Ditari intim i Bedi Pipës

0
1816

Letërsia shkodrane
Letërsia shqiptare trashëgon një fond të pasur vlerash nga krijuesit shkodranë. Që nga koha e Marin Barletit, në Rilindjen Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore…

— nga Elsa Demo, Shekulli, 15 dhjetor 2007

Bedi PipaBedi Pipa
Shkrime relevante:

Për herë të parë del në dritë ditari i motrës Pipa, i ruajtur deri më sot në arkivën e Arshi Pipës. Rrëfime nga Shkodra dhe Tirana e viteve 1943-’44. Bashkë me ditarin dhe disa letra per të afërmit dhe për “të dashtunin” nga shtrati i sanatoriumit ku vdiq në moshën 24-vjeçare.

Përfytyrimi për të renë shqiptare në kohën jo të largët të luftës së dytë botërore na e japin disa regjisorë në filmat e Kinostudios “Shgipëria e re”. Vajza që përgjon ilegalët nga dritarja e hhomës dhe shtrëngon në duar “Sikur të isha djalë”, një ditë e pret gërshetin, mëson të terheqë këmbëzën, zbath perçen, dhe niset malit.

Tridhjetë vjet pas këtij pérfytyrimi, një publicist i të përditshmeve sot shkruan se emancipimi i femrës ne Shqipëri do të ndodhë kur si burri si gruaja kanë për t’i thirrur troç, me ato emra që kanë, organet seksuale. Për të qarë hallin pretendimet për emancipim, si ateherë si tani, dhe që si përfundime kalimtare që bëhen klishe e sajuar apo e huazuar nga realitete të tjera shoqërore jashtë nesh, ngrihen në rangun e té vertetes apo e tabusë se thyer.

Né vitet 1943-1944 një vajzë e quajtur Bedi Pipa, një nga motrat e shkrimtarit dhe mendimtarit Arshi Pipa, shkruante ndërmjet Shkodrës – vendlindjes – dhe Tiranës – shtëpisë së re – “Ditarin intim”. Kuptimi i drejtpërdrejtë i këtyre dy fjalëve përkon me kuptimin e brendisë së asaj që ka shkruar Bedi Pipa, ndërmjet moshës 19-20-vjeçare: përditshmëri apo kronikë e brendshme, e fshehur dhe e lidhur me thellësitë e shpirtit. Për herë të parë, ky intimitet i mbajtur sekret nga motrat Pipa dhe nga vëllai i tyre, Arshi Pipa, i cili ështe marrë posaçërisht me kurimin e fletores, botohet brenda dhjetorit 2007. I përfshirë në Kolanën “Ad Memorandum” të botimeve “Fjala”, drejtuar nga shkrimtari Agron Tufa, ky botim integral me 170 faqe, rri mes rrëfimeve nga burgjet komuniste, nga kampet e internimit dhe të punës së detyruar të Arshi Pipës vetë, të Fatos e Liri Lubonjës dhe përkrah emrash të tjerë, që priten vitin e ardhshëm.

Në të vërtetë, rrëfimet intime te Bedit “shkojnë në të kundërt të asaj që është kolana”, na tha Agron Tufa me ditarin origjinal përballë dhe variantin e daktilografuar nga i vëllai, gjatë emigrimit në Amerikë, i cili i ka bërë një shënim hyrës prej 24 faqesh. Siç ka për tu parë nga lexuesi në botimin premierë, qëndrimi i Pipës ndaj veprës të së motrës është kaq objektiv, si rrallë herë ndodh nga një njeri për veprën e një të dashuri të familjes. Arshi Pipa shkruan: “Kam vërejtë se shoqnia e burgut ka shumë pikëtakime me jetën familjare. Prandej, tue lexue kto fletore nuk u çudita fort që nuk e kisha njoftë mirë motrën time.”

Bedi Pipa - dorëshkrim i ditarit Botuesi i ditarit, shpjegon se nëse kolana ka në qendër njeriun e shtypur në çdo kontekst të totalitarizmit, kryesisht-njeriun nën represionin e burgjeve e komuniste që rrëfen në zhanrin e memuaristikës, ‘Ditari intim” i Bedi Pipës, shkon në të kundërt, sepse brenda këtij zhanri ajo rrëfen për lirinë totale të një shqiptareje, urinë mendore dhe shpirtërore përtej “shtërngesës së traditës prapanike”, që as ta urreje s’mundet, sepse “kaq idiote” i duket. Persëri kemi të bejmë me rrëfime për lirinë.

Për herë të parë dhe të fundit për Bedin u dëgjua në vitin 1997, kur revista “Quo vadis Shqipëri” e Ardian Klosit botoi esene me titull “Era e trupit t’em”. Dy pjesë të tjera ku duket i pjekur mendimi i emancipuar i 20-vjeçares, po i botojme për herë të parë. Jane “Mbi virgjinitetin” dhe “Mbi martesën”.

Shënimet për një temë apo fenomen që lidhet me njohjen e botës së brendshme të njeriut janë të shkurtra. Në disa raste autorja niset nga një situatë konkrete, duke zbuluar ndjesi aspak të çuditshme për natyrën humane, zbërthimi i saj është “autokton”. Në asnjë rast nuk e fsheh influencën e mësuesve të saj të së vërtetës, sepse është e vetëdijshme për çka është vlerë e mendimit të unifikuar që gjendet tek çdo njeri; dhe çka është e vetvetes, e re, e saja. “Por unë nuk mëbrrij me gjetun ndër ta nji të vërtetë e për arsyen e thjeshtë se nuk shof nji por dy të verteta. Por a mund të pranohen dy të vërteta të ndjeshme të kundërta?

Ndofta po, sikur të kishte njeriu personalitet të dyfishtë. Por derisa beson se ka vetëm nji personalitet, kërkon me njoftun nji të vërtetë. E unë thorn se kte mund ta gjejë njeriu vetëm në veten e vet e jo ndër librat, e as në botën e jashtme” shkruan tek “Subjektiviteti i së vërtetës”. Ja çfarë hapje pësojnë shqisat e saj pasi ka lexuar filozofë të dëshpërimit si Shopenhaueri: “Gratë nuk mund të jenë gjeniale por vetëm të talentueme, sepse intelekti i tyne, ash i pazoti për me zotnuem mbi vullnetin”. Beson njëlloj si flozofi ajo sepse: “Na zakonisht s’bajmë tjetër veçse me përvetsuem të vërtetat e tjervet. Ato mbesin të hueja edhe kur na binë përshtat: si rrobe t’uhajtuna qi veshim e çveshim”.

Bedi Pipa Bedi kishte studiuar në Normalen e Tiranes. Ishte natyrë e prirë për nga pamja tragjike e jetës. E thotë me gojën e vet, e thonë zgjedhjet e leximeve ku hyjnë autorë për të cilët do krenohej biblioteka e një burri dhe ca më shumë e një gruaje sot: Shopenhauer, Dostojevski, Niçe, Gide, Sudderman, Leéis, Fante, Rilke, Ibsen, Steinbeck, Tolstoi, Cvajg, etj. I këndon zemra “Melodinë e këputun” të Migjenit dhe dëgjon Shopen, kompozitorin e preferuar.

Kërkesa e saj për vetmi, për t’u veçuar nga të tjerët, për t’u zhytur mes librave është nevojë për të administruar vullnetin e brendshëm dhe veten. Madje eksperimenton me veten, me shëndetin, me ushqimin për të provuar deri ku shkon harmonia e trupit me shpirtin. Shkon deri aty sa të pijë me vetëdije kinina dhe pas këtij akti shënon: Përndryshe nuk do të jern veç nji krymb qi meriton të shkelet prej kambës ma të fëlliqun!

Botirni integral përrnban saktësisht: “Fletë të Shkëputuna 1941-1942, Tiranë-Shkodër”, “Rreth vetvetes vjeshtë 1943”, “Ditar Intim, 1943 – 1944:” dhe “Letra 1944-1945”. “Do të ishte e pafalshme t’i mungonte kolanës botëshikimi me syrin e një femre me kulturë solide filozofike dhe psikologjike dhe me një ndjeshmëri të pazakontë në mjedisin e ’43-44. Rrëfrmi intim i Bedi Pipes vjen si një subjekt i alienuar. Ajo është e ndjeshme ndaj ngjarjeve që ndodhin në veten e vet. Endërron të vazhdojë studimet në Itali për të njohur idhujt e vetë.

Për herë të parë arrijmë të rekonstruktojmë një botë autentike dhe subjektive të femrës në realitetin shqiptar, të gjykojmë mbi idealet, ëndrrat, shijet, finesën, forcën e vulletit dhe natyrën e depresionit”. Eshtë përkufizmi i botuesit të Bedi Pipes, Agron Tufa i cili thekson se ky ditar na jep niundësinë “të gjykojmë jashtë skemave të ngrira për botën e femrës në vitet ’40 dhe kryesisht refuzimin për të folur për temat e mëdha të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, çka e bën më te ngrohtë dhe më jetësore përditshmërinë e atyre viteve”.

Agron Tufa me dorëshkrimin origjinal të Ditarit intim Nëse do t’i konfrontonim rrëfimet e Bedit me të tjera shënime personale në dekadat e komunizmit, Tufa do t’u gjente një binjake, Drita Çomon. “Megjithatë duket shumë më binjake me Migjenin”, shton ai. Të dy e mbyllën jeten në ujërat turbekulare, rrymë e të menduarit dhe e ndarit me jetën që ishte shfaqur në frymën e poezisë së të parit dhe në ditarin e së dytës. E shtruar në spital, ajo lexon Niçen “Ecce Homo. Come si diventa ci? che si?”. Prej aty shkruan letrat e fundit. Ato që kanë shpëtuar do të botohen si mbyllje e “Ditarit intim”.

Asnjëherë nuk mësojmë nga këto letra se cilit ia ka falur zemrën dhe prej të cilit është ndarë “kundër vullnetit dhe mendimit”. Por kjo s’ka rëndësi. E ka respektuar ca më shumë Arshi Pipa këtë aspekt të jetës së Bedit. Ai ka ndërhyrë në tekst, duke zëvendësuar emrat e përveçëm me inicialet e tyre ose tri pika, përveçse ka uniformuar ortografinë e tekstit, edhe ka krijuar mestitujt e “Ditarit intim”. Më 29 Nanduer ajo shkruan: Jetë gjithkah, gjallni. (… Tishte ktu! Të më delte para befas! Të më zente për dore e të më tërhiqte ngadalë në fushën plot diell, atje kah shtëpia e bardhë!)

Arshi Pipa ishte tre vjet më i madh se Bedi. Ishin rritur bashkë deri ditën kur Arshiu shkoi në Universitet ndërsa ajo në normalen e Tiranës. Pasi mbaroi shkollën e mesme u kthye në familje në Shkodër. Familja Pipa u zhvendos ne Tiranë, nga fundit i vitit 1943. Aty Bedi do të ndihej më mire, sepse Tirana ishte qytet më i hapur se Shkodra. Menjëherë pas çlirimit duke qenë se nuk mundi të shkonte né Universitet për shkak të gjendjes politike, e emërua mësuese dhe fill u sëmur.

I vëllai (në burg që në vitin 1946) mendonte se në kushte të tjera, në një sanatorium në Itali për ku nuk iu dha leja, ndoshta do të kishte gjetur shpëtim. Po ikte një vajzë e vetëdijshme që s’kishte bërë asgjë për të mirën e njerëzimit. Kjo mund të thuhej atëherë. Me daljen në dritë të “Ditarit intim”, u jep një dhurate shpirtërore bashkëkombasve të saj, që hapin e kanë shtrirë fare pak, aq sa ta zbulojnë gjysmë shekuili pas vdekjes.

Për herë të parë arrijrnë të rekonstruktojmë një botë autentike të femrës në realitetin shqiptar, të gjykojmë mbi idealet, ëndrrat, shijet, finesën, forcën e vullnetit dhe natyrën e depresionit”

Na jep mundësinë “të gjykojmë jashtë skemave të ngrira për botën e femrës në vitet ’40 dhe kryesisht refuzimin për të folur për temat e mëdha të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare”


Kujtimet e Arshi Pipës

Arshi Pipa “E kam para sysh kur erdhi me më pa në burg para se të nisej për Korçë. Flitte me mundim e zani i dukej erë që hyn nëpër të plasun dere. Por më jepte zemër mue që te mos lodhesha nga burgu, e, kur u ndamë, më tha se për shpejti prap do të takoheshim: ajo e shërueme e un i lirë. Qe hera e mbrame që e pashë. Sanatoriumi i Korçës, ku u dergj gjatë gjithë stinës së mirë të vjetit 1947, nuk mundi me e përmirësue. Nga fundi i atij vjeti u kthye në Tiranë. Thom se e dinte që nuk kishte ma shërim. Nji asmë e fortë, që e kishte sulmue qysh në Korçë, erdhi tue ju randue gjithnji ma shum: mushknitë ishin sosun me to edhe fryma.

Vuante aq shumë prej ksaj asme sa me thirrë vdekjen me gjithë zemër kur ajo ja niste me e mbajtë me orë. Por mue nuk më shkruente asgja të këtillë ndër letrat e veta, e kto me të tjerat i mora vesh vetëm mbasi vdiq. Por më shkruente që edhe për pak do t’i kisha plotësue dy vjetët e dënimit e se atë ditë ajo e pritte me ankth, mbasi besonte se lirimi im do ta përtërinte edhe atë, e kështu, mbas aq kohe, gjatë se cilës une isha dergjë ndër burgje e ajo ndër spitale, do te bashkoheshim në familje për me vazhdue fillin e asaj jete, befas të këputun, që tash na dukej të dyve e lume.

Por kështu nuk ndodhi. Në Dhetuer të vjetit 1947, atëherë kur s’kisha veç edhe katër muej për me krye dënimin, u proçedova dhe u dënova për të dytën herë, ket herë me 20 vjet burgim. Pata kohë me marrë prej saj edhe nji letar, të mbramen, nji letër me njolla lotësh në të, ku edhe shkrimi dukej i thyem, i ndërruem.

Ishte përgjegja e asaj që unë i kisha shkrue fill ma parë, tue i njoftuem dënimin tim të dytë (nuk do të ja fali kurr vetes), por unë nuk e dijsha gjendjen e saj. Mbas dy javësh, më 12 kallnuer 1948, ajo vdiq. Ishte n’atë kohë njizetekatër vjeç.


Mbi virgjinitetin

— nga Bedi Pipa

Bedi Pipa Asht e dyta herë që më ban kët pyetje: “A asht kusht i domosdoshëm për nj’i femën që martohet virgjiniteti?”

Herën e parë nuk u çudita sepse e njifshem për inteligjent, e kjo pyetje, e bame qoftë edhe me paramendim, meshehte ma shum kureshtinë për me dijtun opinionin tem se sa me njoftun të drejtën të cilën secili mund ta gjejë sambas mënyrës së vet.

– Kjo asht nji fraze me dy pyetje, – i gjegja.

– Pyetjes së parë, asaj ma të shkurtës epi ti nji gjegje të preme, mandej po të zhvilloj unë të dytën. Më kqyri me sytë e zgjuet plot djallzi: “Unë thom se po, e ti?” Unë nuk i gjegjem dy pyetjevet pernjiherit – i thashë.

– E ne se don me dijtun mendimin tem mi çka me pyete ma parë, nuk pritoj me ta dhanë.

I fola atëherë mbi randsinë që ka në përgjithsi te njeriu virgjiniteti. I fola ma parë për pastërtinë shpirtnore, tue theksuem vlerën e sajë në gjithë drejtimin e jetës s’onë. Mandej kalova te pastërtija fiziologjike, tue bamë mbrapa nji zhvillim të kjartë mbi lidhjen që kanë të dyja mes tyne.

“Mire”, më tha, ti më bane nji analizë të kjartë të virgjinitetit, shpirtnuer e trupuer, por nuk i dhe ende nji gjegje të saktë, përcaktuese, pyetjes s’eme: “A duhet të jetë doemos virgjineshë femna në martesë?”

“Po”, i gjegja. “Dinjiteti i saj, ndaj vetes e ndaj bashkëshortit, e lypë nji gja të tillë.”
“Ke të drejtë” më tha kur mbarova së foluni. “Edhe unë kështu mendoj.”
Pse lype atëherë mendimin t’em? – e pyeta tue ja ngulun sytë. U turbullue.
“Kot!”, tha, “Deshta me dijtun a përkojmë.”

Ishem e sigurtë se gënjente.


Mbi martesën

— nga Bedi Pipa

Unë nuk dëshiroj me u martuem. Nuk më duket martesa diçka pa të cilën unë do të jem e metë. Andrrohet martesa si qëllim i jetës, ku të gjindet lumnija. Martesa lumni? A mund të ketë lumni nën zgjedhë? Se e këtillë asht për mue lumnija. Ishe nji e vetme, e lirë. E bahesh gjysëm e nji çifti nën nji zgjedhë! Unë due lirinë, kam guximin me e dashtun!

Tanë shpirti i em e kërkon, krejt e mbrendshmja e eme jeton me te, si me ajrin, e vullneti i em ban ç’mos për me e siguruem! E ma e tmerrshmja asht me menduem se në kët ambjent ku jetoj, nën shtërngesën e traditës prapanike që s’mundem as me urrjetun kaq idiote, herët a vonë ka me m’u dashtun të martohem pse ndryshe “s’ban!”

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here