HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FISHTA-KURORA E KRENARISĖ KOMBĖTARE

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga (Me rastin e 135-vjetorit tė lindjes)

Pėrkujtimi i datave tė ndryshme tė personaliteteve tė shquara kombėtare me rastin e pėrvjetorėve tė tyre, paraqet njė moment tė veēantė pėr ēdo mjedis.
Duke nderuar kėto personalitete ne veprojmė si bota e qytetėruar, sepse veprimtaria e tyre ėshtė e pėrjetshme, me mesazhe pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen tonė.

Nė plejadėn e figurave eminente tė kulturės shqiptare bėn pjesė edhe Gjergj Fishta, i cili lindi 135 vjet mė parė, pikėrisht mė 23.10.1871 nė Fishtė tė Zadrimės. Ai ishte personalitet shumėplanėsh i dalluar i botės shqiptare nė kohėn qė jetoi e mė pas. Misioni i priftit dhe i poetit ishin kėto dy detyra qė e ndoqėn gjithė jetėn e tij dhe Fishta diti t'i alternonte mjaft mirė, duke krijuar kėshtu njė personalitet tė pavdekshėm.

Nė sajė tė veprimtarisė sė tij dėshmohet nė mėnyrė transparente se ai ishte nismėtar dhe pjesėmarrės aktiv nė ngjarjet mė tė spikatura kur Shqipėria po merrte profilin e saj modern.
Me veprėn e tij, me vlerėsimet qė iu bėnė nga autorė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj ai ėshtė vendosur nė majėn e piramidės sė letrave shqipe. Nė sajė tė krijimtarisė sė tij shumėdimensionale, Fishta zė vend nderi nė shkrimtarėt e njohur tė traditės. Ėshtė dhėnė njė mendim i pranuar se nga tre emrat mė tė mėdhenj tė letėrsisė sonė tė traditės janė De Rada, Naimi dhe Fishta. Nėse dy tė parėt patėn fat tė pėrjetėsohen nė letėrsinė e kulturėn kombėtare, Fishta pėrjetoi fatin paradoksal, sepse kėtij iu mohu vepra dhe iu shly emri nga letėrsia jonė kombėtare. Ishte kjo blasfemi, veprim apsurd i njė sistemi totalitar, ku kriterėt ideologjikė e politik ishin vendosur mbi ata letrarė e kulturor.

Fishta me krijimtarinė e tij letrare i ngriti vetes dhe popullit shqiptar monumentin e letėrsisė "Lahutėn e Malcisė", tė cilėn studiues eminent e cilėsojnė epopenė kombėtare, ndėrsa Fishta u quajt Homeri shqiptarė. Nė kėtė vepėr madhore Fishta pos vlerave tė larta letrare-artistike, paraqet tiparet mė burimore kombėtare, trimėrinė, burrėrinė, besėn, urtinė e kėtij populli me vyrtyte tė larta. E tėrė veprimtaria e Fishtės dallohet nga origjinaliteti ku frymėzimi poetik buron nga tradita kombėtare shqiptare. Andaj vepra e tij ruhet e pavdekshme nė zėmrėn e kombit.

Si pak kush pėr kohėn kur jetoi, Fishta jep pėrmasėn e intelektualit duke theksuar se ai "duhet tė jetė prezent nė kohėn e vet, nė kohėn e tė tjerėve qė do tė vijnė mė pas, e tė qenit prezent do tė thot tė kesh kurajon tė thuash tė vėrtetėn ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhėt qė tė jetė, sado tragjike, sado e papėlqyeshme pėr veshėt e tė tjerėve".
Fishta veēohej me erudicionin e tij kulturor, por edhe me humorin dhe satirėn. Ai kishte guxim tė rrallė qytetar e intelektual qė tė bėj objekt tė kritikės sė vet institucione aq tė larta tė botės shqiptare, si qeveria e parlamenti me njerėzit e tyre. Ky diskreditim i botės politike shqiptare shtyhet prej dashurisė sė madhe qė kishte Fishta pėr kombin e tij.

Krijimtaria e Fishtės pėrjetoi dy faza: tė parėn pėr 50 vite atė tė lavdisė sė personalitetit dhe tė veprimtarisė sė tij, dhe tė dytėn, atė tė blasfemisė, anatemimit dhe tė ndalimit tė veprimtarisė pėr shkaqe ideologjike e politike. Tė njėjtin fat pėrjetuan edhe shkrimtarėt e tjerė si: Konica, Arapi, Prendushi, Koliqi, Camaj etj., tė cilėt zėnė vend nderi nė historinė e letėrsisė e tė kulturės shqiptare.

Ndėrsa ne mendojmė se tash ka filluar faza e tretė e tij e ky ėshtė vlerėsimi i figurės dhe veprimtarisė sė tij. Ai duhet tė rilexohet, studiohet dhe tė vlerėsohet. Pas shėmbjes sė sistemit monist ai ka filluar tė studiohet, nga studiues e hulumtues tė hapėsirės shqiptare nė dimensione tė ndryshme, pa paragjykime por me kritere letrare e shkencore. Nga viti 1990 e mė pas veprat e Fishtės janė botuar e ribotuar mė tepėr se asnjė autori shqiptarė, mė ēka del vlerėsimi i lartė nga lexuesit tanė veprimtarisė sė tij. Mbi krijimtarinė e tij janė bėrė studime, mbrojtur disertacione, mbajtur sesione e takime shkencore, takime pėrvjetorėsh etj. nga del vlerėsimi se Gj. Fishta ėshtė ndėr figurat mė eminente tė kulturės sonė kombėtare.

Fishta mbetet i madh pse prej veprave tė tij mund tė mėsohet edhe sot, sepse nė to ka mesazhe qė nuk kufizohen pėr kohėn kur jetoi e veproi, por edhe pėr kohėn tonė. Pra, Fishta ishte dhe mbetet frymėzues pėr ēdo krijues, duke zgjeruar kureshtjen e lexuesve tė pasionuar, nė tėrė hapėsirėn etno-gjeografike shqiptare.
Nė emėr tė kėtij misioni fisnik na vijnė nė ditėt tona mesazhet kombėtare tė Fishtės, tė cilat janė aktuale ēdo herė, por edhe frymėzim pėr dinjitetin e krenarinė kombėtare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara