Dr. Ferid R. Hoti (1943 – 2007)

0
935

Relevante:
Në nderim të Dr. Ferid Hoti
Shkodra free zone
Shkarko librin në .pdf — nga Ferid R. Hoti, english


Histori shkodrane:
Katedralja e Shkodrës
Kisha Zoja e Shkodrës
Kisha e Shirqit
Xhamia e Plumbit
Kisha ortodokse
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran


Shkodra Free Zone (1997)

Ferid R. Hoti (1943 - 2007) - foto e bërë në korrik 2007

Ditëlindja: 21 Nëntor 1943
Vendlindja: Shkoder, Shqipëri
Statusi: I martuar (me dy fëmijë)
Adresa:
Kabineti i Kryeministrit
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Nr.1, Tiranë
Telefon: 042 277 409 (Zyrë)
068 208 0674 (Celular)
Email: fhoti@km.gov.al

FUNKSIONET

Shtator 2005 – Këshilltar i Kryeministrit, Republika e Shqipërisë
Shtator 2007 – emërohet ambasador në Republikën e Malit të Zi, por ndahet nga jeta, nga një sëmundje e rëndë me 5 tetor 2007.

EDUKIMI

1971 – Kualifikim “Kirurg i Përgjithshëm”, Ministria e Shëndetësisë, Tiranë
1967 – Dipllomë “Mjek i Përgjithshëm”, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës

SPECIALIZIME

1993 – Kirurgji te Pergjithshme dhe Kirurgji Vaskulare, Centre Hospitalier Avraches – Granville, Francë
1986 – Kirurgji Urologjike, Spitali Nr. 2, Tirane
1981 – Kirurgji Torakale, Departamenti i Kirurgjise Torakale, Sanatorium, Tirane
1977 – Kirurgji Urologjike, Spitali Nr. 2, Tirane
1975 – Anestezi Endotrakeale, Klinika Nr. 1, Tirane

FUNKSIONET AKADEMIKE

1986-1990 – Pedagog i Jashtem, Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes
PJESMARRJE NE ORGANIZATA PROFESIONALE
1977-1981 – Anetar i Keshillit Shkencor, Ministria e Shendetesise, Tirane

ARRITJE PROFESIONALE

1992 – Reparti i Reanimacionit, Spitali Rajonal, Shkoder (Ideator dhe zbatues i ketij projekti).
1976 – Anestezi Endotrakeale, Spitali Rajonal dhe Materniteti, Shkoder (Realizues per here te pare i ketij sherbimi ne repartet kirurgjikale).
1975 – Pershtates dhe aplikues i pare ne Shqiperi i Flebekstraktorit Degni (Instrument per heqjen e venave varikoze, i prezantuar per here te pare ne Europe nga kirurgu Brazilian, Mario Degni, ne 1972).
1973 – Blloku i Kirurgjise Eksperimentale, Spitali Rajonal, Shkoder (Themelues dhe drejtues i ketij laboratori kerkimor i futur ne sherbim ne Shqiperi per here te pare).

VEPRIMTARI KERKIMORE

1983 – “Adenomektomi e prostates me teknike te modifikuar”, Revista Mjekesore, Nr. 1.
1981 – “Flebekstraktori Degni”, Shendetesia Popullore, Nr. 3.
1980 – “Dy rezeksione stomaku me anastomoze Y te modifikuar tek njeriu”, Buletini i Shkencave te Universitetit te Tiranes, Nr. 4.
1976 – “Rezeksion stomaku ne qen me anastomoze te modifikuar”, Buletini i Shkencave te Universitetit te Tiranes, Nr. 1.
1975 – “Eksperimentim i narkozave endotrakeale ne qen”, prezantuar ne Sesionin Shkencor Nr. 17, Spitali Rajonal, Shkoder.
1971 – “Perberja kimike e gureve te vijave urinare”, prezantuar ne sesionin shkencor, Spitali Kirurgjik, Tirane.

TITUJ SHKENCORE

1983 – Modifikues i teknikes se operacionit te prostates
1977 – Modifikues i teknikes operatore te stomakut

AKTIVITETI POLITIK

2001-2005 – Deputet i Shkodres, Legislatura 16
Kryetar, Komisioni Parlamentar per Shendetesine dhe Mbrojtjen e Mjedisit
Kryetar, Komisioni Parlamentar per Shendetesine, Çështjet Sociale dhe Punesimin
1997-2000 – Deputet i Shkodres, Legislatura 15
Sekretar, Komisioni Parlamentar per Minoritetet, Peticionet dhe te Drejtat e Njeriut
Anetar, Lobi Parlamentar “Koridori 8”
Anetar, Delegacioni i Kuvendit te Shqiperise ne Unionin Parlamentar Nderkombetar (IPU)
1993-1997 – Ambasador i Jashtzakonshem dhe Fuqiplote ne Malejzi, Indonezi, Brunai (ambasada te hapura per here te pare), dhe ne Tajlande dhe Vjetnam
1992-1993 – Anetar, Keshilli Bashkiak, Shkoder

ARRITJET GJATE SHERBIMIT DIPLLOMATIK

1993-1997 Pese marreveshtje me Malajzinë
1. Bashkepunim: Shkence, Arsim dhe Teknologji
2. Heqje e taksimit te dyfishte
3. Nxitje e investimeve bilaterale
4. Rregulloret per pagesat ne mes Bankes se Shqiperise dhe Bankes Shtetesore te Malejzise
5. Heqja bilaterave e vizave per turizem dhe biznes
Hapja e Qendres Shqiptare per thithjen e investimeve nga Vendet e Azise Juglindore, Kuala Lumpur, Malejzi
Hapja e Agjensise Tregtare Shqiptare, Penang, Malejzi
Hapja e Agjensise Tregtare Shqiptare, Xhakarta, Indonezi

KONKRETIZIM INVESTIMESH NE SHQIPERI

1. Banesa publike (“Garden City”, 17ha bllok, Kamez)
2. Banka Nderkombetare Tregtare Malejziane, Tirane (tre filiale)

PUBLIKIME DHE REALIZIME SHKENCORE

Monografe, Perkthime, Gazeta dhe Pjese Filmike:
2001-2005 – “Per Rilindjen e Shkodres”, Gazete Mujore.
2000 – “Legjislacioni i Zonave te Lira te Turqise”, Perkthim.
1997-2000 – “Shkodra Zone e Lire”, Publikim Vjetor, Shtepia Botuese Cama-Pipaj.
1997 – “Legjislacioni i Zonave te Lira te Malejzise”, Perkthim.
1993 – “Teknika e Operacionit te Stomakut e Modifikuar”, Film Kirurgjikal, shfaqur ne Shqiperi e France si modifikim i propozuar nga vete autori.

Artikuj ne Gazeta:

1997 – Publikuar 48 artikuj ne gazeta te ndryshme qe trajtojne problemet e shendetesise, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimeve politike, prej te cileve vlen te permenden:

1. “Fajtoret e krizes energjetike perballe deputetit Hoti”, Gazeta Tema, 2005, 29 Korrik.
2. “Shkodra, qyteti i vetem ne Shqiperi qe eshte lene jashte sistemit energjetik shqiptar”, Illyria, 2004, 8-11 Tetor, Nr. 1384.
3. “Sistemi shendetesor i pareformuar vazhdon te djeg planifikimet buxhetore”, Gazeta Republika, 2004, 6 Maj.
4. “Projektet e gabuara per zhvillimin vazhdojne te demtojne mjedisin vendor dhe te pergjithshem, Revista Hapesire, 2003, Janar-Shkurt.
5. “Komunikimi me zgjedhesit dhe efektiviteti i veprimtarise se deputetit”, Revista: E drejta parlamentare dhe politikat ligjore, 2002, Nr. 8. [Ku eshte pasqyruar edhe marrja me qira e nje zyreje dhe punesimi i nje sekretari me fonde personale, dhe venia ne funksion e zyres se nje deputeti per here te pare ne historine e legjislativit shqiptar.]
6. “Ndihme: Eshte ne rrezik sistemi ekologjik ne Shqiperi”, Illyria, 2002, 27-29 Gusht, Nr. 1169 dhe 30 Gusht 30-21 Shtator, Nr. 1170, SHBA..

Peticione dhe Nisma Ligjore:

1. Nisem Ligjore per hartimin e Stemes se Republikes te Shqiperise, 2003. [Miratuar nga Kuvendi ne 2003 si steme e re e republikes.]
2. “Peticion: Kerkojme statusin e zones se lire tregtare dhe industriale per qytet-portin e Shkodres”, 2000. [Hartues dhe realizues i nenshkrimit e ketij peticioni nga 20000 qytetare. Dorezuar peticionin kryetarit te kuvendit ne seance plenare me 26 Maj 2000].

GJUHE TE HUAJA

Shqip, Frengjisht, Anglisht, Italisht

Kjo përmbledhje është marrë më 2006 nga faqja e internetit e Këshillit të Ministrave, Kabineti.

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT