HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUR`ANI NĖ LETĖRSINĖ SHQIPTARE

-- nga Prof. Isak Ahmeti

Isak Ahmeti Parafjala

Punimi: KUR`ANI NĖ LETĖRSINĖ SHQIPTARE, qė po ia ofroj opinionit intelektual dhe atij tė gjėrė shqiptar, ėshtė njė pėrpjekje qė nė mėnyrė specifike dhe pa paragjykime, tė jepet njė pasqyrė sado e vogėl mbi burimet kuranore nė letėrsinė shqiptare dhe literaritetin e saj. Kuptohet se ēdo pėrpjekje e tillė me karakter monografik e paraqet edhe njohurinė e autorit mbi lėndėn e mbarėshtruar nė libėr, qė ėshtė i veēantė pėr nga qasja dhe aspekti pėrmbajtėsor. Si e para vepėr e kėtij lloji, ajo mėton t`iu hapė dyert studiuesve tė rinj pėr t`u rrokur me njė temė dhe ēėshtje, sa komplekse aq edhe interesante, qė s`ėshtė trajtuar tek ne deri mė sot, sė paku nė kėtė mėnyrė dhe nė kėtė formė. E pra dihet se roli i Kur`anit, i fesė dhe kulturės islame ndėr shqiptarėt ka qenė i njė rėndėsie tė veēantė dhe jo „incident kalimtar“ siē thotė I. Kadare[1].

Themi kėshtu edhe pėr faktin se, qė nga pėrhapja institucionale e Islamit nė trojet etnike shqiptare (fundi i shek. XIV) e deri mė sot, ai ka frymėzuar, siē dihet, kur mė pak e kur mė shumė, jetėn shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve, ka frymėzuar bukur mirė edhe njė pjesė tė madhe tė letėrsisė sonė, jo vetėm atė pėr tė cilėn do bėjmė fjalė, nė mėnyrė mė shkoqitėse, nė librin nė fjalė, por edhe letėrsinė shqiptare me alfabet arab nė Kosovė (shek. XX), ku kemi disa autorė si: Shaip Zurnaxhiu (1884-1951, Faik Efendiu (1900-1935), Hafiz Islami (1910-1934), Hafiz Immer Shemsiu (1893-1945) e ndonjė tjetėr qė, poashtu, jo rrallė, poezinė e tyre e kanė veshur me njė petk fetar islam-kuranor[2], qė ėshtė edhe substancė mirėfilli artistike.

Kurani Do thėnė se kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė Kur`ani dhe Islami ndėr shqiptarėt me kohė do tė bėhen pėrbėrės dhe pėrcaktues edhe tė identitetit qytetėrues-shqiptar[3] dhe se procesi i thellimit tė kalimit nė Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesės absolute tė popullsisė, pati, siē shkruan jo vetėm Muhamet Pirraku[4], por edhe studiues tė tjerė si Kasem Biēoku[5], Peter Bartl[6], Robert Elsie[7], Roberto Maroco dela Roca[8], Hasan Kaleshi[9], etj., karakter mbrojtės gjithėshqiptar. Rrjedhimisht nga kjo qė u tha e qė do tė thuhet nė faqet e kėtij libri, do tė kuptohet se njė pjesė e kulturės sonė dhe e letėrisė sonė ėshtė e pėrshkuar ndjeshėm nga Kur`ani dhe Islami, qė ėshtė njė dimension i ri (letrar e kulturor, filozofik e kuranor) e qė pėrbėn njėkohėsisht edhe njėrin nga tre pėrbėrėsit kryesor-pėrcatues tė identitetit tonė qytetėrues. Kjo mbase mund tė duket e papranueshme, por ėshtė e vėrtetė dhe reale.

Uroj qė ky libėr tė ngjallė jo vetėm debate tė nxehta, polemika e mospajtime ndėr lexuesit dhe studiuesit por edhe t`i hapė dyert e hulumtimeve mė tė thella tė Kur`anit dhe frymės islame nė literaturėn shqiptare. Ndonėse dihet se Kur`ani (libėr i shenjtė i myslimanėve), libėr i pėrkryer edhe pėr nga ana e ndėrtimit artistik, stilistik, gjuhėsor e estetik[10], kryevepėr e letėrsisė arabe[11], ka ndikuar drejtpėrdrejtė e terthorazi edhe te krijuesit shqiptarė, veēanėrisht te bejtexhinjtė, ku fryma islame, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Ali Xhiku, pėrbėn boshtin themelor tė brendisė sė krijimeve tė tyre[12]. Ē`ėshtė e vėrteta, njė ndikim tė drejtėpėrdrejtė, siē dihet, tė Kur`anit dhe tė literaturės arabe-myslimane, do tė hasim edhe te Komedia Hyjnore e Dantes[13]. Por edhe nė vepra tė tjera tė letėrsisė evropiane.

Kodi mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare

- Hyrje

Me qenė se Shqipėria, edhe sipas Peter Bartl-it[14], ekspert i njohur pėr tė kaluarėn shqiptare dhe pėr historinė e Evropės Juglindore, gati pesė shekuj kishte qenė pjesė e Perandorisė Osmane dhe pjesa mė e madhe e popullsisė indetifikohej me islamin, ėshtė afėr mendsh qė shqiptarėt, mė shumė se ēdo poppull tjetėr i Ballkanit, iu kishte nėnshtruar ndikimit kulturor oriental. Ky ndikim, sipas studiuesit Bartl[15], nuk kufizohej vetėm nė gjuhė dhe nė kulturėn materiale, por edhe nė krijimtarinė letrare tė shqiptarėve dhe bėri qė tė krijohet njė letėrsi e mirėfilltė myslimane shqiptare[16]. Fillimisht, nė shekujt e parė tė sundimit, autorėt me prejardhje shqiptare si: Mesihi i Prishtinės, njėri nga novatorėt e poezisė turke (rreth 1470-1530), Jahja bej Dukagjini (vd. 1573) e ndonjė tjetėr, shkruanin turqisht, arabisht e persisht[17].

Ndėrkaq, pėr fat tė mirė, nė shek. e XVIII-XIX do tė krijohet njė letėrsi e mirėfilltė shqiptare, me shkronja arabe dhe sipas kodit mysliman lindor. Ē`ėshtė e vėrteta ky kod, pra kodi mysliman lindor, nė letėrsinė shqiptare fillon, siē e ka vėnė re shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Sabri Hamiti[18] me shkrimet e bejtexhinjve, tė Nezimit, Hasan Zyko Kamberit dhe Muhamet Kyēyku-Ēamit pėr tė vazhduar edhe me shkrime tė autorėve tė tjerė. Ky kod do tė pėrhapet mjaft shpejt; bėhet i rėndėsishėm edhe pėr faktin se solli si pėrvojė format e pasura letrare tė Lindjes. Kjo letėrsi (sc. e kodit mysliman lindor – I.Ahmeti), siē e ka vėnė re edhe studiuesi Robert Elsie[19], erdhi e hyri edhe nė shek. e XX. Pėr mė tepėr, kjo traditė vazhdoi sidomos nė Kosovė, ku deri nė vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrim arab[20].

Ėshtė me rėndėsi tė veēantė tė theskojmė se kodi mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare, ashtu si edhe nė letėrsinė evropiane[21] do tė mund tė ndahej edhe nė disa tipa dhe nėntipa indentifikuese, si pėr shembull, sipas natyrės tematike, diskursive dhe kulturore. Pėr t`i dalluar kėto natyra tė kodit mysliman lindor nė letėrsinė shqiptare, ėshtė e domosdoshme tė ndalemi, mė gjėrėsisht, nė vijim te letėrsia shqiptare qė ėshtė krijuar, sipas studiuesit tė njohur, Rexhep Qosja[22] edhe nė kontektsin e letėrsisė orientale turke, arabe, persiane, pėrkatėsisht nė kontekst me Kur`anin dhe filozofinė islame. E krijuar, nė njė kontekst tė tillė, kjo letėrsi solli edhe njė gjuhė letrare tė re, shenja, diskurse dhe kode tematike e ligjėrimore mjaft interesante dhe tė avancuara, me vlerė, ndonėse jo tė nivelit tė klasikėve turkė, persianė e arabė[23].

Dhe krejt nė fund, te kjo pjesė e shkrimit, le tė theksojmė se letėrsia e bejtexhinjve, dhe jo vetėm ajo, si letėrsi e proveniensės islame, me poetikėn dhe sistemin zhanror tė saj, me kodet qė paraqiten nė forma tė ndryshme, qoftė si elemente strukturore apo edhe tė diskursit, ėshtė krijuar nė raporte dhe relacione tė ngushta me letėrsinė orientale dhe si e tillė ajo, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Anton Berishaj[24], paraqitet e veēantė dhe ashtu duhet shqyrtuar dhe interpretuar.

E veēantaė me konfiguracion, e veēantė me rrjet diskursiv, e veēantė, jo rrallė, me figura dhe emra tipikė orientalė e kuranorė (edhe nė letėrsinė bashėkohore, te autorėt si: I. Kadare, Z. Rrahmani, S. Hamiti, A. Gashi, B. Musliu, etj., etj.), e veēantė me tema, motive e forma kuptimore orientale, kuranore, islame, e veēantė pėr nga shtrirja e gjėrė dhe e gjatė kohore dhe hapėsinore, e veēantė si tekst dhe intertekst (shumėshtresor) i orientuar drejt teksteve tė tjera letrare/ religjioze/ islame/ doktrinare/ filozofike..., e veēantė pėr nga realizimi nėpėrmjet modalitetesh tė ndryshme kategorish dhe formale, e veēantė edhe pėr nga fakti sepse, si e tillė, pėrfaqėson nė mjaft raste njė hipertekst tė tekstit kuranor, qė funksionon, sidimension i ri letrar dhe kulturor, edhe nė dimensionin e kuptimeve spirituale tė imagjinariumit mitik/religjioz tė univerzit tė teksteve.

I. Burimet kuranore nė letėrsinė shqiptare

Pėrgjithėsime

Dihet mirėfilli se Kur`ani (libėr i shenjtė i myslimanėve, libėr hyjnor dhe i pėrkryer edhe pėr nga ana e ndėrtimit asrtistik, stilistik, gjuhėsor e esetetik) sikundėr edhe filozofia isalme kanė ushtruar njė ndikim mjaft tė rėndėsishėm dhe tė veēantė jo vetėm nė jetėn shpirtėrore dhe morale tė shqiptarėve, por edhe nė literaturėn dhe kulturėn e pėrgjithshme tė tyre. Kėshtu, pėr shembull, Kur`ani dhe filozofia islame, me parimet, normat dhe rregullat, me vlerat qė janė tė njė karakteri universal, kanė ndikuar drejtėpėrdrejte e terthorazi jo vetėm te shkrimtarėt bejtexhinj, shkrimtarė tė alhamiadės shqiptare (mirėfilli emėrtim pėr letėrsinė spanjolle/portugeze me alfabet arab), pa tė cilėn as qė mund tė paramendohet krijimtaria letrare shqiptare.

Duke qenė e ndikuar nga vlerat e mirėfillta tė Kur`anit, nga filozofia dhe morali islam, si dhe nga kultura orientale nė pėrgjithėsi, letėrsia shqiptare e bejtexhinjve, sikundėr, mė vonė, edhe njė pjesė e krijimtarisė poetike e Naim Frashėrit, qė edhe sot konsiderohet si poet kombėtar, solli jo vetėm forma tė reja letrare, por edhe njė komponentė kuranore dhe filozofike, orientale, nė letėrsinė shqiptare. Nė kontekst me temėn e shtruar le tė pėrmendim nė mėnyrė tė veēantė Hasan Zyko Kamberin dhe Mevludin e tij, Muhamed Kyēykun me veprat e tij: Erveheja, Jusufi dhe Zelihaja, etj.,

sikundėr edhe poetin e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Naim Frashėrin, i cili siē dihet, me veprat e tij: QERBELAJA, poemė epike, me vjershėn lirike: ABAS-ALIU, ekzemplar i rrallė jo vetėm i aftėsisė krijuese por edhe i botėkuptimit kuranor-filozofik tė tij, etj., ka arritur t`i japė gjuhės dhe stilit ngjyresa tė veēanta dhe gjithsesi tė panjohura para tij dhe tė papėrsėritura as pas tij nė poezinė shqipe. Edhe nė letėrsinė shqiptare tė shek. XX, sidomos nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli, do tė krijohen vepra letrare me tema tė Kur`anit. Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendim edhe H. Ali Korēėn qė ėshtė njė poet i rrallė dhe mjeshtėr i vargut. Ē`ėshtė e vėrteta, edhe nė letėrsisė bashkėkohore shqiptare, pėr shembull te JUSUFI i Zejnullah Rrahmanit hetojmė poashtu refleksione kuranore. Pėr mė tepėr vetė personazhi i Jusufit nuk funksionon vetėm nė raport me tekstin biblik, siē ėshtė thėnė, por edhe nė raport me tekstin kuranor, ndonėse nė mėnyrė implicite. Kėshtu, prandaj, vetė personazhi i Jusufit, siē do tė shohim nė njė pjesė tė veēantė tė kėtij studimi, ėshtė personazh edhe i variantit kuranor. Edhe te njė pjesė e prozės sė Beqir Musliut kemi refleksione kuranore.

Ky dimension i ri (letrar dhe kulturor) i frymės kuranore dhe filozofike islame, sikundėr edhe vetė islamizmi i shqiptarėve nė pėrgjithėsi paraqesin vlera tė padi-skutueshme edhe pėr faktin se kanė shėrbyer, nė tė kaluarėn tonė, edhe si barrierė qė ndėrpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve. Kėtė ė kanė pohuar studiuesit tanė dhe tė huaj si: Peter Bartl, Robert Elsie, Jorgo Bulo, H. Feraj, Renzo Falaschi, Kasem Biēoku, Hasan Kaleshi, etj.. Ky dimension i ri (letrar dhe kulturor, filozofik dhe kuranor) pėrbėn njėkohėsisht edhe njėrin nga tre elementet kryesorė-pėrcaktues tė identitetit tonė qytetėrues. Sepse, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Faton Abdullahu, feja (sc. edhe ajo islame- I.A.) ėshtė njėra nga komponentet mė tė rėndėsishme tė identitetit tonė qytetėtrues.

Tre pėrbėrėsit fundamentalė tė identitetit tonė qytetėrues
a) Duke u marrė me leximin dhe rileximin, me vlerėsimin dhe rivlerėsimin si dhe me studimin tėrėsor e tė gjithanshėm tė literaturės sonė nė relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike dhe ligjėrimore, etj., ndryshe nga studiuesit si Sabri Hamiti[25], Kujtim M. Shala[26] e ndonjė tjetėr, kemi identifikuar tre komponente, tre strumbullarė, tri shtylla, tre burime, tre pėrbėrės (kode) themelore nė literaturėn tonė: Kulturėn dhe letėrsinė orale (kodi i letėrsisė popullore, 2. Kulturėn e shkrimit biblik (Kodi biblik) dhe 3. Kur`anin dhe filozofinė islame (Kodi mysliman lindor). Nga kjo del i drejtė qėndrimi se kėta janė tre konstituentėt themelorė jo vetėm tė literaturės sonė, tė kulturės sonė qė ėshtė krijuar me mundime e sakrifica tė mėdha gjatė rrjedhės sė shekujve duke pėsuar ndryshime dhe transformime nga mė tė ndryshmet, por edhe pėrcaktues tė identitetit tonė qytetėrues. Kėtė nuk goxojmė mė ta fshehim nga vetja jonė. Duhet tė pėrballemi me tė vėrtetėtn. Sepse, siē e ka vėrejtur edhe shkrimtari dhe publicisti ynė i njohur, Mehmet Kraja[27], Myslimanizmi, ta zėmė nė Kosovė, sė paku gjatė muajit tė ramazanit (sc. 2005-I.A.) nuk ėshtė me pėrkatėsi fetare, por ėshtė identitet parėsor civilizues, ėshtė mėnyrė e sjelljes, ėshtė normė, ėshtė moral.

b) Pikėpamja e vjetėr (fillet e sė cilės i gjejmė te romantizmi dhe nacionalromantizmi) se shqiptarėt dhe kultura e tyre i pėrket civilizimit perėndimor, se tė tillė kanė qenė gjatė gjithė historisė sė tyre dhe se zhvendosja e ndonjėhershme nė Lindje ka qenė aksidentale (I. Kadare) tashmė nuk qėndron kur dihet fare mirė edhe fakti se motive tė Lindjes janė ngulitur edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve, nė arkitekturė, nė artet figurative aplikative, nė veshmbathje, nė artin muzikor, nė enterierin e shtėpisė, nė kuzhinėn shqiptare, nė mirėsjelljen shqiptare, nė letėrsinė popullore dhe artistike, nė filozofinė shqiptare, me njė fjalė nė jetėn e shqiptarėve.

Ka madje studiues, ndėr ta edhe dr. Muhamet Pirraku, qė flasin pėr islamin si identitet shqiptar. Zatėn edhe Zef Mirdita flet pėr islamin shqiptar.

Islamzmii – barrierė qė ndrėpreu greqizimin dhe slavizimin e shqiptarėve

Ardhja e turqėve nė Ballkan ėshtė moment me rėndėsi nė historinė e zhvillimit tė sferės shpirtėrore tė shqiptarėve. Kjo ardhje, sipas Ismail Hasanit[28], Robert Elsie-t[29] etj., pėrkundėr vuajtjeve tė pafundme, qe u solli banorėve tė kėtij vendi (sc. Shqipėrisė – I.A.), solli edhe njė kulturė tė re e tė pėrpunuar, e cila mė vonė do bėhet, edhe sipas R. Elsie-t[30], pjesė pėrbėrėse e identitetit shqiptar. Kėshtu, prandaj, Islami, si njė fe e re, kishte ēarė midis veriut katolik dhe jugut ortodoks tė Shqipėrisė dhe me kalimin e kohė, u bė besim sundues dhe pati karakter mbrojtės gjithėshqiptar. Ē`ėshtė e vėrteta, studiues tė njohur, ndėr ta edhe Roberto Maroco dela Roka[31], tashmė e kanė vėrtetuar, me argumente tė pathyeshme, se Islamizmi ka pasur rolin vendimtar nė ruajtjen e identitetit kombėtar tė jesės absolute tė popullit shqiptar.

I po kėtij mendimi, sipas historianit Renzo Falaschi, kishte qenė edhe Ismail Qemali sikundėr edhe Kasem Biēoku, i cili, ndėr tė tjera, shkruan, citojmė : « procesi i islamizmit nisi qysh me pushtimet e para osmane nė Shqipėri. Ai u pėrhap gjerėsisht gjatė shek. XVI-XVII dhe pėrfshiu pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve. Islamizmi lehtėsoi integrimin e tyre nė jetėn e Perandorisė Osmane dhe u bė njė barrierė e fuqishme qė ndrėpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve... »[32]. Mendime dhe vlerėsime tė kėtilla, nryshe nga ato tė Zef Mirditės dhe Engjėll Sedajt[33] hasim edhe te autorėt e tjerė si: Peter Bartl, Hasan Kaleshi, Muhamed Pirraku, Safet Juka, Jahja Dranēolli, etj.. Kėshtu, pėr shembull, Hasan Kaleshi (1922-1976), Jahja Dranēolli dhe Peter Bartl[34] kanė shprehur pikėpamje bindėse kur kanė thėnė se pushteti turk i Ballkanit, pėrkatėsisht Islamizmi e pati tė paktėn njė rrjedhojė pozitive – i shpėtoi shqiptarėt nga asimilimi etnik prej sllavėve, ashtu sikundėr vėrshimi sllav nė Ballkan nė shekullin e gjashtė i pati dhėnė fund procesit tė romanizmit qė kishte kėrcėnuar me asimilim paraardhėsit jo latinofolės tė shqiptarėve, njė mijė vjet mė parė.

Falė faktit qė njė pjesė e madhe e popullsisė gjatė shekujve kishte pranuar islamin, pavarėsisht me dhunė apo vullnetarisht, shqiptarėt merrnin pjesė qenėsisht edhe nė historinė perandorake osmane. Shqiptarėt, siē dihet, pėrfaqėsoheshin nė elitėn ushtarake, politike e kulturore tė Perandorisė nė pėrmasa qė nuk ishin aspak nė raport me numrin e tyre si popullsi. Pėr mė tepėr, nėn sundimin turk shqiptarėt e zgjeruan qenėsisht hapėsirėn e tyre. Nga e tėrė kjo dihet se, siē shkruan edhe P. Bartl[35] sundimi turk pėr shqiptarėt nuk ka pasur vetėm pasoja negative. Pėrkundrazi. Pushtimi turk, edhe sipas P. Bartel, i kishte dhėnė fund procesit tė sllavizimit tė shqiptarėve, edhe nė Kosovė. Nga kjo mund tė nxirret pėrfundimi : islamizmi-barrierė, qė ndėrpreu greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarėve. Kėtė fakt do duhej ta pėrfillte edhe historiografia shqiptare sikundėr edhe studiuesit e sotshėm shqiptarė, tė cilėt janė tė prirur qė sundimin turk ta vėshtrojnė dhe ta gjykojnė fund e krye negativisht. Prandaj, siē e ka vėnė re studiuesi i njohur gjerman, Peter Bartl[36] ka gjithėsesi vend pėr t`u vėnė nė dyshim legjitimiteti i kėtij dyshimi.

II. Kur`ani – burim FRYMėZIMI nė letėr-sinė shqiptare

1. Letėrsia e bejtexhinjve
Letėrsia e bejtexhinjve e shek. XVIII-XIX, e quajtur kur e kur edhe letėrsi e proveniensės islame, letėrsi shqipe me alfabet arab, etj., ėshtė pėrshkuar ndjeshėm nga fryma islame dhe Kur`ani. Ajo ėshtė njė hallkė e rėndėsishme nė procesin letrar, ėshtė dukuri e dallueshme letrare, dhe si e tillė, sipas studiuesit Ali Xhiku[37] ėshtė ndėr fenomenet mė jetėgjata dhe mė tė qėndrueshme nė historinė e kulturės sonė tė vjetėr, njė dukuri aspak sporadike, po pėrkundrazi vazhdimisht persistente. Shkrimtarė bejtexhinj, siē e ka vėnė re studiuesi nė fjalė, Ali Xhiku, ka pasur nė shumė vise, nga Rahoveci, Vushtrria, Mitrovica, Pristina, Prizreni, Gjakova, e Tetova, nė Shkodėr, Elbasan e Berat, deri nė Kolonjė, Konispol e gjetkė. E hulumtuar, zbuluar dhe studiuar nė mėnyrė tė veēantė e me pėrkushtim nga Osman Myderrizi[38] por edhe nga autorė tė tjerė kosovarė si: I. Ajeti, M. Krasniqi, M. Pirraku, H. Salihu, dhe M. Hysa, kjo letėrsi, siē e ka vėnė re studiuesi Jorgo Bulo[39], me lidhjet e saj tė brendshme me kulturat e mėdha tė Orientit, me filozofinė e islamit dhe Kur`anin, e ka pasuruar kėshtu kulturėn dhe letėrsinė shqiptare me njė dimension tė ri dhe tė rėndėsishėm.

Kjo letėrsi, sipas studiuesve si M. Pirraku[40], Peter Bartl[41], Robert Elsie[42], e ndonjė tjetėr, e ka pasuruar letėrisnė shqiptare nė pėrgjithėsi edhe me gjini dhe mjete shprehėse tė reja[43]. E kjo, sipas njė vlerėsimi tė qėndrueshėm tė studiuesit tė njohur kroat, Zdenko Skreb[44], nėnkupton faktin se njė vepėr latrare poetike nė pėrgjithėsi siguron vendin e saj nė vlerat latrare poetike tė njė tradite, pikėrisht me elementet e reja qė sjell nė krahasim me traditėn letrare paraprake. Ky vlerėsim do tė vlente, pa dyshim, edhe pėr letėrsinė shqipatre tė bejtexhinjve.

Ē`ėshtė e vėrteta, autorėt mė tė shquar tė kėsaj letėrsie (tė bejtexhinjve) ndėr ta edhe Muhamed Kyēyku-Ēami (1784-1844), duke kėnduar e folur shqip pėr shumė vlera kuranore, pėr profetin Muhamed dhe nxėnėsit e ideve tė tij, pėr dashurinė e tyre pėr gjuhėn, pėr fenė e re (islame), pėr popullin, historinė dhe vendin e tyre, nė mėnyrė guerile ngjallnin dashurinė e masave shqiptare tė islamizuara pėr njė liri mė njerėzore, pėr njė fe mė liberale, me pretendime gjithėshqiptare, pėr njė bashkim e solidaritet nė nivel tė bashkėsisė sė gjuhės, tė bashkėsisė sė kulturės, tė bashkėsisė sė tregut dhe tė bashkėsisė sė vendit. Madje, kėtu, nuk ėshtė tepėr tė konstatohet se, tė thuash, tė gjithė krijuesit shqip me alfabet arab, qė i njohim deri sot, kanė vepruar nė mjediset ku gjuha shqipe dhe kultura shqiptare ishin tė rrezikuara tepėr nga gjuhėt dhe kulturat e huaja: sllave, greke, turke e italiane. Sa pėr ilustrim le tė pėrmendim edhe krijuesin Dervish Hasanin e Rahovecit i cili pati pėr qėllim jo vetėm t`i parironte gjuhės turke, por shqipen t`ia kthente masės shqiptare sllavofone tė Rahovecit[45].

Letėrisa shqipe me alfabet arab, qė bėn bazėn e kulturės shqiptare tė proveniensės islame, tė periudhės sė iluminizmit, pėrkatėsisht tė shek. XVIII, krahasuar me letėrsinė shqiptare tė sferave tė tjera (katolike dhe ortodokse), tė kėsaj kohe, ėshtė shumė mė e llojllojshme, mė vėllimore, mė e pasur nė formė dhe pėrmbajtje dhe me shtrirje e pėrdorim shumė mė tė gjėrė[46].

2. Zhvillime letrare nė dy faza
Letėrsia shqpe me alfabet arab, e quajtur ndonjherė edhe letėrsi myslimane shqiptare[47], ėshtė zhvilluar kryesisht nė dy faza (periudha), gjatė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek. XIX. Autorė tė fazės sė parė, qė shkon aty nga fundi i shek. XVIII, qenė Nezim Frakulla i quajtur Beratasi e Sulejman Neibi. Kurse tė fazės sė dytė, qė nisė nga ēereku i fundit tė shek. XVIII dhe kapėrcen shek. XIX, qenė Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Kyēyku-Ēami (mbase figura mė e shquar e kėsaj periudhe), Tahir Gjakova, Zenel Bastari, Dalip Frashėri, Jonuz Efendi Sabriu etj. Pėr mė tepėr, orvatjet e para nė fillim tė shek. XVIII nga kėta shkrimtarė tė formuar nė njė kulturė islamike pėr t`u shprehur jo nė gjuhėn e orientit, por nė gjuhėn shqipe, ishin aq vendimtare sa edhe ē`kishin qenė kalimi nga latinishtja nė shqipe pėr krijimin e letėrisė sė hershme shqipe, nė shek. XVI-XVII[48].

Ē`ėshtė e vėrteta, vargu i shkrimtarėve bejtexhinj qė kanė shkruar ose pėrkthyer vepra fetare, tė mbrujtura me frymė kuranore dhe islame, nis me Nezimin, qė konsiderohet edhe themelues i letėrsisė shqipe me lafabet arab[49]. Kėshtu, qė mė pas, trajtimi i temave fetare, tė frymėzuara nga Kur`ani dhe filosofia islame, zuri njė vend pėrherė e mė tė theksuar nė krijimtarinė letrare tė bejtexhinjve, gjė qė vazhdoi ta lidhė edhe mė fort atė krijimtari me kulturėn e Orientit[50].

Evolucioni qė njohu krijimtaria e bejtexhinjve gjatė zhvillimit tė vet nga faza e saj e parė (shek. XVIII) nė fazėn e dytė (shek. XIX) ėshtė rezultat i pėrhapjes dhe ndikimit tė islamizmit nė jetėn mendore e shpirtėrore tė shqiptarėve, ēka solli me vete edhe zgjerimin e sferės sė trajtimit tė historisė sė shenjtė islame ne poezi. Qė kėtej, prandaj, fryma anakreontike e periudhės sė parė ia lė vendin gradualisht tematikės fetare e morale islame. Kjo ndikoi edhe nė ndryshimet qė ndodhėn nė sistemin e llojeve e tė gjinive poetike. Kėshtu, nga lirikat e Nezimit dhe tė S. Neibit kalohet nė poemat e M. Kyēykut e tė D. Frashėrit; tė parat me pėrmbatje morale, qė zhvillojnė subjekte tė legjendave tė njohura kuranore, tė dytat histori tė vjershėruara nė formė eposi pėr luftėn dhe heronjtė e Qerbelasė. Poashtu nga divanet me motive tė larmishme, kalohet nė mevludet, me tė parin mevlud tė H.Z. Kamberit, i cili pėruron, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Jorgo Bulo[51] letėrsinė fetare myslimane nė shqipet, dhe nga format lirike tipike pėr divanet orientale siē janė gazela dhe kasideja, ku i kėndohet dashurisė dhe endjeve tė jetės nė frymė mistike, ose epikuriane, kalohet nė hymne fetare, ilahitė (arabisht ilahi), qė u bėnė mbizotėruese sidomos nė mjediset e teqeve ku krijohej kjo poezi deri nė mes tė shek. XX[52].

Megjithatė nuk ėshtė aspekti dogmatik i isilamit burim kryesor i frymėzimit tė kėsaj poezie, por mendimi dhe forca e brendshme aktive e besimit, ēka pėrcakton, sipas J. Bulos[53] krijimin filozofik si njė vlerė tė saj.
Kėshtu, prandaj, konstatimet dhe vlerėsimet, ta zėmė, tė sSabri Hamitit[54], se “bejtexhinjt nuk kanė shtjelluar subjekte fetare”, se “letėrsia e tyre ėshtė letėrsi jofetare, laike”, tashmė janė tė vjetėruara dhe tė tejkaluara edhe pėr faktin se, siē dihet, poemat si ato tė Hasan Zyko Kamberit, pėr shembull: Mevludi (vjershė fetare pėr lindjen e profetit Muhamed) sikur edhe vjersha tė tjera po tė kėtij autori janė me subjekte fetare[55].

Ē`ėshtė e vėrteta, traditėn e shkėlqyeshme orientale tė mevludit (poezi fetare festive pėr lindjen e profetit Muhamed), pėrveē Hasan Zyko Kamberit(shek. XVIII-XIX) do tė kultivojnė, me mjaft pėrkushtim dhe sukses, edhe poetė tė tjerė bejtexhnjė si: Abdullah Sylejman Konispoli (shek. XIX), Hafiz Ali Ulqinaku (1855-1913), i njohur edhe si pėrkthyes nė gjuhėn shqipe tė: Mevludit tė Sulejman Ēelebiut. Edhe Tahir efendi Halil Popova (1856-1949) nga fshati Popovė afėr Vushtrisė (nė Kosovė) ėshtė i njohur si autorė i njė mevludi (sipas modelit tė S. Ēelebiut), tė cilin kishte arritur ta botonte nė Stamboll reth vitit 1876. Thuhet se Mevludi i Popovės ėshtė kėnduar gjėrėsisht nė qarqet myslimane tė Kosovės deri vonė[56]. Mevlude tė tjera, qoftė orgjinale apo pėrkthime tė Ēelebiut, dihet se janė shkruar shqip nga autorėt/poetėt tė lindur nė shek. XIX si Haxhi Ēiēkoja nga Korēa, Tahir efendi Lluka (vd. 1909), Hafiz Korēa (1873-1956), Abdullah Sėlmaku, Hafiz Ibrahim Dalliu, 1878-1952[57], etj.

