Gjergj Fishta – Metamorfoza

0
11037

CUBAT – përgatitur nga Zef Ahmeti
Metamorfoza – përgatitur nga Enis Sulstarova

Pavion për Fishtën
Fishta për gjuhën
Fishta pa veladon
Tregojnë për Fishtën
Fjalimi i panjohur
Poeti Kombëtar
Letër e pabotueme
Shkurorëzimi i poetit
Fishta-gjeniu pa varr


pjesë nga Gomari i Babatasit

At Gjergj Fishta Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t’ndyet, mikrobe te kqi
qi te mjeres moj Shqipni
kthellte hi i keni ne mushkni
pa dhimbe gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakci!
Bre coftina, kalbe mbi dhe
der kur ju, tu talle nper ne,
do t’na qelbi fis e atdhe?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjofte,
se tash ma jemi tue u njfte,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se per ju, po, duhet laku,
per me u vjerre- o kund m’do i shpat!
Deri dje, pa kmishe mbi shtat,
me ‘i gjysme setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me ‘i komce t’njtitme nen gryke:
pantallonat me “gjyslyke”
kto edhe lidhun me nji spage:
shtatit rreshke e ba sarage,
t’tane gordec- e berbalec
pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,
me ‘i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nen themer:
turq a sllave a grek me zemer,
falun barkut vec Shqipnise,
si ajo marrja e t’gjith njerzise…
tuj u shite ju per gjithe treg,
sod na mbahi “Skanderbeg”,
e ngerdhuce, godite, limue,
rrue, qethe, pipirique,
tash n'”smoking”, tash ne “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhe breket- me nder me thane-
m’sahan t’huej gjithmone me ngrane,
rrugen krejt na e keni zane,
ke na shkoni pash- e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashure”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla vici”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.
Barku sod ju rri ju koder,
kargatise e bamun loder:
der sa ata burrat e dheut,
qi per jete e ndere t’Atdheut
kane ra n’lufte si shqipe t’leta,
kane shkri gja e shpija t’veta,
kane tuj deke rrugave unit,
me iu dhimbe gurit e drunit.
Perse, po, kta matrahulla,
kta shqiptare- shqiptare kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjeter, me u ngushtue
me xjerre zhuri kund m’ndo ‘i prrue
per me shtrue ndo ‘i rruge te shtetit
a me dlire ndo ‘i skele detit,
lavjerre buzesh, harru si vica
kqyrin m’ju si t’ishi ogica,
per me u pri udhes s’qytetnise
e me i sjelle t’maren Shqipnise.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijte prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Perparimi e Qytetnia,
por vec pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nen kambe t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regje me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndyte me u bartun n’shalc
e me u qite jashta Shqipnije.

Dërguar në listat shqiptare nga Enis Sulstarova

  NGA VEPRAT E AUTORIT
Cubat | Metamorfoza | Fishta për gjuhën | Fishta pa veladon | Tregojnë për Fishtën | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombëtar | Në mbrojtje të Joklit | Shkurorëzimi i poetit | Gjeniu pa varr

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.