At Gjon Shllaku – heroi i katolicizimit

0
1159

HISTORI SHKODRANE
Persekutimi i kishës katolike
Dom Mikel Koliqi, kardinali nderi i kombit
At Pjetër Meshkalla, pishtar i demokracisë
At Bernardin Palaj
Dom Gjergj Simoni dhe arkivi i Arqipeshkvisë


— nga Rudina Llazari, Koha Jone

At Gjon ShllakuNji komb qi lindet ka nevojë për fatosat qi desin. Por fatosat qi desin nuk kane ç’të bajnë në nji komb, qi i harron dhe i përbuzë“. Keshtu do te shprehej drejtuesi i revistes “Hylli i Drites” At Gjon Shllaku ne numrin 3-4 te kesaj reviste. “Tjeterkund, njerezit e idealit, ne u mbytshin per se gjalli nderohen per se dekuni. Nder ne ata mbyten dy here; edhe harohen”. Apostrofime ne dukje te thjeshta, parandjenja dhe profeci qe tingelluan deri vone si teper te trishta. Ne mengjesin e zymte, te vrenjtur dhe me shi shkodre te 4 marsit 1946 zemrat e shkodraneve u dridhen nga bresherite e automatikeve dhe jehonat qe vinin nga Zalli i Kirit vendi i namun ku pushkatoheshin “mekataret” kohes se kuqe. Nen plumbat e skuadres ekzektutuese rane njeri pas tjetrit perdhe trupat e 7 te denuarve me vdekje nder te cilet 4 ishin klerike katolike. At Gjon Shllaku qe njeri nder ta. Nuk ishte hera e pare qe ne te zbardhur te drites ne qytet te degjoheshin te shtime te tilla me ushtime te “xanun” si ato qe bien ne mish njeriu. Ne zakonin e fituar rishtazi pushkatimet e heretikeve beheshin ne oret e para kur njerezit ishin ende ne shtroja.

Pas pushkatimit zakonisht trupat e te vdekurve liheshin ashtu njeri mbi tjetrin si te ishin thase plehu ne dispozicion te qytetareve per tere diten. Ne muzg te nates ashtu grumbull sic ishin hidheshin ne nje grope te perbashket qe mbulohej mire mundesisht te mos mund te dallohej me. Ky qe fati qe parandjeu ne harresen e tij edhe At Gjon Shllaku. “Ne nesre se bashku edhe me nji koleg temin shkume kinse per me shetite, kah vedni i pushkatimit me qellim qe te vertetojme se ku i kishin voprrue. Kurrkund shenje grope dhe as dheu te cuem rishtaz. Ma vone merrme vesh se gropen e kishin cele naten, afer shtratit te lumit, ne zall qe e mbulon lumi mbas shinave. Dheun teprice e kishin trete dhe gropen e kishin rrafshue me kujdes me fundrri te qytetit: teneqe, kutija zhele ne menyre qe te mos dukej sheje dhe as gjurme per krimin e kryer”. Keshtu shprehet ne kujtimet e tij per At Gjon Shllakun Pal Duka-Gjini.

Ne Shkoder At Gjon Shllaku njihet si nje nder me intelektualet klerike klatolike. Filozof, gazetar, profesor, at Shllaku njihet edhe politikan. Ne historine e mendimit demokristian At Gjon Shllaku thuhet te jete i pari kryetar i Partise Demokristiane Shqiptare. Madje duket se kjo ka qene edhe nje nder shkaqet kryesore qe e cuan ate drejt fundit dhe rrokames te pashmangshme. Regjimi nuk mund te pranonte ne rrjedhen e kohes ata qe ishin ne oponence ideologjike me te. Le qe per njerez te tille si At Gjon Shllaku ishte i majtueshem fakti se qe prift dhe qe bente pjese ne nje elite te zgjedhur intelektualesh.

Eruditi qe mbeti ne histori

Te vjetrit e kujtojne shume mire, megjithese ai nuk eshte me qe nga fillim marsi i vitit 1946. Duke kujtuar takimin e pare te tij me at Gjon Shllakun, At Zef Pellumbi tregon “Ishte nje burre i ri , rreth te tridhjetave, por i plakun para kohe. I shkurter, i thate, i zbehte, me nji pale syze te zeza qe i mbulonin gjysen e fytyres qe qeshte”. Jo i bashem ne trup. Me shume i mesem se i gjate. Me nje paraqitje te pervuajtur. Fytyre e nje frati te zakonshem qe pamjes te jashtme nuk i jep as rendesi dhe as peshe. I kendshem ne te folur dhe plot njerezi. Fytyren dhe formen e kokes karakteristike te rraces ilire. Ballin te shpervjelur dhe floket te ralle. Keshtu e mbajne mend ne kujtimet e tyre ata qe e njohen at Gjon Shllakun. “Dinte me u mbajte ne shoqni dhe ne cdo ambjent a rend shoqnuer, ruente te pacenueshem dinjitetin e meshtarit, zotnise e filozofit prakticien dhe sociologut pasurine e nji kulture te hapet dhe te thelle. Kishte nje mbamende te forte dhe refleksive. Lexonte shume dhe shka lexonte e thandronte ne mendje me kollajsi te cuditshme” thote per te Pal Duka-Gjini. Njohes i shkelqyer i filozofeve me te permendur te kohes italiane franceze dhe gjermane ngo ku duket se ka derivatuar edhe nje fare interesi i tij qe mbase per momnetet kur u shfaq mund te quhej i imponuar per politiken.

I gatshem per te diskutuar mbi cdo ceshtje te diturise njerezore dhe letrare. Dinte te sillej me te gjithe pavaresisht se kishte parapelqim intelektualet dhe te zgjuarit e kohes. Megjitheate filste perzemersisht njesoj me te gjithe. Ne Shkoder kujtohet miqesia e tij me doktor Shiroken i cili ne bisede me te edhe kur vinte rasti te perdotre terminologjine e ngushte te zhargoneve te shkences humane te njeriut. Po keshtu mbahet mire ne mend edhe nje episod tjeter. Gjate nje vizite te nje gupi albanologesh italiane ne Shkoder At Gjon Shllaku eshte i zoti i shtepise. Ne listen qe kerkohet te behrt per nje dhurate me libra At Shllaku verteton te qenit njeri erudit dhe me kulture dhe shije letraro-ditunore. At Goni ne Liceun franceskan ku jepte mesim konsiderohej si profesori me i pergatitur. Ne kohen e vet thuhej se ishte njeriu me i larte i kultures shqiptare. “E kam pase profesor ne liceun “Illyricum” dhe na jepte mesime ne fiziko-kimi, ne frengjisht dhe ne ekonomine politike. Ishte profesori me simpatik. Ne klase na fliste per marrjen e Bastijes, qe ndryshoi boten. E kuptonim na?.. Sigurisht qe jo…” thote at Zef Pllumi.

Ne drejtimin e “Hyllit te drites” aftesia e padre Gjonit spikati shkelqyeshem. Shpejt revista u shnderrua ne nje forum kombetar me pjesmarrje te personaliteteve me te shquara te kultures si E. Cabej, L. Mirdita, K. Naraci, F. Alkaj, P. Kacnari etj. Ai mblodhi rreth vetes pendat me te mprehat te kohes. Ne vatren qe inicioi Fishta i madh, ku u shkri platforma e nje Shqiperie te lire dhe te perparuar, u ulen ne kuvend si dikur pleqt e kanunit dhe dhe shkrimtaret e rinj te krishtere ose jo, por gjithmone adhurues te nje Zoti. Ai pranoi ide moderne e perparimtare, por pa ia shamnge parimeve kristiane e kultures shqiptare. Ne vitin 1945 intelektualet shkodrane organizuan konfrencen per krijmmin e Shtepise te Kultures. “U ftua edhe Pader Gjoni gje qe ai e perqafoi me entuziasem. Ne ate konference qe e zgjodhi Pader Gjonin kryetar nderi ai mbajti fjalimin perurues, fjalim qe do te mbetet i paharruar per auditorin e asaj dite” thote keshtu Zef Zorba. Te gjithe e njihnin Padre Gjonin dhe ishin te bindur se me nismetar te tille, kultura ekonomia dhe arti do te lulezonin ne Shqipaerine e pavarur.

Per fe e per atdhe

Ne lajtmotivin e klerikeve eshte e njohur edhe jeta e martirizuar per fe dhe per atdhe. Nje jete te tille pati edhe martir qe njihet me ermin Gjon Shllaku. I lindur ne Shkoder, djep te kultures dhe qender te kristianizmit ai pati emrin Kole ne pagezimin e tij. Ende i vogel hyri ne kolegjin Franceskan. Ne tetor te 1922 shugurohet prift dhe filloi jeten rregullatre duke nderruar edhe emrin e pagezimit ne Gjon. Diplomohet ne Hollande dhe Belgjike ne Univeristetin e Levain ndersa ne France ne Universitetin e Sorbones dhe kryen edhe nje kurs per gazetari cka do te jete nje nder synimet e tij kryesoere ne drejtimin e Revistes “Hylli i Drites”. Simbas tradites se Franceskanizmit ne Shqiperi dhe si pasoje e edukates te fituar nga te medhenjte me zhgun Bardhi, Gjecovi, Harapi dhe Fishta Rrota qe ishin mesuesa ne shpirt dhe ne zemer Padre Gjoni ndikoi tek te rinjte jo vec njdenjat fetare, por edhe kulturen e shendoshe dhe ndjesite kombetare. Edhe etij si eterve te Provinces Franceskane i dha jete binomi “Pref fe dhe per atdhe”. Ajo qe e dallon ne misionin e tij meshtarak e franceskan asht penda dhe shkrimi. Ketu dha provat e pare te nje zotesije te ralle dhe te nje talenti te vecante. Shkroi pak sespe koha e shkurter e aktivitetit te tij dhe rrethanat e veshtira te me te cilat u gjet ne momentet qe hyri ne radhet e shkrimtareve.

Mallkimi i kuq dhe politika e fese

Ne vitin 1946 per kleriket e krishtere ne Shqiperi shenohet akti i pare dramatik i asaj tragjedie e cila dalengadale do ta conte kishen e ketij vendi ne asgjesim te plote te cdo shprehej te jashtme te besimit. “Dite e me teper rendoheshin rete e zymta qe lajmeronin stuhi e shterer ne. Me kujtohet si sot trishtimi qe na kishte mbulue te gjitheve dhe me ka mbete ne medn gjendja shpirterore e Pader Gjonit” tash me takon mu, por mjerisht s’jam as i pari as i mbrami. Te lutemi qe Zoti te na jape force dhe zemer per te perballuar martirizimin” thote keshtu Pal Duka Gjini. Akuzat qene gati. Ai ishte me ideale demokristiane.

Sipas disa treguesve ne fund te vitit 1945 qe dukur ne Shkoder Sejfulla Maleshova. Thuhet dhe madje eshte e dokumentuar qe ai te kete biseduar me Pader Gjon Shllkaun per krijimin e nje Partie Demokristiane. Keto ishin argumentet qe u sollen ne gjyin farse ndaj priftit te nderuar. Nje nga perkthyeset ne sherbim te Enver Hoxhes tregon se ka degjuar nje bisede te Hoxhes me nje ambasador jugosllav. “E mbytem Pader Anton Harapin e me kete kemi plagose per deke Klerin Katolik. Sipas rrefimit te gruas, serbi i eshte pergjigje “Po! Po! keni ende gjalle pader Gjon Shllakun i cili peshon shume. Duhet sipas porosise te qeverise seme te zhdukni Shllakun dhe te shkaterroni ne kul dhe themel cerdhen e klerit katolik ne shkoder”.

Ate e morren ne shkurt te vitit 1946. E nxorren nga mesimi ndersa jepte mesim. Madje nuk ksih arritur te shkruante as temen ne regjister te klases. Ate nate ne Radio Shkodra u dha lajmi se “Krimineli Gjon Shllaku qe kape duke kaluar kufirin per t’u arratise”. Qe nga ai moment ai nderroi sallen e mesuesit me dhomen e torturave. “Kur ne te tjeret kryem mesimin ne dhjete minuta ne goje te secilit kaloi fjlala. E pat edhe Pdar Gjoni” tregon Duka Gjini. Tani P. Gjoni bashkohej me viktima te tjera ne prijte ne nxirren ne ne arenen e koloseut te Rozafes. Shtonte rreshtin e P Dajanit dhe te Pader Faustinin anetar te organizates antipopullore “Bashkimi Shqiptar”.

Mbi te binte edhe akuza e te qenit si kryetar u PDK ne fillimet e saj. Ne gjyq pati nje avokat te guximshem dhe te persosur Myzafer Pipen. Ky ishte ish-student i tij, e njihte personalitetin e Pader Shllakut dhe nuk e pati te zorshme edhe mbrojtjen megjithese pati pasoja prej tij. Sipas kujtimeve te Pal Duka Gjinit, Myzafer Pipa ka pranuar te mbroje Pader Gjonin dhe ne nje koment tha “Shka mund te beje juristi ku s’ka ligje dhe sa drejtesi? Si mund te mbroj nje njeri ne kje se ne kohe para se te provhet jo faji i tij asht i denuem?”. Nje gjyq tragjikomik. Pader Gjoni denohet me vdekje. Akuzat te planifikur nga lart paraqiten Pader Gjonin si ideologun dhe krijuesin e PDK-se, organizatorin dhe udheheqesin e “Bashkimit Shqiptar”. Fajtor per vdekje jo vetem si kundershtar regjimi por edhe si kriminel dhe njeri i demshem per popullin dhe kombin. Denimi me vdekje kishte ardhe prej kohe nga Tirana zyrtare. Pas kesaj ekzekutimi eshte i padiskutueshem.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here