Me tematikė dhe platformė fetare-islamike-kuranore janė edhe shumė vepra tė tjera tė bejtexhinjve, nė mesin e tė cilėve, po pėrmendim edhe veprėn: VEHBIJE tė Tahir Gjakovės, i njohur edhe si Tahir Boshnjaku, qė e kthyer nė shqip do tė thotė dhuratė, dhunti. Nė kėtė vepėr, siē dihet, poeti, Tahir Gjakova, ka trajtuar ēėshtje fetare dhe filozofike (islame), qė kanė tė bėjnė me jetėn e njeriut, me parajsėn/xhenetin, me ferrin/xhehnemin, me detyrat e njeriut nė pėrgjithėsi, me dijen dhe vleftėn e saj, me pėrvuajtninė, me prozhmimin etj.[58]. Kjo vepėr, e shkruar nė vargje tė rregullta me metrikė arabe, me njė vokabular poetik tė terminologjisė islame (kuranore), ku janė ndėrfutur edhe pjesė nė prozė, pėrveē vlerave shumėshtresore, shquhet edhe pėr faktin se ėshtė dokumenti mė i vjetėr i shqipes sė Kosovės i shkruar me alfabet arabo-turk[59].

Pėr ndikime te fuqishme tė Kur`anit dhe tė filozofisė islame si dhe me vlera shumėshtresore shquhet, nė mėnyrė tė veēantė, Muhamed Kyēyku-Ēami (1784-1844). Ėshtė ky njė teolog-poet i dalluar dhe pėr mjeshtri poetike (artistike), i cili e ka pasuruar letėrsinė shqiptare edhe me gjini tė reja poetike. Qe i pari qė punoi shqip poemėn e gjatė. Veprat e tij, siē dihet, kanė cilesi artistike, do thoshim tė pakontestueshme, qė mund tė shijohen edhe sot[60], por. Siē do tė thoshte edhe Milivoj Solar[61], duke marrė parasysh kontekstin e tyre tė pėrgjithshėm kulturor (relacionin ndaj Kur`anit dhe filo-zofisė islame).

3. Muhamed KYĒYKU, “Jusufi dhe Zelihaja”
Poema: Jusufi dhe Zelihaja, e M. Kyēykut, me 2.430 vargje, ėshtė ndėrtuar me paratekst kuranor. Kemi te kjo poemė njė ide dhe fabulė qė ėshtė huazuar drejtpėrdrejtė nga Kur`ani, identike me kaptinėn 12 Suretu Jusuf[62] por tė shtjelluar nė mėnyrė mjaft origjinale, me njė gjuhė tė shkathėt e tė rrjedhshme, artistike[63], tė arsyetuar artistikisht. Kjo “mė e bukura rrėfenjė” siē e quan Kur`ani[64], siē dihet, ėshtė trajtuar nga letėrsitė e ndryshme orientale nė shumė vepra. E ka trajtuar, nga tė parėt, poeti persian Firdusi (935-1020) dhe mė pas autori mistik Xhami (1414-1492). Nė letėrsinė shqipe do ta trajtojė edhe Ēajupi, te vjersha: Zolejkaa. Por edhe Hafėz Ali Korēa poet i talentuar i shek. XX.

Nė qendėr tė poemės: Jusufi dhe Zelihaja tė M. Kyēykut, qė ėshtė njė nga poemat mė tė mira tė letėrsisė sonė[65] ėshtė Jusufi. Rreth kėsaj figure kuranore janė renditur mori dramacitetetsh dhe idesh: lindja e tij, ėndrra, komploti familjar (hudhja e Jusufit nė pus nga vėllezėrit e pabesė), nxjerrja e tij nga pusi dhe shitja si skllav nė Egjipt, burgosja pėr 12 vite me anė tė komplotit tė Zelihasė, roli i guvernatorit, Uria nė Kanan, rinjohja me vėllezėrit, atin etj.[66].

Ngjarja e peripecive dhe mundimeve tė Jusufit, siē e ka vėnė re edhe studiuesi M. Hysa[67], mbėshtetet nė katėr prova, tė cilat ai i kalon vetėm me durim. Dhe vetėm nė provėn e katėrt, siē dihet, Jusufi, qė ishte i bukur si “njė copė diell”, e dėshmon pėrcaktimin e vet si profet. Kėshtu ai, pra Jusufi i burgosur, mbushet me frymėn e profecisė dhe tė interpretimit tė ėndėrrave. Ndėrsa botės sė atėhershme i afrohet fatalizmi, qė fillimisht birnohet te faraoni pėrmes ėndėrrės. Kėtij fatalizmi njerėzor askush nuk mund t`i dalė pėrballė, pėrveē Jusufit, dhe ky pozicion i Jusufit, siē e ka vėnė re edhe studiuesi F. Cakolli[68], pėrbėn veprimin kryesor heroik tė poemės. Ky heroizėm, sipas F. Cakollit[69], ėshtė skicuar kėshtu:
a) Jusufi nxirret nga burgu pėr shkak tė misionit mesianik (shpetimi i njerzėve nga uria; vdekja)
b) Jusufi vihet si guvernator i gjithė faraonisė 8baza legale dhe autoritare e misionit mesianik; sjellja e ligjit tė ri)
c) Gjithė vėllezėrit dhe ati i Jusufit do tė vijnė tė uritur te kėmbėt tij (kombet njihen me rolin e Mesisė si dhe pranojnė autoritetin etij)
d) Gjithė egjiptasit dhe popujt pėrreth tyre do tė shpėtojnė nga uria (roli mesianik, se kushdo qė do tė pranoj Fjalėn e Zotit do tė shpėtoj).

Duke u marrė me analizėn dhe interpretimin e kėsaj poeme, edhe nė raport me Kur`anin, studiuesi M. Hysa[70] me tė drejtė ka theksuar se jeta e Jusufit nė burg ėshtė njė episod i veēantė nė tė cilin Kyēyku ėshtė ndalė shumė mė tepėr seē tregohet nė Kur`an, sepse mu aty dėshmohet edhe pėrcaktimi i Zotit si mbizotėrues dhe mėshirues i botės, i njerėrzve. Ndėrsa fenomeni psikologjik i ėndrrės, qė ėshtė paraqitur edhe nė burg, edhe para mbretit, bėhet shkak qė ai (Jusufi) tė dalė nga burgu dhe tė marrė poste tė larta shtetėrore. Edhe kėtu reflektohet mrekullia e Zotit. Mrekullia e Zotit duket edhe nė mishėrimin e vuajtjeve tė Jusufit, nė mėshirimin e Zelihasė; nė ndėrkohė, mbasi vdes i shoqi i Zelihasė, ata martohen. Zoti mėshiron edhe Jakupin, qė shėron sytė me kėmishėn e pėrgjakur tė Jusufit. Mrekullia e Zotit ėshtė e madhe. Kjo mbase i jep veprės nė fjalė ngjyresė tė veēantė kuranore.

Pa hyrė nė analizė dhe interpretim mė tė thellė, le tė theksojmė se kjo poemė, me vlerat strukturore qė ka, me fenomenin kompozicional e dramatik, me pasurinė shpirtėrore tė personazheve, me gjuhėn poetike qė ka, meriton njė rivlerėsim dhe qasje tė veēantė, sepse si e tillė, ajo ka pasuruar letėrsinė tonė tė shek. XVIII-XIX me njė dimension tė ri letrar-estetik e kulturor, me njė refleksion kuranor-filozofik, qė ka karakter dhe vlerė universale.

4. Erveheja
Nė kontekst me ndikimet e Kur`anit dhe tė filozofisė islame e vėshtrojmė edhe poemėn: Erveheja tė Kyēykut. Ėshtė kjo njė poemė origjinale, ndėr mė tė bukurat nė letėrsinė tonė, ku, me mjeshtri tė madhe artistike, nė stilin popullor, me strofa katėr vargjesh e tetėrrokėsh me rimė ABAB, ėshtė kėnduar bukuria trupore, e pashoqe, e saj:

“Erveheja qe njė grua,
qė s`kish shoqe n`atė ditė,
vajzė dhe si u martuar,
posi hėna kur bėn dritė.”

Por ėshtė kėnduar, mbi tė gjitha, fisnikėria shpirtėrore dhe morale e saj – si personazh kryesor qė pėrmbledh nė vete virtyte mė tė larta shqiptare dhe njerėzore, por edhe kuranore, siē janė: besa, nderi, mirėsia dhe dashuria ndaj njeriut dhe ndaj Zotit. Pėr mė tepėr, tėrėsinė e kėsaj vepre artistike dhe tėrėsinė e konceptit islam, poeti –teolog M. Kyēyku e ka realizuar pėrmes personazhit tė Ervehesė qė vepron, sipas njė vlerėsimi mjaft tė qėlluar tė M. Hysės[71] si besimtare e vėrtetė qė ka kulturė islame dhe ēdo veprim e bėn me ndėrgjegje tė plotė, sepse ėshtė njė intelektuale islame, qė udhėhiqet nga librat e shenjtė. Kjo shihet mė sė miri kur asaj Arapi i propozon martesė, ndėrsa ajo mbrohet duke thėnė: „U s`kam bėrė zina kurrė“, sepse kjo „ėshtė harem me qitab“[72]. Ē`ėshtė e vėrteta, nė kėtė poemė poeti ka ndėrtuar edhe konceptin e shpirtėmadhėsisė, shpirtgjerėsisė dhe shpirtėbutėsisė sė Allahut, se ai mund tė mėshirojė kur njeriu i drejtohet me lutje. Dhe pikėrisht nė emėr tė kėtij koncepti, siē e ka vlersuar edhe M. Hysa[73], Erveheja i ėshtė lutur Arapit qė tė mos e turturojė se me tė mirėn qė bėjmė ndaj tė tjerėve shfaqim edhe nderimin tonė ndaj Allahut:

„Se Allahu ishte xhumert
Njė tė mirė qė punove,
Te Allahu u nderove.“

Edhe pėrcaktimi i jetės sė njeriut te Kyēyku ka njė koncept qė, sipas vlerėsimit tė M. Hysės[74] lidhet me atė islam:

„Emri`i Zotit do banetė
dhe takdir (urdhėr) i Perendisė
me t`ardhurė vadeje (afati)
dovleti dha amanetnė. “

Pėr mė tepėr Kyēyku ndėrton koncept islam edhe pėr rregulimin shetėror tė vendit dhe atė, siē ka theksuar edhe M.Hysa[75] duhet ta trajtojmė ashtu pavarėsisht se si mund ta pranonin dje e sot. Nė kontekst me kėtė, le tė theksojmė edhe njėherė faktin se Erveheja, pasi e merr pushtetin nė dorė (meqė e shpėrblen Perėndia pėr virtytet e saj), vendos rendin shtetėror tė sheriatit[76], qė punėt tė rregullohen sipas kėtij ligji, sepse, edhe sipas botėkuptimit tė Ervehesė, edhe sipas botėkuptimit tė poetit dhe teologut tė shkencave islamike, M. Kyēykut, vetėm ashtu mund tė bėhet njė vend i lumtur, i nderuar:

„Po qė hipi q`atė sahat
tė bukur`e dha nizamnė (rregulin),
gjithė punėnė dhe sheriat
e bėnė mamur dini islamė.“

Ē`ėshtė e vėrteta, Muhamed Kyēyku ėshtė autori qė moralin shoqėror e sintetizon me moralin fetar, ėshtė autori qė mendon se tė kėqijat njerėzore mund t`i luftojė me sukses njeriu qė ka tė formuar vetėdijen fetare (sc. Isalme – I.A.). Gati tė gjithė personazhet e tij artistikė si ata me burim kuranor, si ata me burim jashtė kuranor, janė brumosur me virtyte tė moralit shoqėror e tė moralit fetar (sc. Islam- I.A.). Kjo ėshtė premisė qė del nga ēdo vepėr e tij, pra edhe nga vepra “Erveheja” – thekson M.Hysa[77].

5. Ēėshtja e tjetėrsimit tė konceptit nė poemėn „Erveheja“
Me ēėshtjen e tjetėrsimit tė konceptit themelor tė poemės „Erveheja“ ėshtė marrė, nė mėnyrė mjaft tė thelluar, i vetmi, me sa dihet, deri mė sot, M. Hysa[78]. Duke u marrė me kėtė ēėshtje, studiuesi nė fjalė, veē tjerash, ka theksuar me tė drejtė se O. Myderrisi ka bėrė punėn mė tė mirė e mė tė madhe nė kėrkimet e tij rreth “Ervehesė“, kėrkime tė cilat patėn sukses, pasi mė nė fund e gjet origjinalin e poemės dhe e botoi (paralelisht me variantin e J. Vretos) duke e shpėtuar kėshtu veprėn nga tjetėrsimi i konceptit themelor qė i ėshtė bėrė me variantin e J. Vretos[79]. Kėshtu, pėr shembull, sa pėr ilustrim le tė theksojmė se J. Vretoja, me qėllim qė t`i heqė gjurmėt e Kur`anit, qė nė fillim kishte menjanuar vargun: Nė vakit Beni Israil (vargu i parė i strofės sė dytė), koncept ky qė, sipas studiuesit M. Hysa[80] lidhet me ajetin e 8 tė kaptinės SURETU El ISRAĖ, ku ndėr tė tjera thuhet se Israe ėshtė udhėtim natėn qė bėn Muhamedi prėj Mekės nė Jerusalem.

Vretoja kishte bėrė edhe shumė ndryshime tė tjera konceptuale. Mirėpo pa hyrė nė detaje tė tjera, njė gjė, por, ėshtė e qartė: poema „Erveheja“, siē ka vėnė re studiuesi M. Hysa[81] nuk ėshtė njė vepėr „profane“, siē del nga varianti i Vretos, por njė vepėr me konceptin fetar islam, ashtu siē del nga varianti i Muhamed Kyēykut.

6. Krijime tė tjera tė Kyēykut
Duke u bazuar edhe nė: Shkrimet shqipe tė Dh. SHuteriqit[82] kuptojmė se poeti Muhamed Kyēyku ka shkruar edhe vepra tė tjera, ku trajton tematikė islame dhe kuranore. Ne kontekst me kėtė le tė pėrmendim, pėr shembull, vjershėn me titull: Ai qė falet, pastaj njė vjershė tjetėr kushtuar vdekjes se profetit Muhamed, njė Isasė, etj. etj..

7. „Hadikaja“ e Dalip Frashėrit
Ėshtė me rėndėsi tė theskojmė se letėrsia e bejtexhinjve, ndonėse shpesh e interpretuar dhe vlerėsuara keq, pa kritere tė qėndrueshme letrare-estetike, ėshtė njė letėrsi e re, e mbėshtetur nė traditėn kulturore-letrare dhe isalme. Mjaft tė pasur, tė Orientit. Ajo solli edhe njė gjuhė letrare tė re, shenja, diskurse dhe kode tematike dhe ligjėrimore mjaft interesante dhe tė avancuara, me vlerė, ndonėse jo tė nivelit tė klaiskėve persianė e arabė[83]. E ndikuar nga modelet letrare orientale, kjo letėrsi, pėrveē dimensionit tė ri kulturorė, solli edhe forma e zhanre tė reja nė letėrsinė shqiptare, tė panjohura deri atėherė. Nė kėtė kontekst le tė pėrmendim edhe poemėn e parė epike tė vėrtetė nė gjuhėn shqipe, poemėn: Hadikaja (kopshti) tė Dalip Frashėrit. Kjo poemė, qė ėshtė vepra mė e vėllimshme e trashigimisė artistike shqiptare, me mbi 60.000 vargje, ėshtė e shkruar kryesisht me strofa katėrshe, me rima tė alternuara, nė tetėrrokėsh me kombinim gjashtėrrokėsh, qė i jep njė lloj freskie dhe gjallėrie veprės nė fjalė.

Kjo vepėr poetike, qė mund tė quhet edhe si njė lloj modeli frymėzues pėr Naim Frashėrin, ka pėr bazė historinė e shenjtė islame, pėrkatėsisht tragjedinė e Qerbelasė. Aty kėndohet, siē dihet, edhe profeti Muhamed, Abas Aliu, heroizmi i deshmorėve tė Qerbelasė sikundėr edhe rruga e depėrtimit tė bektashizmit nė Shqipėri, qė zuri „vatanė“ nė Frashėr, e ku dallohen Frashėrlinjtė, veēanėrisht Naim Frashėri, shembėlltyra e tė cilit u bė jo vetėm fuqi frymėzuese por edhe faktor i bashkimit tė popullit me porosinė e tij tė madhe, tė frymėzuar edhe nga mėsimet e Kur`anit.
Poema: Hadikaja, pothuaj nė njė kohė me poemėn: Jusufi dhe Zelihaja tė M. Kyēykut, sikundėr edhe poema: Myhtar Nameja e Sh. Frashėrit, i kanė dhėnė idenė Naimit tė shkruajė njė vepėr analoge, eposin e bukur fetar „Qerbelaja“[84].

III. KUR`ANI BURIM I PASHTERSHĖM FRYM-ĖZIMI EDHE PĖR NAIM FRASHĖRIN

1. Mitologjia islame nė krijimtarinė e N. Frashėrit
Naim Frashėri (1846-1900), i konsideruar edhe sot si pot kombėtar i Shqiptarisė[85] ishte njohės i mirė dhe adhurues i Kur`anit tė shenjtė dhe shkrimtar i cili nė poezinė e tij, siē ka vėrejtur edhe historiani i njohur i letėrisė shqiptare, Rexhep Qosja[86], ka inkuadruar, pėrveē tematikės atdhetare, edhe pėrmbatje, ide, paraftyrime, situata, pėrshkrime, mite dhe simbole, tė cilat burimin e kanė te Islamizmi dhe Kur`ani. Prej shkrimeve tė Naimit, siē shkruan R. Qosja[87], posaēėrisht prej vjershave tė pėrmbledhjes Ėndėrrime[88], prej disa vjershave tė pėrmbledhjes: Lulet e verės; prej sproves filozofiko-etike Mėsime; prej pėrmbledhjes sė vjershave fetare: Fletore e bektashinjve; dhe prej parathėnies sė saj Bektashitė dhe, mė nė fund, prej poemės heroike-fetare Qerbelaja; shihet se Naimi si poet, mendimtar, filozof dhe, madje, pedagog, nuk mund tė jetė i paanshėm ndaj Kur`anit. Pėr mė tepėr, njohjen e Kur`anit dhe ndajafėrsinė e tij pėr tė e tregojnė jo vetėm pėrmbatja fetare ose, krejtėsisht, fetare, e disa shkrimeve tė lartshėnuara, jo vetėm kreu i veēantė i Mėsimeve me titullin Thelb` i Kur`anit, nė tė cilėn paraqet, vėrtetė, thelbin e kėsaj vepre, por edhe njė sėrė mitesh, simbolesh, paraftyrimesh, qė e pėrshkojnė poezinė e tij. Kėshtu, prandaj, lirisht mund tė thuhet, ashtu siē e ka thėnė edhe Rexhep Qosja[89], se mitologjia islame ėshtė e pranishme nė gjithė krijimtarinė e Naim Frashėrit prej vjershave tė pėrmbledhjes sė parė, Ėndėrimet (Tahayyülat), e deri te poema: Istori e Skėnderbeut; mite, simbole, figura tė shenjta islame mund tė gjenden jo vetėm nė poezinė me pėrmbajtje fetare, por edhe nė poemat e tij tė mėdha. Jo pak situata, pamje, parafytyrime dhe pėrshkrime nė poezinė dhe nė prozėn e Naim Frashėrit pėrshkohen prej figurash me prejardhje prej mitologjisė fetare.

Figurat mė tė veēuara fetare qė pėrdorė ai janė: Muhamedi, Fatimja, Hatixhja, Imam Hasani, Imam Hyseni, Musa, Abaz Aliu, Ismaili, Jezidi, Nemruti, Haruni, Eva, Adami, Moisiu, Josifi, Isaku, Shėn Mėria, mali i Turit, Nervani, Xhebraili, parajsa, skėterra, engjėlli, djalli, bektashinjt, tė liqtė, qiejtė, gjithėsia, tė Mirėt, dymbdhjetė imamėt, djallėzia, Qofeja, Meqeja, Heqeja, Medineja, fajtorėt, urata, fusha e Qerbelasė, shenjtorėt, Selia, Savani, qielli i letė, njeriu-mėkėmbės, gjyqi i Zotit, zemra e bardhė, e tė tjera. Megjithėse disa prej kėtyre figurave janė me prejardhje biblike, tė gjitha ato, kur pėrdoren, pothuaj, pėrdoren nė kontekste nė tė cilat mbizotėrojnė paraftyrimet dhe prapakujtimet fetare islame. Kėshtu, pėr shembull, parajsėn dhe skėterrėn, qė janė paraftyrime tė pėrbashkėta, pothuaj pėr tė gjitha fetė, Naimi i paraqet ashtu sikundėrjanė paraftyruar nė Kur`an[90]. Me figurat e tilla fetare islame, tė frymėzuara nė Kur`anin e Shenjtė, Naim Frashėri arrin t`i japė disa ngjyresa tė veēanta gjuhės dhe stilit, gjithsesi tė panjohura para tij dhe tė papėrsėritura as pas tij nė poezinė shqiptare[91].

Nuk ka dyshim se ngjashmėritė ndėrmjet krijimtarisė poetike tė Naim Frashėrit e tė letėrsisė sė Orientit (Lindjes) janė tė gjera dhe tė gjithanshme: ato kapin pėrmbatje, ide, pamje, situata, pėrshkrime, prapakujtime, mite simbole, e tė tjera.

Prej poezisė dhe, nė pėrgjithėsi, prej letėrsisė sė Lindjes, Naimi, siē e ka vėnė re edhe Rexhep Qosja[92] do tė marrė temat pėr vjershat lirike: Dit`a e zezė dhe Abaz-Aliu, tė pėrmbledhjes Luletė e Verėsė, dhe pėr poemėn heroike, Qerbelaja qė, natyrisht, do t`i trajtojė nė mėnyrė tė pavarur. Jo vetėm pėrmbledhja e vjershave tė shkruara nė persishte, Ėndėrrime (Tahayyülat); jo vetėm vjershat Dit`e zezė dhe Abaz-Aliu tė pėrmbledhjes Luletė e Verėsė; jo vetėm poema heroike, Qerbelaja, por edhe njė sėrė krijimesh tė tjera tė Naim Frashėrit, me ndjeshmėrinė e shprehur nė to e pėrkujtojnė shpesh, ndjeshmėrinė e shprehur nė poezinė e Lindjes. Naim Frashėri edhe kur kėndon e pėrsiatė pėr Qiellin, pėr Zotin, pėr Natyrėn, pėr zhvillimin rrethor tė jetės, pėr vdekjen dhe pavdekėsinė etj, integron frymėn kuranre, filozofinė islame si kundėr edhe vlerat e mendimit filosofik sufit. Kėshtu pėr shembull, te vjersha Qielli, pėrkatėsisht tė vargu “Ēdo gjė vdiret veq fytyrės sė Ati” i vjershės nė fjalė, poeti ka integruar, sipas Jorgo Bulo[93] pjesė tė njė verseti tė Kur`anit. Fytyra e Zotit, sipas teologjisė islame nuk vdiret, sepse ėshtė e pėrjetshme, siē ėshtė e pėrjetshme menēuria dhe plotfuqia e Zotit qė shfaqet kudo.
Pas fluturimeve metafizike nė hapėsirat e paanė tė universit pėr tė depėrtuar nė tė fshehta qė ai mban nė gji, mendimi njerėzor thotė poeti mund tė gjejė shprehje e ngushėllim vetėm kur tė arrijė tė lexojė nė librin e hapur tė natyrės fjalėt e profetit: Fytyrn` e Zotit ke aty (Qielli), pra kur tė kuptojė se mrekullia e gjithėsisė ėshtė mrekulli e Zotit tė shkrirė nė tė:

“Pėr Krijuesin e pėrsosur flet ēdo send,
Hirin e fytyrn`e tij shoh nė ēdo vend.
...
Lajme nga ai mė sjell ēdo gjė e gjallė,
Emrin e atij ēdo lule ka nė ballė”

      (Zoti).

Mendimi filozofik i Naimit sipas Jorgo Bullo[94] nuk i pėrmbahet aksiomit tė teologjisė ortodoksale: nuk ka zot tjetėr veē Zotit, por i pėrmbahet devizės sė shizmės sufite, nuk ka asgjė tjetėr veē Zotit:

“Nė ēdo vend qė hedh njeriu tė zbetin sy,
Ditn`e Zotit tė vėrtetė sheh aty”

      (Zoti).

Pėr mė tepėr, duke poetizuar mrekullinė hyjnore, Naimi ka poetizuar natyrėn e njeriun si fron tė Perėndisė dhe kėshtu ka shtjelluar edhe njė motiv tjetėr kuranik[95]. Ky motiv merr njė pėrmbajtje morale nė poezinė e Naimit i cili, duke parė te njeriu pasqyrėn e Perėndisė, persiat pėr thelbin e tij moral. Ndėrkaq aforizmi i Muhamedit: “kush njeh vetėn ka njohur Zotin” e ka shpėnė mendimin e poetit tek idea se e mira dhe e keqja, e bukurra dhe e shėmtuara, dashuria dhe urrejtja, engjulli dhe djalli, jetojnė te njeriu, pėr tė kaluar nė mėsimin moral qė, siaps Jorgo BuloS[96] pėrbėn thelbin e etikės sė tij:

Te njeriu ke pasqyrn`e Perėndisė,
Ndaj hiq dorė, o njeri, prej ligėsisė!
Nga e drejta rrugėn kurrė mos ndaj,
Tė mė thuash: Ē`bėra unė, ah, pastaj”

      (Zoti).

Ēėshtė e vėrteta, Naim Frashėri e paraftyron Zotin si krijues tė gjithėsisė ashtu siē e paraftyron edhe Kur`ani. Zoti, edhe sipas Naimit, ėshtė Njė, i gjithdishėm, i plotfuqishėm dhe i gjithmonshėm:

“Plotfuqi pa shėmbėllim e pa kufi...
Menēuri qė s`e rrok mendja: Perėndi”

      (Zoti).

Duke persiatur pėr Zotin si poet dhe moralist, Naimi do te pėrgjigjet: Zoti shfaqet te njeriu i pėrsosur[97]. Sipas bindejve tė tij, njeriu ėshtė qėllimi dhe arritja mė e lartė e krijimtarisė hyjnore, dukja mė e kuptueshme dhe mė qėllimore. Njeriu ėshtė trajta e shfaqjes sipėrore, mė tė kuptueshme tė Perėndisė, sepse ėshtė krijesė me ndėrgjegje e moral:

“Vėre re mirė njerinė,
T`i njohē Zotit urtėsisnė
...
S`ka mė tė lartė nė jetė
Nga njeriu, ēėshtė i vėrtetė”

      (e vėrteta).

Kėto dhe persiatje tė tjera tė kėsaj natyre dėshmojnė se janė pėrsiatje tė njė poeti qė kryesisht ėshtė mbėshtetur dhe frymėzuar nė librin e shenjtė, nė Kur`anin[98]. Kurse ligjėrimi poetik i kesaj natyre ku figurshmėria dhe nėnteksti shėnojnė thelbėsoren, ėshtė edhe substancė e mirėfillt artistike.

2. Qerbelaja
2.a) Tipare hyrėse
Poema Qerbelaja (Bukuresht, 1898) ėshtė vepra e fundit poetike qė botoi Naimi. Ėshtė shkruar me gjuhė dhe stil shumė tė bukur, me trajta mjaft tė pasura tė ligjėrimit poetik. Kjo poemė, e ndarė nė 25 kėngė, merret me historinė e shenjtė tė Islamit, pėrkatėsisht me luftėn e Qerbelasė nė Irak nė vitin 680. Mirėpo nė kėtė poemė tė bukur, nė vargje tetėrrokėshe (kėshtu ėshtė vlerėsuar mė1930)[99], vihen re, veē luftės nė Qerbela, edhe shumė elemente tė botėkuptimit fetar filozofik tė Naimit. Nė kėtė vepėr, interesante dhe me vlerė edhe pėr nga aspekti i ndikimit tė Kur`anit edhe pėr nga aspekti artistik-estetik, poeti, siē e ka vėnė re edhe Studiuesi Zija Xholi[100], nė tė vėrtetė ka shpallur kredon e tij filozofike dhe fetare duke proklamuar (poetikisht) dhe duke pranuar (publikisht) edhe shumė tė vėrteta, qė ndėrlidhen, jo vetėm me Urtėsinė e Fjalės sė Zotit (Allahut qė ėshtė Njė, e nuk ka tė adhuruar (Zot) pos tij... (Suretu Ali Imran, 2), tė shpallur pėrmes profetit Muhamed, por edhe me ekzistimin e parajsės dhe tė skėterrės, me pavdekėsinė e shpirtit, me lartėsimin e virtyteve njerėzore, Me Urtėsisnė hyjnore, qė lartėson njeriun, me mėsimet dhe filozofitė kuranore pėrgjithėsisht. Dhe duke ecur pas fesė Naimi bėn dhe hapin tjetėr dhe pranon ekzistencėn e parajsės dhe tė skėterrės, ku shkojnė shpirtėrat pas kalimit nga kjo jetė nė jetėn tjetėr. Naimi e pėrshkruan parajsėn dhe skėterrėn pak a shumė me ato ngjyra qė e pėrshkruajnė dhe fetė. Pėr kėtė Naimi ka folė disa herė nė vargjet e Qerbelasė[101], qė nuk janė nė strofa, mirėpo, mendimi nė vargjet e kėsaj poeme, siē e ka vėnė re edhe Xhevat Lloshi[102], ėshtė ndėrtuar kryesisht sipas parimit tė dyvargėshit.

2.b) Vepėr me vlera shumėdimensionale
Duke parafrazuar njė mendim tė studiuesit tė njohur, Xh. Papini[103] nė lidhej me Komedinė Hyjnore tė Dantes, do tė thoshim se Qerbelaja e Naim Frashėrit, njė lloj Komedie Hyjnore Shqiptare, nuk ėshtė vetėm poezi e kėnaqėsisė fetare (siē mendonin shumė studiues dhe historianė tė letėrsisė shqiptare gjatė periudhės sė komunizmit), por ėshtė poezi edhe e kėnaqėsisė estetike; ėshtė vepėr me vlera shumė dimensionale. Qerbelaja ėshtė vepėr qė me forcėn e saj poetike i begaton vlerat shpirtėrore tė njeriut (tė shqiptarit), ia ndryshon faqėn jetės. E vėshtruar nga aspekti interdisiplinar kuptojmė se Qerbelaja ėshtė njėkohėsisht edhe vepėr praktike, vepėr vepruese dhe formuese, qė nuk synon tw jetė vetėm poetikisht e bukur dhe moralisht e mirė, por tė ndryshojė statusin e njeriut (shqiptarit) dhe ta kėmbejė radikalisht pėr t`u prirė njerzėve nga mjerimi drejt lumturisė, nga martirizimi drejt mirėqenies dhe parajsės, nga ferri i djeshėm dhe i sotėm tek parajsa e nesėrme.

Te Qerbelaja, siē e ka vėnė re edhe Dhimitėr S. Shuteriqi[104] poeti Naim Frashėri ka kėnduar dhe himnizuar historinė e shenjtė tė Islamit, pėrkatėsisht Aliun, njeriun e Perėndisė dhe mbretin e urtėsisė sikundėr edhe shenjtorėt e tjerė tė sektit bektashi duke dashur tė na tregojė kėshtu, me anėn e kėsaj historie tė shenjtė, pa dyshim, tė ndikuar nga “Hadikaja” dhe “Myhtarnameja” e poetėve tė mėparshėm frashėriot, dhe mbase nga Fuzuli vetė (shek. XVI), se kjo fe, e lindur nga lufta nė mes tė sė drejtės dhe shtrembėrės, ėshtė triumfi i sė drejtės, i sė mirės e i vėllazėrisė pėr tė cilat kishte dhe ka nevojė edhe sot, populli shqiptar. Nė kėtė kontekst, prandaj, le tė ritheksojmė atė qė e ka thėnė edhe Rexhep Qosja[105] se nė qoftė se Imam Hasani dhe Imam Hyseni janė personazhe prej tė cilėve mund tė mėsohen pėrkushtimi ndaj tė mirės, tė drejtės dhe tė vėrtetės, Mavija, Mervani dhe Jeziti janė personazhe prej sjelljeve, mendimeve dhe veprimeve tė tė cilėve mund tė mėsohet se ē`farė njeriu nuk duhet tė jetė. Ē`ėshtė e vėrteta, poeti Naim Frashėri, duke kėnduar historinė e shenjtė tė Islamit, nė veprėn e tij madhore Qerbelaja, qė pėr nga vlera artistike qėndron mė lartė se Historia e Skėndėrbeut, ka inkuadruar edhe shumė figura emblematike tė Kur`anitsiē janė: Zoti (Perėndia), Muhamedi, Ibrahimi, Merjemja, Musai, Isai, Jakupi, Jusufi, etj. etj., pėrmes tė cilave veprės sė vet, natyrisht, i ka dhėnė jo vetėm njė kolorit por edhe njė dimension tė veēantė me vlerė gjithsesi universale.

Njė dimension i vaēantė i veprės Qerbeleja ėshtė edhe fakti se nė tė janė kėnduar dhe glorifikuar, me njė forcė tė rrallė poetike, nė njėrėn anė, dituria, njerėzia, miqėsia, dashuria, urtėsia dhe mirėsia qė janė tė mishėruara jo vetėm te figurat kuranore mė lart tė shėnuara, por edhe pėr figurėn e Aliut-njeriu i Perėndsiė, dhe nė anėn tjetėr janė kėnduar dhe janė mallėkuar djallėzitė, ligėsitė, pabesitė dhe marrėzitė qė janė sinonim i sė keqės, i mėkatit, i djallit vetė, qė poashtu ėshtė njė personazh mbase i veēantė i veprės nė fjalė.
Pa hyrė nė analizė mė tė thellė tė dimensioneve kuptimore dhe artistike tė veprės nė fjalė, le tė theksojmė: krejt nė fund, tė Qerbelasė, Naimi, edhe njėherė, i lutet Zotit, tė Madh e tė vėrtetė (kėshtu ai e quan vazhdimisht Perėndinė), qė tė bėhet Shqipėria dhe qė shqiptari:

“tė jet`i qytetėruar
i ditur` e i mėsuar,
t`i apė nder Shqipėrisė.
U bėftė e Perėndisė.”

Edhe prej kėtyre vargjeve- lutje – emblematike shihet se lutja, si njė trajtė mbizotėruese e ligjėrimit fetar, me pėrmbatjen e saj, ka gjetur vend edhe nė Qerbelanė e Naimit. Mirėpo lutja kėtu, pėrveē karakterit fetar, merr edhe karakter kombėtar, qė ėshtė poashtu edhe njė dimension tjetėr i veēantė i veprės nė fjalė.

2.c) Trajtat e ligjėrimit poetik
Nė poemėn Qerbelaja tė Naim Frashėrit kemi, veē tjerash, edhe shumė trajta tė ligjėrimit poetik. Ato, siē e ka vėnė re Rexhep Qosja[106] pėrbėjnė njė sistem tė veēantė tė mjeteve letrare-stilistike. Mė sė shpeshti kėtė sistem e pėrbėjnė edhe trajtat e ligjėrimit si: trajtat e pėrsėritjes sė tingujve, fjalėve dhe anaforave, trajtat krahasimore, trajtat e cilėsoreve, trajtat e zmadhimeve dhe zvogelimeve, metaforat, simbolet, mitet, mitema sikundėr edhe roli estetik i tyre[107], etj. etj.. Tė gjitha kėto trajta janė tė pranishme, kur mė pak e kur mė shumė, edhe te poema Qerbelaja. Dhe si tė tilla qė janė ato luajnė edhe njė rol estetik mjaft funksional. Prandaj, nė qoftėse pėrsėritjet, nė tė gjitha trajtat e pėrdorimit tė tyre janė mjet stilistik me tė cilin, para sė gjithash, forcohet shprehėsia emocionale e ligjėrimit[108], atėherė me krahasimet, qė janė poashtu mjet stilistik, gjithsesi me vlerė estetike, poeti kuptimisht dhe emocionalisht thellon pėrmbatjen e tij. Se sa mund tė jetė funksional, estitikisht, ta zėmė, krahasimi i zgjeruar te poema Qerbelaja, le tė shohim vargjet e Kėngės XIV tė poemės nė fjalė, nė tė cilat sulmi i ushtrisė sė Imam Hysenit mbi ushtrinė e kundėrshtarėve tė tij krahasohet me fenomene tė ndryshme natyrore qė e ēudisin subjektin poetik:

“Kur vrenjtet`e nxihet moti,
dhe e shin`e shumė Zoti,
pa gėzon bujkun`e mjerė,
q`e pret pa durimtė bjerė,
nis gjėmim`e vetėtimė,
er`e keq`e kėrcėllimė,
dita em antėn bashkohet,
papo rrufeja lėshohet,
edh`e pėrpin lisn`e gjatė;
e zhvesh a e bėn govatė!
me fuqi tė shumė i bie,
mė s`e le tė bėjnė hije,
te ē`lodhet udhėtari,
a bariu, a pendari,
sepshihetė si kukudhi,
ndaj s`i le tė djeg`e gujatė
e shtije mbi dhet e thatė!
Ashtu edhe ata trima
u dhanė si vetėtima
posi rrufeja i ranė,
tė tėrė ushtėrinė e vranė.”

Sikundėr mund tė shihet edhe prej kėtij shembulli, krahasimi i kėtille, i zgjeruar, nė gjirin e tė cilit gjenden vetėm edhe dy krahasime tė thjeshta, e zgjeron shumė pamjen qė pėrshkruhet, duke futur nė tė tėdhėna reja pamore e dėgjimore, qė e plotėsojnė dhe e ndriēojnė njėra-tjetrėn. Krahasimi i tillė deri nė fund e sendėzon, e bėn, vėrtet, ndijor ligjėrimin. Prej shembullit tė lartthėnė, ndėrkaq, mund tė jetė mė tepėr se figurė stilistike: ai mund tė jetė edhe procedim krijues, parim i ndėrtimit[109].
Edhe metaforat a shprehjet metaforike janė mjaft tė shpeshta nė Qerbelanė e Naimit. Kėshtu, pėr shembull, nė Kėngėn e XIX tė Qerbelasė me shprehje metaforike, tė shtrirė nė dy vargje, por tė ndėrtuar mbi frazeologjinė popullore, ai e vlerėson kėshtu Mavijen e dytė si tė vetmin personazh tė mirė tė dinastisė sė Mavijės:

“ferra bėri trendafillė,
gal`e-egėrė bilbilė!”

Nuk ka dyshim se kėto vargje zėvėndesojnė pėrshkrime tė gjata, nė tė cilat do tė shpjegoheshin karakteri dhe veprimet e Mavijės sė dytė qė s`pranon tė marrė push-tetin dhe karakteri dhe veprimet e paraardhėsve e tė kohė-tarėve tė tij, rrugėn e tė cilėve nuk pajtohet ta ndjekė.
Ndonjėherė metaforat e shprehjet metaforike tė ndėrtuara mbi frazeologjinė popullore shėnojnė dramatizmin e situatave luftarake qė janė tė shpeshta te Qerbelaja. Njė shprehje e tillė e bukur metaforike e ndėrtuar mbi fraze-ologjinė gjendet nė Kėngėn XXI tė Qerbelasė kur paraqitet paqja e shkurtėr mes ushtrive kundėrshtare:

“delja me ujkunė flinin,
me njė rrėkė ujė pinin.”

Mėgjithėse nė shikim tė parė duken tė harxhuara, metaforat frazeologjike, tė ndėrtuara mbi frazeologjinė popullore, pėrpos shprehėsisė sė fortė kuptimore, emocionale dhe stilistike, shquhen edhe me mundėsi tė mėdha pėrgjithėsuese, qė mė nė fund, siē shkruan Rexhep Qosja[110] ėshtė veēori e tė gjitha metaforave dhe shenjave metaforike tė qėlluara.
Nė botėn poetike tė Qerbelasė sė Naimit hasim edhe njė varg simbolesh, qofshin ato simbole tė pėrhershme qė i merr prej historisė, prej fesė apo mitologjisė si dhe simbole tė reja, tė cilat, siē dihet, ai i ka krijuar vetė. Kėshtu, pėr shembull, Qerbelaja, ndonėse emėr vendi, nė veprėn poetike tė Naim Frashėrit, tė emėrtuar Qerbelaja, bėhet simbol i gjakėderdhjes sė pafajshme.[111] Ndėrsa nė Kėngėn XVIII tė Qerbelasė, pėr shembull, thėllėza, e pikėlluar pėr shkak tė vrasjes se Imam Hysenit, zbret prej malit dhe e ngjyen sqepin nė gjakun e tė vrarit, kurse pėllumbi u jep gjėmėn tė gjithė miqve tė tij dhe, nė fund, ndalet tė qajė mbi varrin e Fatimės[112].
Krejt nė fund le tė theksojmė se trajtat e ligjėrimit poetik te poema Qerbelaja janė trajta mjaft tė pasura dhe estetikisht funksionale. Dhe si tė tilla qė janė, ato nxisin shqetėsime tė forta estetike[113].

2.ē) Qerbelaja nė optikėn e re tė studimit
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se deri nė fund tė viteve tė 90-ta, kur edhe ėshtė shembur akullnaja e komunizmit nė Shqipėri, Qerbelaja e Naim Frashėrit ėshtė keqtrajtuar dhe keqinterpretuar. Ėshtė vėshtruar madje kryesisht me kritere jo letrare; nuk ėshtė shqyrtuar literariteti i saj, ajo qė, edhe sipas R. Jakobsonit[114] ėshtė primare nė njė vepėr letrare. Mirėpo pas viteve tė 90-ta kemi qasje tė reja edhe nė vlerėsimin e poemės Qerbeleja. Sidomos nė 100-vjetorin e botimit, Qerbelaja u gjet nė optikėn e re tė vlerėsimit dhe studimit. Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmendim, para se gjithash, Jorgo Bulon[115] dhe studiuesin Aristotel Mici[116], pa harruar kėtu edhe studiuesit e tjerė qė janė marrė me vlerėsimin dhe studimin e kėsaj vepre si: Kristo Frashėri[117], Adriatik Kallulli[118], Italo C. Fortino[119], Zija Xholi[120], Rexhep Qosja[121], etj. etj.. Ē`ėshtė e vėrteta, njė qasje shumė interesante nė lidhje me Qerbelanė e kemi qysh nė vitin 1925, te njė shkrim i Ethem Haxhiademit[122].

3. Abas-Aliu
Temėn e poemės Qerbelaja, nė njė trajtė shumė tė rudhur, por artistikisht shumė tė ngritur, Naim Frashėri e kishte kėnduar mė parė nė poezinė lirike: Abas-Aliu tė pėrmbledhjes Lulet e verėsė. Kjo poezi e realizuar dhe estet-ikisht e arsyetuar ėshtė njė ekzemplar qė ilustron jo vetėm afėrsinė krijuese tė Naimit, jo vetėm pikėpamjet e tij liridashėse dhe humane, por edhe pikėpamjet filozofike dhe kuranore. Nė shembullin e luftėrave fetare dhe fitoreve tė trashėgimtarėve tė dinastisė sė profetit Muhamed kundėr pushtuesit dhe pushtetit pers, shumėherė mė tė fuqishėm nė shek. VII pas Krishtit, Naim Frashėri nxjerr porosinė nė vjershėn Abas-Aliu se fitorja ėshtė gjithėherė nė anėn e sė drejtės, pavarėsisht nga raporti i forcave kundėrshtare, se Zoti gjithėmonė mbron luftėtarėt e sė drejtės, luftėtatrėt e lirisė, shėrbėtorėt e njerėzisė. Ky koncept filozofiko-kuranor ėshtė mishėruar dhe ėshtė dhėnė me forcė inventive nė imazhin ku e shohim Abas-Aliun kaluer tė kapėrcejė rrufeshėm fushėn e Qerbelasė, pėrmes ushtrisė armike, duke mos mund tė ēpojnė shigjetat e armikut:

“Nėpėr mes tė ushtrisė
Tė armikut shkon,
Si engjėll i Perėndisė
Nd`erė fluturon.
Shigjetat si breshėrimė
I vinė ngado,
Aty posi vetėtimė
Ikėn nėpėr to.
Sherbėtor e njerėsisė
Shigjeta s`e ēpon
Edhe nderr`e trimėrisė
Zoti e mburon.”

Kjo skenė, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Latif Berisha[123], e pėrforcon mendimin se luftėrat fetare Naimin s`e kanė interesuar vetėm si lėndė arkeologjike, e izoluar nga domethėnia aktuale, por si ekzemplar qė ilustron nė mėnyrė adekuate pėrveē pikėpamjeve filozofiko-kuranore edhe pikėpamjet e tij liridashėse dhe huamanitare nė njė moment historik kur kėto i nevojiteshin mė sė shumti popullit shqiptar. Duke e shrfytėzuar atmosferėn fluide tė krijimtarisė letrare, veēanėrisht tė asaj romantike, poezia naimiane e sjell Abas-Aliun si njė frymė spirituale dhe e vendos nė Shqipėri, mu nė malin Tomorr, qė, sipas mitologjisė, ėshtė fron i hyjnive tė lashtėsisė pagane:

“Abas-Aliu zu Tomorė,
Erdhi afėr nesh,
Shqipėria s`mbeti e gjorė,
Se Zoti e desh.”

E vėnė nė kėso raportesh tė pakufizuara nga komponentet kohė e vend fytyra e Abas-Aliut nė kėtė vjershė tė Naim Frashėrit ėshtė, siē e ka vėnė re poeti e studiuesi, Latif Berisha[124] edhe nė linjėn kuptimore tė Anteut tė Mitologjisė greke dhe tė Akileut homerian qė, sė bashku edhe me shumė ngjarje qė njeh historia, e shndėrrojnė nė ligj pėrvojėn se njė popull ėshtė i pamposhtur sa herė qė lufton pėr lirinė dhe pavarsinė e vet. Atė madje e mbron vetė Zoti. Kėtė besim dhe bindje e kishte edhe Naim Frashėri.

Kėshtu takimi i filozofisė islame, i Kur`anit tė shenjtė dhe poezisė, provon me se miri prirjen mbizotėruese tė krijimtarisė sė Naimit: pėrbashkėsinė e kėrshėrisė poetike, filozofike (islame) kuranore dhe kombėtare, do thoshim.

IV. Hafėz Ali Korēa: Jusufi me Zelihanė, poemė

Nė lagjen e shkrimtarėve shqiptarė qė janė frymėzuar nga Kur`ani dhe filozofia islame bėn pjesė edhe Ali Korēa[125]. Ky autor i talentuar, poet i rrallė dhe mjeshtėr i vargut, por edhe veprimtar e ideolog i dalluar i Rilindjes Kombėtare Shqiptare[126], ka qenė i pėrndjekur, i internuar, i burgosur, i arrestuar duke filluar nga pushteti osman, i Zogut dhe i diktaturės komuniste[127].
I ndikuar nga poetėt e mėdhenj persianė, Firdusi dhe Abdurrahman El-Xhami sikundėr edhe nga Kur`ani, tė cilin e ka njohur burimisht e jo tė pėrkthyer, H. A. Korēa do tė shkruajė, veē tjerash, edhe njėrėn nga poemat mė tė bukura nė letėrsinė shqiptare, poemėn: Jusufi me Zelihanė[128], qė pėr bosht fundamental ka temėn e Kur`anit, pėrndryshe kaptinėn e 12-tė tė Kur`anit mbi Jusufin (Suretu Jusuf:1-111), qė ėshtė “mė i bukuri rrėfim”[129].

Duke u marrė me analizėn dhe interpretimin e kėsaj poeme, studiuesi Ismail Ahmedi[130] ka vėnė re se temėn e pėrbashkėt nė veprat Kur`ani dhe Jusufi me Zelihanė tė Hafiz Ali Korēės nė rradhė tė parė e hetojmė nė porosinė krejtėsisht identike qė del nga struktura pėrmbajtėsore e kė-tyre dy veprave. Porosia konceptuale e pėrbashkėt e kėtyre veprave ėshtė morali i lartė, dinjiteti njerėzorė, durimi islam, ftesa pėr tė pranuar fenė isalme dhe fitorja si rezultat i tėrė peripecive tė jetės (nėnvizoi: I.A.). Nė kėto vepra, pra nė Kur`-an dhe nė Jsufi me Zelihanė, zotėron besimi i pėrcaktuar nė lėnien e fatit nė dorė tė Zotit, krijues dhe pėrcaktues i fatit tė njeriut. Kėtu fati, sipas studiuesit Ismail Ahmedit[131] para-qitet si dėshirė e Perėndisė dhe fuqi mbinatyrore nė rela-cion me njeriun i cili ėshte i pafuqishėm tė vendosė pėr fatin e vet.
Vepra Jusufi me Zelihnaė, me 3104 vargje, nė strofa katėrshe, nė kontekst me Kur`anin sipas I. Ahmedi[132] ėshtė shtruar me tė drejtė nė dy rrafshe tematike: nė tema tė pėrbashkėta dhe nė tema tė modifikuara. Secili prej kėtyre dy rrafsheve tematike mund tė shtrohet nė mėnyrė vertikale pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė saktė mbi motivet e pėrb-ashkėta nė Kur`an dhe nė Jusufi me Zelihanė, por edhe me motivet e modifikuara nė veprėn e Korēės.

Sipas rrafshit tė parė, studiuesi nė fajlė, I. Ahmedi[133] ka hetuar njė mori elementesh tė pėrbashkėta mes Kur`anit dhe Jusufit me Zelihanė tė H.A. Korēės. Duke i hetuar elementet e pėrbashkėta, studiuesi nė fjalė ėshtė ndalė vetėm nė shtatė pikat kryesore siē janė: a) ėndėrra si fenomen psikologjik nė tė dy variantet, b) komploti i vėllezėrve tė Jusufit si fillim i realizmit tė ėndrrės, c) Jusufi del i gjallė nga pusi sipas dy varianteve, ē) komentimi i ėndėrrave nė tė dy variantet, d) triumfi moral i Jusufit, qė mbėshtettet nė dinjitetin dhe moralin e lartė islam, dh) vizita e vėllezėrve tė Jusufit nė Egjipt nė tė dy variantet dhe e) takimi i Jusufit me tė atin dhe vėllezėrit nė tė dy variantet.
Poashtu nė temėn e dashurisė ndėrmjet Zelihasė dhe Jusufit, sipas Kur`anit dhe poemės nė fjalė, mund tė vėrehen pika tė pėrbashkėta. Ē`ėshtė e vėrteta, edhe rrėfimi kryesor pėrfundon sipas tė dy varianteve pikėrisht kur Jusufit ėnd-ėrrat i bėhen realitet.

Ndėrkaq nė lidhje me temat e modifikuara nė poemėn Jusufi me Zelihanė, studiuesit I. Ahmedi[134] me tė drejtė ka konstatuar se autori, H.A. Korēa, ngjarjen e ka ven-dosur nė kontekstin kohor dhe hapėsinor tė Kur`anit. Mirėpo veprės i ka dhėnė njė frymarrje mė tė madhe, mė tė gjėrė, duke pėrmendur toponime tė reja tė atij ambienti, duke integruar personazhe tė reja jashtė kuranore, duke i dhėnė veprės veēanėrisht karakterin e lirikės subjektive e tė shfri-mit tė ndjenjave tė dhembjes dhe pikėllimit. Kėshtu hetojmė te Korēa se ai e zgjeron hapėsirėn e lėvizjes sė personazheve duke i emėruar viset ku janė zhvilluar ngjarjet e poemės, duke pėrmendur Shami-Sirinė, Palestinėn, Kana-nin, tė cilat nuk i hasim si emėrtime gjeografike nė Kur`an.[135]

Njė nga personazhet mė subtile nė poemėn e Hafėz A. Korēės, sipas I. Ahmedit[136] ėshtė padyshim Bazija. Ajo ėshtė ndėr ēupat mė tė bukura dhe zhvillon njė dialog tė drejtėpėrdrejtė me Jusufin. Ajo na paraqitet si njė vajzė e re, e cila dashurohet nė Jusufin derisa ai gjendej nė pallatin mbretėror. Poeti H.A. Korēa pėrshkruan nė mėnyrė artistike vlimet e saja; ajo nė Jusufin shihte njė yll qielli qė shndėrit tėrė dynjanė. Dhembjet shpirtėrore tė Bazijes, tė huazuar mbase nga poeti persian El-Xhami dhe qė nuk e hasim nė Kur`an, krijohen nga qėndrimi i Jusufit, i cili duke u mbėshtetur nė fuqinė e Perėndisė, nuk ia pranon dashurinė asaj, mbetet indifernet ndaj saj, gjė qė, sipas studiuesit I. Ahmedi[137] argumentohet edhe nė vargjet:

I thotė Zoti i vėrtetė
Mė krijoi si deshi vetė
Ajy ngrehė gjithėsinė
Qjell e dheun e njerėzinė.

Nė temat e shfrimeve lirike tė poemės Jusufi me Zelihanė, I. Ahmedi[138] ka veēuar poezinė: Martesa e Zelih-asė me Jusufin, e realizuar me lejen e Perėndisė:

Tha ngaj mbret i lavdėruar
ke selam mbret i uruar
pėr ty Zelihanė e zgjodhėn
niqah nė Arsh ja hodhen.

Poezia tjetėr: Vdekja e Jusufit, poashtu sipas I. Ahmedit[139], ėshtė njė elegji e bukur ku vihen nė pah virtytet njerėzore dhe shembėlltyra e Jusufit, por edhe ndaj emoc-ioneve shqetėsuese prej njeriut tė saj mė tė dashur. Ajo kėtė ndarje e pėrjeton si tragjedi tė vėrtetė.
Poashtu emocionale, sipas I.Ahmedit[140] ėshtė edhe poezia: Vdekja e Zehihasė, nė tė cilėn poeti e motivon kėtė vdekje si shprehje tė traumės sė rėndė psikike qė pėson ajo nga vdekja e Jusufit. Ajo vazhdimisht e viziton varrin e Jusufit, shpreh dhembjen e madhe qė i ka shkaktuar kjo vdekje, pėrmallimin pėr dhimbjen e njeriut mė tė dashur. SI rezultat i kėtij pikėllimi vjen edhe vdekja e saj.
Kėshtu poema: Jusufi me Zelihanė, e frymėzuar drejtpėrdrejtė nga Kur`ani i shenjtė, ėshtė ndėr mė tė bukurat poema nė letėrsinė shqiptare. Si e tillė duhet tė lexohet dhe vlerėsohet. Si e tillė duhet ta ketė edhe vendin e merituar nė Historinė e Letėrsisė Shqiptare, qė pritet tė shkruhet, por duke u bazuar nė optikėn moderne tė studimit tė letėrsisė.

V. Jusufi i Zejnullah Rrahmanit

1. Jusufi personazh edhe i variantit kuranor
Edhe nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare mund tė identifikojmė figura dhe reflekse kuranore, krahas atyre biblike. Shembullin mė emblematik e kemi te libri: Jusufi[141] tė Zejnullah Rrahmanit, ku janė pėrfshirė, jo rastėsisht, tri tegime (rrėfime): 1.) Jusufi, 2.) Zbulesa dhe 3.) Jetimi, qė kanė njė natyrė dhe literaritet tė veēantė. Sidomos tregimi pėr Jusufin , qė reflekton jo vetėm filozofinė biblike e kura-nore, por edhe filozofinė e individit dhe tė kolektivitetit. Reflekton rrėfimin e tė Vėrtetės biblike, qė ndėrlidhet jo vetėm me tekstin biblik tė Zanafillės 23/IV, por edhe me tekstin (rrėfimin) mė tė bukur tė Vėrtetės kuranore, pėrkatėsisht me tekstin e “mė tė bukurės rrėfenjė” tė Kur`anit (Suretu Jusuf:1-111). Ndonėse kjo lidhje e dytė ėshtė implicite nė strukturėn e tekstit tė Z. Rrahmanit. Mirėpo vetė titulli sugjeron njė raport me “rrėfenjėn mė tė bukur” tė Kur`anit.

Jusufi, siē e ka vėnė re studiuesi Kujtim M. Shala[142] ėshtė ndėrtuar duke iu referuar tre emrave: Jusufi, Josifi, Jozefi dhe tri ngjarjeve (shtresimeve) analoge, qė gjithnjė pėrfshinė njė. Teksti prozaik Jusufi, pėr tė cilin po flasim, nuk funksionon vetėm nė raport intertekstual me tekstin biblik, siē ka thėnė, pėr shembull, Adil Olluri[143], por, nė mėnyrė implicite, edhe nė tekstin kuranor, me kaptinėn e 12 tė Kur`anit (Suretu Jusuf:1-111).
Ndonėse referenca e tekstit me legjendėn biblike, dhe atė kuranore e ka bėrė atė mė hermetik dhe tematika e tij ėshtė disi mė e pazbėrthyeshme pėr lexuesin e thjeshtė[144].

Pavarėsisht nga kjo, argumenti i vdekjes sė Jusufit, qė kėtu ėshtė njė argument letrar, por qė referencialiteti vihet nė rrethanėn reale-mimetike-ėshtė argument qė lidhet me qėnd-rimin e autorit pėrballė ngjarjes themelore dhe pėrballė ngjarjes simbolike biblike[145]. Edhe pėrballė ngjarjes kura-nore, rrėfenjės “mė tė bukur” qė ėshtė pothuaj identike me atė tė Biblės, do thoshim. Themi kėshtu edhe pėr faktin se, edhe sipas vėshtrimit tė K. M. Shalės[146] edhe argumenti i vdekjes, vija e Jusufit, bashkėthuret me vijėn biblike[147], por edhe me vijėn kuranore. Duke shkruar nė lidhje me kėtė ēėshtje, studiuesi K. M. Shala konstaton: Madje nėse Josifi e Jozefi janė personazhe qė origjinalisht i takojnė kulturės biblike, Jusufi, ndėrkaq, do tė ishte personazh i variantit kuranor. Si i tillė, prandaj, edhe personazhi letrar (Jusufi) ėshtė personazh simbol, qė nuk ndėrthuret vetėm me kult-urėn biblike, por edhe me kulturėn kuranore[148].

Tregimi pėr Jusufin ėshtė tekst letrar shumėshtresor. Shumė kuptimor. Shumė domethėnės. Ėshtė ky njė tekst me plot shenja. Si njė jetėshkrim, si njė kronikė, si njė tregim qė “... i gėrshėtuar me gojėdhėna tė ndryshme dhe ka pėr qėllim me tregue se duhet me jetue pėr vete dhe me vdek pėr atdhe” (– kėshtu e shpjegon autori tregimin e vet), nėnkupton edhe shenjat e fiksimit, shenjat letrare, tragjicitetin e humbjes sė Jusufit, vdekjen e tij, tradhėtinė e shokėve dhe tė vėllezėrve tė tij, vrasjen e tij me dekret tė faraonit, etj.. Tė gjitha kėto, sikundėr edhe refleksioni sa biblik aq edhe kuranor, janė strukturuar, si komponente me vlerė, nė tekst dhe funksi-onojnė pėrmes njė personazhi, qė gjithėmonė para-qitet me tre emra, por qė gjithmonė konotojnė njė person[149]. Pra personi biblik, sikundėr edhe ai kuranor, konoton me personin mimetik dhe sistemi i kėtyre personave ka edhe personin letrar. Mabse tė papėrsėritshėm nė letėrsinė bashkėkohore shqipatre. Jusufi si personazh origjinalisht i takon kulturės kuranore.

2. Zbulesa
Edhe shkrimi tjetėr prozaik: Zbulesa, poashtu i autorit nė fjalė, Z. Rrahmanit, qė nė titull na sugjeron njė raport jo vetėm me Zbulesėn e Gjonit, por edhe me Zbulesėn (Shpalljen) e Kur`anit[150] pėrkatėsisht me filozofinė e tė Vėrtetės, me filozofinė e Zbulesės hyjnore. Pėrmes vetė titullit, qė ka njė karakter sinjifikativ, si njė shenjė autoriale, Z. Rrahmani na fut nė ide dhe mesazhe universale jo vetėm tė shkrimt tė tij por edhe mė gjėrė. Sepse vetė titulli i shkrimit: Zbulesa, qė nė dukje tė parė si njė metaforė e fuqishme, implikon dhe njeh intertekstin nė raport me Biblėn dhe Kur`anin. Ky raport i ngushtė, pothuaj se analog si model dhe filozofi krijuese, e pėrcjell pjesėn mė tė mirė krijuese tė Z. Rrahmanit[151].

VI. Beqir Musliu: “Vegullia” dhe “Mbledhėsit e purpurit”

Edhe dy nga veprat e shkrimtarit, Beqir Musliu (1945-1996) korrespodojnė me librat e shenjtė, siē ėshtė, pėr shembull, Kur`ani. Nė kėtė kontekst fillimisht po pėrmendim romanin: Vegullia[152], qė nisė e mbaron me kaptinat aluzionesh tė modifikuara qė titullohen: “Kibla ose libri i mėkateve” dhe “Libri i mėkateve ose Kibla”, brenda tė cilave, siē ka vlerėsuar edhe Rifat Ismajli[153], pėrmes njė degėzimi asociativ tė ideve plotėsohet domethėnia mitike e veprės jo vetėm nga jeta, tradita, kronikat, nga thėniet e mendimtarėve tė ndryshėm, por edhe nga Kur`ani i shenjtė. Ndėrsa jeta e protagonistit Mevlan Jusufit, emėr me etimologji orientale, lidhet me ndjenjėn se fajit, me mėkatin, qė ai nuk e ka bėrė, por pasojat e tė cilit i bart nė shpirt. Prandaj, pėr ta lehtėsuar shpirtin, ai duhet tė rrėfehet, tė rrėfejė, tė flasė, ta thurė kallėzimin e jetės dhe tė fatit tė vet. Dhe nė kėtė mėnyrė sikundėr arrin tė identifikohet edhe me jetėn e figurave tė teksteve tė shenjta. Pėr mė tepėr, edhe vetė emri, ta zėmė, i kronikanit, Davudit korrespodon me emrin kuranor: Davudi, njėri nga 25 pejgamberėt, qė pėrmend nė Kurąnin e madhėruar, tė cilin, siē dihet, vetė Zoti (All-llahu) e ka cilėsuar si: Hukum-Vendim, Hikmet-Urtėsi, Huda-Drejtues, Shifa-Mjekues, Hajr-Mirėsi, Bejan-Qartėsi, Nimet-Dhunti, Burhan-Argument, Nur-Dritė, Rah-metun-Mėshirė, Mev-idhatu –Kėshillė, Beshirė-Pėrgė-zues, Nedhirė- Qortues[154].

Edhe romani tjetėr, me titull: Mbledhėsit e purpurit[155], pėrkatėsisht tregimet qė janė pėrmbledhur nė tė, tekstet dhe rrėfimet tė mbėshtetura mbi njė shkrim tė lashtė, korrespodojnė, poashtu, siē e ka vėnė re edhe studiuesi Ramadan Musliu[156], me atė tė librave tė shenjtė, pra edhe Kur`anin. Ndonėse aty nuk vėrehet njė synim i mirėfillt pėr pėrshkrimin e jetės sė ndonjė shenjti, personazhi kryesor, narratori Evlan Jusufi, poashtu emėr me etimologji orientale, nėse merret nė kuadėr tė sistemit tė koncepteve tė librit dhe gjakimit tė pandėrprerė tė autorit qė shkrimi i tij tė jetė nė pėrkim ose analog me librat e shenjtė, atėherė edhe krijimi i situatave jetėsore nga ana e Evlan Jusufit disi arrin tė identi-fikohet me jetėn e figurave qė i hasim nė tekstet hagji-ografike. Pėr mė tepėr, prania e mitit dhe vetėdijės mitike, e religjionit dhe vetėdijės religjioze (sc. islame-I.A), e kohės historike dhe vetėdijės historike nė kėtė vepėr, ka pėr qėllim qė tė japė rrugėn e konstituimit tė vetėdijės sė qenies individuale dhe kombėtare. Prandaj, jo rastėsisht, Rmadan Musliu[157] shkrimin e tij pėr romanin Mbledhėsit e purpurit, e ka titulluar: Metafizika e ekzistencės sė qenies.

Sė kėndejmi ky autor, pra Beqir Musliu, sikundėr edhe autorėt e tjerė qė kanė zėnė vend nė kėtė studim mono-grafik, kanė dhėnė dėshmi tė forta, jo vetėm pėr aftėsitė dhe shkathtėsitė e tyre krijuese, por edhe pėr karak-terin oriental tė njė pjese jo aq tė vogel tė letėrisė sonė. Kjo letėrsi, ē`ėshtė e vėrteta, si dukuri e dallueshme letrare, ėshtė nė njėfarė mėnyre ndėr fenomenet mė tė qėndrueshme dhe mė jetėgjata nė historinė e kulturės sonė, njė dukuri letrare aspak jo sporadike, po pėrkundrazi vazhdimisht persistente.

VII. Konluzione

Nė vend tė konkluzioneve, me tė cilat rėndomt pėrmbyllet njė studim i kėtij lloji, dėshiroj tė theksoj se historia e qytetėrimit shqiptar, sido qė tė hierarkohet, si diakroni ose sinkroni, si vertikalitet ose horizontalitet, nuk mund tė kuptohet, kurrsesi, pa pėrfshirjen, qasjen dhe traj-timin parimor, edhe tė letėrsisė shqiptare tė proveniencės islame.

Rezymeja e pėrfundimeve tė dhėna kėtu, por edhe nė kohė e rethana tė ndryhsme nga studiues tė ndryshėm, madje tė fushave tė spikatura tė kulturės dhe historiografisė letrare shqipe, evokon, edhe disa konkluzione themelore pėr letėr-sinė shqiptare tė proveniensės islame, pėr trajtimin e saj parimor. Me poetikėn dhe sitemin zhanrror tė saj, me kodet qė paraqiten nė forma tė ndryshme, qoftė si elemente struk-turore apo tė diskursit, ėshtė krijuar, sipas vlerėsimeve tė pėrgjithsme, nė raporte dhe relacione tė ngushta me letėrisnė orientale dhe si e tillė ajo paraqitet e veēantė (e veēantė me konfiguracion, e veēantė me rrjet diskursiv, e veēantė, jo rrallė, me emra dhe terminologji tipike orientale e kuranore (kur e kur edhe nė letėrsinė bashkėkohore si tė I. Kadareja, Z. Rrahmani, S. Hamiti, A. Gashi, B. Musliu, etj., etj.), e veēantė me tema, motive e forma kuptimore orientale, kuranore, islame, e veēantė pėr nga shtrirja kohore dhe hapėsinore, e veēantė si tekst dhe intertekst (shumėshtresor) i orientuar drejt teksteve tė tjera (letrare/ religjioze/ islame/ doktrinare/ filozofike...), e veēantė pėr nga realizimi nėpėrmjet modalitetesh tė ndryshme kategoriale dhe formale, e veēantė edhe pėr nga fakti sepse pėrfaqėson njė hipertekst tė tekstit kuranor qė funksionon, siē do tė shprehej edhe Anton Berishaj[158], edhe nė dimensionin e kuptimeve spirituale tė imagjinariumit mitik/religjioz tė univerzit tė teksteve.

Rrjedhimisht nga kjo do tė kuptohet se kultura islame, e pėrhapur thellėsisht nė popull, ka bėrė qė shqiptarėt, siē e ka vėnė re edhe studiuesi, Abdullah Hamiti[159], t`i pėrkasin, pse jo, edhe kėsaj kulture. Pėr mė tepėr karakteri islam i kėsaj letėrsie dhe kėsaj kulture ishte mbase pengesė pėr studiuesit e deritanishėm qė tė studiohet e vlerėsohet pa paragjykime si pjese e kulturės sonė tė pėrgjithshme.


[1] Zėri, Javore politike shqiptare, nr. 1965, 3 tetor 1992, Prishtinė.
Duhet tė vėmė nė spikamė se „Islamizmi nė kulturėn shqiptare“ nuk ka mundėsi, as teorike as shkencore, tė konsiderohet si „incident kalimtar“, kur kemi parasysh: Fenė, Kulturėn dhe Traditėn Islame shumė shekullore ndėr shqiptarėt (khs. Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndėr shqiptarėt, Simpozium ndėrkombėtar, Botues BIK, Prishtinė 1995, fq. 574): Do theksuar se, pėr shkak tė mendimeve tė pamatura tė I. Kadaresė qė i hodhi nė shtypin freng gjatė viteve 1991-1993 nė lidhje me Islamin ndėr shqiptarėt, Komuniteti Mysliman Shqiptar nė SHBA, siē dihet, kishte inicuar procedurėn pėr shpalljen e tij heretik, njė Selman Ruzhdi Shqiptar. Ndėrsa Liga Islame Botėrore me seli nė Mekė kishte kėrkuar edhe pėlqimin e Meshihatit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, por ky dha mendim negativ pėr kėtė iniciativė dhe kjo pastaj u hesht. Zatėn I. Kadare ėshtė i njohur edhe pėr qėndrim tė skajshėm jo vetėm ndaj Biblės (khs. Ismail Kadare, Eskili, ky humbės i madh, Zėri i rinisė, Prishtinė, 1990, fq. 43-44), por edhe pėrballė veprės sė Fishtės (khs. Anton N. Berisha, Vepėr e qenėsisė sonė – Vezhgime mbi artin e Fishtės, Shpresa & F. Konica, Prishtinė, 2003, fq. 332, khs. poashtu edhe: Injac Zamputi, Fishta/koha, njeriu, vepra, SHB Pasqyra, Tiranė, 1993, fq. 91-141). Megjithėkėtė, vlen tė theksohet me kėtė rast se I. Kadare sot ėshtė shndėrruar nė njė mit, mit i ngritur nga vepra e tij, nga cilėsia e saj, nga mjeshtėria e lartė, nga vizionet moderne, idetė dhe mesazhet universale. Dhe me tė drejtė konsiderohet ambasador i kulturės dhe letėrsisė shqiptare nė botė. Khs. edhe Shefqet Dibrani: Zhgėnjimi Ballkanik, Faik Konica, Prishtinė, fq. 76-77 (aty bėnė fjalė pėr ndėrrimin e rrufeshėm tė identitetit kulturor tė tėrėsishėm nė Kosovė).
[2] Khs. Muhamet Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė, te: GJA, SSHF, X-1980, Prishtinė 1980, fq. 203.
[3] Khs. Muhamet Pirraku, Islami si identitet shqiptar… te: Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndėr shqiptarė (Simpoziumi ndėrkombėtar), fq. 47.
[4] Khs. M. Pirraku, Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė etnike dhe kombit shqiptar, vep. E cit. Fq. 49. Khs. Jahja Dranēolli, Arbėria dhe epoka e Skėnderbeut, nė: Zėri, gazetė ditore, pjesa e Kulturės, 10.12.2005, fq. 31.
[5] Khs. K. Biēoku, Formimi i kombit shqiptar… nė: Kombi, fq. 251.
[6] Peter Bartl, Shqipėria nė mesjetė deri mė sot, Drita, Prizren, 1999, fq. 50, 60.
[7] R. Elsie, HLSH, Dukagjini, Tiranė-Pejė, 1997, fq. 66, 67.
[8] R. M. dela Roka, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri, 1920-1994, Tiranė 1994, fq. 23.
[9] Cit. sipas R. Elsiet, vep. e cit. fq. 67.
[10] Khs. Strani pisci (knjizevni leksikon), Sk, Zagreb, 1968, fq. 404-405.
[11] Dr. Hasan Kaleshi, Kurąni kryevepėr e letėrsisė arabe, Edukata Islame, nr. 7, Prishtinė 1980, fq. 64.
[12] A. Xhiku, Feja Islame dhe letėrsia e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura dhe Tradida ISlame ndėr shqiptarė... fq. 234 ; Khs. Dr. Jorgo Bulo, Njė aspekt i ndikimit tė kulturės isalem nė letėrsinė e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura dhe Tradita Ilsame... fq. 245-246.
[13] Khs. Miguel Asin Palacios, Eskatologjia muslimane nė Komedinė Hyjnore, Botues Averroes, Shkoder, 2003.
[14] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 87. Khs. edhe Dr. L. Gjergji, Roli i femrės... Sarajevė 1977, fq. 97-1005.
[15] Peter Bartl, vep. e cit. po aty.
[16] Peter Bartl, vep. e cit. po aty.
[17] Robert Elsie, HISH, Dukagjini, Tiranė-Pejė, 1997, fq. 68-69; Peter Bartl, vep. e cit. fq. 87.
[18] Sabri Hamiti, Kodet e mėdha tė letėrsisė shqipe, Fjala, 15 janar 1986, fq. 8 (kjo teori e kodeve tė mėdha latrare, mė parė ėshtė trajtuar nga: Northrop Frye, Le grand Code, Seul, 1984); A. Berishjaj, Retorica dhe letrarėsia, Buzuku, Prishtinė 2005, fq. 26.
[19] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 86.
[20] Robert Elsie, vep. e cit. po aty.
[21] Khs. Miguel Asin Palacios, vep. e cit.
[22] Rexhep Qosja, HLSH, Romantizmi, I. Rilindja, Prishtinė 1990, fq.52.
[23] Robert Elsie, Historia e Letėrsisė Shqiptare, Dukagjini, Tiranė-Pejė 1997, fq. 86.
[24] Khs. Anton Berishaj, Retorikadhe letrarėsia – Teksti i Bogdanit-Buzuku, 2005, fq. 26; Khs. Rexhep Ismajli, Tekste tė vjetra, Dukagjini, Pejė 2000, fq. 26; Khs. Roland Bart: Teoria e tekstit, Fjala, mars 2004, fq. 8, ku pohon se ēdo tekst ėshtė intertekst.
[25] Khs. Sabri Hamiti, Tema shqiptare, Rilindja, 1993, fq. 159-165.
[26] Khs. Kujtim Shala, Kujtesa e tekstit-Mitrush Kuteli, Buzuku, 2003, ku autori (sipas njė interpretami tė Ndue Ukajt, Diskursi biblik nė letėrsinė shqipe, AIKD, 2004, fq. 33), duke shtjelluar teorinė e tij pėr letėrsinė, ka identifikuar dy strumbularė fundamentalė nė gjithė literaturėn tonė: kulturėn e shkrimit biblik dhe kulturėn orale.
[27] Khs. Mehmet Kraja, Identiteti civilizues/diskurs kulturor/, te: Koha pėr kulturė, nr. 275, 15 tetor 2005, fq. 25; khs. edhe Muhamed Pirraku, Islami si identitet shqiptar…Hėna e re, nr. 64,65, Shkup 1993; Dr. Hysen Ēobani, Besimi Mysliman… ėshtė pjesė pėrbėrėse e ndėrgjegjes kombėtare, te RD, 15 janar 1995; Faton Abdullahu, DImensionet e identitetit qytetėrues – Cultura, Feja, Politica, G. Rilindja, 1998. Ky autorė, duke konsideruar fenė si komponent tė rėndėsishėm tė identitetit qytetėrues, ka konstatuar se nė tė shumtėn e herave, deri aty ku shtrihet feja, deri aty ku shktrihet qytetėrimi. Dhe pėr dallim nga shumica e popujve, qė kanė identitet tė qartė dhe tė plotė, shqiptarėt, me trashėgiminė e tyre tė pėrgjithshme, kanė hyrė nė mileniumin e tretė duke mos i takuar plotėsisht asnjėrit nga qytetėrimet e gjalla sotė nė botė (Faton Abdullahu, vep. e cit. fq 12, 37,38). Khs. edhe S. Schėander –S. Bernd J. Fischer: Albanian Identies, Myth und Hstory, London 2002.
[28] Prof. Dr. Ismail Hasani, Vetėdija fetare dhe kombėtare te shqiptarėt, UP, Prishtinė, 2001, fq. 103-104; Khs. Peter Bartl, vep. e cit. fq. 50, 60.
[29] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 66.
[30] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 66-67. Khs. Georg Stadtmüller, Islamisierung bei den Albanern, nė: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1995, Bd. 3, fq. 404-429 ( i njejti edhe nė: Urtia, Revistė fetaro kulturore, Zagreb 2001, fq. 35 v.). Sipas Stadtmüller shkaqet e pėrhapjes relativisht tė shpejt tė fesė sė islamit nė Ballkan, pra edhe nė Shqipėri, nuk ishin religjioze port ė llojit juridik dhe ekonomik.
[31] Roberto Maraco dela Roka, Kombėsia dhe feja nė Shqipėri, 1920-1944, Tiranė 1994, fq. 23.
[32] Renzo Falashi, Ismail Kemal bey Vlora, Romma, 1985, fq. 11; Kasem Biēeku: Formimi i kombit shqiptar... nė Kombi, fq. 251 ; Syamedin Ferraj : Skicė e mendimit politik shqiptar, SHB Koha, Tiranė 1998, fq. 51.
[33] Zef Mirdita, Krishtenizmi ndėr shqiptarėt, MKSH, Prizren-Zagreb 1998, fq. 401-403(ku, veē tjerash, flet edhe pėr islamin shqiptar fq. 400) ; Khs. Engjėll Sedaj, Papa shqiptar Klementi XI, Buzuku, 1998, fq. 7.
[34] Hasan Kaleshi, Das türkische Vordringen auf dem Balkan… nė: Suedeuropa unter Halbmond, Mynih, 1975, fq. 125-138; Jahja Dranēolli, Arbėria dhe epoka e Skėndėrbeut, te Zėri –javore pėr kulturė- Kultura, 10 dhjetor 2005, fq. 31; P. Bartl, vep e cit. fq. 50-60; H. Feraj, vep. E cit. fq. 51.
[35] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 50, 60; Khs. edhe Don Shan Zefi, Islamizimi i shqiptarėve, Drita, Prizren 200, fq. 122-123; Khs. Noel Malcolm, Kosova, njė histori e shkurtėr, Koha, Prishtinė-Tiranė 2001, fq. 96.
[36] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 49; Eqrem Telhaj, Ne dhe Turqia, Kosova, nr. 15, Tiranė 1943.
[37] Ali Xhiku, Feja Islame dhe letėrsia e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura… fq. 233-234, 235.
[38] Osman, Myderrizi, Literatura shqipe me alfabet arab… DSH nė: AIGJL nė Tiranė, fq. 8.
[39] Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarėt e fjalės, SHB Dituria, Tiranė 1998, fq. 318-323.
[40] M. Pirraku, Kultura deri nė LP, IA, Prishtinė 1989, fq. 227.
[41] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 88.
[42] Robert Elsie, vep e cit. fq. 72.
[43] Khs, HLSH, I-II, fq. 192.
[44] Zdenko Skreb, Studij knjizevnosti, Zagreb, 1976, fq. 695.
[45] Khs. Muhamet Prirraku, vep. e cit. fq. 226-227; Mark Krasniqi, Orahovac, antropogeografska monografija varosice, Glasnik Muzeja Kosova i Metohija II, Prishtinė 1957.
[46] Muhamed Pirraku, vep. e cit. fq. 229; Khs. Ali Xhiku, vep. e cit. po aty.
[47] Khs. R. Elsie, vep. e cit fq. 63-87; P. Bartl, vep. e cit. fq. 87-88.
[48] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 71.
[49] Dhimitėr S. Shuteriqi, Autorė dhe vepra, ShB N. Frashėri, Tiranė 1977, fq. 83.
[50] Dhimitėr S. Shuteriqi, vep. e cit. po aty.
[51] Jorgo Bulo, vep. e cit. fq. 136.
[52] Jorgo Bulo, vep. e cit. po aty.
[53] Jorgo Bulo, vep. e cit. po aty.
[54] Sabri Hamiti, Letėrsia e vjetėr shqiptare, pėr klasėn e 10-tė, SHB Albas, Tiranė –Tetovė-Prishtinė, 2004, fq. 79-80
[55] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 75-76-80; Khs. Osman Myderizi, Hasan Zyko Kamberi BISHSHSH, nr. 1, 1995, fq. 253-278; Khs. Edhe Nusi Imajli, Disa tė meta tė njė teksti… Koha pėr kulturė, ( janar 2005, fq. 30.
[56] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 154.
[57] Khs. Hasan Kaleshi, Mevludi kod Arbanasa, nė Zbornik Fil. Fakulteta Universiteta u Beogradu, Beograd, 4/1958, fq. 349-358; Idriz Lamaj, Mevludi (Ėaldon Press, Nju Jork, 1982, 65 v., Robert Elsie, vep. E cit. fq. 154.
[58] Khs. Idriz Ajeti, Kėrkime, Rilindja, 1978, fq. 43-44 ; R. Elsie, vep. E cit. fq. 81.
[59] Idriz Ajeti, vep. e cit. fq 43; Hasan Kaleshi, Prilog poznavanju arbanske knjizevnosti Balkanoloskog Isntituta u Sarajevu, Sarajevė, 1/1956, fq. 352-388.
[60] HLSH, I-II, fq. 224.
[61] Khs. Milivoj Solar, Teoria e letėrisė, Rilindja 1978, fq. 65-66.
[62] Khs, Kur`ani (me pėrkthim dhe komentim tė H. Sherif Ahmetit), Prishtinė 1998, fq. 273-287).
[63] Khs. HLSH, I-II, fq. 220; Khs. Dhori Qiriazi, Jusufi dhe Zelihaja e Muhamed Ēamit, USHL, nr.1/1998, fq. 41-42.
[64] Khs. Kur`ani, fq. 273.
[65] Ksh. Fehmi Cakolli, Kodi biblik nė letėrsinė shqiptare, SHB Tenda, Prishtinė, 2003. fq. 101.
[66] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. fq. 101.
[67] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 152.
[68] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. fq. 104.
[69] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. po aty.
[70] Mahmud Hysa, vep. e cit. po aty.
[71] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 149.
[72] Citimet sp botimit tė Ervehesė nga O. Myderrizi, BSHSH, Tiranė, 2/1957, fq. 253-278, por edhe sipas variantit tė J. Vretos.
[73] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 147; Khs Qazim Qazimi, Jeta dhe vepra latrare tė Muhamed Ēamit, Prishtinė, 2001 (autori i kėtij studimi monografik ėshtė ligjeruaes nė Fakultetin e Studimeve Islame nė Prishtinė).
[74] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 148; M. Hysa, Koncepti islam te “Eveheja”, Dituria Islame, nr. 50, prishtinė 1993.
[75] Mahmud Hysa, vep. e cit. po aty.
[76] Sheriati, sipas njė komenti tė Z. Ahmetit (khs. Mendime mbi kushtetutėn dhe shtetin, MKSH, Zagreb 2005, fq. 84-85) nuk ėshtė njė ligj islamik i njxjerrė nga ndonjė instancė ligjdhėnėse, por mė tepėr nga njė praktikim i rregullave kuranore nė organizimin e jetės. Khs. edhe: Hans Georg Ebert: Islam und Scharia in den Verfassungen der arabischen Länder, nė: Zeitschrift für Religionsėissenschaft, 1/1998, pre. fq. 3.
[77] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 145; Khs. Qazim Qazimi, Jeta dhe vepra latrare e M. Ēamit, Prishtinė 2001; Khs: Nuhi Ismajli: Pse s`ėshtė pėrfshirė historia e fillimeve tė letėrsisė shqiptare (vėretje lidhur me teksin: Hyrje nė letėrisnė shqiptare tė M. Hysės), Rilindja, Kulturė, art, letėrsi, 15.12, 2001, fq. 21. Nė kėtė shkrim N. Ismajli ka dhėnė vlerėsime interesante, tė qėndrueshme edhe pėr Jusufin dhe Zelihanė.
[78] Khs. Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 145-151.
[79] Po aty, por edhe BSHSH, Tiranė, 2/1957.
[80] M. Hysa, vep. e cit. fq. 146.
[81] Po aty, fq. 150.
[82] Dhimitėr Shuteriqi, Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850, Rilindja 1978, fq. 194, 236.
[83] Khs. Robert Elsie, vep. e cit. fq. 86; Khs. edhe: Ali Xhiku, Feja islame dhe letėrsia e bejtexhinjve., nė: Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt. Seminar ndėrkombėtar i mbajtur nė Prishtinė, mė 15.16.17 tetor 1992. Prishtinė 1995, fq. 233-235; Khs. Sabri Hamiti, Kodet e mėdha tė letėrsisė shqipe, Fjala, 15 janar 1986, fq. 8-9, bėn fjalė edhe pėr kodin mysliman lindor, ndonėse shumė shkurt.
[84] HLSH, I-II, fq. 225-227; Khs.O. Myderizi, Let. Fetare e bejtexhinje... BISHSHSH, nr. 3/1955, fq. 131-142.
[85] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 174 ; Jorgo Bulo, Magjia... fq. 117.
[86] Rexhep Qosja, HLSH, Romantizmi III, Rilindja 1986, fq. 136.
[87] Po aty.
[88] Khs. Jorgo Bulo, Tripologjia e lirikės sė Naim Frashėrit, Tiranė 1999, fq. 131-168; Khs. edhe: Sabri Hamiti, Kodet e mėdha… fq. 8.
[89] Rexhep Qosja, vep. e cit. Fq. 137.
[90] Po aty, fq. 137.
[91] Po aty, fq. 137.
[92] Rexhep Qosja, Porosia e madhe, Rilindja 1990, fq. 83. Khs. edhe: Eqrem Ēabej, Pėr gjenezėn e literaturės shqipe, Shkodėr, 1936; i njėjti: Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė, 1996.
[93] Khs. Jorgo Bulo, Tipoligjia… fq. 142.
[94] Po aty, fq. 143.
[95] Po aty.
[96] Po aty.
[97] Khs. Rexhep Qosja, Porosia e madhe, fq. 179.
[98] Po aty, fq. 174; Khs. Elez Ismaili, Elementet fetare nė veprėn e Naim Frashėrit, Jehona, Shkup, nr. 1/1991, fq. 62-70; Klara Kodra, Idetė iluministe dhe elementet e fesė isalme nė poezinė e Naim Frashėrit, nė Feja, kultura dhe tradita… fq. 259-265; Khs. Poashtu edhe: Qazim Qazimi, Ndikimet orientale nė veprėn latrare tė Naim Frashėrit, Gjilan 1996; Faik Skkodra, mbi disa ide filozofike e fetare nė poezinė e Naim Frashėrit, nė: F. Shkodra, Nga Tradita tek e sotmja, Prishtinė 1998, fq. 58-77.
[99] Aleksandėr Xhuvani-Kostaq Cipo, Fillime tė stilistikės e tė letėrsisė sė pėrgjithshme, rilindja 1982, fq. 116.
[100] Zija Xholi, Naim Frashėri, Rilindja, 1970, fq. 44.
[101] Po aty, fq. 116.
[102] Xhevat Loshi, Mbi disa tipare tė stilit tė Naimit, nė: Naim Frashėri, Tiranė 1973, fq. 97.
[103] Khs. Alfred Uēi, Ferri-Parajsa Danteske, Argeta-LMG, Tiranė 1998, fq. 20.
[104] Dhimitėr S. Shuteriqi, Nėpėr shekujt letrarė, Tiranė, 1973, fq. 278.
[105] Rexhep Qosja, Porosia … fq. 282. Khs. Klara Kodra, vep. e cit. fq. 263-264.
[106] Rexhep Qosja, Porosia… fq. 287-288.
[107] Po aty, mė gjerėsisht fq. 273-410.
[108] Po aty, fq. 235.
[109] Po aty, fq.331.
[110] Po aty, fq. 381.
[111] Khs. po aty, fq. 384.
[112] Po aty, fq. 388.
[113] Po aty, fq. 413.
[114] Khs. Roman Jakobson, Lingvistika i poetika, Nolit, Beograd 1966, i njejti: Ogledi iz poetike, Prosveta, Beograd 1978.
[115] Jorgo Bulo, Qerbelaja e Naim Frashėrit – 100 vjet mė parė, Universi shqiptar i librit, nr. 3/1998, fq. 39-40.
[116] Aristotel Mici, E para nė vlerat estetike: Qerbelaja, Universi shqiptar i librit, nr. 3/1998, fq. 42.
[117] Kristo Frashėri, Naimi dhe Qerbelaja, Bashkimi, 22 qershor 1991.
[118] Adriatik Kallulli, Konteporaniteti i njė poeme, Jehona, Shkup, nr. 1-2/1993, fq. 132-139.
[119] Italo Costante Fortino, Struktura kulturore e fetare nė Qerbelanė e Naim Frashėrit, nė: Sesioni shkencor Naim Frashėri dhe veprat e tij midis Perėndimit dhe Lindjes, Seminari XVII… tiranė, 1995, fq. 633.
[120] Zija Xholi, Naim Frashėri… (studime naimiane), Tiranė, 1998, fq. 197.
[121] Rexhep Qosja, Porosia… fq. 267-269.
[122] Ethem Haxhiademi, Mbi epopenė Qereblaja e Naim Frashėrit, nė: Naim Frashėri… Graz, 1925, fq. 98-101.
[123] Latif Berisha, Vepra „Lule verėsė“ dhe disa dimensione kuptimore tė saj, nė: Naim Farshėri: Lule verėsė, ETMKSAK, Prishtinė 1972, fq. 44-46.
[124] Latif Berisha, vep. e cit. fq. 16.
[125] Hfiz Ali Korēa (1873-1956). Lindi nė Korēė dhe vdiq nė Kavajė. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, tė mesmen dhe studimet e larta nė Fakultetin e Filozofisė dhe Shkencave tė Natyrės nė Stamboll. Ėshtė i njohur si filozof, teolog, enciklopedist, gjuhėtar, pedagog, poet. Ėshtė pjesėmarrės nė Kongresin e Manastirit, tė Dibrės, tė Elbasanit, dhe tė Lushnjes. Ishte anėtar i Komisionit letrar pėr pastrimin e gjuhės shqipe. Pėr 25 vite (1924-1949), pra deri nė momentin kur e internuan nė Kavajė, ai punoi si professor nė Medresėn e Tiranės, Vitet e fundit tė jetės, pėr shkak se nuk u pajtua me diktaturėn komuniste, kaloi nė mjerim tė plotė. Ka botuar shumė artikuj, studime, pėrkthime, pėrshtatje, poezi, prozė. Edhe shumė tė tjera i ngelėn nė dorėshkrim. Pėrndryshe e tėrė veprimtaria shkrimore e H. Ali Korēės pėrmblidhet nė 26 vepra: fetare, shoqėrore, pedagogjike, filozofike, latrare. Veprat: Historia e shenjtė edhe tė katėrt Halifetė, Tiranė 1900; Mevludi, Korēė 1900; Treqind e tri fjalėt e Imam Aliut, Korēė 1900; Jusufi me Zelihanė, Elbasan 19923; Shtatė ėndėrrat e Shqipėrisė, Tiranė 1924; Myslimanja, Tiranė 1924; Bolshevizmi, ēkatėrrimi i njerzimit, Tiranė 1925; Kur`ani i madhnueshėm e thalbi i tij, Shkodėr 1926, etj..
[126] Ismail Ahmedi, Tema e Kur`anit nė veprėn „Jusufi me Zelihanė“ tė Hafiz Ali Korēės, te: Feja, Kultura dhe Tradita islame, fq. 274.
[127] Khs. edhe: Ismail Ahmedi „Hafiz Ali Korēa- jeta dhe vepra“, Shkup 1999; Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė (1501-2001), Faik Konica, Prishtinė 2003, fq. 245-246.
[128] Hafiz Ali Korēa, Jusufi me Zelihanė, Elbasan, 1923.
[129] Khs. Kur`ani, Sure 12:3.
[130] Khs. Ismail Ahmedi, vep. e cit fq. 268.
[131] Po aty.
[132] Po aty, fq. 269.
[133] Po aty, fq. 269.
[134] Po aty, fq. 273.
[135] Khs. po aty, fq. 273.
[136] Po aty.
[137] Po aty.
[138] Po aty.
[139] Po aty.
[140] Po aty.
[141] Zejnullah Rrahmani, Jusufi, SHB Dukagjini, Pejė 2000, fq. 156.
[142] Kujtim M. Shala, Vepra e vetmisė, Buzuku, 2005, fq. 309.
[143] Adil Olluri, Jusufi i Z. Rrahmanit, Fjala, mars 2005, fq. 19.
[144] Adil Olluri, po aty.
[145] Kujtim M. Shala, vep. e cit. fq. 189.
[146] Po aty.
[147] Po aty.
[148] Po aty.
[149] Po aty. Khs. edhe Adil Olluri, vep. e cit.
[150] Khs. Joseph Smith, Mbi Kur`anin /letėr apologjike/, Tenda, Prishtinė 2001, fq. 17, ku autori nė fjalė, ndėr tė tjera shkruan: Pasi qė Allahu ėshtė i pėrkryer dhe i paarritshėm, Zbulesa nė Islam thjeshtė ėshtė njė rrugė: nga Perėndia, tek njerzimi, nėpėrmjet profetėve. Nė tė vėrtetė Kur`ani, nė tė cili besojnė myslimanėt, ėshtė zbulim final i Perėndisė (vep e cit. fq. 17-18).
[151] Zejnullah Rrahmani(1952) romansier i njohur edhe pėr trajtim tė temės sė lirisė.
[152] Beqir Musliu, Vegullia, Rilindja, Prishtinė 1979.
[153] Rifat Ismajli, Koha e mėkateve, te: Aspekte tė prozės sonė, Rilindja 1981, fq. 121-122-124-126.
[154] Qazim Qazimi, Hyrje nė shkencat Kuranore, Prishtinė 1993, fq.21
[155] Beqir Musliu, Mbledhėsit e purpurit, Rilindja, Prishtinė 1982.
[156] Ramadan Musliu, Metafizika e ekzistencės sė qenies, te: Konfiguracione narrative, Eurorilindja, Tiranė 1996, fq. 70-71.
[157] Ramadan Musliu, vep. e cit. fq. 69.
[158] Khs. Anton Berishaj, vep. e cit. fq. 21; Roland Barthes, Theory of the text, nė: Enciclopedia Universalis, 1973; Gerard Genette, Intriduction ą l`architexte, Seul, Paris, 1979.
[159] Abdzullah Hamiti, Paragjykime dhe refuzim pėr njė kulturė, te: Koha pėr kulturė, KD, 24.12.2005.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara