Pavion kushtuar Fishtës në Muzeun Kombëtar

0
5809

CUBAT – përgatitur nga Zef Ahmeti
Metamorfoza – përgatitur nga Enis Sulstarova

Pavion për Fishtën
Fishta për gjuhën
Fishta pa veladon
Tregojnë për Fishtën
Fjalimi i panjohur
Poeti Kombëtar
Letër e pabotueme
Shkurorëzimi i poetit
Fishta-gjeniu pa varr


Një bust i Fishtës, me autor Pal Tomën,
do të vendoset brenda Muzeut Historik Kombëtar

Gjergj Fishta - busti i Pal Tomës në Muzeun Historik Kombëtar Një bust i derdhur në bronx, i poetit Gjergj Fishta, vepër e skulptorit nga Lezha, Pal Toma, i është dhuruar Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë për t’u vendosur në lulishten “Atrium”, brenda Muzeut. Busti, është bërë pronë e Muzeut pas një kërkese të drejtorit Moikom Zeqo, ndërkohë që për këtë ai shprehet se, “vendosja e bustit të Fishtës në ambientet e MHK-së do të jetë dhe një akt i madh i rehabilitimit të instituciont kryesor muzeor në Shqipëri, për të nderuar edhe zyrtarisht, poetin e madh Gjergj Fishta”.

Skulptura e cilësuar nga njohës të artit si një nga veprat më të njohura për figurën e Fishtës, është edhe objekti i parë që hyn në fondin e Muzeut Historik për këtë figurë, për të ngritur në muze dhe një pavion me objekte dhe relike të ndryshme, dedikuar Gjergj Fishtës” – tha Zeqo.

* * *
Figura e madhe e letërsisë shqiptare e gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, ati françeskan Gjergj Fishta, i cili i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar, u bë dhe pjesë e artit fotografik të Marubit, prej të cilit kanë mbetur disa foto.

Emri i tij është dëgjuar dhe ngritur lart deri në Luftën e Dyte Botërore si “Homeri shqiptar”. Gjergj Fishta lindi në tetor të vitit 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës në rrethin e Lezhës. Studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Më 1894 ai u shugurua prift dhe u pranua në urdhërin françeskan. Bashkë me folkloristin Pashko Bardhi, themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, e cila i hyri punës për zgjidhjen e problemit shqetësues të alfabetit të shqipes. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë e njohur udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e Veriut e sidomos në Shkodër.

Duke qenë drejtor i shkollës françeskane në Shkodër arriti të zëvëndësonte italishten me shqipen për herë të parë në shkollë.

Kjo masë ndikoi për t’i dhënë fund mbisundimit kulturor italian në katolikët e Shqipërisë së Veriut. Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane “Hylli i dritës”, e cila iu kushtua letërsisë politikës, folklorit dhe historisë. Kjo revistë ndihmoi për zhvillimin e kulturës gege të veriut. Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën, Fishta luajti rol udhëheqës në Komisione Letrare Shqype për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit si dhë për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Për Gjergj Fishtën dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi dhe shpresonte se “koineja” shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese per italishten letrare.

Fishta më 1921 përfaqësoi Shkodrën në parlamentin shqiptar dhe u zgjodh zv/kryetar i tij. Talenti në gojëtari e ngriti mjaft ne detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Si poet i brezit te tij, Gjergj Fishta është nderuar me diploma, çmime e tituj të ndryshëm, brenda e jashtë vendit. Ai ishte autor i gjithsej tridhjet e shtate botimeve letrare ku spikat si krijim mahnitës në mbare historinë e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malësisë”.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Gjergj Fishta vërtet u njoh nga të gjithë si “Poet Kombetar”. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc e ka cilësuar si “poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria”, kurse Gabriele D’Anuncio e ka quajtur “poeti më i madh i popullit shqiptar.

— nga Esmeralda Bardhyli, gazeta55

NGA VEPRAT E AUTORIT
Cubat | Metamorfoza | Fishta për gjuhën | Fishta pa veladon | Tregojnë për Fishtën | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombëtar | Në mbrojtje të Joklit | Shkurorëzimi i poetit | Gjeniu pa varr

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.