pikėqėllim ka "deshifrimin" e natyrės ligjėrimore nė letėrsinė e Fishtės (diskurset letrare si kategori qė konfigurojnė tekstet letrar tė autorit nė kuadėr tė korpusit tė gjerė tė krijimtarisė sė tij letrare qė pėrbėjnė zhanret themelore tė letėrsisė, epikė, lirikė, dramatikė dhe satirikė). Nė kėtė arenė kėrkimesh, na implikohet pėrkufizimi i teoricienit tė letėrsisė, Ian Meclani nė eseun Leximi dhe Interpretimi, kur thotė se procesi i leximit dhe interpretimit tė njė teksti letrar ka nė shtratin e tij, sė paku dy kategorizime; i pari nėnkupton se "roli i interpretimit ėshtė tė korrigjojė ose tė arsyetoj njė lexim; i dyti sugjeron se interpretimi, nė tė vėrtetė vendos kuptim dhe lidhje nė njė mjedis historikisht tė pėrcaktuar".

Nė kėtė rrafsh tė procesit tė leximit dhe interpretimit tė letėrsisė sė Fishtės, autorit mė specifik nė kulturėn letrare shqipe, i cili ka pėrjetuar vlerėsime nga mė tė ndryshmet, prej atyre nė glorifikim, deri nė pėrbuzje dhe mohim tė plotė, synojmė tė arsyetojmė njė mėnyrė leximi, qė do pretendon tė korrigjojė ose arsyetoj njė lexim, duke e vendosur nė marrėdhėnie me historinė e letėrsisė shqipe. Pėr tė realizuar sa mė esencialisht kėtė intencė, duhet praktikojmė atė qė na sugjeron teoricieni i letėrsisė Roland Barthi pėr vdekjen e autorit, pėr hir tė vet qenies sė tekstit, ngase qė kur shkruhet teksti, autori humb origjinėn dhe fillon jetėn shkrimi. Procesi i leximit, sė bashku me procesin e interpretimit tė letėrsisė, mund tė shoqėrohet edhe me "konfrontime" letrare, qė mund tė shkaktojnė mospėrputhje pikėpamjesh me interpretime tė tjera qė kanė dalur rreth korpusit letrar tė Fishtės. Konsiderojmė se kundėrvėnia e mėnyrave sė mė tė shumta tė shqyrtimit tė letėrsisė sė kėtij autori (apo edhe mė gjerė, tė korpusit tė letėrsisė shqiptare), vetėm do ta pasuronin sfondin e vlerave letrare dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare.

Mirėpo, edhe do tė arsyeton a "dėshmon" bindjen tonė (dhe jo vetėm tonėn) se letėrsia e Fishtės, i pėrket pėrmasave tė majave letrare nė kulturėn e shkrimit shqip. I parė nga kėndvėshtrimi se interpretimi ideal pėr letėrsinė mbetet vetėm njė "dėshirė", ngase kemi tė bėjmė me njė objekt tė larmishėm letrar dhe kompleks, korpusin e vėllimshėm dhe shumėdimensional tė autorit do e shqyrtojmė nė kontekstin e poetikės sė diskurseve narrative dhe kategorive diskurseve si ligjėrime letrare. Kjo formė e shqyrtimit tė korpusit tė gjerė letrar tė Fishtės, do tė bėhej mė e pranueshme nėse pranohet mendimi, tė cilin na sugjeron studiuesi Umberto Eco nė librin "Gjashtė udhėtime nėpėr pyjet narrativ" kur shkruan se: "Rregulli themelor pėr t'iu qasur njė teksti narrativ (njė vepre letrare , vėrejtja ime N.U.) ėshtė qė lexuesi tė pranoj heshtazi njė marrėveshje fiktive me autorin".

Kėto referenca qė i pėrmendėm, mė shumė se terma e mendime teorike letrare, shtresojnė njė dimension logjik tė interpretimit tė tekstit letrar, pra letėrsisė sė Fishtės; dimension i cili korrespondon me esencėn e "qenies" sė teksteve letrare, esencė kjo e cila mėton tė hetohet pėrmes analizės sė imanencės e teksteve letrare. Po i kthehemi edhe njėherė referencės sė semiologut Eco tė mė lartė cituar pėr arsye operuese, ngase na sugjeron dy aspekte letrare, tė cilat i vlerėsojmė esenciale pėr tė hyrė nė universin e letėrsisė sė autorit. Po ashtu japin premisat, pėr dy kategori tė rėndėsishme tė marrėdhėnieve mes tekstit letrar dhe deshifruesve tė tij, kritikėve letrar:

a) sė pari, se ekziston teksti letrar qė ėshtė unikat, nė tersi, me strukturėn e shpėrndarė nė sipėrfaqen e tekstit, ndėrtuar pėrmes njė rrjeti strukturor shumėshtresore dhe shenjave letrare, nė formė tė kodeve informuese letrare qė prodhojnė shumėsi kuptimore, dhe:
b) sė dyti, ekzistojnė deshifruesit e tekstit letrar, qė janė, nė kėtė rast kritikėt letrar, tė cilėt interpretimet letrare i bėjnė sipas njė kuadri parimesh kritike letrare dhe estetike karshi objektit tė caktuar letrar, nė kėtė rast korpusit tė letėrsisė sė Fishtės.

Letėrsia si dialog

Pėrmes analizės sė kategorive tė diskurseve dhe diskurseve narrative, synojmė tė interpretojmė, pėrveē tjerash, relacionet jashta letrare (tė natyrės intertekstuale a interdiskursive), qė shfaqėn nė letėrsinė e Fishtės, si nė nivel tė topikės, tė figuracionit letrar, ashtu edhe nė aspektin e ligjėrimit dhe shenjave poetike nė tėrėsi. Hetimi i funksioneve qė paraqesin kategoritė e veēanta tė diskurseve, brenda korpusit tė pėrgjithshėm tė veprave letrare tė Fishtės dhe veprave nė veēanti, mundėson pėr t'i vėnė relacionet nė raporte interkomunikative, pėr tė parė si funksionojnė brenda diskursit autorial nė shkrim, nė kuptimin Unik qė ka Teksti Letrar kategoritė e diskurseve.

Korpusi letrar i Fishtės, brenda fushave themelore tė shkrimtarisė sė tij, ndėrtohen pėrmes njė strategjie letrare, qė njeh nė mėnyrė funksionale dy komponentė tė ndėrmjetme shkrimore, tė cilat shkrihen nėn stilin autorial: fiksionin dhe rrjetin e parateksteve; rrjet ky qė shfaqėt nė formė tė ndikimeve intertekstuale pėrbrenda sistemit letrar tė opusit letrar tė Fishtės. Nė tė vėrtetė, Fishta duke qenė njohės dhe pasionues i madh i letėrsisė, e dinte se shprehja e rikrijuar rishtazi (Horaci) pėrmbush intencėn estetike mė plotėsisht dhe realizon katharsisin Aristotelian, si njė dimension i domosdoshėm i krijimit poetik. Andaj rrekėt sė shkruari nė kėtė formė, duke krijuar shprehje, tė cilat tingėllojnė tė njohura pėr audiencėn letrare, por qė nė vete ngėrthenin vlera universale tė domosdoshme pėr shpirtin shqiptar. Kėtė logjikė letrare autori i ndjek nė gjitha zhanret letrare ku krijoi. Ndėrsa kjo formė e krijimit ndeshet mė fuqishėm dhe atė nė shumė plane strukturore, nė konfigurimin e tekstit epikė, "Lahutėn e Malcis".

Fishta letėrsinė e shkruan nga njė referencė letrare, tė cilėn e pėrpunon mjeshtėrisht dhe e rikontekstualizon nė gjendjen e tij, pėr t'i dhėnė status tė qėndrueshėm dhe tė tejkohshėm autorial, pėr tė dėshmuar atė qė shkruan Linda Hacion se: "Libri ėshtė thurje me libra tjerė, me tekste tjera, me fjalė tjera: ai ėshtė nyje pėrbrenda rrjetit". Ėshtė ky lloj i letėrsisė qė merr karakter konotues. Mesazhi letrar tingėllon aktual, sa do qė autori, ta zėmė shkruan pėr ngjarje, personazhe tė kaluara e tė largėta. Ky tip i krijimit, brenda letėrsisė sė Fishtės paraqitet nė nivele tė ndryshme dhe dallon prej zhanrit nė zhanėr. Nė tjetėr formė e gjejmė nė epikė, tjetėr nė lirikė dhe nė tjetėr nė dramatikė e satirikė.

Duke qenė librat thurje gramatikore, sipas njė renditje tė organizuar nė princip, nga disa parakonceptime pėr letėrsinė, Fishta tekstet i ndėrlidh brenda njė sistemi poetik me njė nyje triadike: aty inkorporon fiksioni letrar, si element i parė konstituiv e shkrimit artistik, pėr ta zgjeruar me mbarėshtimin e figurave, ideve dhe ngjarje tė njohura (letrare e religjioze); dhe pastaj i realizon brenda konteksti shoqėror, i cili kontekst motivon disa segmente letrare tė krijimtarisė sė tij.

Semiologu Umberto Eco nė eseun "Borghesi dhe ankthi im nga ndikimet" shkruan: "Librat flasin njėri tjetrin"-. Duke "folur" librat me njėri-tjetrin, bėjnė procesin mė tė natyrshėm tė ngjasimit. Nė kėtė aspekt, letėrsia e Fishtės ndėrton njė rrjet tė gjerė tė interkomunikimeve aktive me tekste dhe parateksteve letrare, kulturore, historike a religjioze. Epika e tij mund tė lexohet nė relacion tė ngjashėm mė epet klasike, Iliada, Odisea, Eneida. Ndėrsa, tragjedia "Juda Mukabe" shkruhet nė relacion me Biblėn. Mirėpo nė lirikė bėhet njė hibridizim, ku diskursi biblik dhe ai historik e oral shkrihen nė konfigurimin e lirikės sė Fishtės. Nė satirikė, referencat letrare janė kryesisht shoqėrore, por qė hasen shenja, figura dhe aspekte interdiskursive, qoftė me diskursin biblik, qoftė mė trajtat tjera interdiskursive.

Dialogu letrar, natyrshėm nėnkupton relacionet, referencialitein, tė cilat elemente i ndėrton teksti nw rrjet me tekste pėr rreth tij, qė nė kritikėn letrare, kategori kjo qw tashmė njihen me nocionin intertekstualiet. Kėto marrėdhėnie tė ndėrmjetme letrare, nė tė vėrtetė pėrbėjnė segment me rėndėsi nė procesin e leximit, kuptimit dhe interpretimit tė letėrsisė sė Fishtės. Letėrsia e Fishtės nė kėtė rrafsh, nė gjitha planet e ligjėrimit na shpie kah referencialiteti, edhe si aspekt tematik, por mė shumė si diskurs. Pra letėrsia e Fishtės bėn njė dialog aktivė. Ēėshtja e relacioneve interletrare, nė kuadėr tė poetikės letrare qė ndėrton Fishta, paraqitet mjaft specifike, jo vetėm si karakteristikė pėr autorin, por edhe pėr kulturėn e shkrimit shqip pėrgjithėsisht. Letėrsia e Fishtės nė planin e ēėshtjes sė relacioneve me referencialitetin, nuk dallon shumė nga pjesa dominuese e letėrsisė shqipe: veprat e autorit kanė pėr bazė strumbullarėt fundamentale qė influencuan letėrsinė tonė; kultura letrare biblike dhe kulturėn letrare orale.

Mirėpo kėtu trajtat e ligjėrimit dallojnė nga gjithė autorėt tjerė qė kanė pėr objekt tė trajtimit kėto dukuri Por dallon esencialisht me mėnyrėn e transformimeve tė diskurseve dhe temave. Kėto lloje tė ndikimeve i gjejmė nė epikė te "Lahuta e Malcis", nė lirikė te dy librat me poezi "Mirzi i Zanavet" dhe "Vallja e parrizit", nė dramatikė te "Juda Mukabe", me ca nuanca edhe nė satirik, pėrshembull te libri "Anzat e Paransit". Por Fishta hė pėr hė, pėrvidhet nga kėto strumbullarė dhe "del" e hedhet thellėsive mistike tė poezisė, pėr tė dalur nė pah krijuesi i vėrtetė, shpirti artistik fishtian. Kėtė e bėnė te lirika "Njė lule vjeshte" dhe njė tufė lirikash religjioze ku pulson shirit i madh krijues. Megjithėse "thenė" natyrėn tematike tė rėnd, shkėmbore e mashkullore, siē e pėrkufizon stilin Fishtės Lasgush Poradeci, edhe kėtu Fishta nuk i ik ndikimit tė gjuhės ligjėrimore orale, sidomos nė formėsimit figurative dhe gjuhėn religjioze biblike qė pėrbėn shpirtin e kėsaj kategorie lirike. Por autori kėtu, mė fuqishėm se kudo, shpėrfaq potencėn e jashtėzakonshme krijese, potencė kjo qė ka fuqitė e njė krijuesi me pėrmasa universale.

U tha se librat "flasin" me njėri tjetrin. Sė kėndejmi, ėshtė e natyrshėm qė procesi i riartikulimeve tė konvertoj trajtat burimore nė njė status qė merr shenjėn e autorit. Megjithėse nė esencialitetin e transformimeve letrar, marrėdhėniet mes kodit letrar dhe ligjėrimit autorial ndėrrojnė esencialisht, nė letėrsinė e Fishtės, kemi tekste ku vetėm sugjerohen konotome letrare, siē ėshtė tragjedia "Juda Mukabe". Ngase, duke u manifestuar nė trajta qoftė tė ndryshme shkrimore (e kam fjalėn zhanore), apo edhe shkrimore, nga poezia nė prozė, apo anasjelltas, referencat shkrihen dhe marrin karakter tė ri letrar, qė vishen mjeshtėrisht nga stili dhe diskursi fishtian. Duke u "ndryshuar" referencat ndryshojnė mesazhin dhe riartikulohen natyrshėm nga njė pozicion i ri. Kėto trajta tė shkrimit i ndeshim, ta zėmė nė tragjedinė "Juda Mukabe", ku Fishta lėndėn religjioze e dramatizon nė zhanrin e tragjedisė, me nuanca tė klasicizmit dhe ja "pėrshtat" gjendjes kulturore dhe shoqėrore tė audiencės sė tij letrare. Kėndej, kjo tragjedi ruan statusi tė dyfishtė letrar: pėrcjell ngjarjen e njohur biblike si reminsehcė, me gjithė pasojat qė sjell dhe pėrshkruan gjendjet e kėsollojshme nė kontekstin shqiptar pėr tė implikuar analogjitė e mundshme.

Letėrsia ėshtė dialog, mbase dialog permanent, qė zhvillohet nė relacion tė gjera, nė tė cilat relacione tė dialogimit, bota e plotfuqishme artistike autoriale ka statusin special. Poiesisi (krijimi nga asgjėja, sipas Aristotelit), mbetet nė kėtė rrafsh pėrcaktues i qenėsisė sė letėrsisė. Krijimi poetik nė kuadėr tė korpusit tė letėrsisė sė Fishtės, nė tė shumtėn e herave konstruktohet duke ruajtur natyrshėm referenca letrare a kulturore. Kjo letėrsi ka modelin, riprodhohet pėrmes modelit dhe simboleve kryetipore (Fraji), si pjesė e imazheve qė merr sistemi psikik krijues nė procesin e shkrimit. Ky nivel letrar nė relacion mė diskursit autorial-personal, rrafshi i sė cilit dallon artikulimin e pastėr fiksional tė autorit, nė relacion me rrafshin tjetėr, i japin korpusit tė letėrsisė sė Fishtės, karakter polisemantik edhe nė planin e topikės, po ashtu edhe tė diskursit.

Mendimi lartėshkruara qė konceptojnė e letėrsisė si dialog, na shpie te vlerėsimi: duke qenė letėrsia dialog permanent interaktive dhe dinamik, produkti i kėsaj qenie letrare, qė ėshtė teksti letrar/estetik, dialogun e bėn me tekste qė janė tė shkruara mė herėt, tė fushės se letėrsisė dhe joletėrsisė, por qė kanė cilėsi letrare. Si tė kėtilla, pėrgjallojnė sipas sajesės sė sojit letrar (zhanrit). Tekstet letrare tė Fishtės krijojnė analogji brenda llojit letrar, por edhe veēmas. Sidomos nė letėrsinė e Fishtės, gjejmė tekste qė derivohen dhe humbin nė esencė natyrėn origjinale. Tragjedinė "Juda Mukabe", Fishta e shkruan nė vargje, pėrkundėr shkrimit origjinal qė ėshtė nė prozė. Po ashtu, inkorporomi i personazheve letrare, citateve a figurave tė ndryshme, leksikut apo rrjeti i toposit (temave dhe motiveve), nė letėrsinė e Fishtės merr fuqishėm karakter personal, stil tė veēantė, qė ėshtė stili fishtian, i karakterizuar fund e krye nė nga diskurs specifik i shkrimit letrare ligjėrimor dhe qė ka njė karakteristikė tė pėrhershme, qė Michel Fuco e thekson si Diskursi i Fuqise (Poėer discourse) Nė kėtė kuadėr, duhet pėrmendim rrjetin predominant qė kanė ndikuar nė letėrsinė e Fishtės, siē janė veprat e lashta tė antikitetit greko-romak, Iliada, Odisea, Eneida, pastaj Bibla dhe letėrsia orale.

Studimet bashkėkohore tė letėrsisė, kanė avancuar me metodėn qė i analizon tekstet nė rrjet, duke i parė nė lidhje tė ngushta me tekstet pararendėse. Teoritė e kėtilla, tashmė i mbėshtesin dijetar tė shumtė tė studimeve letrare, dhe atė tė disiplinave tė ndryshme. Mbase, mendime tė kėsaj kategorie ndeshim edhe nė antikitet, edhe pse tė paformuluara sikur sot. Kėshtu nė Artin Poetik tė Horacit gjejmė kėtė sugjerim pėr shkrimtarėt: "shprehja e krijuar rishtazi do tė ketė vlerė tė qėndrueshme". Ky ėshtė dimensioni intertekstual i letėrsisė, tė cilin aspekt tė letėrsisė e sforcon Roland Barti kur pohon nė formė pėrkufizuese se: "ēdo tekst, ėshtė intertekst". Ndėrsa edhe semiologu i njohur i letėrsisė Umberto Eco, kur diskuton pėr ndikimet letrare shkruan: "gjėja mė interesante ėshtė se librat flasin mes vete". Rrjeti intertekstual i tekstit letrar i jep status poli/letrar.

Duke interkomunikuar, duke "folur", librat njėra me tjetrin, natyrshėm marrin e japin trajta tė ndryshme letrare, "shfrytėzojnė" njėra-tjetrėn, pėr tė thithur pėrvojat e qėndrueshme letrare dhe diskursin, qė nė transformimet letrare merr shenjėn autoriale, nga fakti se ēdo libėr letrar ka vulėn e origjinalitetit, tė cilėn ja jep stili autorit, i cili nė kuadėr tė ndikimeve intertekstuale, gjithherė ruan aspektin autorial si pjesė e natyrshme e sistemi fiksional tė krijimit. Nė sensin e kėsaj ideje letrare, kėrkimi i letrarsisė nė kuadėr tė veprės letrare tė Fishtės, si tėrėsi, pėrmes aplikimit tė modelit interkomunikues mes literaturės, pra nga konteksti se librat "flasin" me libra tjerė, me kultura e modele tė ndryshme ligjėrimi, tė cilat qoftė si sekuenca narrative letrare, apo edhe tėrėsi diskursesh, paraqesin, posaēėrisht dimension me rėndėsi nė konfigurimin e tekstit poetik tė Fishtės, paraqet njė aspekt tė rėndėsishėm dhe me mjaft peshė nė kuadėr tė kuptimit tė korpusit tė autorit tonė.

"Tė lexosh diēka si letėrsi ėshtė ta trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje me ligjėrimet tjera" (Xhonatan Keller). Letėrsia e Fishtės ėshtė pikė ku gjendėn trajta tė nyjėtimit tė ligjėrimeve tė ndryshme letrare e kulturore, qė si tė tilla pėrbėjnė nė vete rol tė rėndėsishėm letrar dhe pėrmes sė cilės nxjerrim kuptimet e ligjėrimeve tė ndryshime tė qenies njerėzore dhe botės sė letėrsisė. Teoricieni dhe poeti gjenial antik Horaci, nė vargjet brilante poetike, por edhe teorike kritike, sugjeron shkrimtarėt e gjitha brezave: "Ju qė shkruani, zgjeshni lėndėn qė u pėrshtatet fuqive dhe mendonin gjatė sė ēfarė mund e ēfarė s'mund tė bartni mbi supet tuaja", pėr tė shtruar se "shprehja e krijuar rishtazi do tė ketė vlerė tė qėndrueshme". Sugjerimin nė fjalė, Fishta e bėn pjesė funksionale tė letėrsisė sė tij mė vetėdije tė plotė krijuese, pėr ta zbatuar me devotshmėri krijuese nė gjitha zhanret letrare. Sidomos nė aspektin e rikrijimit tė trajtave tė njohura letrare, qė tekstet e Fishtės i bėn tė gjalla, dinamike dhe sugjestionuese, pėrmes frazeologjisė dhe gjuhės popullore dhe dialektit gege, qė e bėn krejt e veēantė nė kulturėn letrare shqipe kėtė lloj shkrimi.

Gjergj Fishta dijet letrare i zhvilloj pėrmes asimilimit tė kulturės sė lashtė folklorike, me atė mitologjike. Ernest Koliqi mendon se Fishta landėn letrar pėr epikėn e nxori pas kontakti me botėn e Malėsorėve, ku ndesh botėn heroike dhe patriotike dhe kėshtu duke "mbledhun kangė e fjala e fraza, tue banue midis tynėe, tue pas rast si bari shpirtėnash mė u a njoftun me themel psiken, ai atėherė rrinte e mbyllej me shtatė dryje nė vetvete".

Pėr t'i pasuruar e zgjeruar kurdoherė kėto thesare letrare e kulturore, Fishta tharmon imagjinatėn pėr tė interkomunikuar edhe me artin universal e veprat mė eminente tė artit botėnor. Kėtė e dėshmon nė tekstet teorike pėr probleme tė ndryshme tė estetikės, artit, letėrsisė, muzikės. Konceptet krijuese tė autorit, sikundėr riformulojnė e artikulojnė teoritė fundamentale klasike pėr artin e letėrsinė. Nė tekst, autori jetėson konceptet pėr tė kėndshmen dhe tė dobishmen nė art e letėrsi . Duke ditur qė ėshtė e dobishme, njėherit e kėndshme tė kėndohet kodi i mitit nacional, tekstet kurdoherė ruajnė shenjat e intencės kėrkimore, qė rezultojnė me destinimin; ky lloj kangėtimi influencon pėr tė frymėzuar zemrat djaloshare pėr lirinė Atmes e fesė, qė ishte projekt letrar e kulturor i Fishtės, i nisur fillimisht, mė himnizimin e trimėrisė, lavdisė, bukurisė shqiptare, kujtesės historike, implikon, pastaj diskursin historik, me pėrmasat e mitit pėr prejardhjen lashtė Ilire, dhe pėr kohėn e lavdishme tė Gjergj Kastriotit: komponente kėto qė do tė bėhen hallka tė rėndėsishme nė orkestrimin e letėrsisė sė tij, sidomos epikės dhe lirikės. Duke pasur pėr bazė kėto komponente autori krijon disa lloje tė diskurseve.

Nė kėtė rrafsh, diskursi historik ėshtė pėrcaktues, por pėrmasa diskursit glorifikues e sforcon ligjėrimin historik dhe i jep intenconalitet mė tė fuqishėm e mė kumbues. Kėtė autori i bėn pėrmes diskursit tė fuqisė (Michel Focou) qė ka potencė tė thellė krijuese. Por ēka ndodh, ky lloj diskursi pėrfundon nė kontrastin letrar, nė sarkazėm therėse e rrėnqethėse, qė tė trandė shpirtin e tė ngjeth trupin, kur shkrimtari godet pamėshirshėm dvarrėsit e idealeve dhe qėllimkėqijtė e kombit. Jo vetėm nė satirė, por edhe nė epikė e lirikė ndeshim nuanca tė shumta tė kėtij lloj diskursi. Kjo domethėnė se autori nuk donė kompromis me prishėsit a thyerėsit e idealit tė misionarit. Nė tė vėrtetė, ku soj ligjėrim mė sė miri gjen vetėn nė zhanrin e satirės, ku Fishta tejkalon kornizat konvencionale tė shkrimit letrare, edhe tė lirikės edhe tė epikės. Kėtu diskursi glorifikues tretet, dhe gjitha dobėsitė shqiptare autori i merr nė thumbim. Nė fakt, kėtu Fishta pėrdor kamēikun. Mu sikurse bariu i tij shpirtėror biblik, kryetipi njohur nga mėsimet biblike, dhe me tė fishkėllen gjithė ata qė devijojnė idealeve tė projektit shqiptar pėr emancipim e liri, si projekt autorial. Nė kėtė rrafsh, Fishta ndėrton analogji implicite me ngjarjen biblike, kur Jezu Krishtin, nė Sinagogė sheh tė bėhet tregti dhe merr kamēikun e fishkėllen me tė. Ky dimensioni simbolik i teksteve, qė Northrep Fraji i analizon nė kontekstin e pėrfytyrimeve qė kanė ngjarjet, personazhet nė shkrimin letrar, edhe pse i padukshėm nė sipėrfaqen e jashtme tė tekstit lexohet nėse analizohet nė kontekste tė ngjarjes sė pėrmendur.

Teoricieni e mendimtari i letėrsisė Roland Barthi, shkruante: "teksti ėshtė njė endje citimesh qė vijnė nga mijėra kultura". Ky mendim i Bariti mund tė "shėrbejė" nė shumė nivele sprovues, domethėnės nė mėtimet /kėrkimet tona, ngase nė tėrėsi ēėshtja e sistemit letrar tė autorit, nė tė gjitha zhanret ku shkroi letėrsi, funksionin si endje funksionale citimesh, ngjarjesh e personazhesh qė vijnė nga kultura tė ndryshme tė njohura nė kulturėn tekstuale shqiptare apo edhe dimensionet universale tė shtrirjes sė botės sė letėrsisė.
Fishta nė zhvillimet letrare dhe kulturore, niset me njė projekt letrar, dhe kėtė shohim qartė se e jetėson pėrmes njė strategjia letrare. Nė kėtė strategji, krijimi e tekstit poetik ka njė qėllim, njė funksion, dhe nė tė njėjtėn kohė pėrcjell njė ide-mesazh. Nė zhanrin e epikės, te teksti "Lahuta e Malcis", Fishta jep totalitetin e mundshėm tė historisė shqiptare, duke zbritur nė tė kaluarėn dhe duke kėnduar aktualitetin, si premisė pėr tė ardhmen. Pėrmes dijes empirike letrare, autori thithė nė pėrmasa eksplicite kulturėn e letėrsinė orale, ngjarjet dhe personazhet e njohura nga diskurset historike e orale, thith kodet tematike e retorike, tė sė cilat i hibridizohen, mbivendosė, kombinon dhe i ridistribuon pėrmes mekanizmave poetik nė strukturėn e tekstit, pėr tė funksionalizuar e formėsuar diskursin epik, i cili ka shenjat poetike personale dhe ndikimet intertekstuale, sidomos ato qė vijnė nga lloji pėrkatės poetik.

Shenjat poetike referenciale shfaqen edhe nė planin kompozicional (tė jashtėm, qė shenjėn e parė e ka nė formulimin Lahuta, dhe mbiemėrzimin e Malėsisė, qė nėnkupton njė vendbanim tė njohur gjeografik, qė implikon llojin e kėngės me ritėm e elemente tė diskursit pėrshkrues qė del nga fushėveprimi ambiental). Model letrar, i pėrshtatshėm pėr Fishtėn, mbetet kultura retorike e komunikimit poetik me elemente heroike: (autori fillon me bariun Marash Ucin, Oso Kuka, Trinėgn, Dedė Gjo Luli, Naim Frashri e pėrfundon me Abdyl Frashrin, etj.), tė ndėrthurura nė njė planė tjetėr nga shfrytėzimi i mitologjisė sė lashtė (pėrmes Zanave, Orėve, Dragonjve). Pėr tė sforcuar diskursin, autori kurdoherė referencat, citatet, shenjat, ngjarjet i transformon nė mėnyrė eksplicite pėr t'u jetėsuar nė dritėn e kohės, me metafora e krahasime e gjetje brilante poetike. Edhe pse teksti epik ndėrtohet sipas modeleve klasike tė epėve, nė esencat e shenjave letrare gjejmė shtratin e kulturėn retorike shqiptare, pėrmes leksikut, fjalėformimit, figurshmėrisė, elemente kėto qė pėrgjallojnė nėpėr ambientet e pėrditshmėrisė shqiptare Gjitha kėto elemente bazike, brenda strategjisė sė autorit pėr tekstin, pra projektimet ideore dalin tė pėrpunuara mjeshtėrisht. Autori empirik thėrret referentin, pėr t'i shpėrthyer ekzaltimet shpirtėrore, idetė letrare dhe me narratorin ndėrton njė relacion shkak/pasojė.

Rrjedhimisht, kėtė filozofi krijuese, autori empirik e shpreh nė vargun ftillues tė "Lahutės…", pėrmes sė cilit varg sugjeron dhe njėherit thekson nė formė kushtruese intencėn letrare, duke kėrkuar mbėshtetjen e Zotit, pėr tė kėnduar gjallimin e kombit, nė pesėēindvjetėt robėrisė turke, qė kishin pllakosur vendin nė njė prapambeturi tmerruese, shenjat denigruese tė sė cilės kishin bėrė tė zvetonheshin ato idealet kastriotinae: "Ndihmo Zot, si m'ke ndihmue". Kjo hyrje ftilluese, njėherit na sugjeron futjen nė lojė tė dimensionit intertekstual e interdiskursiv tė tekstit, i cili nė rend tė parė i referohet filozofisė sė tij religjioze, sė dyti modelit epik, pėr tė bėrė tė ditur se nė kėtė tekst rrėfehet, tregohet, pra ka narracion pėr njė ngjarje tė caktuar nė tė cilėn ai krijon tė ndėrtoj marrėdhėnien mes narratorit dhe audiencės. Fishta kėrkon referentin pėr tė nisur kangėtimin e nacionit dhe me kėtė referent vepron tutje, duke u bėrė teksti i tij endje funksionale citimesh e ngjarjesh qė vijnė nga kultura dhe letėrsi tė ndryshme. Hyrja nė Lahutė, shėnjon edhe njė analogji me "Iliadėn" e Homerit. Kėndo hyjneshė mėrinė e Akilit. Vetėm dallon narracioni. Te Fishta kemi interkomunikim tė drejtpėrdrejtė poet/zot, ndėrsa tė Homeri kemi narracion atributive.

Letėrsia e Fishtės zhvillohet nė njė kontekst kulturor dhe letrar qė dominohej nga retorika heroike qė pėrcillte zhvillimet shoqėrore dhe transformimet e shumta dhe shumėdimensionale. Kjo dominacnė, deri diku, vetvetiu nėnkupton edhe modelin letrar dhe diskursin, i cili natyrshėm ka shenja tė fuqishme tė korrespondimit tė thellė me kėtė gjendje, motivohet prej saj dhe ka kėtė synim letrar. Nė kėtė univers, rėndėsi kanė edhe rrugėt e formėsimi tė autorit, ajo qė Sharl Lalo e quan psikologji autoriale. Ky estet i njohur frėng duke diskutuar aspektin psikologjik nė vepėr dhe nė kapitullin "Estetika psikologjike" duke shkruar pėr personalitetin, sinqeritetin dhe fiksionin shkruan: "Shpesh pėrsėritet se vepra duhet tė jetė shprehje e personalitetit tė autorit tė saj dhe se, sa mė personal qė ėshtė, aq mė e bukur del. Shenjat me autentike tė estetikes sė tekstit tė Fishtės, formėsohet pėrmes dy komponentėve tė rėndėsishme estetike: dijės paraprake letrare, nė formė tė njė parakonceptimi qė ndėrton autori pėr letėrsinė nė rrugėn e formimit tė tij artistik. Nė kėtė rrafsh, doemos inkuadrohet edhe talentit krijues, fiksionaliteti, qė pėrbėhen bashkė mė modelet pjesė e "qenies letrare" tė letėrsisė.

Letėrsia Fishtės nė esencėn e saj ka vulėn e gjendjes shoqėrore. Autori njihte mirė trendėt letrare nė kulturėn letrare perėndimore. Por kundronte gjendjen dhe zgjidhte dilemat e tij; pėr shqiptarėt nuk ishte momenti tė shkruhej letėrsi e dimensioneve qė pėrfaqėsonin shembull, autorėt si Kafka, Xhojsi e Kamys, por duhej sforcuar morali, duhej mobilizuar pėr tė shpėtuar ekzistencėn, duhej, nė fund tė fundit, tė motivohej njė shpirt kombėtar i degraduar nė synim pėr liri e pavarėsi. Nė kėtė synim, Fishta zgjodhi lėndėn qė i pėrshtatej fuqive tė tij krijuese (Horaci), por, edhe artikuloj pozicionin e fuqishėm kundruall audiencėn letrare dhe presupozoj njė audiencė tė caktuar letrare. Duke e ditur se kulturės letrare shqipe i mungonte njė tekst themelor nacional i identifikimit, Fishta iu rrek shkrimit tė epit, kur ky zhanėr i pėrkiste sė kaluarės. Dhe nė kėtė qėllim, autori e kuptonte se mė sė miri, mund tė ndikoj epopeja kombėtare, qė do tė kėndonte pėrpjekjet pėr pavarėsi, vėshtruar nė planin historik dhe perspektivė, e cila vepėr i mungonte letėrsisė shqipe. Kėtė gjė nuk e kishin bėrė mė parė as autorėt si De Rada, Naimi, Noli, Skiroi, pėrkundėr pėrpjekjeve tė herėpashershme. Dhe ndėrtoj njė simfoni epike tė brilante, e cila pati ndikim tė jashtėzakonshėm jo vetėm nė botėn letrare, por edhe nė pėrgjithėsi nė audiencėn e shumtė, qė u bė model. Fishta donte qė letėrsia tė influencoj.

Fishta ishte njeri religjioz me formim, i ndėrtuar mbi mėsimin e krishterė dhe biblik. Ky segment, do tė bėhet dimension fundamental, qė i jep shenjėn autoriale, ngjyrė krijimtarisė sė tij, parashenja e sė cilit zė fill me artikulimin e projektit bazik autorial pėr Atme e Fe, postulate rreth sė cilit sillet pjesa dominonte e krijimtarisė sė tij. Fishta si bari shpirtėror dhe frat franēeskan (rregull i krishterė qė ka si objektivė jetėn sa mė tė vėshtirė, pėr t'iu ndihmuar tė tjerėve), i gjendur nė njė ambient ku funksionon nė pėrmasa tė mėdha kodi oral i jetės dhe i organizmit shoqėror (nė Malėsi), del nė furtunat letrare dhe shkruan nga pozicioni i artistit, duke aplikuar njė diskurs tė fuqishėm. I mahnitur nga madhėshtia e bujaria e shpirtit tė malėsorėve, Fishta krijon miqėsi me njėrin nga malėsorėt, i cili do tė behet edhe personazh i rėndėsishėm nė "Lauhtė e Malcis", me Marash Ucin, personazh letrar i dokumentuar historik, i cili do tė ndikoj shumė nė epikėn e tij. Po ashtu njihet pėr sė afėrmi me trajta tė moēme folklorike, tė cilat i absorbon dhe i funksionalizon duke ju dhėnė stil tė veēantė poetik. Jashtė kėtyre pikave tė rėndėsishme, pėr tė kuptuar natyrėn e letrarsisė sė Fishtės, mbetet me rėndėsi tė pėrmendim edhe pėrvojėn letrare, si fushė empirike autoriale pėr letėrsinė qė zė fill mė kontaktet e tij mė letėrsitė sllave, gjatė studimeve tė tij nė Sarajevė. Pėr kėto Fishta nė flet edhe vete nė diskutimet e tij pėr artin dhe estetikėn, pėrsiatjet qė shpalosin karakterin shkrimtarit. Autori ėshtė lexues i pasionuar i autorėve tė mėdhenj antikė, prej sė cilėve magjepsej.

Gjitha kėto ndėrlidhėn nė literaturė pėrmes njė indi, i cili njeh shndėrrimet e mėdha, tė cilat i gjejmė ne veprėn e tij letrare; shndėrrime do thoshim epokale, tė cilat i pėrjetonte populli shqiptar, barrėn kryesore tė sė cilės natyrisht e kishin intelektualėt dhe shkrimtarėt; nga tė cilat zhvillime Fishta nuk shkėputet asnjė qastė; kalimi nga joliria drejtė lirisė, emancipimit dhe konsolidimit tė kombit shqiptar, ėshtė beteja nė tė cilėn Fishta artikulon vetėn nė art. Nė fakt, Shqipėria dhe shqiptarėt gjendeshin nė njė djerrinė kombėtare, por edhe religjioze. Nga i cili aspekt edhe motivohet shkrimi i bazuar nė dy komponentė Atme e Fe, tė cilat marrin trajta poetike tė jashtėzakonshme, personale pėr t'u bėrė tema tė mėdha tė letėrsisė sė autorit; madje tema fundamentale, tė cilat do tė pėrshkojnė ligjėratėn poetike tė Fishtės, nė kuadėr tė gjitha zhanreve letrare; veēanėrisht epikėn. Nė fakt, pėrmendja e kėtyre elementeve jashta letrare, ka njė motiv shpjegues pėr letėrsinė e autorit. Sepse, prej kėtij konteksti u motivua njė pjesė e konsiderueshme e krijimtarisė letrare, ndikim qė del nė mėnyrė eksplicite, me pėrjashtim tė disa lirikave dhe teksteve metafizike e kushtuese (religjioze). Gjithsesi njė pėrjashtim nga ky kuadėr paraqet teksti poetik "Njė lule vjeshte", dhe si i kėtillė del me status karakteristikė nė kuadėr tė korpusit letrar fishtian, dhe qė kėndej shtron domosdonė e njė ekstrainterpretim, ngase aty Fishta pėrvijohet nga vetja, pėr tė dal i pastėr nė pasionin e tij krijues, nė tė cilėn shpėrfaq fuqinė brilante tė kėndimit poetik, duk mbetur larg zhvillimeve shoqėrore.

Dimensioni semantik dhe estetik nė letėrsinė e Fishtės

Teksti letrar, "qenia e letėrsisė sė tij", ndėrtohet mbi dy kategori esenciale, tė cilat njėherit janė preokupim i vazhdueshėm nė fushėn e interpretimit tė letėrsisė: aksi semantike dhe aksi estetike. Kualifikimi i parė ndėrlidhet me idetė, kuptimet, ngjarjet, rrjetin narratologjik (mėnyra si thuret ngjarja nga kėndvėshtrimi i diegesisit aristotelian); dhe, kualifikimi i dytė ndėrlidhet me rrafshin e mėnyrės se si janė manifestuar nė tekstet letrare elementet kostutituive estetike, elemente kėto qė janė tė natyrės gjuhėsor, stilistike, pėrgjithėsisht atė qė mund ta konceptonim gramatikė e tekstit letrar. Kėto dy komponentė tė cilat i pėrmendėm, implikojnė dy nivele tė leximit tė tekstit letrar, tė cilat Umberto Eco i shtron nė kuadėr tė nivelit tė leximit semantik dhe leximit estetik tė tekstit letrar. Po ashtu, kategoritė e lartėshkruara sugjerojnė edhe dy akse tė mundshme tė interpretimit tė letėrsisė pas procesit tė leximit dhe gjenerimit tė kuptimeve nė tekste tė caktuara letrare. Duke operuar me kėtė kuadėr termash (nocionesh) letrare, letėrsinė e Fishtės e dimensionojmė, nė dy segmente, tė cilat i identifikojmė tek tekstet letrare tė fushave themelore tė letrarsisė sė tij: nė epikė, lirikė, dramatikė dhe satirikė. Nė kėtė korpus tekstesh, dy kategoritė e pėrmendura, paraqiten nė plan tė ndryshme dhe dalin nė funksion tė pėrmbushjes sė idesė finale tė tekstit, pra asaj qė i ėshtė statusi letrar. Prandaj edhe shqyrtimi-kuptimi i letėrsisė fishtian, pėrmes kėtyre dy kategorive, bėhet pėr tė specifikuar dy pėrbėrės themelore tė letėrsisė sė tij, qė janė:

1. Dimensioni semantik,
2. Dimensioni estetik.

Ky kategorizim, nė pikėshikim tė njė analize tekstuale, synon sintetizimin e funksioneve semantike dhe estetike, nė strukturėn apo strukturat shumėshtresore tė teksteve letrare tė autorit. Po ashtu, kėto dy kategori letrare, prekin logjikėn e funksionimit tė teksteve letrare tė Fishtės, nė planin qėllimor qė shtron ai para objektit tė quajtur letėrsi. Nė fakt, niveli semantik dhe niveli estetik i tekstit, jo vetėm qė janė pjesė e strategjisė autoriale, nė njė analizė mė tė gjithanshme, shprehin esencėn e letrarsisė sė Fishtės, letėrsi kjo qė ngėrthen nė vete kėto dy boshte s elemente tė fuqishme: teksti tė ketė ide, mesazh letrar dhe konfigurim estetik letrar. Kėtė pikėsynim mbase autori e funksionalizon pėr tė realizuar konceptin aristotelian pėr letėrsinė: Katharsis-in. Nė tė vėrtetė, kjo intencė letrare ndėrlidhet me misionin e autorit nė shkrim, mision ky qė ndeshet nė gjitha zhanret letrare, nė gjitha mėnyrat e artikulimit tė diskursit, qė pėr pandehmė ka prototipin e Misionarit Biblik, qė studiuesi amerikan Northrep Fraji e analizon nė kontekstin e figurės kryetipore tė bariut tė mirė biblik. Kėto dy nivele tė konfigurimit tė tekstit te Fishtės, kurdoherė pikėtakohen dhe realizojnė fuqishėm poetikėn letrare.

Sidomos nė tekstet narrative (epikė), ku idetė, kuptimet, ngjarjet kanė rol predominant, pėrpiqen njėra me tjetrėn dhe konstruktojnė tėrėsinė letrare. Kėtė tip tė shkrimit Fishta mė fuqishėm se kudo nė tekstet e tij, autori e plason nė epikė, te "Lahuta e Malcis". Nė kėtė tekst, pėrpjekja e autorit pėr tė harmonizuar idenė (ngjarjet) me mėnyrėn e tė thanit (nivelin retorik/poetik dhe estetik e stilistik), mbetet njė ndėr karakteristikat e stilit fishtian. Nė kėtė aspekt, sekuencat narrative realizojnė nivelin letrarsisė, asaj qė Zherar Zhent i thotė "qenie e letėrsisė", tė epit nė fjalė. Kėtė logjikė, autori e ndėrton pėrmes idesė sė projektuar, qė njohu paramodelin. Nė epikė, ky model pėrshembull ka pėr bazė sė pari rrėfimin sipas tipave tė epėve tė lashta (Iliada dhe Odisea tė Homerit dhe Eneida e Virgjilit), i dyti, ka pikėmbėshtetje trashėgiminė e pasur vendėse (formė kjo qė rezulton nė mėnyrė eksplicite prej letėrsisė orale) dhe qė ndeshet nė krijimtarinė e Fishtės nė formė tė diskursit oral, qė tė bashkuara nė shtratin narrativ konfigurojnė statusin final tė "Lahutės sė Malcis". Kėto elemente letrare gėrshetohen, thithėn, hibridizon, mbivendos dhe shpėrndahen (ridistribuon) nė ligjėratėn letrare, pėrmes emocinalitetit poetik, tė ndjenjės sė thellė lirike dhe fuqisė sė diskursit epik.

Nė librin "Bėrja e analizės sė diskursit" (Doing discourse analyses), autorėt Linda A. Ėood dhe Rolf O. Krogėr, shpjegojnė modele tė ndryshme tė bėrjes sė analizave tė diskursit. Nė kėtė kontekst, autorėt flasin pėr "strategjinė e interpretimit", si orientim efektiv pėr tė analizuar funksionet e diskursit brenda njė vepre letrare. Kjo mėnyrė e shpjegimit tė diskurseve nė tekstet letrare tė Fishtės, ėshtė orientim bazik dhe funksional, i cili nė tė njėjtėn kohė mundėson tė aplikohet si metodė e mundshme qė kėrkon mėnyrėn e funksionimit tė tekstit letrar fishtian, nė planin e ligjėrimit, dhe idesė sė hetimit tė tipave tė diskuesve brenda strukturės sė tekstit konkret.

Letėrsia e Fishtės synon tė jetė funksionale. Ky term nė fakt prek dinamikėn e teksteve, nė procesin e gjenerimit tė kuptimit. I kontekstualizuar nė tekstet letrare tė Fishtės, termi pėrbėn njė komponent me rėndėsi, pėr faktin se nėnkupton funksionet qė pretendojnė tė luajnė tekstet e Fishtės nė audiencėn. Sidomos atėherė kur rrjeti i kėtyre shenjave si kode letrare (semiozave sipas Ecos) nė tekst funksionalizohen mė qėllim tė prodhimit tė kuptimeve letrare tė caktuara, ēfarė synonte autori.

"Veprat letrare nė ftojnė ka liria e interpretimit, sepse na propozojnė njė diskurs shumėplanėsh tė leximit dhe na vėnė pėrballė ambiguitetit tė jetės dhe gjuhės" shkruan Umberto Eco. Nė kėtė mendim, Eco identifikon dy koncepcione esenciale: ambiguitetin e diskursit dhe jetės. Ky i fundit kap statusin e empirisė letrare. I pari ndėrlidhet me tekstin. I dyti me autorin empirik dhe psikologjik. Kėsofare ligjėrata poetike e Fishtės, nė instancėn letrare derdh nė shtratin e botės narrative letrare, shumėplanėsinė e diskurseve tė jetės dhe empirisė letrare, drejtė qėllimit final tė tekstit, qė prodhon ambiguitetin e gjuhės letrare. Nė letėrsinė e Fishtės ka polidiskurse letrare. Teksti fishtian artikulohet nga njė referencė, pastaj merr statusin autorial.

Paradigma letrare Atme e Fe-universi Letrar Fishtian

Gjergj Fishta ėshtė autori i pėrmasave universale, sa do qė karakteri i letėrsisė sė tij, tė shumtėn e herėve zhvillohet nė suaza tė qenėsisė sė botės shqiptare dhe nuk largohet shumė nga topika ekzistenciale nacionale, pra trajtimi i temave qė lidhen me etnikumin. Nė kėtė aspekt, letėrsia e tij ndėrlidhet pashmangshėm me njė kontekst tė caktuar shoqėror. Kėsisoj edhe iu pėrgjigjet natyrshėm zhvillimeve tė kohės. Sidomos kėtė pėrmasė e ndeshim mė fuqishėm te "Lahuta e Malcis", nė tė cilin tekst letrar, Fishta shpėrfaq fuqishėm dhe hapur qėllimet jashtaletrare dhe kėshtu arrit tė ndėrtoj njė rrjet paradigmatik letrar qė ndėrlidhet me Shenjėn Letrare, qė pėrbėjnė Strumbullarin e binomit pėrshkues letrar: Atme e Fe, qė do tė bėhet, nė kuadėr tė letėrsisė sė Fishtės, njė kod i madh letrar, i ndjekur edhe nė strukturat ligjėrimore.

Letėrsia e Fishtės pėrfaqėson njėrin ndėr korpuset mė specifike nė literaturėn shqipe, pėrgjithėsisht. Nė kontekstin e kontinuitetit letrar, shėnjon dhe avancon ndėrlidhjen e fuqishme letrare, me traditėn gege tė kulturės e shkrimit letrar, kulturė kjo letrare e cila shtresoi elementet bazike pėr gjithė kulturėn e letėrsinė shqipe, shpėrnderuar nė pikėpamje tė kodeve tematike, tė cilat ndėrlidhet me autorėt klasik (Buzuku, Budi e Bogdani), tė cilėt autori Anton Berishaj i vlerėson me formulimin e qėlluar se kėta autor pėrfaqėsojnė themeluesit e kulturės tekstuale shqiptare, kulturė letrare dhe estetik kjo, e cila zhvillohet brenda njė shtrati specifik, pėrmes letėrsisė sė arbėreshėve tė Italisė, dhe qė mė tej, merr vulėn pėrmes autorėve modern tė viteve tė 30-ta, tė cilėt pėrfaqėsojnė themeluesit e modernitetit nė kulturėn letrare shqipe, bashkautor i sė cilės ėshtė Gjergj Fishta me korpusin e tij letrar, roli i sė cilit shkrimtar nė letėrsinė shqipe do tė jetė e rėndėsishėm dhe shumėplanesh. Mbase, pėr shumėēka autori me inflencues. Madje kėtė kulturė letrare, autori do ta avancoj nė pikėpamje poetike dhe zhanrore nė njė shkallė tė lartė dhe tė paarritshme. Kjo frymė zhvillohet edhe mė tej, pėrfundimisht, me zgjerime nė kodet ligjėrimore. Pikat e pėrbashkėta interletrare sforcohen pėrmes Fishtės nė formėn poetike tė shkrimit, nė vargje, dhe Koliqit, Camjat e Pashkut nė prozė. Shėnjues i pėrbashkėt i kėsaj literature, mbetet intenca e shkrimtarėve, pėr tė qenė misionar nė ide dhe nė angazhime konkrete.

Te Fishta kjo del nė mėnyrė eksplicite. Ndėrsa tek autorėt tjerė fshehėt nė ndėrtekst (pėrmes trajtave implicite). Kėtu edhe njėherė vetėm sa na ripėrsėritet mendimi i Cabejt, se poeti nė tė njėjtėn kohė i duhet tė jetė edhe prijės, apostull dhe bari i kombit. Dhe nė tė njėjtėn kohė shkrimtar. Veēmas kjo hetohet te letėrsia e Fishtės. Dhe mė pas, te letėrsia e Nolit, letėrsi qė nė pika tė pėrbashkėta, edhe pse zhvillohen nė kontrast, pretendojnė tė ndėrtojnė heroin, misionarin, qė hidhet edhe pėr tej letėrsisė, nė angazhimet konkrete shoqėrore. Noli i kėrkon nė personalitet, ndėrsa Fishta nė dy akse, nė shpirtin e popullit dhe personalitet historike. Nė tė vėrtetė ky fenomen, nėpėr kohė do tė bėhet karakteristikė letrare nė shtratin topikės dominonte tė letėrsisė shqiptare. Nėse do tė synonim tė kėrkonim njė paradigmė tė pėrbashkėt nė universin poetik tė letėrsisė sė Fishtės, si nyje qė ndėrlidh indet e letėrsisė sė Fishtės, atėherė ideja e kulturim tė gjithmbarshėm e emancipim pėr liri tė njėmendtė e shfaqur kurdoherė, dhe atė, me pėrmasa tė gjithanshme, nė substratin e sė cilit formulim, implikohet formula esenciale, e cila determinon poetikėn letrare tė Fishtės, pra formula e shėnjuar pėrmes binomit paradigmatik letrar e estetik: Atme e Fe. Ky binom do tė bėhet model organizues i teksteve tė autorit nė shumė nivele dhe me pėrmasa funksionale. Paradigmė kjo qė shenjėzohet pėrmes kėrkesės patetike fishtian, pėr rinjohje tė vlerave nacionale, pėrmes identifikimit nė strumbullarin Atme e Fe.

Ky binomi letrar endet nė letėrsinė e Fishtės me status intencional dhe pėrbėn esencialitetin e ligjėrimit letrar. Nė fakt, pėrtej dy termeve/koncepteve abstrakte, ky binome letėrsinė e Fishtės do tė bėhet paradigmė/shenjė letrare, figurė poetike edhe kur ka pėrdegėzime intretekstuale e interdiskursive. Me kėtė formulim, gėrshetohet edhe filozofia e qenėsimit kombėtar, nė planin e diskursit historik. Njėherit bėhet domosdoshmėri edhe nė dritėn e sė ardhmes. Ky kulturim nė tekstin epik, ka pėr qėllimin edukimin dhe emancipimin kombėtar, ndėrsa nė tekstet lirike dhe dramatike, mbitheksohet nga pretendimi pėr edukim dhe kulturim fetar, nė pėrmbushje tė misionit tė pėrbashkėt: Atme e Fe, qė lidhet me Atdheun dhe Kishėn. Kjo paradigmė krijuese, siē vlerėson Injac Zamputi mbetet "fanari i jetės sė tij, qe sinteza e artit dhe filozofisė sė tij. Andaj tekstet e Fishtės ruajnė fuqishėm shenjat e mishėrimit me misionin, duke identifikuar plotėsisht me misionarin. Me kėtė formė tė shkrimit, autori vetėm se aplikon teorinė qė analizon arketipat letrare, pėrmes formulės sė Bariut tė Mirė, e cila sipas Northrop Frajit, nėnkupton figurėn kryetipore tė Bariut tė mirė Biblik (Jezu Krishtin), njė figurė retorike kryetipore qė evokon, dhe e cila sublimon kėrkesat e intencės letrare, pas sė cilės ec letėrsia e Fishtės. Kjo intencė, nė statusin letrar tė teksteve tė autorit, ėshtė esenciale, nė tė njėjtėn kohė e nxjerr autorin nga vetvetja dhe e hedh nė labirintet e kėrkimeve tė tij, edhe jashtė letrare. Gjithherė pėrmes tendencave artistike/letrare.

Kėsisoj, autori arrin tė krijon ambivalencen e gjuhės dhe ligjėrimit. Me kujdes tė sofistikuar, merr rolin e bariut tė grigjės sė tij, si bari shpirtėror i popullit tė tij, por asnjėherė duke tejkaluar rrethanat e pėrgjithshme. Ideja e bariut tė mirė, funksionalizohet nė mėnyrė implicite te Kėnga e Patėr Gjonit nė "Lahutėn e Malcis", nė tė cilėn autori vetė identifikohet me narratorin, merr pėrmasat e tij mbi supė, nė rrugėn e lirisė sė kombit dhe fesė, duke implikuar njė rrjet shenjash interdiskursive tė modelit biblik e religjioz. Mė tej, kjo ide funksionon pėr mrekulli nė personazhin e tragjedisė "Juda Mukabe" dhe nė pėrgjithėsi nė tragjedinė nė fjalė. Vetėflijimin e heroit Juda Mukabes nė kėtė tragjedi implikon autorin dhe qėndrimet e tij karshi rrethanave tė kohės dhe kontekstit tė pėrgjithshėm shoqėror e kulturor tė shqiptarėve. Pėrmes ligjėrimit dramatik, autori rrah ndėr temat mė tė rėndėsishme tė kohės: tradhtinė, mohimin e mikut, nevojėn pėr vetėflijim. Rrjedhimisht, kėtė segment letrar e ndeshim edhe nė fushėn e lirikės, sidomos te personifikimi autorial i cili shkon deri nė nivelin e vetėflijimit pėr atdheun, kur jepet kushtrimi nė vargjet: "Qe mue tek m'kni, merreni e m'boni fli", ("Surgite mortu, Qohuni tė vdekun"). Nė kėtė formė Fishta shkroi letėrsi pėr tė mishnuar filozofinė e tij tė Kulturimit.

Letėrsia e Gjergj Fishtės zhvillohet brenda njė periudhė kohore relativisht tė gjatė dhe me zhvillime dramatike pėr popullin e tij. Nė kuadėr tė kėtyre zhvillime, autori botėn e tij artistike nuk e pėrqendroj vetėm nė epikė, por sprovoj talentin dhe fantazinė krijuese nė lirikė, dramatikė dhe satirik, pėr tė mos lanė anash as tekstet e shumta diskursive, socio-psikologjike, etno-psikologjike, religjioze, politike etj. Madje edhe tekstet metakritike tė aspektit teorik pėr artin dhe qenėsinė e tij. Nė gjitha shkėlqej nė mėnyrėn e vetė, duke formėsuar stilin e veēantė poetik e letrar. Me njė diskurs tė kondensuar estetik pikasi ndjeshmet e kohės, duke i bėrė dhimbje e kėrkesa universale. Fishta duke i riinterpretuar nė njė kontekst letrar e kulturor, kontekstualizmit tė teksteve tė njohura letrare ju jep konotime aktuale, ku pikasėn fuqishėm idetė me shpėrthimet e tij letrare, qė kėrkojnė pėrmbushjen e intencionalitetin ideor, nėpėrmjet shenjave e simboleve letrare, tė cilat kurdoherė korrespondojnė me projektin letrar fishtian pėr emancipim e kulturim tė gjithmbarshėm tė kombit e fesė, mision ky qė kapėrcen kufijtė letrar dhe bėhet paradigmė krijuese, e papėrsėritshme nė letrat shqipe. Formula poetike, binomi i shenjtė: Atme e Fe pėrtej kuptimeve ideore, ėshtė shenjė qė pėrcakton letėrsinė e tij. Si e tillė, formula bėhet shėnjues i letėrsisė fishtiane, nė tė gjitha planet dhe nė gjitha zhanret letrare. Dhe pėrcakton diskurset, trajtat e ligjėrimit, stilin dhe kuptimet letrare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara